Posted on

Çaji me farat e finokut/ Arsyet pse duhet ta provoni menjëherë

Finoku ka një shije unike dhe e gjithë bima, nga rrënja tek lulet , mund të përdoret në gatim. Farat zakonisht thahen për t’u përdorur si erëza ose për t’u bërë çaj.

Çaji i finokut është një pije e cila preferohet të konsumohet pas darkës, sepse mund të ndihmojë me tretjen. Por gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të humbur peshë dhe në përmirësimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Më poshtë keni disa nga arsyet se pse duhet ta provoni këtë çaj dhe pse jo ta bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Ndihmon Në Ushqyerjen Me Gji
Ky çaj mund të jetë një shtesë e dobishme për prindërit dhe foshnjet e uritura. Ai përmban një fitoestrogjen të quajtur anetol, i cili mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit dhe të rezultojë në rritje të peshës tek foshnjet.

Ndihmon Për Të Humbur Peshë
Një studim i vitit 2015, zbuloi se njerëzit që konsumonin çaj me finok para vaktit, raportuan se kishin më pak uri, konsumonin më pak ushqim dhe ndiheshin më të ngopur sesa ata që nuk e përdornin këtë lloj çaji. Pra, konsumimi i këtij çaji mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur larg urinë dhe si pasojë mund të reduktojë peshën.

Ndihmon Me Tretjen
Çaji me këro fara përdoret rregullisht për të ndihmuar me tretjen e ushqimit. Ka edhe disa prova që çaji me finok me të vërtetë që mund t’ju ndihmojë në rast se vuani nga kapsllëku, veçanërisht në situata të vështira si pas operacionit.

Ka Efekt Qetësues Tek Foshnjet
Çaji me farat e finokut mund të ndihmojë për të qetësuar foshnjat nga dhimbja e barkut, e cila shoqërohet nga e qara. Shkaku i saktë i dhimbjeve të barkut nuk dihet, por mund të jetë për shkak të problemeve të vogla dhe përbërësit aktivë tek finoku mund të ndihmojnë për ti qetësuar foshnjet. Por bisedoni me pediatrin e foshnjës tuaj para se të filloni të shtoni këtë çaj në shishet e tyre. Foshnjet kanë stomak jashtëzakonisht të ndjeshëm, të paktën në muajt e parë .

Si Ta Përgatisni Çajin me Farat e Finokut
Ju mund të blini çaj me finok në dyqan, në formën e qeseve të çajit ose pluhurit, por mund ta përgatisni edhe nga farat e finokut. Nëse jeni duke përdorur farat e finokut, do të duhet t’i shtypni ato para se të bëni çaj, në mënyrë që farat të çlirojnë vetitë e tyre shëruese. Për të përgatiur këtë çaj, mjafton të shtoni një lugë gjelle me farat e shtypura të finokut në një enë me ujë të valuar dhe t’i lini për disa minuta para se ta konsumoni./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

Ky frut është një përzierje e jashtëzakonshme e aromës dhe shijes së ëmbël me vlera të shumta ushqyese. Të klasifikuara si një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin, qershitë kanë vlera të larta terapeutike.

Ato janë të pasura me antioksidantë, janë një anti-inflamator i mirë dhe janë të dobishme në parandalimin dhe trajtimin e artritit. Por le të mësojmë më shumë rreth tyre në artikullin ka përgatitur për ju.

Janë Të Pasura Me Vitaminë C
Vitamina C ndihmon trupin në prodhimin e kolagjenit. Ajo ndihmon në krijimin e indeve të reja dhe ndikon në shërimin e shpejtë të plagëve. Siç dihet kjo vitaminë shërben si një antioksidant i fuqishëm, që forcon imunitetin dhe na mbron nga sëmundje të ndryshme.

Ulin Kolesterolin
Një nga avantazhet e qershive të thara është se ato përmbajnë nivele të konsiderueshme të xhelatinës që ul shkallën e kolesterolit të keq (LDL). Duke ulur kështu edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare.

Janë Të Pasura Me Antioksidantë
Antocianinat janë substanca që u japin qershive ngjyrën e kuqe të errët. Ato janë përforcues të qelizave që parandalojnë rritjen e radikaleve të lira në trupin tuaj. Këto radikale të lira, janë grimca të vogla që prodhojnë një përgjigje zinxhir dhe dëmtojnë qelizat tona. Përforcuesit e qelizave gjithashtu pengojnë plakjen dhe ndihmojnë në shmangien e sëmundjeve kronike duke përfshirë sëmundjet koronare, diabetin, alzheimerin, mbipeshën dhe kancerin.

Lehtësojnë Dhimbjet
Niveli i lartë i përforcoesëve qelizorë tek qershitë, ndihmojnë trupin të zbusë dhimbjet dhe inflamacionin. Për më tepër, qershitë e thara mund të lehtësojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes dhe shërbejnë për tu rikuperuar më shpejt.

Përmbajnë Bakër
Një nga përparësitë e qershive të thara është se ato kanë përmbajtje të lartë të bakrit, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Bakri i mban indet tuaja të forta dhe ju mbron nga radikalet e lira që mund të dëmtojnë indet.

Rregullojnë Ciklin E Gjumit
Një nga avantazhet e qershive të thata është se ato mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Siç tregohet në studimet, qershitë janë një nga burimet kryesore ushqimore të melatoninës. Melatonina është një hormon që rregullon ciklin “gjumë-zgjim”. Konsumi i qershive një orë para gjumit, mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë dhe të thellë.

Janë Të Pasura Me Vitaminë A
Vitamina A mund të ndihmojë në krijimin e qelizave të reja dhe të ndihmojë në shërimin e shpejtë të plagëve pas një lëndimi. Ajo gjithashtu mban lëkurën tuaj elasike dhe forcon shikimin.

Përmban Kumarinë
Kumarina është një substancë që gjendet në bimë të shumta. Ajo ka ndikim të madh në hollimin e gjakut, duke zvogëluar kështu rreziqet e goditjeve në tru dhe sulmet koronare.

Ulja e rrezikut të prekjes nga artriti
Në një studim, pacientët që përjetuan simptomat e sëmundjes së artritit, një lloj inflamacion i kyçeve, i shkaktuar nga prania e lartë e acidit urik, konsumuan qershi për vetëm dy ditë. Rezultatet treguan për një rrezik 35% më të ulët të prekjes nga artriti, të pacientëve që konsumuan qershi./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Vetëm 3 kumbulla të thata në ditë ju ndihmojnë të humbisni në peshë

Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditëshme të shumë njerëzve. Mbipesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës.

Po kështu mënyrat për t’a parandaluar atë janë të shumta. Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e tepërta dhe fryrjen e trupit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale që janë frutat.

Në këtë artkull ju sugjerohet një ndër mënyrat më natyrale të kryerjes së këtij proçesi pa dëmtuar organizmin tuaj. Siç dihet kumbullat kanë aftësi të përshpejtojnë tretjen e mirë të trupit dhe të largojnë toksinat prej tij. Kombnimi i më poshtëm ju sugjeron një lehtësim i shëndetëshëm për organizmin.

Përbërësit
3 kumbulla të thata
200 ml ujë
1 limon

Përgatitja
Këshillohet të merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një enë të vogël me ujë. Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.

Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës. Këshillohet t’a kombinoni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv. Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetëshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini çajin e lulerradhiqes çdo ditë

Për mijëra vite me rradhë, lulerradhiqja ka qenë kryefjala e shumë kurave bimore në të mirë të shëndetit. Përdorimi më i përhapur i lulerradhiqes është në formën e çajit.

Çaji i lulerradhiqes mund të përgatitet shumë lehtë duke zier petalet e luleve. Lulerradhiqja është shumë e pasur me ushqyes, karotenoidë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Të gjithë këta përbërës organikë kanë një ndikim domethënës në shëndetin e organizmit.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Çajin E Lulerradhiqes Çdo Ditë
Organizmi Do Të Furnizohet Me Ushqyes
Çaji i petaleve dhe gjetheve të lulerradhiqes është shumë i pasur me kalçium, hekur, kalium, vitaminat K, A dhe B6. Ky lëng përmban edhe antioksidantë të cilat do të eleminojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Barishtet e lulerradhiqes mund edhe t’i hani të freskëta sepse kanë më shumë vlera ushqyese se spinaqi dhe brokoli.

Mbani Diabetin Larg
Studimet, konfirmojnë se pirja ditore e çajit të lulerradhiqes mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Një gjë e tillë është e një rëndësie kritike për mbajtjen larg të diabetit.

Do Të Ndiheni Energjikë Pa Pasur Nevojë Për Kafe
Çaji i lulerradhiqes ofron një alternativë të shkëlqyer e pa kafeinë për njerëzit që kërkojnë gjallëri dhe energji gjatë ditës. Për shembull, rrënja e bimës mund të piqet dhe me të mund të bëhet një çaj i pasur me antioksidantë dhe minerale, energji-sjellës por pa kafeinë.

Trupi Do Të Ketë Më Pak Lëngje Të Akumuluara
Në shumë raste, ndjesia e fryrjes shkaktohet nga akumulimi i lëngjeve në trup. Sipas të dhënave nëse pihet çdo ditë, çaji i lulerradhiqes nxit eliminimin e lëngjeve të tepërta.

Fillim I Mbarë Për Rënien Nga Pesha
Disa studime kanë zbuluar se lulerradhiqja është efikase për rënien në peshë. Gjethet pengojnë një enzimë që çlirohet gjatë tretjes e cila mundëson ‘magazinimin’ afatgjatë të yndyrës në trup.

Më Të Mbrojtur Nga Sëmundjet Kronike
Antioksidantët tek çaji do ta mbrojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat shtrojnë rrugën për shfaqjen e tumoreve dhe sëmundjeve të tjera kronike. Për më tepër, këto antioksidantë forcojnë sistemin imunitar.

Tretja Do Të Përmirësohet
Çaji i lulerradhiqes stimulon tretjen në mënyrë shumë efikase. Nëse ju pini një filxhan me çaj pas një vakti, tretja do të jetë më e shpejtë.

Mëlçia Do Të Jetë Më E Shëndetshme
Çaji i lulerradhiqes ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe e mbron atë nga sëmundjet duke përmirësuar funksionet e saj.

Infeksionet E Veshkave
Duke qenë se ky çaj nxit urinimin, ai është efikas për trajtimin e infeksioneve të ndryshme dhe pastrimin e veshkave.

Kocka Të Forta
Mineralet tek çaji i lulerradhiqes ushqejnë kockat dhe shmangin osteoporozën. Për këtë arsye, çaji duhet pirë rregullisht që të jeni të mbrojtur nga kjo sëmundje.

Kujdes
Njerëzit alergjikë duhet të shmangin lulerradhiqen, luledelen, kamomilin, lule menekshenë dhe lulen e diellit sepse kanë shumë substanca që nxisin alergjitë.

Si të përgatisni çajin e lulerradhiqes
Vendosni lulerradhiqet, lulet dhe gjethet e thata ose të freskëta, në një çajnik. Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan kafeje me bimë, ju nevojiten 2 filxhanë çaji me ujë. Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë. Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë. Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer

Rastet kur e teproni me sheqerin në ushqime apo pije nuk mungojnë përgjatë një viti. Tashmë është kthyer në një traditë që në çdo tavolinë ku festohet një ushqim i ëmbël të jetë shtruar patjetër. Kjo çon më pas në rritjen e sheqerit në gjak dhe mund të shfaqen një sërë problemesh shëndetësore.

Sigurisht që ka dhe shkaqe të tjera se përse sheqeri në gjak rritet duke filluar që nga stresi, kequshqyerja, stresi apo medikamente të ndryshme. Gjithsesi nëse ndjeni se e keni tepruar me këtë substancë kohët e fundit asnjëherë nuk është vonë për të marrë situatën nën kontroll. Ndiqni këshillat dhe nisni menjëherë një regjim të shëndetëshëm për organizmin tuaj.

Më pak stres
Stresi siç edhe mund ta dini është shkaktar i shumë smëundjeve dhe gjendjeve negative në trup dhe mendje. Përveçse ju shtyn të konsumoni më shumë ushqime të shpejta e me gjasë me shumë sheqer, stresi vetë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Kështu mundohuni të qëndroni larg tij, qetësoni mendjen dhe trupin duke bërë një shëtitje të gjatë, merruni me aktivitet sportive dhe praktikoni joga apo meditim. Një studim i vitit 2014 të cilit i referohet tregon se personat që praktikojnë jogën disa herë në javë kanë nivele më të pakta të sheqerit në gjak.

Konsumoni më shumë fibra
Për të ulur sheqerin tuaj në gjak, fibrat janë pa dyshim miku juaj më i mirë. Sipas të dhënave ku bazohet edhe ky artikull, ushqimet e pasura me fibra dhe ujë ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak. Kjo për shkak se ushqimet e pasura me fibra, treten më ngadalë dhe nuk përmbajnë shumë sheqer. Kështu organizmi ka kohë të largojë sheqerin e mbetur në trup natyralisht. Ushqime të pasura me fibër duhet të konsumojnë veçanërisht personat të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2, pasi ndihmon shumë në luftën kundër sëmundjes.

Hidratohuni
Si gjithnjë, kura për çdo problem tuajin shëndetësor fillon nga hidratimi i mirë. Në një studim të vitit 2017 tregohet se dehidratimi i trupit ndikon në sasi më të larta të sheqerit në gjak. Kur sheqeri në trup është shumë i lartë, me shumë gjasë do të urinoni më shpesh dhe do të nxirrni më tepër lëngje nga trupi. Dhe do të mbeteni të dehidratuar dhe me shumë sheqer të mbetur në trupin tuaj. Gjithashtu konsumoni shumë probiotikë, uthulll molle dhe flini më shumë gjumë për të ndihmuar trupin të qetësohet e të nxjerrë jashtë sheqerin e tepërt./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Gjashtë simptomat më të zakonshme pas vaksinimit kundër covidit

Personat që kanë marrë vaksinën s anticovid kanë shfaqur edhe disa efekte anësore.

Por, cilat janë gjashtë më të zakonshmet dhe si të menaxhojmë?

Efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit përfshijnë:

Dhimbje, ënjtje ose skuqje pas vaksinimit;

Ethet e lehta;

Dridhje;

Lodhje;

Dhimbje koke;

Dhimbje të muskujve dhe nyjave.

Sipas Express.co.uk, vaksinat funksionojnë duke “mashtruar” trupin që të mendojë se ka një virus dhe duke ngritur një mbrojtje kundër tij,
Kjo mund të shkaktojë dhimbje të krahut, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore ose simptoma të tjera të përkohshme të inflamacionit që mund të jenë pjesë e këtij reagimi.

Për shumë, efektet anësore janë më të mëdha pasi të administrohet doza e dytë. Ekspertët e shëndetit thonë se këto efekte anësore janë thjesht shenja normale që trupi juaj po ndërton përgjigjen imune që i nevojitet për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e rënda.


Top Channel

Source link

Posted on

Përdorni celularin në tualet? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

Të merrni celularin me vete në tualet nuk është ide e mirë. Ju thjesht po i shtoni më shumë mikrobe.

75% e amerikanëve kanë pranuar se përdorin telefonin e tyre në tualet.

Por, duhet të dimë se telefonat tanë janë kënde lojërash për mikrobet. Celularët mund të marrin mikrobet me shumë sukses dhe t’i transferojnë në zonat tuaja private. Ata gjithashtu mund të marrin mikrobe nga sipërfaqja e banjos ndërkohë që ju lani duart.

Ju lani duart por nuk lani celularin, që do të thotë bakteret transferohen sërish në duar pasi prekni telefonin.

Sipas mjekëve, ulja diku nga 1 deri në 15 minuta në tualet është normale. Nëse qëndroni më shumë, duke lundruar në internet, ushtroni presion të panevojshëm në rektumin tuaj. Dhe hemorroidet janë një nga simptomat më serioze, e ndjekur nga prolapsi i zorrës së trashë.

Nëse keni nevojë të bëni një pushim gjatë ditës, mos nxitoni drejt celularit, provoni të meditoni ose të bëni disa ushtrime. Duke aktivizuar trupin tuaj, ju do të aktivizoni edhe trurin. Nëse meditimi nuk është gjëja juaj, mund t’i drejtoheni librave. Leximi do t’ju mbajë të përqendruar dhe ju nuk do të interesoheni për telefonin.

E shfrytëzoni kohën në tualet si një mënyrë për të shpëtuar.
Një studim në vitin 2016 zbuloi se shumë prej pjesëmarrësve përdorën telefonët e tyre në mënyrë që të shtypnin ndjenjat dhe emocionet negative. Gjithashtu, i njëjti studim tregoi se studentët po përdornin telefonët e tyre për të luftuar mërzinë e tyre. Si rezultat, përdorimi i vazhdueshëm i telefonave si një strategji përballimi mund të ketë një ndikim të rëndë në shëndetin tonë mendor.

Mbi, të gjitha ju po humbisni kohën tuaj. Sipas hulumtimit, të gjithë kalojmë mesatarisht 90 minuta në ditë në telefonët tanë, që është rreth 3.9 vjet në jetën tonë. Kjo do të thotë që telefonat mund të na tërheqin vëmendjen nga punët tona dhe aktivitetet tona të përditshme. Sipas këtij studimi, punonjësit harxhojnë rreth 5 orë në javë për gjëra që nuk lidhen me punën. Pra, në vend që të punonin, shumë njerëz pranuan se kontrollonin mediat e tyre sociale kur duhet të punonin.


Top Channel

Source link

Posted on

“Stërvitja me pesha parandalon plakjen”/ Blerina Bombaj sqaron deklaratën: Unë rekomandoj…

Dietologia Blerina Bombaj ka sqaruar deklaratën e saj ku shprehej se stërvitja me pesha parandalonte plakjen.

E ftuar në “Ftesë në 5”, u shpreh se nuk bëhet fjalë për pesha të rënda, por edhe pesha të lehta, apo stërvitje me vetë peshën e trupit. Ndër të tjera shtoi se kushdo që kërkon të bëjë stërvitje me pesha të rënda, nuk duhet ta bëjë pa instruktor palestre.

“Me kalimin e viteve, te trupi i gruas, por edhe i burrit, organizimi fillon dhe humbet masën muskulore, por edhe kockore. Kur duam të arrimë një mirëqenie fizike duhet të synojmë të ulim masën dhjamore dhe të rrisim atë muskulore.

Në adoleshencë jemi në kulmin e mirëqenies fizike, më pas kemi një periudhë stabiliteti dhe pastaj fillon rënia le të themi, ndryshimi është i dukshëm dhe fillon ai transformimi me ndryshimet hormonale. Humb masa muskulore dhe bie dhe energjia gjatë ditës.

Dhjami nuk është gjithmonë i keq, ka dhjamë të shëndetshëm, por edhe inflamator. Stërvitja me pesha, them se ti mund të bësh aktivitet fizik me peshin e trupit, apo pesha të vogla, për më shumë sigurisht që do t’i drejtohesh një instruktori në palestër. Ushtrohesh edhe me peshën e trupit tënd. Unë rekomandoj aktivitet fizike normale pa vënë në rrezik shëndetin. Nuk ke nevojë të marrësh instruktorë për të ngritur 1 kg pesha të vogla për krahët. Aktivitet normale që nuk e sforcojnë trupin. Për pesha më të mëdha, duhet patjetër një instruktor”, tha ajo.


Top Channel

Source link

Posted on

I kapni shpesh flokët bisht?/ Ja si ndikon në shëndetin tuaj

Flokët bisht ndonjëherë janë modeli më i lehtë dhe më praktik por mund të kthehet në një zakon të pashëndetshëm.

Mund ti kapni flokët bisht në shtëpi, me pizhame, me miqtë në një dalje të rastësishme, apo edhe në tapetin e kuq me një fustan të bukur dhe taka të larta, ashtu siç kanë bërë shumë herë të famshmit tanë të preferuar.
Por është e rëndësishme të keni kujdes se sa shpesh i kapni flokët kështu. Nëse e keni zakon t’i tërhiqni flokët shumë fort dhe t’i mbani ashtu gjatë gjithë ditës, mund të përballeni me disa çështje të pakëndshme.

Ju mund të shkaktoni migrenë.
Dhimbja e kokës kur keni kapur flokët është aq reale sa duket. Flokët tuaj nuk janë të ndjeshëm ndaj dhimbjes, por nën gjëndrat e flokëve tuaj, ka nerva që mund të shkaktohen nga tërheqja e ngushtë dhe ne ndjejmë dhimbje.

Skalpi juaj mund të lëndohet.
Dhimbja vjen nga lëkura dhe zona perifolikulare e kokës suaj, që do të thotë rajoni rreth secilës qime, pore ose gjëndër. Pra, përfundimet nervore të bashkangjitura në secilën qime preken në të vërtetë. Ju ndoshta do ta vini re dhimbjen menjëherë pasi të keni lëshuar flokët.

Mund të përjetoni dhimbje shpine.
Skalpi juaj mund të jetë nën shumë stres, veçanërisht nëse keni flokë të trashë. Dhimbja shfaqet dhe mund të përhapet deri në qafë dhe në shpinë. Kjo ndodh sepse ju aktivizoni nervat ndijorë edhe më shumë duke i detyruar të gjitha ato flokë të qëndrojnë lart. Dhe ne shpesh përdorim një lidhëse flokësh shumë të vogël për ta bërë këtë.

Lëkura e fytyrës mund të humbasë elasticitetin.
Kapjet e tepërta të flokëve bisht nuk janë të mira për lëkurën tuaj sepse humbet elasticitetin e saj. Me kalimin e kohës, do të dukeni më e moshuar.

Flokët ngatërrohen më lehtë
Një bisht i tërhequr për një periudhë të gjarë kohore mund të shkaktojë “tension” në flokët tuaj. Mund t’ju ketë ndodhur që kur keni zgjidhur flokët keni hasur vështirësi sepse shumë fije janë ngatërruar dhe këputen.

Flokët do të prishen më lehtë.
Flokët tuaj janë mjaft të brishtë, kështu që tërheqja e tyre gjatë gjithë kohës dhe mbajtja e tyre me një llastik nuk do ta bëjë atë më të fortë. Tërheqja mund të shkaktojë këputjen e fijeve. Do të jetë më keq nëse vendosni të flini me flokët në bisht.

Ju mund të zhvilloni alopecinë.
Alopecia është një lloj specifik i humbjes së flokëve dhe kjo mund të ndodhë kur tërhiqni shumë flokët.


Top Channel

Source link

Posted on

Shenjat që tregojnë se po i lani flokët më shpesh seç duhet

Megjithëse mund të duket se larja e flokëve tuaj ditë pas dite, e ndihmon flokun të mbetet i pastër dhe i shëndetshëm, në fakt është e kundërta.

Disa prej nesh nuk mund të lejojnë që një ditë të kalojë pa larë flokët dhe disa njerëz me fat mund të kalojnë një javë.
Bright Side liston disa elementë që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më shumë për flokët tuaj.

Vini re më shumë rënie të flokëve se zakonisht.
Është krejt normale të humbasësh pak flokë në dush, por larja e tij shumë shpesh dhe përdorimi i shumë produkti shampoje mund të çojë në rënie të flokut. Larja me shampo heq shpesh vajrat natyralë të prodhuar nga skalpi juaj, duke ndikuar në mikrobiomën e tij. Kur skalpi juaj nuk është në ekuilibër, parandalon rritjen e flokëve të reja, e bën rrënjën më të brishtë dhe mund të rezultojë në humbje të flokëve. Për të mbajtur në ekuilibër mikrobiomën e kokës suaj, rekomandohet të përdorni shampo të butë, pa sulfate.

Keni më shumë maja dyshe.
Prerja rregullisht e flokëve mund t’ju ​​ndihmojë të mbani majat e ndara, por zakoni i larjes së flokëve çdo ditë mund të jetë sabotim i efekteve të mira të prerjes tuaj të flokëve. Flokët e lagur janë tepër të brishtë dhe të prirur për t’u këputur, kështu që sa më shumë që t’i lani, aq më shumë shanse ka që majat të ndahen. Edhe tharja e shpeshtë me peshqirë mund të shkaktojë maja tepër të thata dhe të ashpra.

Flokët duken më të yndyrshëm se zakonisht.
Megjithëse shampoja supozohet se i lë flokët tuaj të pastër, ajo mund t’i bëjë më të yndyrshëm. Kur lani flokët shumë shpesh, skalpi juaj mbiprodhon yndyrë. Larja e flokëve tuaj më rrallë është në fakt një çelës për ta mbajtur flokun të pastër për më gjatë, dhe ju mund të stërvitni gjëndrat tuaja të vajit për të prodhuar më pak vaj duke pritur gradualisht më gjatë midis larjeve të flokëve.

Flokët humbasin shkëlqimin.
Nëse filloni të vini re se flokët kanë humbur shkëlqimin e tyre, ka shumë mundësi që të ketë nevojë për pushim nga larja. Një mungesë e vazhdueshme lagështie mund të ndikojë në strukturën e flokëve tuaj, duke i lënë ato pajetë. Përveç heqjes së vajrave nga flokët tuaj, larja me shampo shumë shpesh mund të çojë edhe në grumbullimin e mbetjeve, duke bërë që flokët tuaj të duken më pak të shkëlqyeshëm.

Ngjyra e flokëve zbehet shpejt.                       Larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund ta zbehë ngjyrën. Rekomandohet që të stërvitni flokët duke i larë çdo 2-3 ditë dhe të përdorni produkte të bëra posaçërisht për flokë të trajtuar me ngjyra.

Flokët ngatërrohen lehtë. Larjet e përditshme bëjnë që rrënja e flokëve tuaj të mbetet e hapur, duke e bërë atë të bëhet më e thatë dhe e brishtë. Kjo, nga ana tjetër, rezulton në nyje dhe ngatërresa të flokëve tuaj, dhe kur i lani, krehja mund të bllokohet, duke dëmtuar edhe më shumë flokët tuaj.


Top Channel

Source link