Posted on

Fotot/ Katër ilustrime se si duket në të vërtetë ankthi

“Ankthi kronik është i çrregullt dhe i paparashikueshëm, mbizotërues dhe tinëzar, fizik dhe mendor, dhe ndonjëherë aq dobësues i papritur, sa unë nuk jam në gjendje të flas ose të mendoj qartë apo edhe të lëviz”, thotë Steve Barry.

Në një artikull realizuar nga Healthline, një nga burimet më të sigurta për shëndetin, Steve Barry, shkrimtar, redaktor, muzikant dhe hulumtues për edukimin e njerëzve për shëndetin mendor  përshkruan se si është të jetosh me ankth kronik.

Ai thotë se ankthi nuk është një gjendje shqetësimi apo stresi, po themi për një provim, i cili përfundon sapo përfundon situata stresuese. Për të ankthi është shumë më tepër. Për të shpjeguar më mirë përvojën e tij, e cila është e pranishme te shumë njerëz që përjetojnë ankth kronik, ai i përshkruan gjendjet përmes katër ilustrimeve.

1 – Si një thikë që të godet në gjoks në çdo frymëmarrje

Kjo mund të tingëllojë si një ekzagjerim, por ankthi mund të shfaqet me simptoma të forta fizike, si dhimbje të mprehta në gjoks. Në fakt, është dhimbja më e fortë në gjoks që kam ndjerë ndonjëherë. Në çdo frymëmarrje, më duket sikur maja e mprehtë e një thike po godet pjesën e brendshme të gjoksit. Ndonjëherë zgjat për disa minuta – ndonjëherë zgjat me orë apo edhe ditë. Simptoma të tjera fizike që kam provuar përfshijnë rrahje të forta zemre, pëllëmbë të djersitura dhe një shtrëngim të vazhdueshëm në shpatulla.

2 – Si një mashtrues që më rrëmben

Kur kam ankth, shpesh ndiej që vetja ime normale është zëvendësuar nga një mashtrues. Dikush që duket si unë, por vepron si dikush tjetër krejtësisht.

Unë e di kur kjo ndodh, ankthi ka filluar një sulm të plotë dhe unë duhet t’i jap vetes hapësirë dhe kohë për të mbledhur mendimet e mia – frymëmarrje e thellë, ditar, terapi, ushtrime, gjumë i rregullt dhe ushqim i mirë. Vetja ime normale gjithmonë rishfaqet, duke e larguar mashtruesin. Të paktën për një kohë, gjithsesi.

3 – Si një shpërthim në tru që i dërgon mendimet jashtë kontrollit

Ankthi mund ta godasë trurin tim me një forcë të tillë që të shkatërrojë mendimet në copa të shpërndara që fluturojnë në të gjitha drejtimet. Ajo që ka mbetur është një boshllëk, një krater i zbrazëtisë.

A keni ndërvepruar ndonjëherë me dikë që keni menduar se mund të jetë në mes të një sulmi ankthi dhe keni vërejtur një vështrim të zbrazët në sytë e tyre, ose një mungesë të përgjithshme të reagimit? Në atë moment mendja e tyre është një krater pa asgjë për të dhënë.

Mendimet mund të ndihen aq të largëta sa që unë shmang ndërveprimet shoqërore krejtësisht, për të kursyer të tjerët që të mos kenë ndërveprim me zbrazëtinë e trurit tim. Ndonjëherë zhgënjehem vërtet nga kjo. Por sa më shumë që luftoj kundër tij, aq më të ngrira më bëhen mendimet. Atëherë, si mund ta shkrij veten? Për fat të keq, nuk ka përgjigje të lehtë. Është çështje kohe, durimi dhe duke i dhënë vetes hapësirë që të reflektoj dhe të kthehem në një nivel bazë të kontrollit mbi mendjen dhe trupin.

4 – Si një shi me mendime negative që të ndjek në çdo lëvizje

Një nga karakteristikat përcaktuese të ankthit për mua është vetëgjyqësia. Një zë i ashpër, i lartë, kokëfortë që lëshon një rrjedhë të pafundme negativiteti. Kur mendja ime kapet në këtë lak, është e vështirë të dal nga ajo. Vërtet e vështirë! Mund të më godasë aq fort dhe papritur sa të ndihem i bllokuar nën peshën e tij. E di se çfarë po mendoni: Ktheji mendimet në diçka pozitive dhe do të jesh mirë. Unë jam përpjekur, më besoni. Thjesht nuk funksionon për mua. Ka disa gjëra që pas shumë praktikash dhe durimi, më kanë ndihmuar që të dal nga ky cikël. Hapi i parë është njohja që mendimet negative po ndodhin. Pastaj vendosa që të përqendrohem te mendimet e mia dhe ndjenjat. Teknikat e frymëmarrjes më kanë ndihmuar. Më ndihmon gjithashtu edhe mbajtja e një ditari. Të shkruash mendimet është një formë çlirimi.

Reflektimi mbyllës

Shpresoj që këto ilustrime t’ju kenë dhënë më shumë ide se si ndihet në të vërtetë jeta me ankth kronik. Disa herë, të paralizon. Shpresoj që njerëzit të mund të fillojnë të kenë pak më shumë ndjeshmëri për të tjerët që jetojnë me ankth kronik. Edhe nëse është e pakëndshme të bashkëveprosh me ta. Pak ndjeshmëri dhe mbështetje mund të shërbejë për shumë gjëra.


Top Channel

Source link

Posted on

Më shumë vdekje në Elbasan/ Shkaku kryesor gjatë 2020, infarktet

Teksa numri i te prekurve me Covid-19 çdo dite shënon shifra te frikshme, jetët e humbura po ashtu shtohen çdo dite. 

Ne vitin 2020 ne bashkine e Elbasanit u ndanë nga jeta 1648 persona, ndërsa ne vitin 2019 numri i vdekjeve ishte 1090.

Një rritje e ndjeshme krahasuar me mesataren e vdekjeve ne një periudhe normale ne Bashkine e Elbasanit.

Vetëm ne qytet, ne vitin 2020 humben jetën 880 persona, ndërsa ne vitin 2019, 632 persona. Muaji që regjistroi numrin me te larte te vdekjeve ishte dhjetori, kur u shënuan 55 jete te humbura me shume se një vit me pare.

Nga te dhënat shkaku kryesor i vdekjeve ne vitin 2020 ka qene arresti kardiak/respirator.

E teksa këto statistika vijojnë te rriten frikshëm, po aq frikshëm po shtohet mungesa e ndërgjegjësimit. Bare e restorante janë te tejmbushura ne çdo orar te ditës pa asnjë kriter sigurie ndërsa përballe kolapsit ekonomik duket se është zgjedhur rruga e riskut te jetëve njerëzore.


Top Channel

Source link

Posted on

Ndryshimet hormonale nxisin dhimbjet e kokës/ Çfarë duhet të shmangni dhe si ta trajtoni

Ndryshimet hormonale janë një arsye madhore sa i përket shfaqjes së dhimbjeve të kokës dhe migenës. Numri i njerëzve që vuajnë nga migrena arrin në miliona, dhe gratë janë tre herë më të predispozuara të preken nga këto dhimbje se burrat.

Studimet klinike tregojnë se struktura e sëmundjes tek një grua mund të ndryshojë gjatë shtatzanisë apo pas menopauzës. Rreziku i shfaqjes së migrenës tek burrat dhe gratë rritet edhe nga faktorë të tjerë. Për shembull, migrena mund të jetë e trashëgueshme dhe rreziku është më i lartë tek fëmijët apo të afërmit e brezit të parë.

Mosha është një tjetër faktor rreziku. Njerëzit mund të vuajnë nga migrena nga mosha 15 deri në moshën 55 vjeç. Megjithatë, sulmi i parë i dhimbjeve vërehet përpara moshës 40 vjeçare. Faktorë të tjerë rreziku të migrenës janë: tensioni i lartë i gjakut, ankthi, depresioni, ishemia dhe epilepsia.

Ushqimet Më Të Këqija Për Migrenën
Kafeja
Sipas të dhënave, njerëzit që konsumojnë më shumë se 540 mg kafeinë në ditë janë 10 përqind më të rrezikuar nga dhimbjet e kokës dhe migrena. Ekspertët rekomandojnë që të mos konsumoni më shumë se 400-500 mg kafeinë në ditë që përkthehet në 3-4 filxhanë kafeje në ditë. Njerëzit që duan të heqin dorë nga kafeja duhet ta bëjnë atë gradualisht dhe jo menjëherë.

Çokollata
Disa aminoacide tek çokollata kanë aftësinë të nxisë dhimbjet, sidomos tek njerzit që vuajnë nga migrena.

Ëmbëlsuesit Artificialë
Ëmbëlsuesit artificialë rrisin rrezikun e migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Këto ëmbëlsues gjenden në shumë prej pijeve dhe ushqimeve të përpunuara.

Mishi i Përpunuar
Substancat artificiale që gjenden tek mishrat e përpunuar kanë lidhje me shfaqjen e migrenës tek disa njerëz. Në këtë kategorizim mendohet të luajë një rol edhe përmbajtja e mikrobiomës në stomak.

Kura Natyrale
Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Qumësht, kanellë dhe mjaltë/ Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

Me ngarkesën e përditshme dhimbjet e kokës janë kthyer në një shqetësim të përhershëm. Lodhja, stresi, luhatje të tensionit apo dhe një gjumë jo i rehatshëm, shkaqet janë nga më të ndryshmet.

Shpesh vetëm me qëllimin që dhimbja e kokës të ndalojë, konsumojmë ilaçe të shumta, që herë funksionojnë e herë jo. Sugjerohet një kombinim i cili pihet kur keni dhimbje koke, për të lehtësuar dhe eliminuar krizat e forta e të padurueshme. Të gjithë përbërësit natyralë, dhe që nuk dëmtojnë fare organizmin nëse konsumohen. Gjithçka që ju duhet janë kanellë, qumësht dhe mjaltë.

Si të përgatisni kurën me kanellë për dhimbjen e kokës
Në një çajnik hedhim një gotë me qumësht dhe e vendosim në zjarr për t’u ngrohur. Aty shtojmë dy lugë çaji me kanellë pluhur. Qumështi me kanellë duhet lënë në zjarr që të arrij pikën e zierjes. AgroWeb.org ju këshillon që të kini kujdes, që të mos e lini qumështin të valojë shumë, pasi një zierje e fortë do t’i humbiste vlerat e nevojshme ushqyese. Qumështin me kanellë e kalojmë në një gotë qelqi dhe aty shtojmë një lugë çaji me mjaltë. Duhet ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që kanella të mos kullojë në fund të gotës. Kështu kur ta pini shija e fortë e kanellës do të jetë e neutralizuar më së miri me qumështin dhe mjaltin. Pasi të keni pirë qumështin me kanellë dhe mjaltë, është më e mira që të shtriheni për disa minuta dhe të prisni që pija të bëjë efekt.

Vlerat e qumështit me kanellë dhe mjaltë
Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ju qetëson muskujt e kontraktuar nga dhimbja. Ndërsa substancat që gjenden tek kanella arrijnë të neutralizojnë receptorët e dhimbjes dhe kështu krizat në formën e goditjeve fillojnë dhe zbehen. Nëse nuk keni kanellë pluhur, AgroWeb.org ju këshillon të përdorni dhe shkopinjtë e kanellës. Mjafton që në vend të dy lugëve të kanellës pluhur, t’i zëvendësoni me një shkop kanelle, dhe më pas të ndiqni hapat si në recetën më lart./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Ushqimet më të mira që ju bëjnë të dukeni më të rinj

Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet qe ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm. Ja disa ushqime që ju ndihmojnë të dukeni më të rinj.

Vaj ulliri ekstra i virgjër
Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave turmoriale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje mund ta mbrojë dhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.

Çaji jeshil
Çaji jeshil është si një paketë e mbushur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj radikalët e lirë. Gjithashtu ky produkt është i pasur me polifenolë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e diabetit, rezistencën ndaj insulinës, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës. Nga ana tjetër këto substance arrijnë të ruajnë përqindjen e kolagjenit në trup, që është proteina e cila mbron lëkurën.

Salmoni
Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

Çokollata e zezë
Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidëd që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

Perimet
Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

Farat e linit
Farat e linit nëse konsumohen shpesh arrijnë ti japin organizmit lignane që ndihmon në uljen e kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit dhe ulin probabilitetin e prekjes nga tumoret e gjirit dhe prostatës.

Shega
Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut

Avokadot
Avokadot janë të pasur me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina dhe minerale që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Bishtat e thata të qershive/ Një trajtim organik për problemet e veshkave dhe presionit të gjakut

Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë.

Por këto bishta të hollë janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C dhe janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Informacionet shkencore tregojnë se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta. Ky çaj i shoqëruar me një jetë aktive dhe ushqim të lehtë padyshim që ndihmon uljen e peshës. Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive, është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut. Bishtat e qershive kanë efekt pastrues në organizëm sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi. Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto përfitime të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje. Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim. Konsumi i tepërt i këtij çaji mund të shkaktojë dehidratim, ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e kaloni sasinë e dy gotave në ditë. Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji.

Vlerat e Çajit të Bishtave të Qershive
Ka efekt qetësues / Shuan etjen / I bën mirë veshkave
Luan rol diuretik / Pastron gjakun / AgroWeb.org raporton se vonon formimin e gurëve në veshka
Ul kolesterolin / Largon lëngjet e tepërta nga trupi / I bën mirë mëlçisë
Ndihmon në rënien në peshë / Bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar
Si t’i shfrytëzoni vlerat e bishtave të qershive

Përgatitini si çaj
Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht. Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.

Bëni banjë
Merrni 4 grushta plot me bishta qershish dhe ziejini në 3 litra ujë për 10 minuta. Shtoni 2-3 shkopinj kanelle dhe 20 gjethe blini. Lërini të qëndrojnë së bashku për një orë dhe më pas hidheni ujin në vaskë. Ky lëng do t’ju gjallërojë dhe do ta ndihmojë lëkurën. Të njëjtin lëng mund ta hidhni në një legen ku mund të fusni këmbët për 20 minuta. Thembrat do të zbuten dhe ju do të ndiheni më mirë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Sinjalet që jep ekzema për problemet me zemrën/ Cilat janë kurat natyrale

Studimet mjekësore thonë se një në dhjetë njerëz në botë vuajnë nga ekzema. Edhe në Shqipëri rastet e personave që vuajnë nga ekzema janë të shumta. Bëhet fjalë për një inflamacion kronik të lëkurës që e lë atë të tharë përtej normales dhe shkakton kruarje.

Njerëzit që preken nga format më ekstreme të ekzemës vuajnë nga plasaritje të ashpra të lëkurës që lënë gjurmë afatgjatë. Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet thotë se njerëzit e lartpërmendur janë më të rrezikuar nga një atak në zemër apo ishemi. Në studim, shkencëtarët analizuan të dhënat e plot 385,000 njerëzve të prekur nga ekzema.

Pas një mbikqyrjeje pesë vjeçare, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që vuanin nga ekzema e intensitetit të lartë ishin 40-50 përqind më të rrezikuar nga një atak në zemër. Për më tepër, ata ishin gjithashtu 20 përqind më të rrezikuar nga ishemia. Studimi sugjeron se njerëzit që vuajnë nga kjo lloj ekzeme duhet të kryejnë analiza mjekësore për kolesterolin, tensionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Kura Natyrale Kundër Ekzemës
Përveç ndryshimeve rrënjësore në regjimin ushqimor, sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohen kurat e mëposhtme natyrale kundër ekzemës.

Vaji I Arrës Së Kokosit
Ky vaj është shumë i mirë kundër këtyre problemeve me lëkurën dhe dhimbjet. Me të, ju mund të lyeni zonat e prekura të lëkurës për t’i ushqyer dhe zbutur ato.

Probiotikët
Probiotikët ndikojnë për mirë në shëndetin e stomakut duke rikthyer ekuilibrat e baktereve të mira dhe të këqija në stomak. Konsumoni ushqime me probiotikë. Probiotikët, bëjnë një ndryshim të qartë në shëndetin e lëkurës.

Vaji Esencial I Lavandës
Ky vaj zbut simptomat e ekzemës dhe shëron lëkurën e thatë. Hidhni 10 pika me vaj esencial në një enë ku keni shtuar pak vaj të arrës së kokosit dhe lyeni zonën e përtharë të lëkurës./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Vaji i rigonit/ Vlerat dhe përfitimet e armikut të infeksioneve

Vaji esencial i rigonit është i larmishëm në vlera shëndetsore. Ai është efikas kundër virozave, baktereve, mykut dhe parazitëve. Vaji është i pasur me antioksidantë dhe lufton inflamacionin, përmirëson tretjen dhe zbut alergjitë.

Ky vaj shërben si disinfektant. Vlerat e tij u zbuluan për herë të parë në Greqinë e lashtë, banorët e të cilës e përdornin për të trajtuar infeksionet e plagëve ose lëkurës në përgjithësi apo edhe mbrojtur ushqimet nga bakteret. Rigoni është një bimë që rritet nëpër shpatet e larta dhe emri i saj njihet ndryshe si Kënaqësia e Malit.

Vaji esencial i rigonit ofron vlera të tjera mjekësore. Vaji i rigonit përdoret në tre mënyra: në terapitë aromatike, në aplikimet në lëkurë ose nëpërmjet një vaji tjetër bartësi siç është vaji i arrës së kokosit dhe së fundmi si një suplement ushqimor duke e tretur në mjaltë ose një pije tjetër jo me bazë qumështi.

Vlerat dhe përfitimet
Rrugët e frymëmarrjes
Vaji esencial i rigonit ndihmon në eliminimin e mukusit të padëshiruar në rrugët e frymëmarrjes dhe sinozitit. Ai është një balsam qetësues për mushkëritë dhe fytin dhe stimulon kollën pastruese. Si rrjedhojë, ky vaj parandalon dhe trajton simptomat e problemeve në rrugët e frymëmarrjes.

Lufton inflamacionin
Ky vaj bën mirë dhe ndihmon në trajtimin e inflamacionit të brendshëm dhe të jashtëm që shkaktohet për arsye të ndryshme. Nëse e aplikoni në lëkurë, ky vaj pakëson skuqjet dhe irritimet, si dhe largon dhimbjet që shoqërojnë artritin ose të shkaktuara nga lëndime të ndryshme.

Kundër baktereve
Ky vaj ju mbron kundër virozave por edhe baktereve. Ai ju pajis me një mburojë të mirëfilltë kundër disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si infeksionet në zorrën e trashë dhe në traktin urinar, por edhe tiroidet, kolera, infeksionet në lëkurë dhe helmimi nga ushqimi.

Kundër mykut
Viruset, bakteret, myku janë përgjegjës për sëmundjet infektive dhe të transmetueshme. Myku është përgjegjës për disa sëmundje fatale që shkatërrojnë organizmin nga jashtë dhe brenda.

Kundër virozave
Vaji esencial i rigonit ofron mbrojtje kundër virozave, duke forcuar sistemin imunitar dhe kundërpërgjigjet e tij ndaj të ftohtit, shytave, fruthit dhe lisë.

Kundër alergjive
Ky është një aspekt tjetër i dobishëm i vajit esencial të rigonit. Alergjitë janë një reagim i ndezur i organizmit ndaj stimujve të jashtëm. Ky vaj që ka rol qetësues, zbut ndjeshmërinë e lartë dhe pakëson simptomat alergjike.

Përgatiteni Vajin e Rigonit Në Shtëpi
Ju nevojiten
Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni. 1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër. Kavanoz qelqi me kapak.

Përgatitja
Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni. Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial. Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini. Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë. Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë. Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët. Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë. Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer. Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Lëngu i selinosë/ 5 vlera direkte për lëkurën tuaj

Selinoja konsiderohet si një bimë që buron nga një familje e ngjashme me karotat dhe majdanozin. Përmban 95% ujë, proteina dhe yndyrna të shëndetshme dhe shumë lëndë ushqyese e minerale përfshirë kaliumin dhe kalciumin. Të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, si dhe përmban folate e vitamië K që ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.

Por jo vetëm për shëndetin e brendshëm, efektet e kësaj bime apo me mirë lëngut të saj nuk mbarojnë këtu. Sipas ekspertëve, edhe lëkura do të përfitojë shumë vlera pas konsumimit të selinosë.

Përmirësimi i akneve
Lëngu i selinosë përmban shumë pak sheqer dhe mund të jetë një zëvendësues perfekt i pijeve të gazuara, atyre me kafeinë apo sheqerna të shtuara. Të gjithë këta përbërës lidhen ngushtë me shfaqjen e akneve dhe inflamacoinit të lëkurës. Kur konsumoni lëng selinoje jo vetëm që mbani nivelet e sheqerit të ulëta, por përfitoni edhe më shumë fibra të cilat ulin inflamacionin. Gjithashtu, lëngu i selinos është një burim i pasur i mineraleve dhe ushqyesve të tjerë parandalues për irritimet.

Qëndroni të hidratuar
Është i pasur me ujë e për rrjedhojë jeni gjithnjë të hidratuar që për lëkurën përkthehet në më shumë shëndet. Kur jeni të hidratuar lëkura juaj fillon dhe duket më e lodhur, gjë që rrit rrudhat dhe vijëzimet e lëhta që ju bëjnë të dukeni më të plakur.

Lëkurë më e shëndetshme
Shumë përfitime në një gotë, lëkurë më e shëndetshme, shije e mirë he freski për organizmin vetëm në një gotë më lëng selinoje në ditë. Çfarë e plak lëkurën siç shpjeguam dhe më sipër është një dietë e pasur me sheqerna e cila rrit plakjen e lëkurës përmes një procesi të quajtur glikizim. Kjo ndodh kur sheqernat bashkëveprojnë me fijet e kolagjenit dhe elastinës për të formuar përbërjet e njohura si faktorë që sjellin plakjen e lëkurës. Kolagjeni dhe elastina janë proteina kryesore përgjegjëse për strukturën dhe fleksibilitetin e lëkurës tuaj ndaj duhet t’i ruani sa më mirë. Prandaj konsumimi i pijeve freskuese si lëngu i selinos mund t’ju shpëtojnë në luftës kundër rrudhave të padëshiruara.

Më shumë lëndë ushqyese
Ky lëng transporton në lëkurë të gjithë lëngjet e nevojshme që duhen për të qenë jo vetëm të shëndetëshëm, por edhe për të eleminuar toksinat. Përveç kësaj, lëngu i selinosë është i pasur në elementë që ndihmojnë thellësisht në mirëqenien e lëkurës. Përmban fibra, zink, magnez dhe vitamina A, B, C dhe K.

Largon toksinat
Nëse doni të nxirrni toksina nga organizmi pas një nate që keni konsumuar shumë alkool, apo keni ngrënë shumë yndyrna e sheqerna ky lëng është i duhuri. Kur trupi çlirohet nga toksinat, kjo reflektohet edhe në lëkurën tuaj padyshim. Mineralet si kaliumi dhe magnezi mbajnë balancën e elektroliteve dhe pH të lëkurës tuaj. Folati dhe vitaminat A dhe C luftojnë sëmundjet e ndryshme që mund të keni dhe acarimin e lëkurës. Teksa e konsumoni bëni kujdes që të ndiqni edhe një stil jetese të shëndetëshëm ku përfshihet shumë ujë, fruta, perime e vitamina. Në këtë mënyrë rezulatatet positive do t’i shihni menjëherë në trupin tuaj./AgroWeb


Top Channel

Source link