Posted on

Si të përdorni bimët mjekësore kundër ankthit dhe stresit

Keni dëgjuar për ‘Herbalizmin’? Tingëllon një fjalë e çuditshme, por në të vërtetë ka të bëjë me përdorimin e barishteve dhe erëzave në kura shëndetsore. Kjo kulturë shumë shekullore ka pasur në zemër të saj bimët më të mira për të kuruar shumë sëmundje.

Gjatë studimit të kësaj kulture, ekspertët vendosën të ndajnë me ju disa prej thesareve më të mira të fshehura të natyrës të cilat e mbrojnë shëndetin e njeriut dhe luftojnë sëmundjet. Roli i bimëve mjekësore në shëndetin e mendjes është studiuar, testuar dhe pranuar si nga ekspertët mjekësore ashtu edhe nga përdoruesit e këtyre bimëve. Rezultatet e këtyre bimëve janë shumë të mira, dhe vetëm falë shkencës moderne dhe teknologjisë, këto kura të lashta kanë marrë famën e merituar.

Bimët mjekësore dhe medikamentet
Bimët mjekësore ofrojnë efekte të ngjashme me medikamentet farmaceutike, por me më pak efekte anësore. I vetmi problem, nëse mund të quhet i tillë, është se funksionojnë më ngadalë se medikamentet, edhe pse efektet e bimëve janë më afatgjata. Kjo është arsyeja përse bimët mjekësore shpesh anashkalohen.

Bimët mjekësore kundër sëmundjeve të mendjes
Lule basani dhe sanëza janë dy nga barishtet më të mira që përdoren për shëndetin e mendjes. Studimet shkencore kanë treguar se këto bimë kanë cilësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar shëndetin e trurit. Këto bimë rekomandohen dhe përdoren gjërësisht në ditët e sotme. Lule basani përdoret për të trajtuar rastet e depresionit të një niveli mesatar. Sanëza nga ana tjetër përdoret kundër ankthit dhe pagjumësisë. Bimët mjekësore rekomandohen jo vetëm nga mjekët, ekspertët e ndryshëm, por edhe nga psikologët. Sipas tyre, bimët mjekësore mund të përdoren për të parandaluar sulmet që i kanosen trurit gjatë përditshmërisë.

Sidoqoftë, mos u përpiqni të vetë-diagnostikoheni apo vetë-kuroheni. Lule basani për shembull bën mirë por edhe mund të shkaktojë dëme tek pacienti në varësi të diagnozës. Bimë si kamomili mund t’ju qetësojnë pa asnjë efekt anësor. Kamomili konsumohet si çaj dhe rekomandohet në mbrëmje, ose si zëvëndësues për çajrat e tjerë me kafeinë. Këto bimë përdoren në formë çaji me lule të thata.

Tabela e bimëve mjekësore dhe luleve të mira për mendjen
Hudhra – Ndihmon të Qetësojë Muskujt- Konsumohet e freskët apo e gatuar. Përdoreni edhe për t’i dhënë aromë vajrave.
Mentja – Ndihmon të qetësojë muskujt dhe kontraktimet nga gastriti. Konsumohet e freskët, çaj ose e gatuar.
Kamomili – Bimë qetësuese pa efekte anësore kundër depresionit, stresit, ankthit, irritimeve dhe pagjumësisë. Konsumohet si çaj.
Borziloku – përmban vajra esencialë. Lufton inflamacionin. Përmban magnez dhe qetëson zemrën dhe enët e gjakut. Përdoret i freskët, çaj, në gatime ose për të aromatizuar vajra të ndryshëm.
Livandoja – është analgjezik, ka efekt qetësues, zbut nervat dhe dhimbjet. Vaji esencial përdoret për të nxitur gjumin. Përdoret në terapitë e aromave, ndërsa në variantin e thatë përdoret si çaj ose si aromatizues ambienti
Majdanozi – ruan ekuilibrat hormonalë. Zbut irritimet dhe depresionin e ulët. Gatuhet ose konsumohet i freskët./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Hithra, karrotë dhe mollë për një mëngjes plot energji

Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve. Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve. Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt.

Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt. Hithrat konsiderohen si një nga produktet natyrale më efikase në luftën kundër alergjive e cila gjithashtu ndihmon me sëmundjet respiratore. Hithrat japin një ndihmesë domethënësë me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin.

Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore. Hithrat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroideve, shpretkës dhe pankreasit. Ato mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nëse përdoren si shpëlarës goje. Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes. Hithrat janë dhe një qetësues shumë i mirë natyral që ju çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve. Lëngu do t’ju sugjerojë është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët. Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes.

Për këtë recetë do t’ju nevojiten:
6 degë të plota të hithrës
4 karrota
2 mollë

Udhëzimet:
Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat. Më pas shtrydhni karrotat dhe mollët. Përzijeni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni cilët janë ushqimet pa gluten dhe arsyet pse duhen konsumuar

Nëse flasim për ushqimin, ndarja e tij në kategori dihet që është e pafundëme. E kjo ndarje bëhet jo vetëm në bazë të shijeve, por edhe në bazë të vlerave që secili nga produktet mund të përmbajë. Vitaminave, mineraleve, proteinave e vlerave të tjera ushqyese, së fundëmi i është shtuar edhe gluteni.

Me siguri që përgjatë viteve të fundit keni dëgjuar të paktën një herë të flitet për ushqimet me ose pa gluten dhe se si e ndikojnë orgnizmin. Se si veprojnë ato në shëndetin dhe mirëqenien e trupit, j’ua shpjegojmë në këtë artikull.

Çfarë është gluteni
Gluteni nuk është gjë tjetër veçse një grup i veçantë proteinash të cilat i gjeni kryesisht tek gruri. Kjo proteinë përbën rreth 75-80% të të gjithë proteinave që përmban buka. Gjithashtu gjendet edhe në të gjithë produktet me bazë miellin e grurit, elbit apo tërshërës. Gluteni është përgjegjës për butësinë dhe elasticitetin e bukës apo brumit të saj. Kjo proteinë ndonëse për shumicën e njerëzve mund të tretet dhe përballohet pa problem, tek një grup tjetër mund të shkaktojë probleme të mëdha. Nëse vuani nga sëmundje të stomakut apo kanë intelorancë ndaj glutenit nuk duhet ta konsumoni atë.

Si ta kuptoni
Kur trupi juaj nuk arrin dot ta përthithë dhe ta tresë këtë proteinë ka disa simptoma të dukshme mbi të cilat mund të merrni masa.
Fryrje e barkut dhe stomakut
Dhimbje barku
Diarre
Djimbje koke
Probleme me lëkurën
Humbje në peshë
Ndjenja lodhje
Të gjithë këto simptoma mund të vijnë si pasojë e inolerancës ndaj glutenit dhe ushqimeve që e përmbajnë atë.

Ushqimet pa gluten
Për të gjithë ata persona që vuajnë nga probleme të tretjes egistojnë me mijëra zgjidhje të tjera. Ato gjenden tek ushqimet dhe janë një ndihmë e vërtetë për organizmin. Drithrat e plota siç është kuinoa, orizi kaf apo ai i ziu. Gjithashtu frutat janë një mënyrë e mirë për të qëndruar larg të gjitha produkteve që përmbajnë gluten. Mjafton që ato të jenë të freskëta dhe të pa konservuara. Konsumoni po ashtu shumë bishajorë, arrorë, fara, mish të kuq, peshk apo mish pule. Nëse ndjeni se pasi konsumoni brumëra keni shqetësime kryesisht në tretje, atëherë drejtohuni tek mjeku për të kryer analizën e intolerancës. Problemet me konsumimin e glutenit prekin deri ne 6% popullsinë e të gjithë botës dhe janë më të shpeshta tek të rriturit./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Mësoni dozën e duhur të magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin

Magnezi është një mineral i domosdoshëm për shëndetin. Ai është thelbësor për shumë funksione të organizmit. Magnezi shërben për përmirësimin e funksioneve të trurit, shëndetin e kockave, zemrën dhe aktivitetin e muskujve.

Sipas informacioneve, ai gjendet në ushqime si avokadot, arrorët, barishtet dhe produktet e bulmetit. Marrja e suplementëve të magnezit është e rëndësishme për sistemin nervor, për gjumin, për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak si edhe për konstipacionin.

Sasitë E Rekomanduara Ditore Të Magnezit
Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org, foshnjat deri në 6 muajsh kanë nevojë për 30 mg magnez në ditë. Fëmijët nga 1 në 3 vjeç kanë nevojë për 80 mg në ditë ndërsa ata deri në 8 vjeç kanë nevojë për 130 mg magnez në ditë. Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 240 mg magnez. Meshkujt nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 410 mg magnez ndërsa femrat e kësaj grupmoshe kanë nevojë për 360 mg në ditë. Femrat nga 19 deri në 30 vjeç kanë nevojë për 310 mg magnez në ditë, ndërsa meshkujt 400 mg. Meshkujt nga 30 deri mbi 50 vjeç kanë nevojë për 400 deri në 420 mg magnez në ditë, ndërsa femrat nga 310 deri në 320 mg në ditë. Mungesa e magnezit rrit rrezikun e tensionit të gjakut dhe diabetit të tipit 2.

Doza E Duhur E Magnezit Kundër Konstipacionit
Suplementët e magnezit gjenden në forma të ndryshme në varësi të përthithjes nga organizmi. Kundër konstipacionit, ekspertët rekomandojnë magnez citrate dhe magnez hidroksid që përmirësojnë lëvizjen e zorrëve. Ato funksionojnë si laksativ. Magnezi hidroksid gjendet në formë të lëngshme. Ju mund të konsumoni nga dy deri në katër lugë gjelle me suplementin e lëngshëm që e blini në farmaci.

Suplementët E Magnezit Për Gjumin
Magnezi është i nevojshëm për një gjumë cilësor. Disa studime sugjerojnë se marrja e 500 mg magnez në ditë ju ndihmon të flini mirë dhe qetë.

Magnezi Për Sheqerin Në Gjak
Studimet konfirmojnë se doza të larta të suplementit siç mund të jetë 2,500 mg në ditë përmirësojnë nivelin e glukozës tek diabetikët. Megjithatë, AgroWeb.org këshillon konsultë me mjekun.

Magnezi Kundër Kontraktimeve Muskulare
Kërkimet shkencore mbi rolin e magnezit tek muskujt janë të vazhdueshme. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se marrja e 300 mg magnez në ditë, zbut simptomat e kontraktimeve dhe dhimbjeve muskulare.

Suplementët Kundër Depresionit
Mungesa e magnezit rrit rrezikun e shfaqjes së depresionit. Marrja e suplementëve nga 248 deri në 450 mg në ditë, përmirëson humorin tek pacientët që vuajnë nga depresioni, thonë ekspertët.

Doza E Duhur Kundër Migrenës
Njerëzit që vuajnë nga migrena mund të kenë mungesa të magnezit. Sipas ekspertëve, suplementët prej 600 mg magnez në ditë, parandalojnë dhe zbusin intensitetin dhe kohëzgjatjen e migrenës. Helmimi nga magnezi është diçka e rrallë, por përpara se të vendosni me kokën tuaj që të merrni një sasi më të lartë se 350 mg nga ky mineral në ditë, këshillohuni me një mjek specialist./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni çfarë i bën depresioni trupit dhe si t’i dalloni shenjat e vazhdueshme

Kur përshkrujmë depresionin frazat që përdoren zakonisht kanë cilësime fizike apo pasoja direkte në trup. Këtu përmendet lodhja, pagjumësia ose gjumi i tepërt, dhimbjet e zemrës e një sërë pasojash të tjera tërësisht fizike.

Duke qenë një gjendje me simptoma kaq reale në organizëm, depresioni padyshim që ka dhe efektet e tij afatgjata po aty. Në këtë artikull do ju rendisim disa prej tyre që sipas ekspertëve e ndikojnë më së shumti trupin.

Dhimbjet e kokës
Dhimbjet e kokës dhe tensioni i vazhdueshëm shpesh shoqërohen me depresion. Mund të ndjeni një pulsimi të vogël në mes të vetullave, pas veshit apo në zonën e qafës për të kuptuar se jeni nën tension. Sëmundje të tjera të kokës si migrena shoqërohen gjithashtu me depresion. Gjithësesi ka një dyshim nëse depresioni po j’ua shkakton migrenën apo migrena depresionin.

Lodhja
Shumë njerëz në depresion raportojnë se ndiejnë një lloj lodhjeje të vazhdueshme. Kjo pavarësisht se sa po flenë apo po pushojnë, një ndjenjë lodhje e lehtë apo e fortë është gjithë prezente. Kjo lloj lodhje lidhet me mungesën e përqëndrimit dhe humbjen e fuqive papritur.

Dhimbje stomaku
Ka kaq shumë arsye përse mund të jeni duke përjetuar dhimbje stomaku sa mund të mos e lidhni fare me depresionin, por edhe ai është një shkak. Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes trurit dhe zorrëve, që do të thotë depresioni dhe ankthi mund të jenë fajtor për dhimbjet e stomakut. Sipas Universitetit të Harvardit, truri ka një efekt të drejtpërdrejtë në stomak dhe mund të shkaktojë dhimbje fare lehtë po ashtu edhe anasjelltas.

Dhimbjet e shpinës
Dhimbja e shpinës ose një ndjenjë e përgjithshme e shimbje që duket se ndodh pa shkak mund të jetë një shenjë domethënëse që depresioni po shkakton në trupin tuaj Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis dhimbjeve të shpinës dhe depresionit. Ekspertët thonë se dhimbja e vazhdueshme e shpinës rrit rrezikun e depresionit dhe njerëzit që jetojnë me depresion kanë 60% më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje shpine.

Problemet me shikimin
Ndër problemet e para që vihen re dhe kurrësesi nuk mund të injorohen. Turbullimi i shikimit është një nga shenjat që depresioni po shkakton në trupin tuaj. Duke qenë në stres dhe nën tension të vazhdueshëm jeni shumë më të rrezikuar nga humbja e shikimit. Ky rrezik rritet sa më shumë që të kalojë mosha veçanërisht nëse vuani nga depresioni.

Shenja të tjera
Probeleme të tjera fizike që mund të jetë duke j’ua shkaktuar depresioni në fshehtësi është dobësimi i imunitetit, ndryshimet në peshë apo në oreks, problemet me tretjen apo me gjumin. Të gjitha këto janë shenja të qarta se depresioni po ju ndikon fizikisht duke dëmtuar organizmin në mënyrë të vazhdueshme./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Këta janë ushqimet që mund të jenë duke dëmtuar sistemin tuaj imunitar

Ky vit u ka treguar të gjithëve se të bësh gjithçka që mundesh për të forcuar sistemin imunitar është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një rol kryesor kanë ushqimet që konsumoni. Përqendrimi në një regjim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar ushqimor, gjumi, reduktimi i stresit dhe aktiviteti fizik, janë faktorët kryesorë për të pasur një sismtem të fortë imunitar.

Më poshtë keni një listë të ushqimeve të cilat dobësojnë sistemin tuaj imunitar, së bashku me disa sugjerime se çfarë mund të konsumoni në vend të tyre.

Pijet freskuese
Nuk është për t’u habitur që pijet freskuese janë të larta në sheqer dhe kalori, e gjithashtu nuk kanë ndonjë vlerë ushqyese. Ato mund të çojnë në shtim të peshës deri në mbipeshë dhe të dobësojnë sistemin imunitar. Zgjidhja e duhur janë lëngjet pa sheqerna të shtuara dhe pa konsevantë.

Ushqimet e Skuqura
Ushqimet e skuqura përmbajnë shumë yndyrë, kjo ndikon negativisht në mikrobiomën e zorrëve, e cila luan një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar. Ju mund të zgjidhni pjekjen në vend të skuqjes, për të ulur sasinë e yndyrës dhe kalorive.

Alkooli
Konsumi i tepërt i alkoolit, mund të dobësojë sistemin imunitar dhe gjithashtu të prishë gjumin, një aspekt tjetër që mund të ndikojë tek imuniteti. Në vend të tij provoni të pini një spritzer, i cili është verë me ujë të gazuar, për të zvogëluar marrjen e alkoolit dhe për të qëndruar të hidratuar.

Ëmbëlsirat
Sheqernat e përpunuara, si ato që gjenden tek karamelet, çokollatat, kosi i frutave mund të rrisin shënjuesit inflamatorë në trup, duke ndikuar negativisht në sistemin imunitar. Në vend të tyre mbushni një tas manaferra ose fruta të ndryshme, të cilat janë plot me vitamina dhe antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit.

Pijet energjike
Pijet energjike kanë tendencë të jenë po aq të larta ose edhe më të larta, në sheqer sesa pije freskuese. Për më tepër, pijet energjike kanë një përmbajtje shumë të lartë të kafeinës, që mund të rrisë inflamacionin në trup. Në vend të tyre, ekspertët sugjerojnë të bëni një gjumë të mirë, për të qëndruar zgjuar dhe për të qenë më vigjilent.

Akulloret
Akullorja mund të ketë deri në gjashtë herë sasinë e sheqerit që ju duhet për tërë ditën dhe rrit inflamacionin në trup. Një një kos i thjeshtë ose kefiri, të cilëve mund t’i shtoni arra, fruta ose mjaltë do të bëjë mrekulli për shëndetin e zorrëve dhe për imunitetin.

Fast Food-et
Mund të jetë e vështirë për t’u bërë, por shmangia e ushqimeve të shpejta që përmbajnë shumë kalori, yndyrna të ngopura, natrium dhe sheqer është ideale për të mbrojtur sistemin tuaj imunitar. Ju mund t’i përgatisni lehtësisht vetë sanduiçët, me ushqime të freskëta dhe shëndetshme.

Patatinat
Patatinat janë të përpunuara dhe me pak lëndë ushqyese, e kur konsumohen në sasi të larta mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Në vend të tyre mund të konsumoni arrorët, të cilat ofrojnë një treshe të shëndetshme të proteinave, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme, së bashku me lëndë ushqyese si zinku dhe seleni.

Ushqimet që përmbajnë shumë natrium
Shmangia e natriumit është e vështirë, veçanërisht sepse gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë ushqimet e ngrira, supa e konservuar, perimet, djathi, pica, mezet e lehta dhe mishi. Konsumi i lartë i natriumit, mund të rrisë presionin e gjakut dhe gjithashtu të ketë efekt negativ në funksionimin imunitar. Minimizoni marrjen e natriumit dhe shmangni çdo ushqim me përmbajtje të lartë natriumi./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Produktet që duhet të përdorni për një mëlçi të shëndetshme

Mëlçia është organ që ripërtërihet shumë shpejt, mjafton të dimë cilat të produkte të përdorim dhe cilat jo, thotë herbalisti.

Herbalisti, Irfan Gjeci thekson vlerat kurative të lipjetës, limonit, gjetheve të ullirit dhe farave të linit.

Përdorimi në dozë të lartë i vajit të linit largon dhe kancerin në mëlçi. Trupi ashtu si i pranon disa sëmundje, ashtu i largon. Vetëm duhet të kemi kujdes, të dimë si të përdorim.

Gjethet e ullirit  bëjini çaj, parandalojmë rreziqet që i kanosen mëlçisë. Po ashtu, farat e gjembit të gomarit bëjnë mrekulli”.

-Cilat janë produktet, për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm?

Të kemi kujdes me yndyrnat, mishin, alkoolin, duhanin. Të përdorim sa më shumë perime, sallatrat, çajrat. Nga perimet, për mëlçinë veçon panxharin e kuq, hudhrën, lakrat“.

Mbi të gjitha mos e ndani nga dieta juaj çajin e gjetheve të ullinjve dhe limonin.


Top Channel

Source link

Posted on

Njihuni me shenjat që lajmërojnë probleme të mushkërive

Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve të organeve të tjera në trupin e njeriut. Ato janë në punë çdo sekondë të ditës që njeriu merr frymë, ndaj rëndësia e shëndetit të tyre nuk mund të nënvizohet mjaftueshëm. Kur merrni frymë, mushkëritë marrin oksigjenin dhe e transferojnë atë në rrjedhën e gjakut, nga ku mundësohet furnizimi i të gjitha organeve dhe qelizave.

Kur nxirrni frymën, mushkëritë nxjerrin dioksidin e karbonit. Mushkëritë e njeriut janë gjithë kohës të shënjestruara nga pluhurat, ndotja, duhani e një sërë substancash që tashmë janë bërë pjesë e jetës. Sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive janë në rritje. Disa prej tyre janë azma, bronshiti, tuberkulozi, tumori e të tjerë.

Duhanpirësit janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e mushkërisë. Ruajtja e shëndetit të mushkërive është thelbësore dhe është një proces që nis duke qenë të mirëinformuar për simptomat e problemeve me mushkëritë.

Simptomat e Problemeve Me Mushkëritë
Kollë e Vazhdueshme
Kolla ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmrrjes, por kur ajo bëhet kronike, tregon që mushkëritë kanë nevojë për ndihmë. Kur mushkëritë janë në vështirësi, kolla shoqërohet me dhimbje kraharori që shtrihet në pjesën e shpatullës.

Vështirësi Në Frymëmarrje
Nëse hasni vështirësi të merrni frymë atëherë kjo do të thotë që mushkëritë nuk kanë fuqi të bëjnë punën e tyre. Kjo gjithashtu tregon se rrugët e frymëmarrjes janë të bllokuara.

Sekrecionet
Në shumicën e rasteve, kolla shoqërohet me sekrecione. Këto të fundit mbajnë bakteret, pluhurin dhe polenin të bllokuara dhe pengojnë rrugëtimin e tyre drejt mushkërive. Por nëse keni shumë sekrecione që nuk vijnë si pasojë e të ftohurës apo gripit, atëherë kjo nuk është një shenjë e mirë. Për më tepër, ju mund të vini re ndryshime në ngjyrën, aromën, sasinë dhe trashësinë e sekrecioneve. Nëse ato kanë ngjyrë të verdhë, jeshile ose kanë njolla gjaku, atëherë ka diçka që nuk shkon me mushkëritë. AgroWeb.org ju rekomandon një vizitë te mjeku juaj nëse vini re simptomat e mësipërme.

Enjtje Të Gjymtyrëve Të Poshtme
Tingëllon e çuditshme por enjtja dhe dhimbjet e këmbëve janë tregues të një problemi me mushkëritë. Kur këto të fundit nuk funksionojnë mirë, organizmi nuk merr mjaftueshëm oksigjen, gjë që shkakton enjtje të kyçeve dhe këmbëve.

Dhimbje Koke Në Mëngjes
Nëse zgjoheni me dhimbje koke ose marramendje, konsultohuni me një mjek. Këto dhimbje dalin në pah si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje gjatë natës dhe akumulimit të dioksidit të karbonit në enët e gjakut.
Lodhje
Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht edhe pse flini mjaftueshëm, atëherë ka një problem me mushkëritë. Gjithçka ka të bëjë me mungesën e oksigjenit në organizëm që shteron energjitë.

Probleme Me Gjumin
Qëndrimi ose fjetja përmbys, e bën punën e mushkërive të vështirë dhe ndikon në cilësinë e gjumit. Prishja e gjumit ka ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit.

Si Të Përmirësoni Shëndetin e Mushkërive
Hiqni dorë nga duhani nëse e pini. Qëndroni larg zonave të ndotura ose mbani maska nëse punoni në zona të tilla. Merrni frymë thellë çdo ditë në ambiente të pastra. Ushqehuni shëndetshëm. Mos përdorni solucione pastruese kimike me aromë të fortë. Merrni bimë pastruese për ajrin në shtëpi Kryeni aktivitet fizik./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Flluskat e lëkurës/ Si t’i trajtoni me këshillat e duhura

Flluskat e lëkurës krijohen në sipërfaqe të lëkurës. Ato kanë zakonisht formë rrethore dhe në shumë raste mund të shkaktojnë dhimbje.

Në shumicën e rasteve ato nuk janë një simptomë e ndonjë problemi të mirëfilltë shëndetësor. Ato formohen kur lëkura e dëmtuar dhe qëllimi i tyre është për mbroitjen e indeve të thella dhe për t’i dhënë kohë lëkurës për tu shëruar.

Si Të Trajtoni Flluskat
Në pjesën më të madhe të rasteve, flluskat zhduken pas tre ose shtatë ditës. Është shumë e rëndësishme që njeriu të mos i prekë ato, sepse kësisoj mund të nxisë infeksionet apo të ngadalësojë ose pengojë shërimin. Nëse flluska shpërthen, përpiquni të mos e hiqni lëkurën. Lëngu i brendshëm duhet lënë të kullojë dhe zona e prekur të thahet plotësisht. Për të bërë këtë, ju mund ta mbështillni zonën e flluskës me një napë sterile për të shmangur çdo infeksion të mundshëm.

Si Ta Shpërtheni Flluskën Vetë Në Mënyrë Të Sigurtë
Nëse dëshironi që të shpërtheni flluskën vetë lexoni udhërrëfyesin e AgroËeb.org Në fillim, duhet të lani duart me ujë dhe sapun. Merrni një pambuk të lagur me jod dhe fërkojeni lehtë. Sterilizoni një gjilpërë duke e fërkuar me alkol dhe më pas shpojeni flluskën duke e shënjestruar atë në një cep. Lëreni lëngun e akumuluar të kullojë por lëkurën e mbetur mos e hiqni. Lyejeni zonën e flluskës me vazelinë dhe mbulojeni me një napë sterile.

Napa duhet ndërruar çdo ditë dhe çdo ditë duhet ta lyeni lëkurën me vazelinë. Nëse ju dalin shpesh flluska në këmbë atëherë duhet të mësoni si ta parandaloni. Si fillim, duhet të zgjidhni këpucë që janë në numrin tuaj. Çorapet duhet t’i zgjidhni nga ato që përthithin lagështinë. Këpucët mund t’i lyeni me pak pudër pluhur për të penguar djersitjen.

Kur Duhet Të Bëni Një Konsultë Me Mjekun
Ndonëse flluskat rëndom largohen vetë, ka raste kur duhet të kërkoni një konsultë me mjekun.

Bëhet fjalë për:
• Infeksione të lëkurës,
• Dhimbje
• Shfaqje të herëpashershme të flluskave në lëkurë.
Kur flluskat janë të interesuara, ato do të mbledhin lëngje me ngjyrë të verdhë ose qelb./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Dëmet që shkakton diabeti tek muskujt/ Këshilla si të parandaloni dhimbjen

Nëse vuani nga diabeti dhe ndjeni pa pritur dhimbje të muskujve apo gjatë lëvizjes problemi mund të jenë tendinat tuaja. Tendinat janë një masë fibrash të pasura me kolagjen të cilat lidhin muskujt me kockat dhe mundësojnë lëvizjen e gjymtyrëve. Dëmtimi apo lëndimi i tyre mund të sjellë dhimbje të mëdha të trupit dhe të shkaktojë vështirësi në lëvizje.

Këto dëmtime mund të vijnë si pasojë e traumave të jashtme gjatë aktiviteteve të përditëshme apo si pasojë e dobësimit nga ndonjë sëmundje. Së fundmi mjekët shpjegojnë se sëmundje si diabeti mund të çojnë në dobësimin dhe shkatërrimin e kësaj mase fibrash. Duke marrë parasysh funksionin kryesor që tendinat kanë në lëvizjen e njeriut dëmtimi i tyre shkakton dhimbje të mëdha.

Në këtë artikull ju tregohen se si diabeti mund të jetë shkaktar për këtë dhimbje dhe si mund të kujdeseni për të.

Diabeti dhe tendinat
Dëmtimi i tendinave nga diabeti i tipit 1 dhe 2 është një simptomë e përhapur e kësaj sëmundje. Tek njerëzit e prekur nga diabeti prodhohet me shumicë një substancë e quajtur glycation. Kjo substancë është një lloj proteine dhjamore që lëshohet në gjak. Megjithëse trupi arrin të prodhojë gjatë gjithë kohës një sasi të saj, kur përzihet me sheqerin e shtuar në gjak mund të jetë të dëmshme. Duke qënë se tendinat janë fibra me përbërje kolagjeni, kushtet që krijohen kur vuani nga diabeti arrijnë të ndryshojnë strukturën e tyre. Zakonisht ato do të trashen dhe nuk do të arrijnë të kryejnë si më parë funksionin e tyre duke shkaktuar dhimbje.

Për këtë arsye gjatë lëvizjes mund të përjetoni edhe dëmtimin e tyre. Disa nga pjesët e turpit ku do të ndjeni dhimbje i gjeni të listuara si më poshtë. Mpirja dhe dhimbja e shpatullës ndodh kur kapsula që rrethon tendinat dhe ligamenet fryhet. Dhimbja e krahëve shkaktohet kur dëmtimi i tendinave dhe rrethojnë kupën e krahëve lejon kockat të fërkohen me njëra tjetrën. Ngrirja e gishtave të dorës ndodh kur gishtat tuaj ngecin në një pozicion dhe kërcasin nëse i drejtoni. Kjo tregon që tendinat janë dëmtuar në atë zonë. Mpirja e gishtave të vegjël të dorës apo dobësimi i tyre shkaktohet për shkak të peshës apo presionit të madh që po ushtroni në të. Duke qënë tendinat të dëmtuara ju do të ndjeni dhimbje dhe shumë nga këto simptoma vazhdimisht.

Si t’a parandaloni
Një ndër mënyrat më të mira për t’a parandaluar diabetin është aktiviteti fizik. Ndonëse kjo mund të bëhet shumë e vështirë nëse keni dhimbje tendinash. Gjithsesi mbajtja nën kontroll e sëmundjes duke u kujdesur për ushqimin, duke marrë këshillat e mjekut është shumë e rëndësishme. Nëse arrini të ulni nivelin e sheqerit në gjak do të thotë që keni shpëtuar edhe tendinat tuaja.

Disa nga mënyrat më të mira për të qetësuar këtë dhimbje mund të jenë fizioterapia, ushtrimet e lehta, masazhet, kompresat me akull apo të nxehtat. Kujdesuni dhe konsultohuni gjithnjë me mjekun tuaj për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Kjo do t’ju dhurojë një jetesë më të mirë dhe të shëndetëshme./AgroWeb


Top Channel

Source link