Posted on

Lëng limoni dhe kripë/ Si të largoni dhimbjen e fortë të kokës bnë pak minuta

Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato. Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë. Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.

AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

Si Ta Kuptoni Nëse Kjo Kurë Funksionon Për Ju
Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit.
Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.
Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme:
Të përziera e të vjella,
Mpirje,
Therje,
Marramendje,
Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave,
Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë
Dhimbje pulsuese të kokës.

Shkaktarët Kryesorë Të Dhimbjes së Fortë të Kokës
Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë. Konsumi i alkolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës. Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.

Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit. Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin. Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm. Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni arsyet pse duhet të hani kos në mëngjes, vlerat fantastike për shëndetin

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme.

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat befasuese të ngrënies së kosit në mëngjes ose pas tij.

Sistemi Tretës
Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret. Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.

Imuniteti
Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë. Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Tensioni I Lartë I Gjakut
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi. Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Infeksionet
Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale. Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.

Kockat
Një filxhan me kos përmban 275 mg kalçium. Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.

Bakteret E Këqija
Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.

Kos Pas Aktivitetit Fizik
Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik. Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.

Alergjitë
Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit. Sipas studimit, të cilit i referohet AgroWeb.org fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Rënia Në Peshë
Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.

Kaviteti
Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti. Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Akumulimi i ujit në trup/ Çfarë e shkakton dhe si ta trajtoni në mënyrë natyrale

Rreth 70% e trupit përbëhet nga uji i cili akumulohet në brendësi dhe në pjesën e jashtme të qelizave. Uji mund të akumulohet në sistemin qarkullues, inde dhe zona të tjera të trupit.

Simptomat e Akumulimit Të Tepërt Të Ujit Në Organizëm
Simptomat e akumulimit të tepërt të ujit përfshijnë ngurtësimin e kyçeve dhe pezmatim të lëkurës. Simptomat kryesisht shfaqen në zonën ku uji është akumuluar më shumë në trup.

Ato përfshijnë:
Humbja e pigmentit të lëkurës,
Edemë të lëkurës,
Dhimbje të kyçeve dhe nyjeve,
Ngurtësim të nyjeve
Shtim në peshë.

Si Të Trajtoni Problemin e Akumulimit Të Ujit Në Organizëm
Trajtimi për akumulimin e lëngjeve në organizëm bëhet në varësi të disa faktorëve. Nga ana tjetër, një mjek mund të ofrojë medikamente të ndryshme që e zgjidhin këtë problem. I tillë është rasti i diuretikëve që nxisin urinimin për të zgjidhur problemin e akumulimit të lëngjeve. Këto medikamente gjithashtu kanë tendencën të nxisini veshkat të eliminojnë ujin e tepërt nga gjaku.

Diuretikët kanë kufizime në përdorim. Përdorimi i tepruar i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dehidratim, dëmtim të veshkave dhe të përkeqësojë situatën. Akumulimi i ujit në organizëm mund të ndodhë edhe si pasojë e një problemi me zemrën. Për shembull, nëse ka një problem me të si pasojë e një ndryshimi në tensionin e gjakut, uji akumulohet më shumë seç duhet në organizëm. Akumulimi i lëngjeve si pasojë e një problemi me zemrën mund të shkaktojë enjtje të gjymtyrëve apo edhe në mushkëri.

Nëse kjo ndodh, atëherë pacienti ka vështirësi në frymëmarrje dhe mund të ketë një kollë të vazhdueshme. Ka raste të tjera kur niveli i ujit në trup rritet si pasojë e një problemi me veshkat. Veshkat zakonisht eliminojnë çdo mbetje të prodhuar nga trupi. Megjithatë, kur qarkullimi i gjakut në veshka ndikohet negativisht duke penguar punën e tyre.

Dëmtimi i veshkave mund të nxisë akumulimin e tepruar të ujit në organizëm dhe të shtojë pamundësinë e trupit për ta nxjerrë atë jashtë. Niveli i ujit në organizëm mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të kufizojnë kripën, të marrin më shumë magnez nga fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet si dhe të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B6. /AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes/ Çfarë duhet të bëni

Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe konfuzion.

Ky problem mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, por mund të ndodhë edhe prej shkaqeve të tjera, të cilat AgroWeb.org i liston më poshtë.

Çfarë E Shkakton Uljen E Nivelit Të Sheqerit Në Mëngjes
Kur njerëzit kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gjak bie. Kjo ndodh edhe gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje. Megjithatë, gjatë natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit. Niveli normal i sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.

Kur sheqeri bie nën 70 mg/dl njerëzit mund të përjetojnë disa simptoma siç janë:
Djersitje dhe dridhje të trupit
Mungesë koordinimi
Ankth
Irritim
Plogështi
Dhimbje koke
Marramendje
Rrahje të larta të zemrës.

Shkaqet që çojnë në uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes përfshijnë:
Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kundër diabetit
Konsumi i alkolit
Sëmundjet kronike të veshkave
Ndërhyrjet kirurgjikale në stomak
Çrregullimet hormonale
Diarea dhe të vjellat
Regjim ushqimor me pak karbohidrate
Në raste të rralla ky problem shfaqet si pasojë e kancerit.

Trajtimi
Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat. AgroWeb.org ju këshillon se lëngjet e frutave janë gjithashtu të rekomandueshme. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen tek mjeku për një ndryshim potencial të barnave.

Parandalimi
Simptomat e uljes së nivelit të shqerit si pasojë e mungesës së ushqimit mund të parandalohen duke: Ngrënë diçka të shpejtë përpara gjumit Duke u ushqyer me produkte të pasura me fibër që ngadalësojnë përthithjen e glukozës. Duke ngrënë vakte të shpeshta e të vogla ushqimesh gjatë ditës. Nëse rregullimet në stilin tuaj të jetesës ose në regjimin ushqimor nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, atëherë kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Djathi i dhisë/ Zbuloni arsyet pse është zgjidhja më e mirë për fryrjen dhe tretjen

Është me më pak yndyrë dhe tretet më lehtë se sa djathi i lopës, madje nuk irriton sistemin tretës.

Djathi i dhisë sipas të dhënave të AgroWeb.org është i pasur në vlera ushqyese të cilat forcojnë metabolizmin.

Djathi i duhur për sistemin tretës
Vitet e fundit djathi i dhisë është vlerësuar nga dietologët pikërisht për faktin që përmban më pak yndyrë në krahasim me llojet e tjera. Gjithashtu djathi i dhisë pranohet dhe tolerohet nga organizmi dhe i personave që janë alergjikë ndaj laktozës.

Djathi i dhisë ka më shumë vlera ushqyese dhe të mban të ngopur më gjatë.
Në krahasim me qumështin e pasterizuar, qumështi i dhisë përmban dyfishin e sasisë së hekurit. Ndërsa nëse krahason kalciumin dhe mineralet, qumështi i dhisë sigurisht që i kalon parametrat. Nëse keni probleme me tretjen, qumështi i dhisë është më i lehtë për sistemin tretës. Proteinat dhe yndyrnat që gjenden tek qumështi i dhisë kanë një strukturë molekulare më të thjeshtë për ta shpërbërë nga stomaku. Si përfundim, 100 gramë djathë dhie ka vetëm 250 kalori, që e bën këtë produkt zgjidhjen perfekte nëse ruani sasinë e ushqimit që konsumoni.

Një minierë e vërtetë bakteresh të mira
Djathi i dhisë kur është i freskët, prodhohet nga mpiksja e qumështit natyral, pa shtesë të mullëzës. Gjatë këtij procesi, laktoza kthehet në acid laktik përmes fermentimit, duke i dhënë produktit një strukturë që shpërbëhet lehtë nga organizmi. Shmangia e pasterizimit, bën të mundur që paketa me vitamina që gjendet tek qumështi të ruhet dhe kur prodhohet djathi. Bakteret e mira që gjenden tek qumështi i dhisë, ndihmojnë në funksionimin e sistemit tretës. Në markete gjendet dhe djathë dhie i prodhuar me qumësht të pasterizuar apo dhe me shtesë mullëzës. Në këto raste përqindja e vitaminave dhe proteinave është më e ulët në krahasim me produktet e djathit të prodhuar nga qumështi natyral.

Burimi është i rëndësishëm
AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes kur blini djathin, pasi duhet të siguroheni që ai është prodhuar me qumësht dhie dhe jo duke e përzierë me lloje të tjera. Diçka e tillë vlen për të gjithë llojet e djathit. Nëse kërkoni që djathi të jetë i pasur me vlerat natyrale të qumështit nga është prodhuar, duhet të jetë i papërzierë. Në shumë raste të djathit të përgatitur nga shumë lloje qumështi, përbërësit eliminojnë vlerat e njëri tjetrit. Për më tepër për personat që janë intolerant ndaj laktozës, një përzierje e tillë është e rrezikshme për shëndetin e tyre. Prandaj këshillohet që të shmangen. /AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Kura me kamomil dhe sodë kundër sinozitit dhe hundëve të bllokuara

Kamomili është një prej bimëve mjekësore më të lashta në glob. Kjo lule që i përngjason diellit, është ndër më të përdourat dhe më të studiuarat nga mjekësia moderne. Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri. Ai kombinohet me qumësht apo me pak mjaltë, dhe arrin të falë qetësi mendore dhe shpirtërore. Përveç tyre, kamomili rekomandohet kundër stresit, për imunitet të fortë dhe për rrugët e frymëmarrjes. Studime të ndryshme tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni kamomilin në një kurë të thjeshtë por efikase kundër sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe sinozitit.

Përbërësit:
1 lugë gjelle me lule të thata kamomilit
Gjysë luge çaji me kripë
Gjysëm luge çaji me sodë buke
Ujë të zier.

Përdorimi:
Hidhini lulet e kamomilit në një tenxhere me ujin e zier dhe mbajini për 15 minuta. Më pas kullojeni ujin dhe hiqni çdo grimcë të kamomilit. Shtoni kripën dhe sodën e bukës dhe përziejini mirë deri sa të treten. Lëreni tretësirën të ftohet dhe më pas përdoreni me një pikatore për të shpëlarë hundët dhe shpërbërë sekrecionet që i bllokojnë ato.

Kamomili është efikas edhe në zbutjen e simptomave të të ftohurës. Studimet shkencore kanë treguar se nuhatja e avullit të lëshuar nga kamomili i zier ka efekt qetësues të simptomave të infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Ky efikasitet i atribuohet substancave përbërëse të kësaj bime mjekësore që luftojnë inflamacionin.

Kamomili është gjithashtu i mirë për forcimin e imunitetit. Sipas studimeve, pirja e rregullt e çajit të kamomilit e pajis organizmin me substanca antibakteriale. Sipas shkencëtarëve, këto substanca e bëjnë kamomilin të nevojshëm në periudhat e të ftohurit./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit? Ja çfarë duhet të dini

Sëmundje si dementia, alzhaimer apo e quajtur ndryshe plakja e trurit, në 10 vjeçarin e fundit janë kthyer në kryefjalën e problemeve shëndetësore. Po shtohen me ritme të shpejta dhe parashikohet që të shtohen edhe më shumë në vitet e ardhëshme.

Shqetësimi më i madh lidhet me shkaqet që e bëjnë këtë sëmundje kaq shumë prezente tek njerëzit. Mjekët japin disa përgjigje në lidhje me këtë problem duke e ndarë përgjegjësinë midis dy faktorëve kryesorë. Në këtë artikull ju tregohet se cila ndikon më shumë faktori gjenetik, i trashëguar apo stili i jetesës.

Si zhvillohet kjo sëmundje
Gjenet apo stili i jetesës sipas mjekëve janë shumë ndikues në shfaqjen e shumë sëmundjeve. Një studim nga Universiteti i Mjeksisë në Mbretërinë e Bashkuar të cilit i referohet AgroWeb.org, zbulohen të dhëna për këtë sëmundje. Sipas tyre disa çrregullime gjenetike që ndodhin në trup, mund të rrisin me 15 herë mundësinë e prekjes nga dementia.

Sidoqoftë në studimin ku morrë pjesë 196,383 persona deri në moshën 60 vjeç, u pa se plakja e trurit mund të mos jetë vetëm e trashëgueshme. Ekspertët thonë se pavarsisht këtyre të dhënave, edhe stili jetesës luan një rol shumë të rëndësishëm. Për personat që abuzojnë me pije alkoolike, duhanin apo ushqime jo të shëndetëshme dhe nuk merren me aktivitet fizik rreziku është më i lartë. Nga ana tjetër personat aktivë me stil jetese të shëndetëshëm, ulin ndjeshëm mundësinë e prekjes nga plakja e trurit.

Ekspërtët morën parasysh të dhënat e mbledhura, për të parë se cili nga këta faktorë ndikon më shumë. Mes ndarjes së personave që nuk ishin të priur gjenetikisht për tu prekur nga plakja e trurit dhe atyre që ishin, të dhënat treguan se stili i jetesës në të dyja rastet luan një rol kyç.

Si mund t’a parandaloni
Sipas ekspertëve edhe nëse keni një histori familjare me persona të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, rrisku mund të anashkalohet me disa ndryshime të vogla. Në çdo rast këshillohet një stil jetese i pasur me ushqime sa më të shëndetëshme dhe të freskëta. Këtu përfshihen shumë perime, lëngje, vitamina, proteina dhe minerale.

Hiqni dorë nga alkooli, duahni dhe merruni me aktivitet sportive ku përfshihen edhe ecjet në natyrë ose vrapi. Në studimin e mësipërm të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që ndoqën një stil jetese të shëndetëshëm, shtynë me të paktën 10 vite rriskun e shfaqjes së sëmundjes. Kështu edhe nëse jeni të rrezikuar një jetesë e shëndetëshme mund t’ju ndihmojë. Gjithnjë kujdesuni të mos abuzoni gjatë përditëshmërisë me stilin tuaj të jetesës për të pasur një mendje të shëndoshë./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Njihuni me 8 ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë

Studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se janë disa ushqime të cilat nëse kombinohen bashkë i japin trupit më shumë vlera.

Gjithçka lidhet me mënyrën se si bashkëveprojnë vlerat ushqyese të secilit prej tyre kur konsumohen njëherësh. Më poshtë do të gjeni listën e plotë që këshillohet ta ndiqni për një jetë më e shëndetshme.

Mollët dhe Mjedrat Kundër Qelizave Tumoriale
Një studim i botuar së fundmi tek Buletini i Shëndetësisë, vërtetoi faktin se antioksidantët elagjik që gjenden tek mjedrat rrisnin efektet positive të kuercetinës që gjendet tek mollët. Ky kombinim arrin të eliminojë mundësinë e krijimit të qelizave tumoriale në organizëm. Fruta të tjera ku këto antioksidantë gjenden janë: për antioksidantin elagjik; shega, arrat dhe thanat, ndërsa kuercetina gjendet tek rrushi dhe qepa.

Për Një Zemër Më Të Shëndetshme Hikër dhe Brokoli
Kur kolesteroli i keq oksidohet, mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të zemrës, duke çuar në dëmtimin e saj. Megjithatë antioksidantët ndihmojnë në luftën kundër këtij procesi. Studiuesit gjermanë arritën në përfundimin se antioksidanti Rutin dhe vitamina C arrijnë të punojnë bashkë për të parandaluar oksidimin e kolesterolit. Ky antioksidant gjendet tek hikëra, me të cilën prodhohen makarona, bukë apo dhe produkte të tjera. Për të mësuar është hikrra klikoni linkun këtu.

Për Energji Gjatë Ditës Bashkoni Qiqrat dhe Qepët
Sipas një studimi të Shoqatës së Agrikulturës dhe Kimisë Ushqimore, u vu re se përmbajtja e sulfurit që gjendet tek qepët dhe preshi mund të ndihmojë organizmin që të përthithë më mirë hekurin dhe zinkun nga produktet bishtajore, përfshi këtu dhe qiqrat. Prandaj nëse vuani nga anemia, ky kombinim është ai që ju duhet.

Për Antioksidant Që Ndihmojnë Zemrën Bëni Bashkë Çajin Jeshil dhe Limonin
Nuk është një legjendë që personat që pinë një filxhan me çaj jeshil çdo ditë, ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas një raporti të Universitetit Purdue, nëse ju shtoni dhe pak lëng limoni tek çaji juaj, do të keni përfituar përveç shijes dhe një paketë antioksidantësh lehtësisht të përthithshme nga organizmi./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Hipokrati/ “Sa të rrezikuar e kemi Mëlçinë – Hepatitet!”

Mëlçia është një nga organet më jetike për organizmin e njeriut. Ajo konsiderohet si laboratori i madh sintetizues i trupit tonë.

Inflamacioni i këtij organi kaq jetik quhet Hepatit. Kjo sëmundje prek qindra miliona njerëz në mbarë botën, dhe renditet si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në nivel global për dy dekadat e ardhshme.

Cilët janë shkaktarët e Hepatiteve? Cilat janë mënyrat e trajtimit të tyre? Sa rol ka ushqimi i dhe një mënyre jetese e shëndetshme? Për këtë do të flasim sonte gjerësisht në “Hipokrati”.

Hepatitet mund të kenë shkaqe të ndryshme si: Toksike (Helmet), Medikamentoze (Ilacet me teprice), Alkoolike, Virale, etj.

Sa llojësh janë dhe cila është mënyra e transmetimit apo përhapjes së Hepatiteve virale?
Hepatiti Viral shkaktohet nga 5 tipe kryesore të cilët janë: A, B, C, D dhe E.

Cili hepatit është ai që mund të shkaktojë çirrozën dhe kancerin e Mëlçisë?

Sa të rrezikuar janë alkoolistët për t’u sëmurur nga çirroza e Mëlçisë?

Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 18:00!
Top Channel!


Top Channel

Source link

Posted on

Pse ndjejmë sikur një pjesë e trupit “na ka zënë miza” dhe çfarë të bëjmë për ta parandaluar

E keni provuar të paktën një herë që, pasi keni qenë në të njëjtën pozitë për një kohë të gjatë, ndjeni se një pjesë e trupit tuaj “bie në gjumë”.

Pastaj, kur përpiqeni të lëvizni, filloni të ndjeni “shpimet” në atë vend. Ndonjëherë bëhet aq e pakëndshme saqë as nuk doni të lëvizni.

Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Goditjes në tru, ndjesia e mpirjes, si dhe djegia ose “gjembat” në trupin tuaj, quhet parestezi. Kjo zakonisht ndihet në duar ose këmbë, por mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit. Ju ndoshta e keni pasur këtë ndjenjë më parë, është sikur një tufë milingonash po zvarriten nëpër atë pjesë të trupit tuaj dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.

Një studim tregon se kjo mpirje zakonisht shfaqet pa paralajmërim paraprak. Kjo sepse subjekti zakonisht nuk është i vetëdijshëm kur fillon ndjesia. Për më tepër, jo gjithmonë shkakton dhimbje, por kryesisht shqetësim. Miliona njerëz në të gjithë botën i nënshtrohen këtyre llojeve të shqetësimeve, veçanërisht te ata që punojnë më profesione pa lëvizje fizike, si puna në zyrë ku kalojnë orë të tëra ulur.

Kur ndodh humbja e ndjesisë

Nuk është çudi t’ju themi se të gjithë kemi përjetuar parestezi kalimtare. Ju mund ta keni përjetuara me atë ndjesinë sikur “ju kanë pushtuar” mizat.  Kjo ndodh kur kemi qenë në të njëjtën pozitë për një kohë të gjatë. Ndodh shpesh kur rrimë me këmbë të kryqëzuara ose biem në gjumë me njërin krah të palosur poshtë kokës.

Në shumicën e rasteve, kjo ndodh kur ushtrohet presion i qëndrueshëm mbi një nerv. Sidoqoftë, duhet ta dini se mund të jetë gjithashtu rezultat i një dëmtimi ekzistues ose ndonjë gjendje tjetër që përfshin dëmtimin e sistemit nervor, si një dëmtim nervor, një disk hernie, një tumor ose diçka tjetër.

Sa zgjat kjo ndjesi?

Kur vuan nga parestezia, gjymtyra e prekur bëhet e mpirë dhe e ngurtësuar, por në të njëjtën kohë mbetet fleksibile. Kjo rrit ndjeshmërinë e zonës së prekur kur ajo qëndron në një sipërfaqe të fortë ose të butë, dhe ndërsa përhapet në pjesë të tjera të gjymtyrës së prekur.

Ndjesia e një gjymtyre të mpirë zakonisht zhduket shpejt pasi lehtësohet presioni mbi nervin që ishte prekur, duke bërë që gjaku të qarkullojë përsëri. Në mënyrë që të ndodhë kjo, thjesht mund të lëvizni pjesën e mpirë duke bërë stërvitje, duke u shtrirë ose duke e masazhuar atë. Gradualisht, ndjesia e shpimit do të zvogëlohet derisa të zhduket.

Burimi: Bright Side

 


Top Channel

Source link