Posted on

Shurup me lule manushaqe dhe mjaltë kundër kollës së thatë

Kolla dhe e ftohura janë zakonisht probleme shëndetësore që i atribuohen stinës së dimrit, por në shumë raste, kolla e thatë vazhdon edhe në pranverë apo në verë. Kolla e thatë ka të bëjë me një irritim të fytit, shkaktarët e të cilit janë të ndryshëm. Këtu përfshihen: alergjitë nga poleni, ajri i kondicionuar, urthi apo virozat e pranverës që shkaktohen nga enterovirusi.

Ndryshe nga rinovirusi që shkakton të ftohurën në dimër, ky virus jeton më gjatë në verë. Për më tepër, irritimet e fytit zgjasin më shumë në temperatura të ngrohta për arsye të ajrit të thatë dhe përdorimit të ajrit të kondicionuar. Shurupet natyralë kundër kollës së thatë janë të larmishëm dhe kryesisht kanë për bazë mjaltin. Ky i fundit mund të kombinohet shumë mirë me lule manushaqen, lajmëtaren më të bukur të pranverës.

Përdorimet e Lule Manushaqes Për Shëndetin
Ekspertët, të cilueve u referohet thonë se lule manushaqja është përdorur gjërësisht kundër disa sëmundjesh, çrregullimesh dhe problemesh shëndetësore. Këtu përfshihen: aknet, azma, bronshiti, ekzema, dhimbjet e kokës, psoriaza, irritimet e fytit, ulçera, infeksionet urinare dhe kolla e thatë.

Shurupi Me Lule Manushaqe Dhe Mjaltë
Ky shurup është shumë i butë dhe delikat. Ai rekomandohet edhe për fëmijët mbi 2 vjeç. Për përgatitjen e shurupit ju nevojiten disa petale të freskëta ose të thata të lules, ujë dhe mjaltë. Formula është e tillë: për çdo lugë gjelle me petale lulesh nevojiten dy lugë gjelle me mjaltë. Merrni një kavanoz qelqi dhe mbushni një të tretën e tij me petale të lules.

Më pas hidhni ujë të ftohtë sipër tyre dhe futeni kavanozin në frigorifer. Mbajeni gjatë gjithë natës dhe më pas në mëngjes hidheni në një tenxhere të vogël dhe lëreni të ziejë për 15 minuta. Më pas kullojeni lëngun. Nëse do të përdorni 50 ml të lëngut të petaleve të manushaqes, do të përdorni 100 ml ose 150 ml mjaltë në varësi të preferencës. Vendoseni tenxheren sërish në zjarr të ngadaltë dhe përziejeni mjaltin deri sa të shkrihet.

Mos lejoni që ai të ziejë dhe mbajeni temperaturën nue zjarr shumue avashtë që të mos shkatërrohen vlerat e mjaltit. Lëngun e trashë hidheni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer për një muaj. Për fëmijët rekomandohen 1-2 lugë çaji në ditë ndërsa për të rriturit 1-5 lugë gjelle në ditë. Ky shurup luan rol të dyfishtë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminimin e kollës së thatë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve/ Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhen. Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit. Sipas ekspërtëve vetëm disa mënyra dhe një stil i caktuar jetese mund të jetë efikas në parandalimin e kësaj sëmundje.

Përse dieta me bazë perimet
Siç dihet diabeti i tipit 2 apo paradiabeti janë më të lehtë për tu trajtuar dhe kuruar edhe nga gjithsecili me fare pak përpjekje.Nëse nuk doni t’a përkeqësoni sëmundjen, mjekët rekomandojnë që të fokusoheni tek stili i shëndetëshëm i jetesës. Dieta me bazë perimet është mënyra më e mirë për të mbajtur në nivelin e duhur të sheqerit. Megjithëse mund të përfshijë një shumësi përbërësish dhe ushqimesh, jo të gjitha janë të rekomanduara për diabetin.

Nëse konsumoni shumë drithëra, ushqime që përbajnë niseshte apo sheqer nga frutat sëmundja me shumë mundësi do të avancojë. Sipas mjekëve edhe mishi apo vitaminat e marra nga kafshët mund të jenë faktorë kyç të zhvillimit të diabetit. Kjo gjë ndodh kur ushqimet që ju merrni janë të përpunuara, pra edhe nëse janë dietike përbërësit e tyre të shtuar gjatë përpunimit në fabrika janë të dëmshëm. Kjo për shkak se këto ushqime nëse konsumohen në sasi të mëdha bëhen rezistente ndaj insulinës duke krijuar disbalanca në organizëm.

Çfarë të konsumoni
Sigurohuni që të merrni sa më shumë ushqime të pa përpunuara, pra sa më shumë perime të freskëta. Kini kujdes me porcionet e pjatave që konsumoni, nëse keni vendosur të shijoni ndonjë pjatë mishi atëherë alternojeni me një sasi të madhe perimesh. Perimet jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatrat do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe do të mbajnë organizmin në formë. Teprimi me ushqimin, qofshin këto fruta apo perime sërisht nuk është i rekomandueshëm pasi shkaktojnë një sërë problemesh serioze. Gjithësesi tek e ngrëna shëndetëshëm me bazë perimet, është vështirë të teprohet me sasitë. Kjo pasi perimet duke qënë të pasura me fibra kanë fuqinë të ngopin dhe mbushin shpejt stomakun./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut/ Kujdesi që duhet të tregoni

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut.

Një studim, të cilit i referohet thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza. Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 përqind. Studime të tjera shpjegojnë se gjumi i mirë i mban enët e gjakut në formë duke garantuar një qarkullim të mirë të tij.

Të dhënat e revistës Experimental Physiology tregojnë se mungesa e gjumit shkakton shumë ndryshime në qarkullimin e gjakut. Ndryshimi më i rëndësishëm është se mungesa e gjumit ul me 40 deri në 60 përqind nivelin e tre molekulave shumë të rëndësishme në gjak. Këto molekula bëjnë një punë të madhe sepse mbajnë nën fre proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup. Sa më pak molekula të tilla të qarkullojnë në organizëm, aq më të mëdha janë problemet që i kanosen organizmit. Ndër këto probleme, mund të përmendim isheminë dhe atakun në zemër.

7 Orë Gjumë Për Shëndetin Kardiovaskular
Numrat shtatë dhe tetë konsiderohen magjikë për shëndetin dhe jo pa shkak. Njeriu duhet të flejë rregullisht shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë. Kësisoj ai do të mbajë në formë dhe në kontroll qarkullimin e gjakut dhe molekulat e lartpërmendura. Ekspertët thonë se hapi i parë drejt një gjumi të qetë është minimizimi i ekspozimit ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu.

Kjo dritë vjen nga celulari ose kompjuteri. Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur. Një këshillë tjetër e rëndësishme është që të krijoni një rutinë gjumi dhe t’i përmbaheni asaj me përpikmëri. Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri. Nëse nuk ju zë gjumi, mund të merrni në konsideratë marrjen e suplementit të melatoninës. Ky suplement duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur. Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të mos konsumoni ushqim dhe pije alkolike përpara se të flini./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Uthull molle dhe mjaltë për pastrimin e mushkërive

Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e të ftohurës ose gripit mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin. Bllokimi që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen. Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza.

Një gjë e tillë mund të ndodhë si pasojë e bronshitit, azmës, fibrozës cistike dhe alergjive. Ju mund t’u vini në ndihmë mushkërive tuaja duke konsumuar lëngje të ngrohta të kockave, supa, çajra bimorë e të tjerë. Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara nga ekspertët për këtë problem veçohet mjalti i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive. Sipas informacioneve, një i rritur mund të konsumojë një lugë gjelle me mjaltë çdo 3 deri në 4 orë. Ushqime të tjera të dobishme janë hudhra, limoni, erëzat, shega dhe xhenxhefili.

Pastrimi i Mushkërive Nga Sekrecionet
Përbërësit:
Gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me xhenxhefil pluhur,
Gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me spec djegës pluhur
Çerek filxhani çaji (100 ml) me uthull molle të pafiltruar
3 lugë gjelle (15 ml) me mjaltë,
Çerek filxhani çaji (100 ml) me lëng të freskët limoni.

Përgatitja
Zieni së bashku uthullën dhe lëngun e limonit. Sapo të marrë valë hiqeni nga zjarri, shtoni mjaltin, xhenxhefilin dhe specin djegës. Përziejini mirë së bashku deri sa të përfitoni një lëng me një përmbajtje uniforme të cilin duhet ta hidhni në një shishe qelqi. Rekomandohet të konsumoni një lugë gjelle dy herë në ditë për 2-3 ditë me rradhë. Njerëzit që kanë probleme me fjetjen si pasojë e bllokimit të mushkërive nga sekrecionet e trasha rekomandohen të përdorin dy jastekë. Koka duhet mbajtur ngritur që të pengojë kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Ju duhet të shoni tek mjeku nëse sekrecionet zgjasin më shumë se tre ditë, përkeqësohen ose kanë ngjyrë jeshile apo të verdhë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Parandalimi i diabetit të tipit 2 tek gratë përmes regjimit mesdhetar

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese. Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike. Indeksi i ulët glicemik, tek ushqimtet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak.

Ky indeks mat efektin e ushqimit në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Ushqimet mund të grupohen në: kategori me indeks glicemik të ulët, të moderuar dhe të lartë. Ato me indeks të lartë glicemike, rezultojnë në rritje më të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak. Ndërsa grupi që përfshin produktet me indeks të ulët glicemik, ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak, kryesisht për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Studime të ndryshme ku AgroWeb.org mbështetet, liston këshillat e mëposhtme:
Drithërat, arrat, farat, pemët dhe perimet, janë mundësitë më të mira për të parandaluar ose për të menaxhuar diabetin e tipit 2. Zgjedhja e ushqimeve me fibra bimore ( që kanë indeks të ulët glicemik), të tilla si patatet e ëmbla, elbi, kinoa dhe tërshëra janë shumë të dobishme për të parandaluar diabetin por edhe njerëzit me diabet. Dieta mesdhetare ka elementë shumë të shëndetshem, siç është vaji i ullirit, i cili zëvendëson mjaft mirë vajrat dhe yndyrnat e tjera të dëmshme si gjalpi dhe margarina.

Gjithashtu avokadot, arrat dhe peshqit janë disa nga ushqimet karkateristike të kësaj diete, ta pasura me yndyrna të shëndetshme. Ndërsa kur bëhet fjalë për proteinat shtazore, këshillohet konsumi i peshkut të paktën dy herë në javë dhe marrja e proteinave të tjera shtazore nga mishi i pulës, vezët dhe produktet e qumështit disa herë gjatë javës.

Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tregoi se ato gra që në regjimin e tyre ushqimor kishin përfshirë ushqime nga diteta mesdhetare ishin më pak të prirura për të zhvilluar diabet të tipit dy. Megjithatë studiuest shpjegojnë se edhe pse ushqimi luan një rol kyç në shëndetitn tonë, duhet të kalojë një kohë e konsiderueshme që ju të shihni përfitimet shëndetësore prej tij./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni 4 gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.

Në këtë artikull do të mësoni për katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj.

Zgjedhja e Ushqimeve të Lehta
Në ditët e sotme, tregjet janë të stërmbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori. Këto produkte janë pakëz gënjeshtare për vetë faktin se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrna. Për shembull, lëngjet e gazuara që reklamohen si pa sheqer, padyshim që kanë sheqer, thjesht në forma të ndryshme.

Për rënien nga pesha, hiqni dorë nga këto lëngje dhe pini ujë. Një shembull tjetër është lëngu i portokallt. Ai është krejt natyral ama në mungesë të fibrës është i gjithi sheqer. Portokalli është më efikas kur hahet dhe jo kur pihet.

Mosplotësimi i Dëshirave Të Caktuara
Nëse i nënshtroheni një regjimi shtrëngues ushqimor, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga llastimi i vetes herë pas here. Nëse dieta juaj ndalon të ëmblat por juve ju pëlqen çokollata, ju nuk do reshtni së menduari për të. Kjo është e gabuar. Nuk duhet të hiqni dorë nga çokollata, por të zgjidhni atë që ka sasinë më të madhe të kakaos në përmbajtjen e saj. Mjafton pak çokollatë në ditë dhe trupi dhe mendja do të jenë të kënaqur.

Uria e Vazhdueshme
Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit që janë në dietë është se qëndrojnë gjatë në kthetrat e urisë. Dieta nuk ka të bëjë me urinë por me shëndetin. Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime natyrale dhe mos lini nivelin e kalorive në një minimum të rrezikshëm. Nëse ju hani mbi 3 vakte në ditë – në sasitë e duhura dhe me ushqime të shëndetshme- jo vetëm që nuk do ju marrë uria, por edhe do të humbisni më shumë në peshë.

Mos Merrni Dieta Në Internet
Interneti është i tejmbushur me receta e dieta të ndryshme që premtojnë rënie të shpejtë nga pesha. Mos u gënjeni! Jo çdo dietë bën për ju. Nëse dëshironi të ndryshoni regjimin ushqimor, bëjeni këtë me ndihmën e një eksperti.


Top Channel

Source link

Posted on

Keni kaluar Covid 19? Një ‘sekret’ për të kuptuar nëse mushkëritë janë pastruar plotësisht

Mjeku popullor, Ylli Merja këshillon që çdo persona që është shëruar nga koronavirusi duhet të vazhdojë të kujdeset dhe tregon disa produkte që ndihmojmë në rikuperimin e plotë të organizmit.

Merja tregon ushtrimin që mund të bëni për të kuptuar nëse mushkëritë janë shëruar plotësisht: “Ngjisni shkallët, tre katër kate me hap të shpejtë, ose ngjisni  rreth 550 metra një malore dhe nëse nuk keni këputje të muskulaturës së këmbëve nga prapa, mushkëria është shëruar plotësisht. Në të kundërt vazhdoni të konsumoni lëngu mishi dhe çaj për kollën për një kohë më të gjatë”.

Ai veçon lëngun e mishit, çajra të ndryshëm, frutat e thata, qumështin e bletës dhe propolisin.

Në një gotë lëng mishi, pule, qingj ose në mungesë të tyre viçi, pijeni esëll në mëngjes bashkë më një vezë brenda. Pijeni rreth dy javë në mënyrë të pandërprerë. Çaj nga lulja e aguliçes, një gotë në çdo vakt, propolis, frutat e thata. Propolis me rigon bëhet i fuqishëm dhe shumë veprues”.

Për personat që e kanë përjetur këtë situatë në gjendje stresi dhe ankthi sugjeron qumështin e bletë si qetësuesi nervor. Ndërsa për ata që e kanë kaluar me lemzë, thotë se ndërpritet me çajin e nenexhikut, që po ashtu është qetësues nervor.

Këto kura popullore mund t’i përdorë çdo moshë që e ka kaluar Covid 19, ose po e kalon.


Top Channel

Source link

Posted on

Artriti i shpatullës/ Llojet, simptomat dhe trajtimet

Shpatulla është një nga nyjet që preket nga artriti. Me të prekur nga kjo sëmundje, pjesa që vesh fundin e kockave ku ndodh fërkimi, fillon dhe të degradohet si pasojë e inflamacionit, dëmtimit apo konsumimit me moshën.

Llojet e artritit të shpatullës
Zakonisht kjo lloj sëmundjeje arrin të diagnostikohet përmes historisë mjekësore të pacientit, ekzaminimit fizik apo grafive. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa lloje të artritit që ndikojnë tek shëndeti i shpatullës: Artirit rheumatoid, që është një lloj artriti inflamator i cili mund të prekë të dyja shpatullat. Artriti post-traumatik është faktikisht osteoartriti që zhvillohet si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar shpatulla.

Artriti Septik, ose ndryshe njihet si artriti infektues, i cili lidhet me infektimin e zonës ku ai fillon e zhvillohet. Ky lloj artriti kërkon vëmendjen e menjëhershme mejksore, pasi mund të çojë në degradimin e nyjes së shpatullës shumë shpejt. Arthropathia si pasojë e një tërheqjeje apo këputjejenë zonën e shpatullës. Duke pësuar një tërheqje apo këputje ligamentesh, kockat që përbëjnë nyjen e shpatullës nuk përthyhen aty ku duhet duke shkaktuar fërkim të tjetërsuar.

Osteonekrosia zhvillohet kur qarkullimi i gjakut tek zona e nyjës së shpatullës ndërpritet. Pa furnizim me gjak, kockat fillojnë dhe degradjnë derisa gangrenizohen muskujt nga brenda jashtë.

Simptomat e Artritit të Shpatullës
Shenjat kryesore që lidhen me artrititn e shpatullës janë dhimbje dhe kufizim i lëvizjes motorrike të saj. Dhimbja është e përqëndruar pas shpatullës, dhe zakonisht shpjegohet si një dhimbje e thellë. Ndërsa në rastin kur dhimbja është në pjesën e sipërme të nyjes, ju do të shikoni pasojat dhe tek ajo anë e qafës. Këto dhimbje ju ndikojnë në jetesën e përditshme, pasi mund ta keni të vëshitrë të ngrini krahun apo të mbani pesha.

Çfarë mund të bëni në shtëpi për të pakësuar dhimbjet
Si fillim gjëja më e rëndësishme është të çlodheni. Pasi dhe kur e lodhni së tepërmi krahun, dhimbjet shtohen pavarësisht qetësuesve që ju mund të përdorni. Me kompresa të ftohta ose të ngrohta. Në disa raste është vënë re se pacientët kanë patur rezultat me kompresa të ftohta akulli, ndërsa të tjera duke ngrohur muskujt rreth shpatullës. Gjithsesi këto trajtime janë të përkohshme dhe përdoren nëse doni të pakësoni dhimbjet. Artriri është një sëmundje serioze që kërkon patjertër konsultën me mjekët përkatës për të gjetur dhe mjekimin e duhur për çdo rast./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Produkti “magjibërës” për zemrën dhe probleme të tjera shëndetësore

Herbalisti Irfan Gjeci jep këshilla për një zemër “të fortë” dhe shpjegon se speci djegës konsideron=het si produkt “magjik”.

Gjatë dimrit, gjaku qarkullon më ngadalë dhe rrezikohemi më shumë nga probleme të zemrës. Herbalisti tregon se cilat produkte duhet të përdorim dhe cilat t’i shmangim këtë muaj.

Përdorni sa më shumë perime. Majdanozi na ndihmon shumë.

Merrni gjashtë tufa majdanoz, vendosini në 2 litra ujë, lerini gjatë natës dhe të nesërmen mund t’i shtoni limon. Çdo përime është e mirë por veçoj brokolin, panxharin dhe karrotën, mos i ndani nga dieta juaj. Të gjitha perimet janë të mira, duke i përdorur të ziera ose duke i marrë lëngun. Nuk duhet të lemë mënjanë qepën. Mund ta piqni në furrë”.

Ka produkte që Gjeci këshillon t’i shmangim këtë periudhë: “ Të shmangim bulmetin, pijet e gazuara, mos të përdorim sasi të larta mishi.

Po ashtu, konsumoni mollë në mëngjes dhe gjatë ditës. Mjeku popullor këshillon konsumimin e tre kokrrave mollë.

Çaji i murrizit, po ashtu është i rëndësishëm sepse “riparon muret e zemrës”.

Nëse keni bërë ndërhyrje në zemër, përdorni lulen dhe frutin e murrizit, majdanozin, specin e kuq djegës si çaj.

Herbalisti ndalet te speci djegës is produkt “magjibërës”: “Mund të shpëtojë jetë njerëzish, për situata parainfarkti, infarkti, vendosni pluhur speci djegës nën gjuhë.

Një lugë spec djegës, shtoni 250 ml ujë, ziejeni 2-3 minuta, kullojeni dhe e pijeni  pa sheqr, pa ëmbëlsues. Dhe ata që kanë probleme me hemoragjinë është efektiv. Mbajeni si armë me vete, pasi ndalon hemoragjinë”.

 


Top Channel

Source link

Posted on

Pse dhembin muskujt në mëngjes? Çfarë duhet të bëni

Vështirësit në lëvizje si pasojë e ngurtësimit ose kontraktimit të muskujve njerëzit zakonisht ia atribuojnë moshës ose plakjes. Megjithatë studimet sqarojnë se mosha apo plakja nuk është shkaktari i vetëm i kontraktimeve të muskujve të shpinës, gjunjëve apo këmbëve.

Zakonisht këto kontraktime ndodhin për arsye të ndryshme ku përfshihet inflamacioni apo artriti. Me kalimin e moshës gjymtyrët plaken, përthahen dhe ngurtësohen. Lëngjet e ndërmjetme mes kockave që zakonisht luajnë një rol lubrifikues bëhen më të pakëta. Gjatë gjumit, muskujt e dobët dhe tendinat kanë tendencën të ngurtësohen më shumë, thonë ekspertët. Sipas tyre, ngurtësimi i muskujve që ndodh në mëngjes mund të shkaktohet si nga osteoartriti por edhe reumatizma.

Sa Zgjat Ngurtësimi I Muskujve Në Mëngjes
Ekspertët shpjegojnë se ndjesia e ngurtësimit të muskujve mund të zgjasë nga 10 në 15 minuta. Ajo largohet me lëvizjen dhe ngrohjen e gjymtyrëve dhe muskujve. Megjithatë, ngurtësimi dhe kontraktimi si pasojë e reumatizmës mund të zgjasë deri në një orë.

Trajtimet Dhe Kurat Për Ngurtësimin E Muskujve
Ndikimi i plakjes së gjymtyrëve për fat të keq është i pakthyeshëm. Pacientët mund të përdorin medikamente të caktuara për kontrollin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe inflamacioni. Tek këto medikamente mund të përfshihen aspirina apo ibuprofeni dhe qetësues të tjerë. Megjithatë, pavarësisht medikamenteve, ngurtësimi i muskujve është diçka që mund të ndodhë shpesh.

Ashpërsia dhe intensiteti i ngurtësimit të muskujve në mëngjes mund të pakësohet me disa hapa të thjeshtë. Duhet të jeni më aktiv dhe të kryeni aktivitet fizik për të rritur forcën dhe fleksibilitetin e gjymtyrëve. Mirëmbajtja e peshës është gjithashtu e rëndësishme dhe e dobishme. Gjatë këtyre rasteve të dhimbshme, mund të përdorni kompresa të ngrohta ose të ftohta. Ato duhen mbajtur në zonën e dhimbjes për 15-20 minuta disa herë në ditë.

Gjithashtu edhe masazhi me vajrat esencialë si ai i rozmarinës. Suplementët e peshkut, si vaji i peshkut janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Këto acide zbusin ndjeshëm kontraktimin dhe ngurtësimin e muskujve. Farat e linit janë një tjetër burim i këtyre acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin dhe zbusin simptomat. /AgroWeb


Top Channel

Source link