Posted on

Njihuni me ushqimet që ju ndihmojnë në djegien e dhjamit të tepërt

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë rezervat për më shumë energji. Por krahas një regjimi të duhur fizik, ekzistojnë shumë ushqime që mund t’ju ndihmojnë të digjni më lehtë yndyrnat.

Për këtë arsye, ju njohim me disa nga ushqimet më të mira, që do t’ju ndihmojë të largoni dhjamin e padëshiruar.

Speci Djegës
Sipas një studimi, thuhet se konsumi ditor i kapsicinës përshpejton humbjen e dhjamit në bark dhe rrit aftësinë e trupit për të shndërruar ushqimin në energji. Ajo që duhet të bëni për të përfituar nga speci djegës është ta përdorni atë sa më shpesh në gatimet tuaja.

Vezët
Vezët janë një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese e cila ndihmon në djegien e dhjamit. Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave të dobëta, të cilat mund të përshpejtojnë ritmin e djegies së dhjamit kur konsumohen për mëngjes. Gjithashtu ato do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë, një faktor tjetër që ndikon në reduktimin e peshës.

Spinaqi
Perimet gjethe jeshile si spinaqi, janë plot me lëndë ushqyese si vitamina A, hekur dhe folate, që rrisin energjinë tuaj. Gjithashtu ato mund të zvogëlojnë oreksin, duke ndihmuar në frenimin e marrjes së kalorive. Nga ana tjetër nxisin trupin tuaj për të filluar djegien e dhjamit falë përbërsve natyrorë të quajtura tilakoide.

Farat e kungullit
Një nga arsyet që metabolizmi juaj nuk po e djeg dhjamin sa ju do të dëshironit, mund të jetë niveli i ulët i magnezit në trup. Ky mikronutrient thelbësor është i nevojshëm për trupin për të prodhuar dhe ruajtur energji. Vetëm një gjysmë filxhani me fara kungulli, ofron gati 100% të nevojave tuaja ditore për magnez.

Hudhra
Ekspertët ia atribuojnë aftësinë e eleminimit të yndyrnave, një përbërësi të fuqishëm në hudhër, të quajtur acilinë. Duke qënë se hudhra ka një shije të fortë, ju mund ta shtoni atë në gatime të ndryshme për të përfituar më shumë prej saj./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni kur kolla e duhanit përbën rrezik për jetën

Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri. Nëse kolla vazhdon dhe zgjat më tepër se tre javë, atëherë ajo njihet si kolla e duhanpirësit.

Kjo kollë në fillim mund të nisë si kollë e thatë dhe në vazhdim mund të shoqërohet me sekrecione. Simptoma të tjera të kësaj kolle përfshijnë dhimbjet e fytit dhe të kraharorit.

Disa informacione për kollën e duhanpirësit
• Kjo kollë nuk prek të gjithë duhanpirësit
• Ajo mund të shkaktojë probleme të tjera siç është bronshiti
• Mënyra më efikase për të shëruar kollën është lënia e duhanit
Sipas studimeve, njerëzit që pijnë duhan çdo ditë preken rregullisht nga kolla kronike dhe sekrecionet.

Simptomat
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet e kraharorit janë simptoma që shoqërojnë kollën e shkaktuar nga duhani. Në fazat fillestare të kollës, ajo është e thatë dhe në vazhdim mund të prodhojë sekrecione të cilat zakonisht mund të jenë:

• Pa ngjyrë
• Me njolla gjaku
• Me nuancë të verdhë ose të gjelbër
• Të bardha

Simptoma të tjera shoqëruese të kësaj kolle përfshijnë:
• Zhurmë në kraharor gjatë frymëmarrjes
• Dhimbje kraharori
• Vështirësi në frymëmarrje
• Probleme me fytin

Kolla e duhanpirësit është në kulmin e saj në mëngjes dhe më pas zbutet. Simptomat përkeqësohen me kohën deri në lënien e duhanit.

Ndryshimet mes kollës së duhanit dhe kollave të tjera
Kolla e duhanit mund të dallohet menjëherë ndryshe nga kollat e tjera. Simptomat e saj përfshijnë prodhimin e ndjeshëm të sekrecioneve, zhurmat në kraharor dhe vështirësitë në frymëmarrje. Megjithatë kolla e duhanit nuk arrin të tregojë simptoma më të rënda siç mund të jetë kanceri i mushkërive apo sëmundje që prekin këtë organ.

Shkaktarët e kollës së duhanit
Cigaret përmbajnë mijëra kimikate dhe të paktën 70 prej tyre shkaktojnë tumore. Me t’u futur në organizëm, këto kimikate ndërhyjnë në funksionet e qimeve të holla në rrugët e frymëmarrjes që filtrojnë toksinat. Këto funksione përkeqësohen dhe si rrjedhojë toksinat mund të hyjnë lirisht në mushkëri. Ky proces i shkaktuar nga duhanpirja vijon me inflamacionin. Trupi përpiqet fort të largojë substancat e huaja nëpërmjet kollës. Kolla është më e fortë në mëngjes sepse rrugët e frymëmarrjes janë rimëkëmbur gjatë gjumit dhe janë në gjëndje të ndalojnë dhe largojnë shumë prej kimikateve.

Trajtimet dhe kurat
Lënia e duhanit
Trajtimi më efikas i kësaj kolle është lënia e duhanit.
Pas lënies kolla mund të shtohet dhe të zgjasë deri në tre muaj ose më shumë, por kjo ndodh sepse trupi largon të gjitha toksinat. Trajtime të tjera të rekomandueshme janë:
• Hidratimi
• Gargaret
• Çaj me mjaltë
• Ushtrime për frymëmarrjen
• Trajtimet me avull
• Aktiviteti fizik
• Ushqimet e shëndetshme
• Mbajtja lart e kokës gjatë gjumit
Kolla ndihmon në largimin e toksinave nga mushkëritë ndaj ajo duhet lejuar të kryejë funksionin e saj.
Nuk rekomandohen medikamente që ndalojnë kollën e duhanit.

Komplikimet
• Rrezik në rritje i infeksioneve bakteriale dhe virozave në rrugët e frymëmarrjes.
• Dëmtime të fytit
• Ashpërsim të zërit
• Kollë afatgjatë dhe irritim
• Bronshit
• Pneumoni

Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Është shumë e rëndësishme të konsultohuni me një mjek në rastet kur:
• Kolla zgjat më shumë se 2-3 javë. Kolla kronike është një nga simptomat më të përhapura të kancerit të mushkërisë.
• Simptomat përkeqësojnë stilin e jetesës
• Kolla është aq e fortë sa ju lë pa gjumë.
• Vini re një rënie të menjëhershme në peshë.
• Dhimbje koke
• Sekrecione me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër.


Top Channel

Source link

Posted on

Një mollë në ditë kundër peshës së tepërt

Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të mira kundër mbipeshës. Sipas tyre, mollët përmbajnë shumë fibër që nxit ndjesinë e ngopjes. Sipas të dhënave në veçanti, pektina e cila gjendet tek mollët të mban të ngopur për shumë kohë. Kjo do të thotë se sa më i ngopur të ndihet njeriu, aq më të pakëta do të jenë gjasat që ta teprojë me të ngrënin.

Për më tepër, mollët përmbajnë pak kalori. Një kokërr mesatare përmban 100 kalori. Ky është një lajm i mirë për ata që duan të bien në peshë. Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se ngrënia e një-dy mollëve ose dardhave në ditë, ndihmon shumë në humbjen e peshës së tepërt. Ky frut ul nivelin e glukozës në gjak dhe e ndihmon organizmin të heqë më shpejt peshën e padëshiruar.

Mollë Me Vete Çdo Ditë
Mollët janë fruta të cilat mund t’i marrësh me vete në punë shumë lehtë dhe për më tepër nuk kanë nevojë të ruhen në frigorifer. Duke ngrënë mollë në vend të ushqimeve të shpejta siç janë patatinat, nuk do të shtoni në peshë, por do ta humbisni atë.

Mënyrat Më Të Thjeshta Për Të Ngrënë Sa Më Shumë Mollë
Me Tërshërë
Sugjerohet të konsumoni mollë me tërshërë dhe qumësht në mëngjes dhe do të ndiheni të ngopur deri në vaktin e rradhës

Sallata Me Mollë
Prijeni mollën në feta dhe shoqërojeni me sallatën tuaj të preferuar. Molla kombinohet mirë me sallatën me bazë peshk ton ose mish pule.

Mish Pule Me Mollë
Molla kombinohet çuditërisht mirë me mishin e pulës. Ju mund të bëni një panine me mish të pjekur pule dhe mollë ose ta konsumoni atë në një vakt të vetëm me garnitura të ndryshme.

Mollë Të Pjekura
Mollët e pjekura janë shumë të shijshme dhe përgatiten shumë lehtë. Spërkatini me pak kanellë dhe futini në furrë për 45 minuta.

Mollë Me Feta
Prijini fetat sipas trashësisë së preferuar dhe lyejini me gjalpë kikiriku, arrë kokosi, kanellë, pluhur bajame ose kos, por jo të gjitha njëherësh në një pjatë. Zgjidhni vetëm njërën nga kombinimet./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Lëngjet e panxharit të kuq dhe rrepave – Kura për shëndetin

Panxhari i kuq dhe rrepat konsiderohen gjerësisht si dy nga perimet që ofrojnë lëngje me vlera madhështore për organizmin.

Të dyja këto perime mund të përdoren në sallata dhe në pjata të tjera, por AgroWeb.org ju sjell përfitimet më të mira të konsumimit të tyre në formën e lëngjeve të shtrydhura në kushtet e shtëpisë.

Konsumimi i lëngut të panxharit
Përdorimi i lëngut të panxharit i mundëson organizmit fuqi të pazakonta për të parandaluar problemet shëndetësore. Ai përdoret sidomos për zhvillimin e qelizave të dëmshme dhe sëmundjeve të këqia që prekin sistemin e zorrëve, stomakun, mushkëritë, gjirin dhe prostatën. Panxhari i kuq luan një rol shumë të rëndësishëm në kuzhinën shqiptare. Ai pastron mëlçinë dhe ul presionin e lartë të gjakut.

Përmbajtja e pasur e panxharit të kuq me magnez forcon kockat. Po ashtu i jep zgjidhje krejt të vlefshme për funksionimin shëndetësor të sistemit muskulor dhe nervor. Për të qenë në gjendje të merren përfitimet e lartpërmendura, panxhari i kuq duhet të konsumohet më mirë i freskët në formën e lëngut. Një filxhan ditor me 150 ml lëng panxhar përmirëson ndjeshëm qëndrueshmërinë e organizmit dhe presionin e gjakut tek pacientët, siç tregon një studim i fundit.

Konsumimi i lëngut të rrepave
Lëngu i rrepave është një pije gjerësisht e përhapur. Ai përdoret si shoqëruese e pjatave me bazë mishi, por përdoret mjaft edhe thjesht si lëng i mirëfilltë. Studimet tregojnë se rrepa mund të përdoret pothuajse si një alternativë ndaj antibiotikëve dhe ofron një zgjidhje natyrore që i zëvendëson mirë ato ilaçe.

Gjithashtu lëngu i rrepave të shtrydhura mund të përdoret si zgjidhje natyrale për të trajtuar aneminë. Lëngu i rrepës ul kolesterolin e keq në trup, duke parandaluar goditjet dhe ataket e zemrës dhe mpiksjen e gjakut. Po ashtu edhe sëmundjet e ndryshme të organit më të rëndësishëm të trupit.

Lëngu i rrepave të çdo ngjyre ndihmon për të qetësuar nervat tuaja. Ajo gjithashtu forcon kockat dhe dhëmbët, pasi ajo është një burim i mirë i kaliumit dhe kalciumit. Ndihmon shumë për të parandaluar zhvillimin e perdeve apo kataraktit të syve. Një dozë ditore prej 100 – 150 ml me lëng rrepash është e mjaftueshme për të përfituar të mirat e mësipërme./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Zyra e Inspektorit ligjor zbulon abuzim posti nga ish-Sekretarja e Transportit, Elaine Chao

Zyra e inspektorit të përgjithshëm në Departamentin e Transportit i kërkoi Departamentit të Drejtësisë në fund të vitit 2020 të hapte hetime penale për zonjën Elaine Chao kur ajo ishte sekretare e tranportit për administratën Trump, siç mësohet nga një raport që u bë publik të mërkurën.

Raporti thotë se në dhjetor, zyra e etikës e Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të merrte përsipër këtë çështje për ndjekje penale, edhe pse inspektori i përgjithshëm i departamentit të Transportit arriti në përfundimin se zonja Chao kishte përdorur stafin dhe zyrën për nevoja personale dhe për të reklamuar kompaninë e transportit në pronësi të babait dhe motrave të saj. Kjo kompani bën biznes të gjerë me Kinën.

“Ishte me vend të hapej një hetim zyrtar për shpërdorim detyre,” tha zëvendës inspektori Mitch Behm përmes një letre në adresë të ligjvënësve.
Zonja Chao, bashkëshortja e udhëheqësit të republikanëve në Senat, Mitch McConnell, dha dorëheqjen nga posti në fillim të vitit, kur po afronte fundi i mandatit të Presidentit Trump, duke përmedur si arsye mospajtimin me ngjarjet që shoqëruan sulmin e dhunshëm të 6 janarit në Kapitol.
Zonja Chao këmbëngul se nuk ka bërë shkelje. Ajo nuk dha përgjigje specifike ndaj raportit të publikuar të mërkurën, por paraqiti një deklaratë të shtatorit 2020 ku argumentonte se promovimi i familjes së saj ishte pjesë e pranueshme e detyrave të saj zyrtare në departament.

“Pala aziatike reagon pozitivisht ndaj veprimeve të një sekretareje, në aktivitete ku përfshihet edhe babai i saj nëse është e përshtatshme,” thoshte deklarata e saj. Raporti i një grupi të pavarur që vëzhgon për shkelje në qeveri citoi disa raste që ngrinin pikëpyetje etike. Në një prej tyre, zonja Chao kishte udhëzuar të emëruar politikë në departament të kontaktonin Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar personalisht statusin e punës për një student që kishte ardhur me bursë nga fondacioni i familjes së saj.

Zonja Chao kishte bërë gjithashtu plane të shumta për një udhëtim zyrtar në Kinë në nëntor 2017, para se ta anulonte udhëtimin. Në plane përfshiheshin ndalesa në vende që ishin mbështetur nga biznesi i familjes së saj, Grupi Foremost me seli në Nju Jork. Sipas emaileve të departamentit, zonja Chao kishte udhëzuar stafin të përfshinin të afërm të saj në aktivitete zyrtare dhe në takime të nivelit të lartë jashtë vendit.

“Mbi të gjitha duhet të kënaqim sekretaren,” i shkruante një punonjës një kolegu të tij lidhur me babain e zonjës Chao. “Nëse Dr. Chao është e kënaqur, do t’i kemi punët në rregull”. Raporti arrin në përfundimin se zonja Chao kishte udhëzuar zyrën e marrëdhënieve me publikun në depaertamentin e Transportit të ndihmonte babain e saj për të reklamuar librin e tij biografik dhe të redaktonte faqen e portalit Wikipedia që fliste për të. Po ashtu ajo kishte dërguar një punonjës të departamentit të riparonte një artikull të të atit.

Raporti i zyrës së inspektorit thoshte se zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë nuk kishin pranuar të hapnin një hetim penal, duke thënë se “këto mund të jenë çështje etike dhe/ose administrative” por nuk ka prova që mbështesin hapjen e një hetimi penal. Si rezultat, zyra e inspektorit të përgjithshëm tha në raport se po e mbyllte hetimin e saj “pasi nuk ka interesim nga prokurorët” e Departamentit të Drejtësisë.

Ligjvënësi demokrat Peter DeFazio, kryetar i Komisionit për Transportin në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili kishte kërkuar zhvillimin e hetimeve, shprehu zhgënjim se nuk u zhvillua një proces hetimor gjatë kohës që zonja Chao ishte në detyrë. “Punonjësit e sektorit publik, sidomos ata që janë në krye të institucioneve me dhjetëra mijëra punonjës qeveritarë, duhet ta dinë se punojnë për publikun dhe jo për interesat e biznesit të familjes,” tha ai./VOA


Top Channel

Source link

Posted on

Studimi për COVID-19/ Zbulohet një tjetër simptomë e dhimbshme që përjetojnë personat e infektuar

Prej më shumë se një viti, bota është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Shpresat mbeten tek vaksinat se sa efikase do të jenë ato, ndërsa nga ana tjetër qytetarët po ri infektohen. Shumë shtete ende kanë në fuqi masat e izolimit, e po kështu disa shtete të tjera kanë lehtësuar masat.

Virusi shfaq simptoma si ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, është arritur në konkluzionin se “Sars-Cov2/COVID-19” po i atribuohet edhe një tjetër simptomë.

Mësohet se COVID-19 shkakton edhe ënjtje të gjëndrave të pështymës në gojë. Studimi i botuar në “Journal of Dental Research” është kryer tek 122 pacientë të infektuar me COVID në Itali, ku është arritur në përfundimin se tre muaj pas infektimit, 8 nga 10 pacientë kishin ndonjë formë ënjtje në fytyrë, ose gojë. Gjithashtu është mësuar se 43% e pacientëve kanë pasur gjëndra të fryrë të pështym


Top Channel

Source link

Posted on

Angjiinarja e Myzeqesë – Rizbulimi i një historie të hershme

Mesdheu është vendlindja e angjinares, gjë që shpjegon arsyen përse ajo luan një rol të rëndësishëm në kuzhinën mesdhetare. Angjinaren e gjejmë në mbarë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikë. Shqiptarët kanë një histori të gjatë në kultivimin e angjinares, por konsumimi ishte i ulët deri të paktën në vitet 90. Pikërisht në atë kohë, shqiptarët zbuluan vlerën e madhe të argjinares që kishte zënë vend në tryezat e fqinjëve tanë të përtejdetit.

Kjo shtyu fermerët të mbjellin gjithnjë e më shumë argjinare për eksport, por edhe për të plotësuar nevojat për konsum të brendshëm, që vinin në rritje. Vitet e fundit, kultivuesit e angjinares janë të shpërndarë nga Divjaka në Tërbuf, nga Lushnja në Fier e Berat.

Fushat e Myzeqesë tashmë janë kthyer në burimin kryesor të këtij produkti në vend.
Angjinarja përbën një minierë ari, jo vetëm për konsumatorët që marrin përfitime të mëdha shëndetësore, por edhe për fermerët që mund të fitojnë më shumë. Sot, një kilogram angjinare vendi kushton 400 Lekë dhe bëhet fjalë për çmim shumice. Emri i angjinares është një histori më vete, pasi variantet shkojnë nga angjinare tek argjinare dhe madje e gjen edhe me emrin e italianizuar ‘artiçok’.

Pjesa e ngrënshme e angjinares ndodhet tek pjesa e kurorës së luleve para çeljes. Koha e kultivimit të angjinares është thelbësore, sepse pasi lulet kanë çelur, angjinarja forcohet dhe është e pamundur të konsumohet. Një nga pjesët më të shijshme është pjesa e zemrës se angjinares nga ku çelin të gjithë sythat e kurorës së saj. Në fakt kjo pjesë konsiderohet shumë e çmuar dhe shpesh kushton më shtrenjtë. Angjinarja ka dhunti të shumta. Disa mund ta konsiderojnë atë perime, por zyrtarisht është një lloj gjembi i pazakontë. Angjinarja konsumohet kryesisht për shkak të vlerave të mëdha të fuqizimit të sistemit imunitar, uljes së kolesterolit dhe mbrojtjes nga diabeti, arterioskleroza dhe sëmundjet e zemrës.

Angjinarja ka fituar famë edhe për aftësitë e saj në detoksifikimin e trupit, përmirësimin e shëndetit të mëlçisë dhe tretjes. Ajo luan një rol kyç për shëndetin e zorrëve, por edhe shërimin nga diarea, konstipacioni dhe sëmundjet e zorrëve. Kërcelli i famshëm ul tensionin e gjakut, të ndihmon me dhimbjen e kokës nga pirja e alkolit dhe stimulon urinimin.

Vlerat ushqimore të angjinares
Angjinarja është e pasur me yndyrna të ngopura dhe kolesterol, por edhe me fibër, minerale dhe vitamina si C, B-6,B-12, A, E, D, tiaminë, riboflavinë, niacin dhe folat. Për më tepër në të gjenden edhe minerale të çmuara si kalciumi, hekuri, zinku, kaliumi, mangani, fosfori dhe zinku.

Përfitimet shëndetësore të angjinares
Parandalon radikalet e lira
Angjinarja ka nivelet më të lartë të antioksidantëve në krahasim me perimet e tjera. Nga 1.000 bimë të ndryshme që konsumohen nga njeriu, ajo renditet në vendin e shtatë sa i përket nivelit të lartë të antioksidantëve. Këto të fundit janë një nga elementët më të nevojshëm në të gjithë linjën e mbrojtjes së sistemit imunitar ndaj radikaleve të lira, të cilat janë në gjëndje të shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

Shëndeti i zemrës
Angjinarja i bën mirë zemrës, ndaj duhet shtuar patjetër në dietën tuaj. Disa përbërës në gjethet e argjinares kanë aftësinë të ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë.

Defektet në lindje
Sikur të mos mjaftonin përfitimet e mësipërme, angjinarja u vjen në ndihmë grave shtatzëna që të lindin fëmijë të shëndetshëm. Niveli i lartë i acidit folik që gjendet tek argjinarja mund të parandalojë defektet e tubit neural tek të sapolindurit.

Tensioni i gjakut
Angjinarat janë një burim i pasur i kaliumit, mineralit të vecantë që ka një impakt pozitiv në disa organe të trupit. Kaliumi ndihmon në neutralizimin e impaktit të natriumit të tepërt në trup që rrit tensionin e gjakut në trup. Angjinara shërben si zgjerues i enëve të gjakut.

Shëndeti i mëlçisë
Angjinaret janë përdorur prej shekujsh si tonik për mëlcinë. U deshën kohët moderne që studimet shkencore të konfirmonin ndikimin e madh që argjinaret kanë tek mëlçia. Dy antioksidantë të argjinares, cinarina dhe silimarina përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të mëlçisë, duke reduktuar prezencën e toksinave dhe larguar ato nga mëlçia. Fshikëza e tëmthit është gjithashtu në shënjestrën e vlerave të argjinares. Kjo e fundit qetëson fshikëzën e inflamuar dhe ofron zgjidhje për bllokimin e organit duke e rikthyer në normalitet. Angjinarja stimulon prodhimin e sekrecioneve dhe lëngjeve gastrike dhe ndihmon me tretjen.

Angjinarja pas alkolit
Sic e përmendëm edhe më lart, angjinaret ofrojnë shpëtim për mëlçinë dhe arrijnë të zhbllokojnë çdo gjë në trup, dhe largojnë toksinat nga gjaku. Si rrjedhojë angjinarja është kura ideale për dhimbjet e kokës pas pirjes së alkolit. Ka disa njerëz që përtypin disa gjethe të argjinares pasi kanë kaluar një natë intensive në praninë e alkolit.

Shëndeti i kockave
Angjinarja është një nga ushqimet më të mira që mund të gjeni në market. Nëpërmjet saj mund të merrni vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori dhe mangani. Këto minerale janë të çmuara për shëndetin e kockave dhe për të luftuar sëmundje si osteoporoza.

Shëndeti i trurit
Angjinaret janë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Duke qenë se ato zgjerojnë enët e gjakut, niveli i oksigjenit që arrin në tru është më i lartë e si rrjedhojë përmirëson aftësitë e tij. Një tjetër kuriozitet është që fosfori që gjendet tek argjinarja gjendet edhe tek qelizat e trurit.

Konsumimi i angjinares
Para se të gatuani angjinaren, duhet ta lani mirë dhe të prisni gjëmbat e vegjël në fund të cdo gjetheje. Angjinaret mund t’i zieni në nje enë me ujë duke shtuar erëza dhe barishte sipas preferencave. Pas gatimit mund t’i konsumoni të ngrohta ose të ftohta. Ju bëftë mirë!/AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Probleme me kollën dhe frymëmarrjen? Zbuloni kurat natyrale

Edhe gjatë stinës së pranverës organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet e rrugëve të frymëmarrjes. Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta se si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave apo alergjive.

Mjalti. Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë.

Farat e Linit. Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tre lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe zijini së bashku. Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe lëngun përzijeni me tre lugë lëng limoni dhe mjalti respektivisht. Më pas sa herë që të goditeni nga kolla merrni nga një lugë të kësaj përzierje magjike.

Xhenxhefili. Për një kollë të thatë, zgjidhni xhenxhefilin, hidhni pak kripë dhe përtypeni për disa minuta. Kolla luftohet edhe me çaj xhenxhefili që përgatitet duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.

Çaji i trumzës. Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë me gjethe të shtypura trumëze në çajnik të mbushur me ujë dhe duke e zier për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Të treja së bashku kanë fuqi të mëdha shëruese.

Çaj me mjaltë dhe piper të zi.
Nëse vuani nga kolla e pjekur ose ajo me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi. Ky i fundit stimulon qarkullimin dhe çlirimin e sekrecioneve, dhe mjalti ndalon kollën. Përdorni një lugë çaji me piper të zi dhe dy lugë gjelle me mjaltë. Përzijeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni.

Pini lëngun e limonit. Merrni një copë limoni. Spërkateni me piper të zi dhe kripë dhe pijeni lëngun magjik që ofron një shërim të menjëhershëm.

Bajamet. Merrni një lëng portokalli, shtoni disa lugë me bajame të shtypura ose pluhur dhe pijeni kundër kollës.

Qepët. Me qepët mund të bëni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, qepën e grirë dhe zieini në një tenxhere me ujë të nxehtë, për 2 orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle prej tij çdo një orë.

Karafili. Përzieni erëzën e karafilit me mjaltin dhe ruajeni gjatë natës në frigorifer. Në mëngjes hiqni karafilat e thatë dhe konsumoni një lugë nga mjalti i mbetur. Dhimbja në fyt do të shërohet dhe inflamacioni do të zvogëlohet.

Lëngu i karrotës. Përgatisni lëng të freskët karrote duke shtrydhur katër karrota dhe përzier lëngun me ujë. Këtë lëng duhet ta pini katër herë në ditë.

Jamballi. Kjo bimë që njihet edhe me emrin Likuiricia lufton kollën sepse zbut sekrecionet dhe ofron qetësim nga spazmat e bronshitit. Mjaftojnë dy lugë çaji nga lëngu i jamballit në ujë të ngrohtë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

“Pse ndihemi të lodhur-Të gjitha arsyet!”

Çfarë është Lodhja? Të gjithëve na ka ndodhur të ndihemi të lodhur. Lodhja është një fenomen që arrijmë ta ndjejmë mjaft shpesh në jetën tonë.

A konsiderohet Lodhja një sëmundje në vetvete?

Sot përballemi rëndom me atë që quhet “Lodhje Kronike”.

Ndërkohë, a tregon “Lodhja Fizike” një sëmundje të rëndësishme të trupit tonë?

Ndonjëherë Lodhja është shenjë e një sëmundjeje serioze, edhe pse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për diçka të lehtë që mund të kontrollohet dhe trajtohet lehtë.

“Lodhja Mendore” dhe “Psikologjike”! Shenjat dhe mënyrat për ta trajtuar.

Rëndësia e nje stili të shëndetshëm jetese dhe marrja e suplementeve te duhura ushqimore për të eleminuar lodhjen.

Gjithçka në Hipokrati

Sonte, ora 18:00!

Top Channel!


Top Channel

Source link

Posted on

Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve. Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.

Studime të mëparshme, kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat Dhe Sëmundjet e Zemrës
Sipas të dhënave një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt. Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës. Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë. Idea se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar, thonë të dhënat. Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku. Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Ushqimet e lartpërmendura sipas eskpertëve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.

Si Të Ulni Rrezikun E Sëmundjeve Të Zemrës?
Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:
• Kryeni aktivitet të rregullt fizik
• Mos pini duhan
• Zgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.
• Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Burime Të Mira Të Vitaminës E
Gruri
Bajamet
Orizi kaf
Arrat

Burime Të Mira Të Vitaminës C
Specat
Portokallet
Qitro
Qershitë
Brokoli
Luleshtrydhet
Kivi
Shpargu
Boronicat
Ananasi
Domatet

Po Multivitaminat?
Multivitaminat e blera në farmaci përmbajnë një sasi të mirë vitaminash, por jo sasinë e duhur të vitaminës E dhe C të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës. Mjekët arsyetojnë se njeriu duhet të marrë 400 njësi të vitaminës E në ditë dhe 500 mg të vitaminës C dy herë në ditë, përmes ushqimit të shëndetshëm, ose suplementeve të vitaminave nëse këshillohen nga mjeku./AgroWeb


Top Channel

Source link