Posted on

“Kalova Covid 19 për dy ditë duke konsumuar 6 litra ujë”/ Sqarimi i pneumologut: Duhet të flasësh me ujin…

Një shkrim i mjekut pneumolog, Edmond Driçi, që tregon se me 12 litra ujë dhe pa asnjë ilaç, kaloi koronavirusin, mori vëmendje dhe kritika.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, mjeku shpjegon deklaratën e tij, ku thotë nuk mjafton vtëm të konsumosh ujë, duhet të ‘flasësh’ me të. “E kam kaluar Covid-in në gusht të vitit 2020.  Por, nuk është mesazhi që të pihen 12 litra ujë në ditë dhe mjafton. Përvoja ime personale, që kam kaluar sfida me shëndetin, ka bërë që të kërkoj shumë. Po kërkoj një degë të re të shkencës mjekësore, që është mjekësia kuantike.

Uji ka një veti, sipas zbulimeve shkencore, mbart memorie, me ujin mund të bisedosh dhe të japësh mesazh. Te uji regjistrohen valët skalare.  Është mesazhi që i jep ujit që të programosh qelizën brenda trupit dhe t’i japësh mesazhit bakterit më pas (për ta larguar).

Truri i njeriut është i përbërë nga neuronet, brenda ka citoskelet, ka mikrotubula, tubula brenda, që një shkencëtra i ka gjuajtur kub. Aty ndodhet ujë me koherencë të lartë. Trupi i njeriut krijon biokotone.

Ne mund ta riprogramojmë ADN-në tonë nëpërmjet fjalës, mund të arrijmë që zemrën ta lemë të qetë, nëpërmjet mendjes. Është struktura e tillë, ka fushën magnetike, e lidhur me rrjetin energjitik të tokës. Nëpërmjet zemrës kuptojmë  ndjenjat tona”.

Ai shpjegon konkretisht, procesin e konsumimit të ujit. “Merrja shishen, komunikoja me të për tre minuta, ndjesia intuitive që kisha brenda vetes më shtynte që këtë mesazh ta kisha të përhershëm, pastaj merrja sasinë tjetër të ujit. Keni parë ritual fetar që të kryhet pa ujë?! Funksionon gjithmonë”.


Top Channel

Source link

Posted on

Mësoni rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik është shumë e rëndësishme për organizmin. Ajo vjen në ndihmë kundër azmës, rënies së flokëve, alergjive, stresit, ankthit, çrregullimeve me frymëmarrjen dhe problemeve me zemrën.

Ajo rrit imunitetin, zbut osteoartritin, shenjat e plakjes së parakohshme, mban nën kontroll diabetin dhe rrit rezistencën kundër një sërë infeksionesh Një ushqyerje e pasur nënkupton praninë e bollshme të kësaj vitamine kaq të nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e organeve. Ajo luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e transmetuesve nervorë në tru, steroideve dhe përthithjen e yndyrnave, proteinave dhe ushqyesve të tjerë nga ushqimet. Thënë shkurt, kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për shëndetin.

Simptomat e Mungesës së Vitaminë B5
Nëse ndonjëherë ju duket sikur nuk i ndieni këmbët dhe më pas ju kaplojnë dhimbjet, atëherë duhet të dini se kjo është një simptomë e mungesës së vitaminës B5. Kjo simptomë shoqërohet nga ndjenja e vazhdueshme e lodhjes dhe drobitjes së gjithë trupit. Simptoma të tjera përfshijnë pagjumësinë, aneminë, të vjellat, kontraktimet e muskujve dhe çrregullime jo normale të lëkurës.

Ku gjendet vitamina B5?
Burimet më të rëndësishme të kësaj vitamine janë kërpudhat, brokoli, lakra, bishtajoret, salmoni dhe barishtet. Kjo vitaminë gjendet edhe tek vezët, peshqit, majaja, arrorët, qumështi, djathi, gruri dhe kikirikët.

Vlerat shëndetësore të vitaminës B5
Stimulon hormonet
Vitamina B5 sintetizon shumë përbërës organikë të rëndësishëm për trupin e njeriut. Për shembull, ajo është e rëndësishme për formimin e yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, amino acideve dhe antibiotikëve. Kjo vitaminë stimulon gjithashtu hormonet e veshkave.

Largon stresin
Vitamina B5 është me famë sa i përket heqjes së stresit dhe zgjidhjes së disa problemeve mendore si ankthi dhe depresioni. Ajo rregullon hormonet që janë përgjegjës për krijimin e këtyre problemeve mendore.

Shëndeti i zemrës
Vitamina B5 bën një punë të mrekullueshme në mbrojtjen e funksioneve të zemrës. Ajo rregullon nivelin e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut.

Gjallëria fizike dhe mendore
Vitamina B5 ndihmon në zbutjen e lodhjes dhe drobitjes fizike dhe rikthen të gjitha aktivitetet e metabolizmit. Vitamina B5 rrit gjallërinë e trupit dhe e bën atë të jetë efikas në kryerjen e detyrave të përditshme. Kjo vitaminë vlerësohet shumë nga njerëzit aktivë dhe ata që merren me sport.

Kujdesi për lëkurën dhe flokët
Vitamina B5 ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe paraqitjes së bukur të saj. Ajo vonon shfaqjen e parakohshme të shenjave të plakjes, rrudhave dhe njollave të moshës. Studimet kanë treguar se ajo luan një rol të rëndësishëm në pigmentimin e flokëve dhe parandalon zbehjen e ngjyrës.

Vitamina që tretet në ujë
Vitamina B5 i përket atij grupi vitaminash që treten në ujë nëse merren si suplement. Rrjedhimisht ajo nuk shoqërohet nga substanca toksike në organizëm. Kjo vlerë e bën këtë vitaminë shumë efikase për njerëz të të gjitha grupomoshave.

Sistem i fortë imunitar
Vitamina B5 është shumë e mirë në forcimin e sistemit imunitar, duke na ardhur në ndihmë kundër një sërë infeksionesh apo sëmundjesh. Nëse dëshironi që të zvogëloni gjasat e prekjes nga një sëmundje e keqe atëherë përpiquni të maksimizoni numrin e qelizave të bardha dhe të mbani sistemin imunitar të mbrojtur. Këtë mund ta bëni duke ngrënë ushqime të pasura me vitaminë B5.

Rrit nivelet e hemoglobinës
Vitamina B5 arrin të rrisë nivelet e hemoglobinës në trupin e njeriut. Ajo ndihmon mëlçinë në metabolizmin e substancave toksike./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

A janë të rrezikuar nga zemra ata që nuk hanë mëngjes? Zbuloni rezultatet e studimit

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Sipas tij, njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 6550 personave nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Autorët e studimit nënvizuan faktin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një vakt i shëndetshëm që në fillim të ditës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve.

Çfarë e Bën Mëngjesin Kaq Të Rëndësishëm?
Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit. Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës. Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës. Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore. Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha.

Fillimi i Mbarë, Gjysma e Punës
Gjatë natës, trupi pushon e megjithatë ka nevojë për kalori dhe energji për të stimuluar shumë procese që na japin jetë, siç janë rrahjet e zemrës. Në mungesë të ushqimit natën, trupi merr energjinë nga depozitat e ndryshme duke shteruar shumë prej tyre. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ushqeheni mirë e shëndetshëm që në mëngjes. Dita duhet të nisë mirë, me një vakt të bollshëm me vezë, avokado, kos dhe fruta pylli. Këto ushqime do ju mbajnë të ngopur, do ju japin shumë energji por do ju mbrojnë edhe zemrën./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik është shumë e rëndësishme për organizmin. Ajo vjen në ndihmë kundër azmës, rënies së flokëve, alergjive, stresit, ankthit, çrregullimeve me frymëmarrjen dhe problemeve me zemrën.

Ajo rrit imunitetin, zbut osteoartritin, shenjat e plakjes së parakohshme, mban nën kontroll diabetin dhe rrit rezistencën kundër një sërë infeksionesh. Një ushqyerje e pasur nënkupton praninë e bollshme të kësaj vitamine kaq të nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e organeve. Ajo luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e transmetuesve nervorë në tru, steroideve dhe përthithjen e yndyrnave, proteinave dhe ushqyesve të tjerë nga ushqimet. Thënë shkurt, kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për shëndetin.

Simptomat e Mungesës së Vitaminë B5
Nëse ndonjëherë ju duket sikur nuk i ndieni këmbët dhe më pas ju kaplojnë dhimbjet, atëherë duhet të dini se kjo është një simptomë e mungesës së vitaminës B5. Kjo simptomë shoqërohet nga ndjenja e vazhdueshme e lodhjes dhe drobitjes së gjithë trupit. Simptoma të tjera përfshijnë pagjumësinë, aneminë, të vjellat, kontraktimet e muskujve dhe çrregullime jo normale të lëkurës.

Ku gjendet vitamina B5?
Burimet më të rëndësishme të kësaj vitamine janë kërpudhat, brokoli, lakra, bishtajoret, salmoni dhe barishtet. Kjo vitaminë gjendet edhe tek vezët, peshqit, majaja, arrorët, qumështi, djathi, gruri dhe kikirikët.

Vlerat shëndetësore të vitaminës B5
Stimulon hormonet
Vitamina B5 sintetizon shumë përbërës organikë të rëndësishëm për trupin e njeriut. Për shembull, ajo është e rëndësishme për formimin e yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, amino acideve dhe antibiotikëve. Kjo vitaminë stimulon gjithashtu hormonet e veshkave.

Largon stresin
Vitamina B5 është me famë sa i përket heqjes së stresit dhe zgjidhjes së disa problemeve mendore si ankthi dhe depresioni. Ajo rregullon hormonet që janë përgjegjës për krijimin e këtyre problemeve mendore.

Shëndeti i zemrës
Vitamina B5 bën një punë të mrekullueshme në mbrojtjen e funksioneve të zemrës. Ajo rregullon nivelin e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut.

Gjallëria fizike dhe mendore
Vitamina B5 ndihmon në zbutjen e lodhjes dhe drobitjes fizike dhe rikthen të gjitha aktivitetet e metabolizmit. Vitamina B5 rrit gjallërinë e trupit dhe e bën atë të jetë efikas në kryerjen e detyrave të përditshme. Kjo vitaminë vlerësohet shumë nga njerëzit aktivë dhe ata që merren me sport.

Kujdesi për lëkurën dhe flokët
Vitamina B5 ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe paraqitjes së bukur të saj. Ajo vonon shfaqjen e parakohshme të shenjave të plakjes, rrudhave dhe njollave të moshës. Studimet kanë treguar se ajo luan një rol të rëndësishëm në pigmentimin e flokëve dhe parandalon zbehjen e ngjyrës.

Vitamina që tretet në ujë
Vitamina B5 i përket atij grupi vitaminash që treten në ujë nëse merren si suplement. Rrjedhimisht ajo nuk shoqërohet nga substanca toksike në organizëm. Kjo vlerë e bën këtë vitaminë shumë efikase për njerëz të të gjitha grupomoshave.

Sistem i fortë imunitar
Vitamina B5 është shumë e mirë në forcimin e sistemit imunitar, duke na ardhur në ndihmë kundër një sërë infeksionesh apo sëmundjesh. Nëse dëshironi që të zvogëloni gjasat e prekjes nga një sëmundje e keqe atëherë përpiquni të maksimizoni numrin e qelizave të bardha dhe të mbani sistemin imunitar të mbrojtur. Këtë mund ta bëni duke ngrënë ushqime të pasura me vitaminë B5.

Rrit nivelet e hemoglobinës
Vitamina B5 arrin të rrisë nivelet e hemoglobinës në trupin e njeriut. Ajo ndihmon mëlçinë në metabolizmin e substancave toksike./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Si të reagojmë në kushtet e Urgjencave Shëndetësore?

Gati çdo ditë ndodh që nga aksidente, sëmundje akute apo helmime, shumë persona vuajnë ose humbasin edhe jetën, për shkak se njerëzit që rastësisht mund të ndodhen pranë tyre, nuk dinë si të japin ndihmën e parë.

A e dini se cilat janë urgjencat madhore shëndetësore që rrezikojnë jetën e një njeriu?

A dimë ne të japim ndihmën e duhur në rastet e situatave të urgjencave mjekësore?

Të dish si të japësh ndihmën e parë, në shumë raste është jetike për ata që pësojnë aksidente. Gjithashtu e rëndësishme është edhe të mësosh të tjerët ta japin atë, gjithmonë me misionin për të shpëtuar jetë njerëzore.

Shpeshherë ndodh që ne ta komplikojmë vetë edhe më shumë situatën me gabimet që mund të bëjmë teksa tentojmë të ndihmojmë një person në rast të një emergjence shëndetësore.

Në emisionin “Hipokrati” sot do të flitet edhe se cilat janë ato veprime që nuk duhet të kryejmë në rastet e ngjarjeve të tilla të papritura dhe që mund të vënë në rrezik vetë jetën e njeriut.

Sa rëndësi ka kualifikimi i personelit shëndetësor që jep ndihmën e parë mjekësore?

Gjithçka në Hipokrati!

Sonte, ora 17:00!

Top Channel!


Top Channel

Source link

Posted on

Lemza gjatë Covid 19/ Mjekët flasin për rastet kur ka qenë problematike

Është vërtetuar shkencërisht, që Covidi shfaqet me mbi 80 simptoma tek njerëz të ndryshëm.

Jo rrallë hasim edhe persona që shprehen, se ndërsa kalojnë Covidin, u shfaqet lemza, që I mban nga 24 orë e deri me ditë të tëra. Por a është lemza simptomë e Covid 19-tës?

Bruna Shiroka: Lemza është një element i shfaqjes gjatë ecurisë së sëmundjes, sidomos kur ka një prekje pulmonare. Dhe mendohet që mund të ketë lidhje përdorimi i preparatëve Kortikosteroidë.

Pra, lemza nuk është element i shfaqjes së Covidit, pra nuk do të thotë që ke lemzë dhe është Covid.

Dhe realisht ulja graduale e dozave të kortizonikëve, sigurisht duke parë edhe kursin e sëmundjes, është shoqëruar edhe me lehtësimin gradual të këtij elementi, lemzës.

Lemzën e kemi hasur kryesisht gjatë muajve shtator-tetor të vitit të shkuar. Pacientë që deklaronin prezencën e lemzës ishin shumë, por ata që e kishin jashtëzakonisht shqetësuese ishin të paktë. Nga komunikimet telefonike kemi patur pacientë, që ankoheshin për lemzë 24 orë pa ndërprerje.

Është shumë sfilitëse faktikisht, sidomos për një pacient, që ka problem të mushkërive. Edhe me ditë madje ka zgjatur lemza, por sigurisht neve na është dashur të ndërhyjmë dhe kemi bërë uljen graduale të shprehjes së lemzës.

Tashmë edhe ne jemi më mirë të orientuar për mënyrën e vlerësimit, trajtimit, ndjekjes deri në përmirësim të pacientit.

Unë e kalova Covidin, me simptoma të lehta. Kisha kollë, por temperaturë nuk kisha. Për 2-3 ditë i pata këto simptoma. Lemzë nuk kisha.

Unë e pata me ftohje të vjetër, temperaturë, djersë, këputje. Këto zgjatën për 2-3 javë.

Mua nuk më ka rënë Covidi, edhe familjes sime, shyqyr Zotit jo. Kam dëgjuar lloj lloj simptomash, por për lemzë nuk kisha dëgjuar”, thonë qytetarët.


Top Channel

Source link

Posted on

Njihuni me 8 ushqimet që dëmtojnë veshkat dhe që duhet t’i shmangni

Veshkat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit. Veshkat janë gjithë kohës në punë, madje luajnë rol edhe në tensionin e gjakut. Cilësia e regjimit ushqimor ndikon fort në punën e veshkave.

Disa ushqime janë të dëmshme për veshkat, madje nxisin shumë sëmundje. Në këtë artikull do të mësoni për 8 ushqimet që shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat.

Mishi i Kuq
Mishi i kuq përmban shumë proteina, të cilat janë të dobishme për muskujt por sfiduese për veshkat. Mishi i kuq është gjithashtu i pasur në yndyrna të ngopura. Këshillohet se veshkat kanë nevojë për pak yndyrna por një sasi e lartë e tyre dëmton veshkat dhe rrit masën e mbetjeve acidike në trup.

Alkoli
Alkoli është një toksinë e cila duhet filtruar nga veshkat. Nëse e teproni me alkolin, funksioni i veshkave tuaja do të ndryshojë dhe ato nuk do të jenë në gjendje të filtrojnë mirë gjakun. Alkoli e dehidraton organizmin dhe veshkat funksionojnë më mirë në një organizëm të hidratuar.

Kripa
Sasitë e tepërta të kripës i detyrojnë veshkat të ruajnë më shumë depozita uji për tretjen e saj. Kjo gjë nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave. Për të përmirësuar këto aftësi, ekspertët rekomandojnë të konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium.

Kafeina
Kafeina përshpejton qarkullimin e gjakut dhe rrit tensionin e tij. Ajo ndikon në aftësitë e veshkave për përthithjen e ujit dhe nxit dehidratimin. Ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre pijeve me kafeinë në ditë.

Pijet Energjike Dhe Të Gazuara
Këto lëngje nuk kanë asnjë vlerë shëndetësore. Ato janë të pasura me kafeinë, sheqerna dhe ngjyrues të rrezikshëm. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë veshkat dhe aftësinë e tyre filtruese.

Ëmbëlsuesit Artificialë
Këto substanca që gjenden tek pijet e gazuara që trumbetohen sikur kanë pak kalori janë të dëmshme për veshkat. Pirja e dy prej tyre në ditë do të dëmtojë eventualisht funksionin e veshkave.

Produktet e Bulmetit
Këto produkte janë të pasura me kalçium dhe proteinë, por nuk duhet ta teproni me konsumin e tyre. Kalçiumi i tepërt mund të nxisë formimin e gurëve në veshka. Barra e rëndë e punës së veshkave mund të çojë mbetjet në organizëm në nivele të rrezikshme.

Ushqimet Jo Organike
Ushqimet jo organike që janë të pasura me pesticide nxisin shfaqjen e sëmundjeve kronike të veshkave. Nivelet e larta të pesticideve në trup shkaktojnë një dëm të lartë oksidues të veshkave. Shëndeti i veshkave nuk kërkon sakrifica të mëdha. Ju mund të mos hiqni dorë nga kafeja e mëngjesit apo bifteku në drekë. Shijojeni edhe djathin herë pas here, por mundohuni të hani fruta dhe perime të stinës që janë organike dhe pa pesticide dhe thuajini lamtumirë pijeve të gazuara./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me Covid-19?

Covid-19, një element viral që dhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik. Siç kemi përmendur me pare, Virolenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë. Fatmirësisht, infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe shërime në masë sigurisht.

Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me Covid-19 konsiderohet stresi psiko-neurotik, i cili është patologjia ose sëmundja adicionale më e madhe se të tjerat. Një pacient i infektuar me Covid-19 përballet me një stres të komplikuar, ku në të përfshihen (frika ndaj aparaturave, frika ndaj rëniës së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të oksimetrit dixhital, frika ndaj përkeqësimit të gjendjes, frika ndaj medikamenteve, frika për t’u shkuar në qendrat spitalore, frika ndaj respiratorëve dhe frika ndaj termit intubim.

Të gjitha këto aspekte shkaktojnë trauma mentale tek pacientët e infektuar me covid, duke i çuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit. Kuptohet, qeniet njerëzore janë të ndryshme sepse kodi gjenetik, AND-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon më lehtë situatën, dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarre dhe akte ekstreme.

Stresi, kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit në gjak.
Kortizoli është hormoni më i dëmshëm në organizëm, i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjendjen e pacientëve, jo vetëm me Covid, por dhe pacientëve të tjerë, të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera. Hormoni i kortizolit është burimi më i madh që ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve, gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda. Stresi shfaqet tek personat, të cilët anojnë së menduari gjithnjë e më tepër negativisht dhe sipas shkencës së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësojë gjendjen e pacientëve.

Tek pacientët, të cilët mendojnë pozitivisht, akumulohet energji pozitive dhe në këtë rast organizmi i tyre prodhon hormonin Serotoninë (Pra, ky hormone, i cili kalon në gjakun e personave dhe pacientëve) i bën të ndihen mirë si rezultat i vetë-optimizimit dhe mendimit pozitiv. Gjithashtu në bio-inxhinieri dhe në gjenetike ekziston, një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (qelizave limfatike, antitrupave, imunogloblinave, antikorpeve dhe këtyre hormoneve).
Kortizoli i shkaktuar nga stresi, hormoni më i dëmshëm në organizëm ndikon në dobësimin e sistemit imunitar dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve. Hormoni serotoninë, i shkaktuar nga optimizmi mendor dhe gjendja pozitive shkakton përforcimin e sistemit imunitar. Dhe siç e dimë, këto qeliza mbrojtëse të organizmit, të cilat formojnë sistemin imunitar ndikojnë në përballimin dhe dominimin e shumë sëmundjeve.

Covid-19 është një virus, violencë e të cilit po bie gradualisht.
Mendoni pozitivisht.
Ushtroni aktivitet Sportiv
Ushqehuni Shëndetshëm
Dëgjoni muzikë
Dhe sigurisht respektoni rregullat anti-covid
Distanca Fiziko-Sociala minimalisht 1m
Mbani një maskë të lehtë FFP1
Mbani dezinfektantë kudo që shkoni/Agroweb


Top Channel

Source link

Posted on

Rrushi i thatë është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë

Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup. Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.

Mirëpo, ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë. Ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë është se ai ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut. Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve. Sidoqoftë, kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.

Për shembull, gratë nën 50-vjeç duhet të konsumojnë 25 gramë fibra në ditë, ndërsa burrat në këtë moshë duhet të konsumojnë 38 gramë fibra në ditë. Nëse keni probleme me tretjen, patjetër që do të ishte mirë të shtoni pak rrush të thatë në kos ose drithëra në mëngjes.

Reduktimi i rrezikut të anemisë

Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup në të gjithë botën. Më shumë se një e katërta e popullsisë së botës preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut tuaj për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Në disa raste, ai madje mund të dëmtojë funksionin e trurit.

Përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës. Megjithëse rrush i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban rreth 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50 vjeç, rreth 18 miligramë, të cilat kryesisht rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.

Rritja e niveleve të energjisë

Meqenëse rrush i thatë përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri, një grusht rrush të thatë mund të jetë një burim i mirë energjie. Është më mirë t’i hani në mëngjes me stomak bosh ose para një stërvitje për të cilën keni nevojë për energji shtesë, shkruan Eat This.

Reduktimi i rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Rrushi i thatë është plot me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues mund të ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj. Kjo mund të çojë në komplikime të mëdha shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Nivelet e rritura të sheqerit në gjak

Fatkeqësisht, rrushi i thatë gjithashtu ka një të metë. Siç është përmendur tashmë, ai është i pasura me sheqer dhe ndërsa kjo mund të jetë e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.

Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit shumë të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë.


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni 8 përfitimet shëndetësore të çajit me mente

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj.

Në këtë artikull, duke u bazuar në studimet dhe kërkimet e shumta, do të shqyrtojmë përfitimet shëndetësore të çajit të mentes.

Ndihmon Me Tretjen
Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes, që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Por efektin më të madh e ka vaji i mentes, i cili është më i përqendruar se çaji. Disa prova kanë treguar se vaji mund të ofrojë lehtësim për pacientët me sindromën e zorrës së irrituar. Në rast se po mendoni të përdorni vaj ose çaj mente, për të trajtuar ndonjë problem shëndetësor, drejtohuni fillimisht tek mjeku juaj për të garantuar nëse është i përshtatshëm për ju.

Freskon Natyralisht Gojën
I famshmëm për shkak të aromës dhe shijes së tij të pastër e të mrekullueshme, çaji i mentes mund të ndihmojë në eleminim e erës së keqe në gojë. Ai ka ka veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në eleminimin e mikrobeve që shkaktojnë sëmundjen e pllakave dhe mishit të dhëmbëve.

Nuk Përmban Kafeinë
Ndërkohë që shumë njerëz e konsumojë këtë lloj çaji pasi e pëlqejnë shijen e tij, shumë mendojnë se është një mundësi e jashtëzakonshme për të zëvendësuar pijet me kafeinë. Mbajtja larg e kafeinës, veçanërisht në mbrëmje, mund të ndihmojë me problemet me gjumin ose me tensionin.

Stimulon Mendjen
Aroma e çajit të mentes stimulon trurin tuaj, duke ju bërë më vigjilent, një qasje krejtësisht e këndshme për të rritur përqendrimin tuaj.

Ka Veti Antibakteriale Dhe Antivirale
Çaji me mente mendohet se ka veti kritike antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar kështu imunitetin e trupit tuaj.

Lehtëson Dhimbjet E Kokës
Mentoli mund të jetë një zgjidhje e sigurt dhe tërheqëse për të tratuar dhimbjet e kokës. Gjithashtu ju mund të provoni të aplikpni vaj esencial menteje në zonën e tëmthit dhe vetullave, në rast kur keni dhimbje koke.

Pastron Sinuset
Mentoli, mund të ndihmojë në luftimin e problemeve të sinuseve. Prandaj ndësa konsumoni çajin me mente, sigurohuni që po thithni edhe avullin që lëshon çaji i nxehtë./AgroWeb


Top Channel

Source link