Posted on

Zbuloni cilat janë ushqimet e pasura me vitamina nga A-ja tek K-ja

Këshilla dhe informacione shumë të vlefshme që duhet t’i zbatoni edhe në praktikë.

Vitaminat janë të domosdoshme për organizmin. Megjithatë, a e dini sa vitamina ju duhen në ditë apo në cilat ushqime t’i gjeni ato? Artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë me informacione të dobishme të cilat duhet t’i zbatoni edhe në praktikë.

Vitamina A
Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 900 mikrogramë në ditë
• Femrat: 700 mikrogramë në ditë
• Femrat shtatzënë: 770 mikrogramë në ditë
• Nënat lehonë: 1,300 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Përmirëson shikimin, sistemin imunitar dhe sistemin riprodhues.

Vitamina B1 (thiamina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Krundet, drithërat e plotë, produktet e miellit, buka.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 1.2 miligramë në ditë
• Femrat: 1.1 miligramë në ditë
• Femrat shtatzënë ose nënat që ushqejnë me gji: 1.4 milligram në ditë
Përfitimet: Ndihmon organizmin të përpunojë karbohidratet dhe disa proteina

Vitamin B2 (riboflavina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Qumështi, produktet e bukës, drithërat e pasuruar.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 1.3 miligramë në ditë
• Femrat: 1.1 miligramë në ditë, (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë: 1.4 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 1.6 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon në transformimin e ushqimit në energji dhe në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Vitamina B3 (niacina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi, peshku, shpendët, buka integrale, drithërat e pasuruar.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 16 miligramë në ditë
• Femrat: 14 mg në ditë (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë: 18 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 17 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon me tretjen dhe në formimin e kolesterolit

Vitamina B5 (acidi pantotenik)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi i pulës, lopës, patatet, tërshëra, drithërat, domatet.

Sa ju nevojitet
• Të rriturit: 5 miligramë në ditë
• Femrat shtatzënë : 6 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 7 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon në transformimit të karbohidrateve, proteinës dhe yndyrnave në energji.

Vitamina B6
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, produktet e pasuruara të sojës, patatet, të brendshmet e kafshëve për konsum, qiqrat

Sa ju nevojitet
• Meshkujt dhe femrat e grupmoshës 19-50 vjeç: 1.3 miligramë në ditë, (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë 1.9 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 2 miligramë në ditë
• Meshkujt mbi 51 vjeç: 1.7 miligramë në ditë
• Femrat mbi 51 vjeç: 1.5 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon me metabolizmin, sistemin imunitar dhe zhvillimin e trurit tek foshnjat.

Vitamin B7 (biotina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Frutat, produktet e mishit, pjesa e mëlçisë

Sa ju nevojitet
• Të rriturit: 30 mikrogramë në ditë, (përveç nga nënat që ushqejnë me gji)
• Nënat që ushqejnë me gji: 35 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon organizmin të prodhojë yndyrna, proteina dhe gjithçka tjetër për të cilën qelizat kanë nevojë.

Vitamina B12
Ushqimet ku mund ta gjeni: Peshku, shpendët, mishi, produktet e bylmetit dhe drithërat e pasuruara.

Sa ju nevojitet
• Të rriturit: 2.4 mikrogramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
• Femrat shtatzënë : 2.6 mikrogramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 2.8 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon organizmin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut.

Vitamina C
Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 90 miligramë në ditë
• Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
• Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë
• Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.
Përfitimet: Mbron ndaj dëmtimit të qelizave, mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon organizmin të prodhojë kolagjen.

Vitamina D
Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.

Sa ju nevojitet
• Grupmoshat 19-70 vjeç: 600 njësi ndërkombëtare në ditë
• Të rriturit mbi 71 vjec : 800 njësi në ditë
Përfitimet: Është e nevojshme për kockat, muskujt, sistemin imunitar, dhe komunikimin e brendshëm mes trurit dhe trupit.

Vitamina E
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë.

Sa ju nevojitet
• Të rriturit (përfshirë femrat shtatzënë): 15 miligramë në ditë ose 22.5 njësi.
• Nënat që ushqejnë me gji: 19 miligramë në ditë, ose 28.5 njësi.
Përfitimet: Ndihmon kundër dëmtimit të qelizave.

Vitamina K
Ushqimet ku mund ta gjeni: Zarzavatet dhe barishtet si spinaqi, brokoli, lakrat e vogla dhe lakra.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 120 mikrogramë në ditë
• Femrat: 90 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe mpiksjen e gjakut./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

COVID-19/ Mjekët zbulojnë se ndikon edhe në sistemin tretës

COVID-19 është kryesisht një sëmundje që shkakton probleme të frymëmarrjes, por gjithashtu mund të prekë pjesë të tjera të trupit. Mjekët kanë vërtetuar se COVID-19 mund të prekë mushkëritë, zemrën, por edhe sistemin e tretjes.

Sipas statistikave, 53 për qind e pacientëve me COVID-19 zhvillojnë të paktën një simptomë gastrointestinale, shkruan Times of India. Përveç kësaj, te disa pacientë, simptomat gastrointestinale mund të shfaqen në një fazë të hershme të sëmundjes, dhe në disa pacientë ato janë treguesi i vetëm i infeksionit.

Ka disa shenja të zakonshme që tregojnë se COVID-19 ndikon në sistemin e tretjes:
Humbja e oreksit
Disa persona me COVID-19 kanë raportuar humbje të oreksit. Humbja e pazakontë e oreksit mund të jetë tregues i infeksionit. Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është çelësi për shërimin nga sëmundja dhe humbja e oreksit mund të ngadalësojë shërimin dhe të shkaktojë humbje peshe, shkruan KP. Për të shmangur këtë, ekspertët rekomandojnë që pacientët të hanë ushqime të pasura me energji dhe proteina dhe që ndihmojnë në forcimin e përgjigjes imune.

Ngërçet
Disa pacientë raportuan ngërçe dhe dhimbje barku si simptoma të koronavirusit. Dhimbja e stomakut mund të shkaktohet nga ndonjë inflamacion aktiv ose infeksion i zorrëve. Përveç kësaj, ato mund të ndodhin kur virusi sulmon traktin e ndjeshëm të tretjes.

Vjellje dhe diarre
Këto simptoma zakonisht shfaqen në fazën fillestare të sëmundjes. Në raste të infeksionit serioz, disa pacientë gjithashtu mund të vjellin gjak dhe kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor. Diarreja mund të jetë tregues i një forme të moderuar ose të rëndë të sëmundjes

Humbja e shijes dhe nuhatjes
Këto janë disa nga simptomat që janë karakteristike për COVID-19, dhe mund të jenë një tregues i problemeve gastrointestinale të shkaktuara nga virusi. Përveç kësaj, humbja e shqisës së shijes dhe nuhatjes mund të çojë në humbjen e oreksit, e cila mund të ndikojë më tej në tretje dhe vetë-shërim.


Top Channel

Source link

Posted on

Ujë me kastravec dhe limon/ Efektet në pastrimin e organizmit

Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon. Pirja e ujit është padyshim zgjidhja e parë për të pastruar organizmin, por duke shtuar kastravecin dhe limonin do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë.

Pirja e ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të ketë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm. Ju rendisim më poshtë të gjitha arsyet e forta se përse duhet të pini ujë me kastravec dhe limon çdo mëngjes.

Hidratimi
Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Njeriu humbet lëngjet çdo ditë nëpërmjet frymëmarrjes, djersës dhe urinës. Përmbajtja ujore e ushqimeve ndihmon në hidratimin e trupit. Kur organizmi është i hidratuar, atëherë është më energjik dhe organet më në formë.

Tensioni i Gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shëndetësor madhor që prek shumë njerëz në botë. Si pasojë e tij, njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ishemisë, sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe syve. Sipas të dhënave kastravecët janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, një mineral i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Mbipesha
Shpesh etja maskohet si uri, gjë që na shtyn ta teprojmë me të ngrënin. Uji me kastravec dhe limon është i mirë për të shuar etjen. Atë mund ta kombinoni me luleshtrydhe, limonë ose portokallë. Në këtë mënyrë ju mund të shmangni ushqimet e shpejta dhe kaloritë e tepërta që ju bëjnë të shtoni në peshë.

Lëkura
Hidratimi është i domosdoshëm për lëkurën dhe paraqitjen e saj. Kastraveci përmban 95% ujë dhe e hidraton atë. Sipas të dhënave farat e kastravecit janë të pasura me vitaminë E dhe kalium që ndihmon në pakësimin e rrudhave, njollave dhe shenjave të tjera të moshës. Kastravecët mund t’i përdorni edhe për të zbutur rrathët e syve apo kundër djegies nga dielli.

Flokët
Kastraveci ndihmon rritjen e flokëve sepse përmban silikon, fosfor dhe kalçium. Pirja ditore e ujit me kastravec ju ndihmon të keni flokë të plotë e plot shkëlqim. Kastraveci përmban shumë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Kësisoj, ju mund të pastroni organizmin nga toksinat.

Përgatitja e Ujit Me Kastravec dhe Limon
Lajeni kastravecin dhe limonin mirë duke përdorur sodë buke dhe ujë të rrjedhshëm. Në këtë mënyrë mund të largoni toksinat dhe pesticidet. Pas larjes, prijeni kastravecin dhe limonin në feta të holla dhe lëreni në ujë për disa orë. Shtoni sipas dëshirës limon, mente ose luleshtrydhe./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni si të pastroni ujin nga klori me metoda natyrale

Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurtë për t’u pirë. Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.

Për rrjedhojë, autoritet përkatëse kujdesen që të rrisin sasinë e klorit në mënyrë që të dezinfektojnë ujin që rrjedh në rubinetin e çdo familjeje. Por nga ana tjetër, sjell në vëmendje se klori është një substancë kimike tepër e dëmshme, dhe sado e vogël të jetë sasia e përdorur për dezinfektimin e ujit sërish efektet që sjell ai për organizmin nëse konsumohet janë të dëmshme.

Ai përdoret për të eliminuar patogjenët e rrezikshëm, duke u munduar që uji të jetë më i sigurt për t’u përdorur. Këtu qëndron dhe problemi. Klori kur pihet bashkë me ujin e çezmës por edhe kur përthithet nga perimet apo frutat të cilat i lajmë me të, kthehet në një rrezik për shëndetin e organizmit tonë.

Efektet e dëmshme të ujit me klor në organizëm
Disa të dhëna, raportojnë se klori lidhet me:
Rritjen problemeve me frymëmarrjen si astma dhe alergjitë
Dëmton mukozën e aparatit të frymëmarrjes
Vret bakteret e mira të florës së aparatit tretës
Nëse është me përqendrim të lartë, mund të shkaktojë formimin e xhepave të ujit në mushkëri
Acidet që krijohen kur klori dhe uji kur ata kombinohen, dëmtojnë qelizat e organizmit tonë duke shkaktuar dhe shumë sëmundje të rënda.

Një zgjidhje të lehtë për të neutralizuar përmbajtjen e klorit në ujin e çezmës
Nëse konsumoni ujin e çezmës për ta pirë, ju këshillojmë që në gotë të shtoni disa feta apo pika limoni. Studimet tregojnë se vitamina C që gjendet në këtë frut shërben si katalizator në eliminimin e molekulave të klorit. Kjo cilësohet si zgjidhja më e efektshme në minimizimin e efekteve të pranisë së klorit në ujë.

Por një tjetër shqetësim janë ushqimet. Të dhëna të ndryshme tregojnë se vetëm 60 sekonda të zhytura në ujë me përqindje klori, frutat dhe perimet e përthithin të gjithë këtë substancë. Më pas kur ato përdoren në gatime, klori i zbeh vlerat e tyre, dhe në vend që të konsumojmë perime dhe fruta plot veti për shëndetin e organizmit tonë, ne e dëmtojmë atë. Këshillohet që nëse uji i çezmës suaj ka një aromë klorine, si ajo e pishinave, mos i lani perimet dhe frutat direkt nga çezma. Në një tas hidhni lëngun e një limoni ose dy limona të prerë në feta. Kështu perimet dhe frutat tuaja ruajnë vlerat e tyre dhe janë të shëndetshme./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Kurat ideale kundër të ftohurës kronike

Moti është ngrohur dhe ditët me diell janë shumë të bukura, por e ftohura kronike mbetet sërish e pranishme. E ftohura kronike shkaktohet nga disa viruse që shumëfishohen me kalimin e çdo ore.

Simptomat e të ftohurës kronike përfshijnë: fytin e thatë, kollën, tështimat dhe lodhjen fizike. Këto simptoma mund të kurohen lehtë në shtëpi, falë disa kurave të thjeshta të cilat rimëkëmbin sistemin imunitar. Lexoni sugjerimet e mëposhtme:

Kurat Më Të Mira Kundër Të Ftohurës Kronike
Çaj Me Xhenxhefil
Një filxhan me çaj të ngrohtë xhenxhefili jep përmirësime të menjëhershme. Përbërësit e xhenxhefilit hidhen menjëherë në sulm kundër inflamacionit dhe lehtësojnë daljen e sekrecioneve nga organizmi. Çaji ka shije të mirë dhe nga ana tjetër furnizon organizmin me lëngjet e nevojshme për të mposhtur të ftohurën. Mjaftojnë dy filxhanë me çaj xhenxhefili në ditë për të larguar të ftohurën kronike. Ëmbëlsojeni me mjaltë nëse dëshironi.

Kurat Me Avull
Avulli lehtëson largimin e kollës dhe të ftohurës kronike. Kurat me avull, ose edhe avulli që lëshon një filxhan me çaj të nxehtë janë të mrekullueshme kundër sëmundjes. Në këto kura me avull mund të përdorni gjethe nenexhiku për të zhbllokuar hundët. Zakonisht në një enë me ujë të nxehtë hidhen vajra bimorë esencialë dhe avulli merret përmes hundës dhe gojës.

Shurup Me Mjaltë Dhe Qepë
Nëse e ftohura kronike shoqërohet me kollë dhe sekrecione, atëherë kombinoni mjaltin dhe lëngun e qepës. Kjo kurë është ideale për të çliruar kraharorin nga sekrecionet bllokuese.

Banjë Me Kripë
Mbusheni vaskën me ujë të nxehtë, kripëra aromatikë, vaj esencial lavande, vaj esencial nenexhiku dhe bëni një banjë relaksuese për të çlodhur trupin. Mjaftojnë 15 minuta banjë që të çlodheni dhe të mos keni më dhimbje.

Gargarat
Gargara është një nga kurat më të lashta por më efikase kundër fytit të thatë, kollës dhe të ftohurës kronike. Uji i ngrohtë me kripë, uthull molle dhe sherebelë të thatë është kura më e mirë për të bërë gargarë dhe shëruar rrugët e frymëmarrjes. Gargara përsëritet disa herë jo vetëm për të nxjerrë sekrecionet, por edhe për të rregulluar ngjirjen e zërit dhe lehtësuar frymëmarrjen. /AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Këto janë mënyrat për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak

Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pesë mënyrat ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak.

Ushqimet e Përpunuara
Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna shtesë të cilat arrijnë ta rrisin pa fre nivelin e sheqerit në gjak. Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Pijet Dhe Ushqimet E Ëmbëlsuara
Këshillohet të hiqni dorë nga pijet dhe lëngjet e blera në market. Frutat e plota, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karrotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak. Ato çlirojnë sheqerin natyral në gjak në mënyrë shumë të ngadaltë. Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Më Shumë Perime dhe Proteina
Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor. Fibra që ato përmbajnë ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibron sheqerin në gjak. Për më tepër, ato përmbajnë pak kalori. Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Kujdes Me Etiketat
Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur. Të dhënat tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara. Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë. Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Kujdes Me Alkolin
Alkoli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak. Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës. Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit. Për më tepër, kryeni aktivitet fizik dhe flini gjumë mjaftueshëm. Të dyja janë thelbësore për mirëmbajtjen e nivelin të sheqerit në gjak./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Duhet t’i dini patjetër/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

Ishemia Dhe Migrena
Një e treta e njerëzve që vuajnë nga migrena përjetojnë shtrembërim dhe mjegullim të shikimit por edhe mpirje të fytyrës dhe duarve. Sipas të dhënave femrat nga 35 deri në 45 vjeç që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuara të preken nga ishemia.

Problemet Me Zemrën
Migrena është faktor i lartë rreziku i sëmundjeve të zemrës, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga migrena të mos pijnë duhan dhe të mos marrin hormone apo kontraceptivë. Këshillohet që njerëzit që vuajnë nga migrena por edhe kanë probleme me zemrën duhet të bëjnë kujdes me medikamentet. Disa prej tyre ngushtojnë enët e gjakut dhe shkaktojnë stres në zemër.

Fibromialgia- Çrregullimi I Indeve Të Buta
Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i indeve të buta përjetojnë dhimbje të forta të migrenës. Kjo për shkencëtarët është e paqartë, ndonëse të dyja këto probleme kanë të njëjtët shkaktarë.

Depresioni
Migrena godet më shumë njerëzit që kanë çrregullime bipolare dhe depresion. Përpos kësaj, sa më të shpeshta të jenë dhimbjet e kokës aq më i madh është rreziku i depresionit. Mjekët rekomandojnë ecje në ambiente të jashtme për 20 minuta dhe gjumë të qetë për të shmangur migrenën dhe episodet depresive.

Ankthi
50% e njerëzve që vuajnë nga migrena kronike përballen edhe me ankthin. Migrena kronike shoqërohet me 15 episode dhimbjeje në muaj. Ankthi është simptomë shoqëruese e saj.

Paraliza Faciale
Njerëzit që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga paraliza faciale. Kjo paralizë prek nervat që kontrollojnë lëvizjet e muskujve dhe të fytyrës. Mjekët janë ende të paqartë për lidhjen mes të dyja sëmundjeve, por mendojnë që pikënisja qëndron tek inflamacioni dhe qarkullimi i keq i gjakut.

Sëmundja E Parkinsonit
Sipas studimeve rezulton se problemet me dopaminën – transmetues nervor- janë një nga shkaktarët e migrenës. Sipas tyre të njëjtat probleme shfaqen edhe tek njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Rrjedhimisht ata dyshojnë për një lidhje mes të dyja sëmundjeve.

Epilepsia
Njerëzit që vuajnë nga migrena janë dyfish më të rrezikuar nga epilepsia. Njerëzit që vuajnë nga epilepsia janë dy herë më të prirur të vuajnë edhe nga migrena./AgroWeb.


Top Channel

Source link

Posted on

Si të kujdeseni për këmbët tuaja, pas një dite të lodhshme

Ka rreth 29 muskuj në këmbën e njeriut. Dhe pas një dite të vështirë në punë ose periudhave të gjata të qëndrimit në këmbë, mund të duket sikur secili prej tyre po “bërtet”.

Provoni të ecni në një vend të ndjeshëm

Ecni zbathur në terrene, ku ka shkëmbinj të lëmuar, lëvore peme, gjethe ose bari, dhe do ju japë një ndjesi relaksi.

Masazhoni këmbët

Për këmbë të lodhura, provoni të kombinoni një masazh të këndshëm të këmbëve. Gjatë larjes tuaj, përdorni një furçë, larës, krem, dhe butësisht masazhojeni atë në këmbët tuaja. Kjo është e shkëlqyer për ata që përpiqen të shmangin kallot dhe çarjet në thembra.

 Masazhoni këmbët me një top tenisi

Nëse keni nevojë për një masazh relaksues, por dëshironi lehtësim të menjëhershëm pas një dite të gjatë pune, kjo është një zgjidhje për ju. Me pjesën e shputës së këmbës, rrëshqisni butësisht topin e tenisit për një masazh të këndshëm që mund t’ju qetësojë.

Ushtroni këmbët

Për të forcuar këmbët, provoni t’i shtrini dhe t’i ushtroni. Ekziston një ushtrim shumë i thjeshtë që mund ta provoni.

Vendosni një peshqir të vogël në tokë, në një sipërfaqe të lëmuar. Vendoseni këmbën në fund të peshqirit, duke lënë shputat në peshqir.

Vendosni akull

Nëse thembrat e këmbëve tuaja duken të ënjtura ose të lënduara, ka shumë të ngjarë që mund të jeni duke përjetuar një lloj inflamacioni. Nëse kjo ndodh, provoni të mbështillni akullin në një peshqir dhe ta vendosni në këmbë për 15 minuta. Nëse dhimbja vazhdon, këshillohuni me një mjek për të parë mënyra të tjera për të trajtuar këmbët dhe shëndetin tuaj.

Provoni maskë me banane

Nëse ndiheni sikur këmbët tuaja janë të lodhura, ilaçi mund të jetë në kuzhinën tuaj. Për një pastë banane, receta është shumë e thjeshtë. Në një tas, shtypni një banane në mënyrë dhe fërkoni këmbët, pasi të keni larë këmbët me ujë të ngrohtë.

Shkurtoni  thonjtë tuaj

A keni ndjerë ndonjëherë që gishtërinjtë tuaj ju dhembin pas një dite të gjatë në këpucë? Ka shumë mundësi që thonjtë e këmbëve tuaja të jenë shumë të gjata. Nëse thonjtë tuaj vazhdojnë të shtyhen brenda këpucëve  tuaja, mund të përfundoni duke përjetuar kallo dhe madje dhimbje.

Burimi: Bright Side


Top Channel

Source link