Posted on

Mollë herët në mëngjes, për të nisur ditën shëndetshëm

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.” Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër.

Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.

Antioksidantët
Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat. Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.

Rënie në peshë
Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë. Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë. Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.

Glukoza në gjak
Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm. Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë. Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2. Mjekët thonë se ne kemi nevojë për 28 gramë fibër në ditë. Një mollë e vetme ka 5 gramë.

Dhëmbë të bardhë e të pastër
Me ngrënien e mollës jeshile në mëngjes ju mund të pastroni dhëmbët. Fibra shkatërron bakteret e gojës dhe shmang akumulimin e baktereve të tjera.

Rrahje të shëndetshme të zemrës
Një arsye tjetër përse duhet të hani mollë me stomak bosh është kaliumi që balancon lagështinë e qelizave. Kjo është e nevojshme për rrahje të rregullta të zemrës. Shkencëtarët thotë se njeriu ka nevojë për 4.700 miligramë kalium në ditë. Çdo mollë përmban 115 miligramë kalium që mjafton për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele optimale./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

6 sëmundjet që reflektohen në fytyrë, njihuni me shenjat paralajmëruese

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura. Mjekët refuzojnë të japin diagnoza nëpërmjet simptomave të dukshme dhe për këtë arsye ata këshillojnë vizita me pacientët ose të sëmurët.

Në këtë artikull do të mësoni për shenjat e sëmundjeve që reflektohen në fytyrë.

Sëmundjet Që Reflektohen Në Fytyrë
Ekspertët këshillojnë që të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave të mëposhtme që sinjalizojnë probleme të ndryshme.

Tharja e Lëkurës Dhe Buzëve
Në këtë rast kemi të bëjmë me një shenjë paralajmëruese të dehidratimit por edhe të hipertiroidizmit apo diabetit. Simptoma të tilla të dy sëmundjeve të fundit përfshijnë: shtim në pepshë, lodhje, etje, urinim i shpeshtë.

Qime Të Tepërta Në Fytyrë
Dalja e qimeve të tepërta në fytyrë, veçanërisht në zonën e nofullës dhe pjesë së sipërme të buzës mund të sinjalizojë një problem hormonal që ka të bëjë me Sindromën e Vezores Policistike. Kjo sindromë prek shpesh femrat në moshën riprodhuese.

Njolla Të Verdha Tek Qepallat
Njerëzit që vërejnë njolla të verdha ose zverdhje të qepallave janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Kryesisht këto njolla vërehen tek njerëzit mbipeshë dhe me nivel të lartë kolesteroli.

Qeskat E Fryra Poshtë Syve
Prania e tyre mund të sinjalizojë në përgjithësi ndonjë alergji kronike. Megjithatë nëse pjesa poshtë syve merr një nuancë të errët atëherë kjo mund të jetë një simptomë e problemeve me gjumin dhe tiroiden.

Asimetria Faciale
Nëse vëreni shtrembërim të njërës anë të fytyrës, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Asimetria faciale ndodh kur njeriu po pëson ishemi apo trombozë. Njëra anë e fytyrës është e varur, e mpirë, e tjetërsuar dhe e shoqëruar me vështirësi në të folur.

Nishane Të Reja
Në shumicën e rasteve, nishanet nuk janë problematike, megjithatë herë pas here duhet t’i kontrolloni tek një dermatolog. Në raste të caktuara, nishanet që ndryshojnë formë dhe ngjyrë mund të jenë duke treguar një problem më të thellë siç është kanceri i lëkurës ose edhe ndonjë sëmundje të brendshme./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Ujë me kanellë në mëngjes për shëndetin e mirë të organizmit

Me aromën dhe delikatesën e saj, kanella është një erëz fisnike me një rol të pazëvendësueshëm në kuzhinë dhe në trajtimet mjekësore apo ato të bukurisë. Kjo erëz në formën e pluhurit është përdorur gjerësisht në trajtimet kundër problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, organeve riprodhuese dhe tretjen.

Uji me kanellë mund t’ju shoqërojë mjaft mirë çdo ditë dhe t’ju mbrojë nga një sërë virozash. Mjafton të zjeni ujin, për një filxhan çaji ujë duhet një lugë çaji kanellë pluhur. Pasi të ketë zjerë ujin, shtoni kanellën dhe lëreni për 10 minuta sa të tretet plotësisht duke e trazuar. E ëmbëlsojmë me pak mjaltë ose pak sheqer sipas dëshirës. Sipas dëshirës, për më shumë shije dhe vlera kur ta konsumoni mund t’i shtoni disa feta mollë. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime nga AgroWeb.org për vlerat më të mira shëndetësore që përfitoni duke pirë çajin me kanellë.

Ushqyesit e erëzës
Kanella është shumë e pasur me antioksidantë. Ajo përmban gjithashtu minerale si kalium, kalcium, mangan, hekur, zink dhe magnez. Kjo erëz e mrekullueshme është e pasur edhe me vitaminë A.

Llojet e kanellës
Në botë gjenden qindra lloje të kësaj erëze, por njeriu mund të përdorë vetëm katër prej tyre: Kanella Autentike e Sri Lankës, Kanella Cassia e Kinës, Kanella Korintje e Indonezisë dhe Kanella Saigon e Vietnamit. Kanella pluhur ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të humbur në peshë. Kanellën mund ta përzieni me tërshërë, çaj ose lëngje frutash. Nëse jeni minimalistë në shije, mund të zgjidhni ujin me kanellë që ofron vlerat e mëposhtme.

Kanella përmirëson tonalitetin e lëkurës
Konsumoni të paktën një lugë gjelle me kanelle në ditë që të merrni sa më shumë fibër. Kanella largon toksinat dhe përmirëson tonalitetin e lëkurës. Ajo është miqësore me lëkurën e ndjeshme ndaj rekomandohet kundër akneve dhe problemeve të tjera.

Ndihmon në rënien në peshë
Çaji me kanellë dhe mjaltë është shumë i mirë për të rënë në peshë. Kombinimi i të dyjave shuan urinë dhe parandalon ngrënien e tepërt.

Përmirëson funksionet e trurit
Me ujin me kanellë do të jenë më të përqendruar dhe vigjilentë. Ai vazhdon të përdoret kundër disa sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni sidomos tek të moshuarit. Pasi të lexoni këtë artikull përgatisni një çaj ose lëng me kanellë për gjyshërit.

Kuron dhimbjen e dhëmbit
Herën tjetër kur t’ju dhembë dhëmbi përzieni pak kanellë me mjaltë dhe vendoseni direkt mbi dhëmb. Mbajeni pastën për pak kohë dhe më pas lani dhëmëbt.

Forcon sistemin imunitar dhe dëgjimin
Nëse pini rregullisht ujë me kanellë, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur nga bakteret dhe virozat. Për më tepër, kanella ka aftësinë të rimëkëmbë dëgjimin e dëmtuar.

Përdorimet e kanellës në shtëpi.
Përveç të mirave që i sjell të shëndetit, kanellën mund ta përdorni në shtëpi edhe për të neutralizuar aromat e këqija, larguar insektet, masazhe, e të tjera.

Kini kujdes
Kanella shoqërohet me efekte anësore siç janë: rritja e temperaturës, probleme gjatë shtatzanisë sidomos kontraktime dhe lindje të parakohshme. Në rastin e grave lehonë, kanella nuk duhet konsumuar sepse mund të shkaktojë alergji tek fëmijët. Shmangni çdo produkt me kanellë nëse jeni shtatzënë apo lehonë. Kanella nuk rekomandohet për diabetikët sepse mund të ulë ndjeshëm nivelet e glukozës në gjak. Nëse hani sasi të mëdha të kanellës do të përballeni me një nivel të madh toksinash në organizëm.

Dozat e rekomanduara
Mos konsumoni kurrë më shumë se 1-6 gramë kanellë në ditë. Kanella Autentike është më e mira dhe më e shëndetshmja nga të gjitha./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni cila është lidhja mes produkteve shtazore dhe sëmundjeve kronike

Regjimet ushqimore me bazë bimore kanë përjetuar një kthim të lavdishëm së fundmi, falë vlerave të shumta për shëndetin dhe organizmin. Regjime të tilla, siç është ai Mesdhetar, janë – sipas ekspertëve thelbësore për jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, ushqyerja me bazë shtazore njihet si një shkaktare e shumë problemeve shëndetësore ku përfshihen:
• Sëmundjet e zemrës
• Ishemia
• Tromboza,
• Diabeti i tipit 2
• Tumoret

Studime të shumta, thonë se njerëzit që ushqehen kryesisht me proteina shtazore, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet kronike. Sipas tyre, konsumi i lartë i mishit dhe nënprodukteve të tij, rrit në gjak sasinë e amino acideve sulfurike të cilat rrisin fort rrezikun e këtyre sëmundjeve. Autorët e studimit këshillojnë zbatimin e një regjimi ushqimor me bazë bimore për pakësimin e rreziqeve të tilla. Përveç amino acideve shtazore, të dyja regjimet kanë një dallim thelbësor.

Ndryshimi Mes Yndyrnave Bimore Dhe Shtazore
Ushqimet me bazë bimore dhe ato shtazore kanë ushqyes të ndryshme. Burimet bimore të yndyrnave mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura janë të pasura me vitamina, polifenolë të nevojshëm për zemrën. Burimet shtazore si mishi, vezët dhe produktet e bylmetit përmbajnë nivele të larta të yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit. Të dyja këto njihen si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

Më Shumë Bimë, Më Pak Mish Për Një Shëndet Afatgjatë
Një regjim ushqimor me bazë bimore është alternativa më e mirë për një jetë të shëndetshme e të gjatë. Një regjim i tillë përfshin: fruta, perime, drithëra të plota, barishte, zarzavate, bishtajore, fara, arrorë. Të kuptohemi drejt, një regjim i tillë nuk konsiderohet vegjetarian por synon që të krijojë një balancë ushqimore në favor të bimëve dhe jo të proteinave të mishit. Përveç mineraleve dhe vitaminave, ushqimet me bazë bimore ofrojnë edhe shumë fibër, e cila është e nevojshme për shëndetin e sistemit tretës. Këto ushqyes ndihmojnë edhe në uljen e rrezikut të shumë llojeve të sëmundjes së kancerit, por edhe shmangin shfaqjen e depresionit tek të rinjtë dhe mosha e tretë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Uthulla e rrushit dhe përfitimet për shëndetin e mirë të organizmit

Në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, amvisat përdorin kryesisht uthullën e mollës ose të rrushit. Uthullën e këtij të fundit e gjejmë në shumë varietete: balsamike, të verës së kuqe dhe asaj të bardhë.

Uthulla e rrushit në përgjithësi ofron shumë përfitime për organizmin e njeriut, të cilat do t’i gjeni të listuara në këtë artikull.

Sindroma Metabolike
Uthulla e verës së kuqe të rrushit përmban shumë antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga sindroma metabolike. Kjo e fundit është një term që përfshin një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh, kombinimi i të cilave rrisin rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare. Antioksidantët tek kjo uthull ndihmojnë në parandalimin e diabetit duke ngadalëlsuar metabolizimin e insulinës. Uthulla e rrushit gjithashtu pengon bllokimin e enëve të gjakut, një faktor kyç i atakut në zemër dhe ishemisë. Këto antioksidantë rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe pastrojnë enët e gjakut. Ekspertët, thonë se sa më e errët ngjyra e uthullës, aq më e pasur është ajo me antioksidantë.

Oreksi
Uthulla me bazë rrushi përmban acid acetik, që njihet për aftësinë në uljen e oreksit. Ekspertët suedezë thonë se ky acid rrit ndjesinë e ngopjes. Acidi acetik ka ndikim edhe në mëlçi dhe në mënyrën se si ky organ metabolizon glukozën. Kësisoj, uthulla e rrushit mund të jetë e dobishme për diabetikët të cilët përballen me një nivel të lartë të glukozës në gjak përpara konsumit të vakteve.

Irritimet e Lëkurës
Uthulla me bazë rrushi përdoret në shumë kura tradicionale për irritimet e lëkurës, pickimet e insekteve e të tjerë, apo djegien nga dielli. Njerëzit që kanë lëkurë të thatë apo kanë kruarje të lëkurës mund të bëjnë banjë me tretësirën e uthullës. Mjafton që në vaskën e mbushur me ujë të hidhni dy lugë uthull me bazë rrushi dhe të lejoni që ajo të kryejë funksionin e saj zbutës dhe ushqyes në lëkurë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Mënyrat natyrale dhe ushqimet e duhura për një gjumë të qetë

Melatonina është një hormon që prodhohet nga truri për të rregulluar ciklet e gjumit dhe për t’i dhënë njeriut qetësi çdo natë. Trupi prodhon 5 deri në 25 mikrogramë melatoninë çdo natë.

Kjo sasi pakësohet me kalimin e moshës, gjë që shoqërohet me probleme me gjumin. Në këtë pikë, njeriu ka dy alternativa: të marrë suplementë ose të nxisë prodhimin e melatoninës nëpërmjet mënyrave më natyrale.

Fikni Dritat
Studimet, kanë treguar që drita nga celularët, kompjuterët dhe televizori bllokon melatoninën dhe pengon prodhimin e saj të plotë gjatë fjetjes. Në funksionin e saj të plotë, melatonina ndihmon në detoksifikimin dhe rigjallërimin e organizmit gjatë orëve të natës. Mos e mbani telefonin nën jastëk, pranë tij ose pranë shtratit. Në mbrëmje duhet të fikni telefonin dhe kompjuterin që t’i jepni mundësinë trurit të prodhojë nivele optimale të melatoninës.

Dielli
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se ekspozimi ndaj dritës së diellit, rrit ndjeshëm prodhimin e melatoninës në darkë. Kjo në të vërtetë ka shumë kuptim, duke qenë se melatonina është hormone që ndërlidh ciklet e dritës dhe errësirës. Mjaftojnë 10 minuta në diell jo vetëm për të rritur prodhimin e melatoninës por edhe për të pakësuar rrezikun e kancerit me 50%.

Ushqime Të Pasura Me Melatoninë
Ananasi, banania dhe portokalli ndihmojnë organizmin të rrisë nivelet e melatoninës në mënyrë të ndjeshme deri në 47%. Vishnja është një frut që përmban sasi domethënëse të melatoninës dhe ndihmon në ardhjen e gjumit. Pirja e lëngut të vishnjes çdo ditë për një javë përmirëson gjumin dhe ju bën të flini të paktën 34 minuta më shumë se zakonisht. Peshku, orizi, xhenxhefili, domatet, perimet me ngjyrë të gjelbër, mishi i gjelit, pulës dhe bishtajoret janë gjithashtu të pasura me melatoninë, magnez dhe vitaminë B-6.

Frymëmarrja
Shpenzoni 15 minuta në mbrëmje duke përmirësuar frymëmarrjen dhe pastruar trurin nga mendimet e këqija.

Ushqimet e Përpunuara
Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit. Ato vështirësojnë çdo përpjekje të trurit për të prodhuar melatoninë, sidomos nëse konsumohen shumë pranë orarit të gjumit.

Banjë Përpara Gjumit
Një banjë e ngrohtë përpara gjumit e qetëson trupin dhe trurin duke nxitur prodhimin e melatoninës. Të dhënat tregojnë se dushi ose banja e ngrohtë ulin nivelin e kortizolit dhe rrisin nivelet e melatoninës.

Më Mirë Herët Se Vonë
Dhoma e gjumit duhet të jetë e gjitha në errësirë dhe pa shpërqendrime, sidomos nga ato me ngjyrë blu që përmendëm në fillim të artikullit.Duhet të flini herët që të siguroheni që keni plotësuar dozën prej 7-9 orësh gjumë. Përdorni perde që bllokojnë dritën që të përmirësoni nivelet e melatoninës dhe cilësinë e gjumit./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

5 mënyrat se si pranvera ndikon në shëndetin tuaj

Pranvera është padyshim stina më festive për njeriun. Rrobat e trasha paketohen ‘larg syve, larg trupit’ dhe garderoba bëhet gati për rroba të lehta e plot ngjyra. Megjithatë, ndikimi i pranverës shtrihet përtej garderobës. I gjithë organizmi përmirëoshet a thua se sistemi imunitar ka fituar llotarinë.

Gëzimi i pranverës ndihet në ajër dhe ekspertët besojnë se truri ndikohet menjëherë nga kjo stinë e mrekullueshme. Ekspertët paralajmërojnë se humori i njeriut ndryshon në varësi të stinëve. Ndërkohë , studime thonë se me ardhjen e pranverës ndryshojnë shumë gjëra përveç sistemit imunitar. Mënyra se si ne perceptojmë ngjyrat apo funksione të tjera të trurit ndryshojnë me ardhjen e pranverës. Një studim , shpjegon se performanca mendore dhe kujtesa është shumë më e mirë në pranverë se në vjeshtë. Kur vjen puna tek vëmendja, ajo është më e mirë në verë dhe më e keqe në dimër.

5 Mënyrat Sesi Pranvera Ndikon Në Shëndetin e Trurit Dhe Trupit
Temperaturat
Ndikimi i parë është ai i temperaturave të cilat rriten ndjeshëm. Kjo nënkupton më shumë kohë për aktivitet fizik dhe më shumë ushqyerje të shëndetshme.

Dielli Dhe Vitamina D
Ekspozimi më i gjatë në diell nënkupton një rritje të aftësisë së trupit për të prodhuar më shumë vitaminë D. Kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm për kockat por edhe për shëndetin e trurit. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, përkeqësojnë funksionet mendore.

Lumturia
Bota u prezantua me ndikimin e stinëve në mirëqenien e njeriut që në vitet 80. Ishte pikërisht Norman Rosenthal, sipas të cilit ikja e dimrit dhe ardhja e pranverës i bën njerëzit përgjithësisht më të lumtur dhe optimistë. Kjo i atribuohet pranisë afatgjatë të dritës natyrale.

Gripi
Ekspertët e mjekësisë popullore Kineze, thonë se ndryshimi i stinëve shoqërohet me simptoma të ngjashme me të gripit dhe luhatje humori. Megjithatë, këto mund të stabilizohen me aktivitet fizik, falë të cilit organizmi çliron më shumë endorfinë. Në pranverë, instinkti i parë në mëngjes është hapen dritaret e të thithet ajri i freskët i pranverës. Drita e saj ndriçon shtëpinë, trupin dhe trurin dhe sjell më shumë lumturi dhe motivim./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

7 shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga hernia diskale

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje. Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh. Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.

Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen. Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje. Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga sinjalet më të zakonshme që vuani nga hernia diskale. Shenjat më të zakonshme që jep hernia diskale i gjeni të renditura si më poshtë.

Dhimbja e gjymtyrëve
Për shkak të dëmtimit të diskut në shtyllën kurrizore dhimbja mund të jetë duke prekur edhe gjymtyrët tuaja. Kjo varet nga zona ku disku është dëmtuar përgjatë kurrizit tuaj. Pra nëse keni dhimbje krahësh me siguri dëmtimi është në pjesën e sipërme të trupit afët qafës. E kundërta do të ndodhë me dhimbjen e këmbëve.Sa më afër mesit dëmtimi aq më shumë dhimbje këmbësh do të përjetoni.

Ftohja e trupit pjesërisht
Kur dëmtoni shtyllën kurrizore shpeshherë nervat janë të çekuilibruar dhe simptomat mund të jenë të ndryshme. Një ndër simptomat jo të drejtpërdrejta të hernies është edhe ftohja e një pjese të trupit. Ftohja mund të përfshijë edhe mpirje të zonës së trupit apo dridhje të saj.

Mpirja e duarve
Simptomat e hernies diskale nuk përfshijnë vetëm dhimbje, pasi dëmtimi ka prekur nervat që i përçojnë mesazhe trurit. Prandaj, nëse keni këtë sëmundje me siguri do të përjetoni edhe vështirësi në lëvizje nga mpirja dhe ftohja e duarve. Në rastin e dëmtimit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës mpirja e duarve do të jetë një nga simptomat më të përsëritura.]

Dobësim i këmbëve
Sipas të dhënave dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të jenë gjithashtu duke ju shkaktuar dobësim të këmbëve. Dëmtimet e nervave sa më afër këmbëve të jenë aq më shumë do të shkaktojnë dobësim dhe mos balancim të tyre.

Dhimbje e këmbëve
Nëse dëmtimi i diskut ndodhet nga zona e mesit e poshtë kjo do të shkaktojë dhimbje të këmbëve. Dëmtimet e shtyllës kurrizore në zonën e mesit shkakëtojnë një gjendje të quajtur nervi shiatik. Nervi shiatik do të shkaktojë dhimbje të mëdha në këmbët tuaja duke ju penguar lëvizjen.

Dhimbje kur qeshni apo kolliteni
Megjithëse e qeshura supozohet të jetë ilaçi më i mirë në rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, e qeshura do të kthehet në dhimbje. E qeshura, kollitjet apo tështimat janë disa nga proçeset që do t’ju shkaktojnë dhimbje nëse vuani nga hernia diskale.

Dhimbja shtohet kur pushoni
Nëse ngritja e peshave të rënda do t’ju shkaktojë hernien diskale, qëndrimi pa lëvizur mund të përkeqesojë dhimbjen. Qëndrimi ulur apo përkulja para do të kthehet në një proçes të dhimbshëm nëse vuani nga hernia diskale./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni sa mirë i bëni trupit tuaj, nëse pini ujë të ngrohtë

Konsumimi i ujit të ngrohtë nuk tingëllon aspak këndshëm, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat rriten, por nëse lexoni si ndikon në organizmin tuaj, do ta mendoni sërish…

Ekspertët thonë se uji është më i dobishmi kur e pini të ngrohtë. Duke marrë parasysh sa para shpenzojmë për trajtime të shtrenjta bukurie, ne nuk i japim rëndësinë e duhur diçkaje kaq të thjeshtë sa pirja e ujit në mënyrën e duhur.

Pastron lëkurën!

Uji i ngrohtë mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit tuaj. Për shkak se pirja e ujit të ngrohtë rrit temperaturën e trupit, kjo ju bën të djersiteni. Nga ana tjetër, ju ndihmon të hiqni qafe toksinat dhe e bën më të lehtë për organet tuaja të tretjes eleminimin e papastërtive. Pastrimi i trupit tuaj nga brenda trajton aknet dhe e bën lëkurën tuaj të shëndetshme.

Parandalon plakjen e parakohshme!

Toksinat mund të bëjnë që lëkura juaj të plaket më shpejt dhe të shkaktojë rrathë të errët dhe qeska të fryra në sytë tuaj. Konsumi i ujit të ngrohtë ndihmon në riparimin e qelizave të lëkurës që janë të dëmtuara nga radikalet e lira të dëmshme dhe e bën lëkurën të duket më e butë.

 Mban larg kruajtjen e kokës!

Uji i ngrohtë e mban kokën të hidratuar, që do të thotë se ka më pak të ngjarë të krijohet zbokth. Kur lëkura në kokën tuaj është e shëndetshme dhe e lagur, ajo i mban flokët tuaj me shkëlqim, të fortë dhe të butë.

 ‘Ndriçon’ lëkurën tuaj!

Pirja e ujit të ngrohtë rregullisht, ndihmon trupin tuaj në tretjen e yndyrës, relakson muskujt dhe rrit qarkullimin e gjakut. Qarkullimi i rritur i gjakut rinon qelizat e lëkurës dhe i mban ato të ushqyera.

Ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga produktet e kujdesit për lëkurën!

Pirja e ujit të ngrohtë është mënyra më e lehtë për metabolizmin tuaj, i cili nga ana tjetër do të ndihmojë lëkurën të përfitojë nga të gjitha produktet dhe kremrat hidratues që aplikoni në të. Meqenëse problemet e zorrëve nuk ju lejojnë të merrni mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese nga ushqimi, kjo mund ta mbajë lëkurën tuaj nga pamja më e mirë dhe të përkeqësojë kushtet ekzistuese të lëkurës.

Hidraton lëkurën tuaj!

Pavarësisht se sa i shtrenjtë është kremi juaj hidratues, ai kurrë nuk mund ta mbajë lëkurën tuaj pa rrudha nëse nuk pini mjaftueshëm ujë. Diçka aq e thjeshtë sa pirja e ujit të ngrohtë çdo ditë mund të ndihmojë në balancimin e pigmentimit, zvogëlimin e fryrjes dhe forcimin e lëkurës.

Mbron lëkurën nga infeksionet!

Të konsumosh një gotë ujë të ngrohtë mbron veshkat dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit. Kur organet tuaja janë të pastra, lëkura është më pak e ndjeshme ndaj infeksioneve. Për rezultate më të mira, shtoni disa pika lëng limoni.


Top Channel

Source link