
Supa e Hipokratit
Supa e Hipokratit
Nëse vendosni që ta shfrytëzoni në amvisëri, shumë shpejt do të shihni që limoni është yll i vërtetë për mirëmbajtjen e kabinave të dushit, të furrave me mikrovalë, për larjen e dritareve…
Nëse keni vendosur që shtëpinë ta pastroni me limon, pos që në mënyrë natyrale të eliminoni papastërtinë, do të kurseni edhe mjaft para. Për shkak të thartirës së madhe, limoni është pastrues i fuqishëm antibakterial dhe armik i baktereve.
Në vazhdim po japim këshilla se si ta mirëmbani shtëpinë, hap pas hapi, duke përdorur limonin për freskimin e rrobave, shkëlqimin e enëve të metalta, dezinfektimin e kovave dhe posaçërisht të sipërfaqeve në banjë dhe në kuzhinë.
1. Freskojini aparatet
Disa pika pastrojnë plotësisht aparatet, por do të lënë edhe një aromë të mirë. Një rriskë limoni vëreni në pjesën ku bluhen mbeturinat, kyçeni dhe pastaj lëshoni ujë të vluar. Kur të bluhet limoni, edhe bluarësi juaj i mbeturinave do të bëhet i pastër.
2. Shkëlqim për metal
Bakri, mesingu, kromi… Nëse dëshironi t’i pastroni apo t’ua ktheni shkëlqimin, shfrytëzoni thartinë të limonit. Thartira e limonit shumë lehtë depërton nëpër shtresat e mineraleve dhe lehtë eliminon papastërtinë. Për efekt edhe më të mirë, para pastrimit njomeni një pjesë të lëvores së limonit në pak krip dhe pastaj fërkojeni.
3. Pastrojeni vaskën
Në vend të detergjenteve të forta, bëjeni vetë mjetin e përsosur për pastrimin e banjës: shtrydhni gjashtë limona, hidhini në një enë me pompë. Mbetjet e sapunit, gurëzve dhe papastërtisë do të eliminohen në moment. Sipërfaqet e banjës do të jenë të dezinfektuara.
4. Është i mirë edhe për enë
Kur të mbeteni pa detergjente të enëve, ndërkaq dyqanet janë të mbyllura, përzieni gjysmë qese sodë bikarbon me një rriskë limoni. Papastërtia do të eliminohet me një shpejtësi magjepsëse, por edhe duart tuaja nuk do të dëmtohen.
5. Jepuni aromë rrobave
Shtoni një lugë të vogël limoni të shtrydhur gjatë larjes së rrobave në makinë. Çorapet do të kenë aromë të mrekullueshme, si edhe garderoba në të cilën nuk do të ndieni as gjurmët e pirjes dhe të tymit të duhanit.
6. Dritaret
Përzieni katër lugë lëng limoni në 2 litra ujë dhe do të fitoni përbërjen e përsosur për pastrimin e dritareve. Thartira lehtë do të eliminojë papastërtinë, njollat nga uji, ndërsa dritaret do të shkëlqejnë për mrekulli.
8. Rregullojeni kuzhinën
Shtrydhni gjysmë limoni mbi sipërfaqen e punës në kuzhinën tuaj, posaçërisht në dërrasën mbi të cilën preni artikujt ushqimorë. Le të rrijë dhjetë minuta. Njollat do të zhduken, por nëse i fërkoni pak me lëvoren e limonit, do të eliminohen edhe të gjitha bakteret.
8. Pastrimi i sipërfaqeve që arrihen me vështirësi
Bëjeni pastën nga lëngu prej limoni dhe boraksi. Me brushën e dhëmbëve shfrytëzoni këtë mjet për pastrimin e pllakave, të pjesëve të imta përreth lavamanit, çezmës, vendeve në të cilat keni vërejtur se lehtë krijohen gurëzit.
(Visited 1,628 times, 1 visits today)
Salcë tabasco
Lëpjeta ka qenë një bimë barishtore shumë e përdorur në Europë gjatë Mesjetës. Ajo përdorej si diçka që i shtonte shijen e athtë dhe e bënte më të shijshëm ushqimin.
Fatkeqësisht, lëpjetat e humbën tërheqjen e tyre kulinare ndërkohë që filloi të përdorej gjerësisht limoni, por gjatë viteve të fundit kjo bimë ka filluar të përdoret sërish në kuzhinë.
Në kuzhinën tradicionale shqiptare lëpjeta njeh përdorim të gjerë dhe interesant. Shumë prej nesh mund ta kenë të freskët për shembull lakrorin me lëpjeta të gatuar nga gjyshja apo nëna, ndërkohë që së fundi lëpjetat përdoren duke u shtuar në sallata, në supa dhe në salca.
Lëpjetat përdoren veç të tjerave edhe për të trajtuar infeksionet dhe inflamacionin e sinuseve dhe të traktit të frymëmarrjes.
Çfarë është lëpjeta
Lëpjeta është një bimë shumëvjeçare, barishte e ngrënshme nga e njëjta familje me hikërrat dhe rhubabin. Është kultivuar shpesh si barishte në kopsht apo si perime me gjethe, por disa varietete të saj rriten të egra.
Kjo barishte ka shije të mprehtë dhe të athtë që shton veçantinë dhe e bën super të shëndetshme dhe të shijshme çdo pjatë. Lëpjetat mund të gjenden edhe si suplemente dhe formë tretësire si trajtim për një sërë sëmundjesh shëndetësore, pasi sigurojnë shumë përfitime në këtë drejtim:
1. Zvogëlojnë mukusin
Lëpjeta ka efekt tharjeje në trup, gjë që e bën konsumimin e saj një mënyrë të shkëlqyer natyrore për të reduktuar prodhimin e mukozës. Arsyeja pse është kaq e mirë në zvogëlimin e masës së mukusit është sepse lëpjeta përmban tanine.
Taninet janë astrigent, komponime polifenolike që mund të gjenden në disa bimë. Nëse keni probleme që përfshijnë mbiprodhimin e mukusit (përshembull nëse jeni ftohur), atëherë lëpjeta mund të ndihmojë në pakësimin e mukusit.
2. Ndihmon në luftën kundër kancerit
Përmbajtja e lartë e vitaminave A dhe C e bën lëpjetën të shkëlqyer për sistemin imunitar, që do të thotë se ndoshta konsumimi i saj mund të sjellë përfitime në luftën kundër kancerit, si dhe një sërë sëmundjesh të tjera.
3. Përmirëson infeksionet e sinusit
Lëpjetë është përdorur zakonisht për reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes që shoqëron sinusin, që zakonisht i referohemi si infeksion sinusi.
Një barishte me shumë antioksidantë dhe me përmbajtje të madhe të vitaminës C është ide e mirë përdorimi i lëpjetës për të ulur ënjtjet dhe për të lehtësuar dhimbjen, të rëndësishme kur bëhet fjalë për infeksionet e sinusit.
4. Zbut ulçerat dhe plagët
Lëpjeta e freskët mund të përdoret si ilaç natyral për të zbutur plagët në gojë të shkaktuara nga i ftohti apo gripi.
Thjesht merrni një gjethe të pastër lëpjete dhe vendoseni mbi plagë për rreth një minutë. Mund ta përsërisni këtë veprim deri kur ta shihni si të nevojshme. Është një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e natyrshme për lehtësimin e plagëve të tilla.
5. Stabilizon presionin e gjakut
Përmbajtja e kaliumit në lëpjetë është shumë më vlera për shëndetin. Kaliumi është një mineral esencial që duhet ta konsumojnë përditë. Ai nuk është vetëm një vasodilator, por është gjithashtu çelësi për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në tërë trupin.
Duke konsumuar ushqime të pasura me kalium, siç është lëpjeta, mund të zvogëlojmë stresin në zemër dhe në të gjithë sistemin kardiovaskular, duke relaksuar arteriet dhe enët e gjakut. Kjo rezulton në presion të ulur të gjakut, e cila zvogëlon shanset e komplikimeve shëndetësore të rrezikshme, si mpiksja e gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës.
Lëpjetë është emri për një shumëllojshmëri bimësh shumëvjeçare që i përkasin Polygonaceae, ose familjes hikërrore, të cilat janë të shpërndara gjerësisht në rajonet e buta në të gjithë botën.
Gjethet janë pjesë e bimëve që zakonisht hahen dhe kanë pamje të ngjashme me gjethet e spinaqit. Gjethet e papërpunuara janë përshkruar sikur kanë aromë të ngjashme me limonin, kivin ose luleshtrydhet e athta të egra. Ka disa lloje lëpjetash, secila me veçoritë përkatëse dhe me veti dhe cilësi të ngjashme për secilin lloj.
(Visited 1,239 times, 1 visits today)
Viti i Ri po troket dhe përveçse të mendohet për dhuratat, zbukurimet dhe menutë, ka rëndësi edhe planifikimi i zbukurimit të tavolinës për ditët e festave që na presin. Ja disa ide për të zbukuruar tavolinën në këtë Vit të Ri:
Ngjyrat klasike të kësaj feste janë e kuqja, e arta, e bardha dhe blu. Për një tavolinë me pamje të ngrohtë dhe ftuese, kombinimi më i këshilluar është ai midis të kuqes dhe të artës. Ndërsa për të pasur një efekt më elegant dhe të ftohtë, e bardha, bluja dhe argjendi janë përzgjedhja ideale. Në momentin që keni vendosur cilat ngjyra do të karakterizojnë tavolinën tuaj, mund të vazhdohet me zbukurimet.
Mbi të gjitha mbulesa. Nuk është tamam një zbukurim, por një element që do t’i hapi rrugën pamjes së tavolinës tuaj. Edhe po ta keni zgjedhur të kuqe, të bardhë,ose blu rëndësi ka që ta lini që të zbresë sa më shumë në bordet e tavolinës. Jo aq shumë sa të takojë dyshemenë, ne atë rast nuk do ishte veçse pengesë për miqtë tuaj, por në mes të lartësisë midis dyshemesë dhe tavolinës. Në këtë mënyrë do të keni një efekt të bukur skenografie.
Për të shënuar vendet e miqve tuaj, mund të përdorni objekte të vogla të bëra me shtiza-yje, bredha të vegjël, kambana ose topa të vegjël zbukurimi, për t’i lidhur rreth picetës me një fjongo me ngjyrë. Në qoftë se keni menduar t’u lini një dhuratë miqve të tuaj në fund të drekës apo të darkës, mund t’i përdorni si shënues vendi, duke krijuar pako të vogla në formë dhe përmasa të njëjta dhe duke i personalizuar me një etiketë ose biletë.
Duhet pasur një kujdes i veçantë për zbukurimin e mesit të tavolinës. Ato më tradicionalë janë të përbërë prej boçe pishe, degë bredhi e qirinj, por po të doni të provoni diçka të ndryshme mund të mbushni një kambanë qelqi të madhe ose shumë kambana të vogla me shumë topa me ngjyrë, duke i vendosur gjatë pjesës qendrore të tavolinës.
Në qoftë se tema është Krishtlindje e bardhë, mund të vendosni përgjatë tavolinës shandanë të artë ose të argjendtë dhe t’i zbukuroni me një fjongo atllazi të bardhë.
Pak më origjinale janë zbukurimet e bëra më boçe pishe: Ja se si vendshënuesi juaj do të bëhet një boçe e vogël me nuanca ari dhe shandanët do të bëhen boçe gjigante të zbukuruara me ngjyrat që preferoni.
Një ide e bukur për të thyer pak ngjyrën e mbulesës së tavolinës, është ajo e kombinimit të fashës së mesit me një ngjyrë tjetër. Mund të zgjedhim një mbulesë të bardhë me një fashë mesi të kuqe, ose mbulesë e kuqe me fashë mesi të artë ose argjendtë, sipas dëshirës.
(Visited 1,004 times, 1 visits today)
Bimët aromatike janë një nga gjërat më të rëndësishme në kuzhinë. Kjo pasi ato i japin ushqimit shije dhe aromë të këndshme, duke u kombinuar në mënyrën e duhur arrijnë të ekzaltojnë shijen.
Të thara dhe jo
Shumica e bimëve duhet të përdoren të freskëta për ta ruajtur më mirë shijen. Mënyra më e mirë është t’i grisim gjethet me dorë ose me gërshërë në vend të thikës. Përjashtim bën magdanozi i cili përdoret i copëtuar zakonisht, dhe borziloku kur shërben si bazë për salcën pesto.
Shumë bimë aromatike si magdanoz, borzilok, ose trumzë, mund të kultivohen me sukses në ballkone apo dritare, kështu kemi mundësinë që gjithmonë të kemi bimë aromatike të freskëta në dispozicion. Disa erëza, të tilla si rigoni, borziloku, rozmarina,trumza, e mbajnë aromën e tyre edhe të thata.
Bimët aromatike të thata kanë tendencë për të humbur shumë shpejt aromën, sidomos nëse nuk ruhen siç duhet.
Përdorimi në gatim
Erëzat e freskëta me përdorim më të madh në kuzhinë janë;borziloku, sherebela, trumza, rozmarina, koriandër, mente, magdanoz.
Bimët aromatike, janë ato që i shtojnë shijet çdo gatimi. Shumica e bimëve që përdoren për shije në kuzhinë janë zgjedhje individuale.
Kryesisht varet nga lloji i erëzave të përdorura dhe aroma intensive, që duam t’i japim ushqimit.Bimët me shije më delikate, si magdanoz dhe borzilok, janë përdorur zakonisht pas gatimit.
Edhe në përdorimin e bimëve është i vlefshëm parimi i harmonizimit të shijes dhe aromave çdo shije duhet të jetë e ekuilibruar.
Bimët aromatike (erëzat e freskëta) mund t’i përdorim të ndara ose të përziera, sipas dëshirës.
(Visited 327 times, 1 visits today)
Pjekja e mishit dhe e peshkut e ka zanafillën që kur njerëzit filluan të ndezin zjarrin dhe ne, edhe sot e kësaj dite, vazhdojmë të pjekim dhe na pëlqen shumë kjo gjë.
Ama, që një drekë ose darkë të jetë e përsosur dhe të kënaqemi të gjithë, duhet t’u kushtojmë vëmendje disa detajeve.
Fillimisht, duhet të vendosim se çfarë do të pjekim: mish, peshk apo perime.
Nëse duam mish të bardhë, fillimisht duhet ta marinojmë, në të kundërtën, mund të thahet gjatë pjekjes.
Nëse duam të bëjmë peshk në skarë, mund të përdorim çdo lloj peshku, përfshirë edhe frutat e detit.
Nuk duhet të mungojnë limoni, vaji i ullirit, uthulla, gjethet e rozmarinës, dafina, sherbelaja, piperi e magdanozi.
Marinimi për mishin e bardhë
Në një enë, përziejmë 130 g kos, 1 lugë të vogël curry, magdanoz të grirë, lëngun e një limoni, piper kokërr dhe një thelb hudhër në copa. Më pas, hedhim copat e mishit, i përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 2 orë në një mjedis të freskët.
Marinimi për peshkun
E vendosim peshkun në një enë. Më pas, shtojmë pak magdanoz të grirë, hudhër të grirë, lëng limoni dhe gjethe trumze (nëse i keni).
Marinimi për mishin e kuq
-Marinimi i zakonshëm: e vendosim mishin në një enë. Më pas, shtojmë copa hudhre, rozmarinë të grirë, piper dhe verë të kuqe derisa të mbulohet mishi.. I përziejmë të gjitha bashkë dhe e vendosim enën në frigorifer për rreth 2 orë.
–Marinimi me birrë: e vendosim mishin në një enë. Më pas, shtojmë një thelb hudhër të grirë, lëkurën e një portokalli, disa gjethe sherebele dhe piper kokërr. Hedhim birrë derisa të mbulohet mishi, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për të paktën 2 orë në një mjedis të freskët.
-Marinim me mjaltë: në një enë, hedhim 50 ml mjaltë, 30 ml uthull molle, piper dhe trumzë. Hedhim mishin, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për jo më shumë se 30 minuta në mjedis të freskët.
-Marinimi me uthull balsamike: e vendosim mishin në një enë. Më pas, shtojmë uthull balsamike dhe vaj ulliri në sasi të barabartë, lëng limoni, borzilok të freskët dhe piper kokërr. E përziejmë mishin dhe e lëmë të marinohet jo më shumë se 30 minuta në një mjedis të freskët.
(Visited 2,360 times, 1 visits today)
Receta për vinaigrette