
Category: keshilla
Luftoni inflamacionet me brokoli

Shumë inflamacione të organizmit, të cilat shfaqen si rezultat i dietave të varfra apo mungesës së ujit, mund të reduktohen dhe të parandalohen duke konsumuar në vazhdimësi brokoli që gjithashtu parandalon edhe krijimin e kancerit.
Kështu, brokoli është ndër perimet më të rekomandueshme të cilat duhet të jenë çdo herë pjesë e tryezës suaj, për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe numrit të madh të vitaminave dhe mineraleve.
Brokoli është antioksidant i pasur me një numër të madh të vitaminave si Vitamina A, B-12, C, D, është e pasur me magnez, hekur, kalcium dhe shumë përbërës të tjera të cilët ndihmojnë shumë funksionimin normal të organizmit.
Edhe pse nuk përdoret aq shumë në vendin tonë, është plotësisht i rekomandueshëm për të luftuar çdo lloj parregullsie në organizëm.
(Visited 814 times, 1 visits today)
Fara e rrushit lufton venat e zgjeruara

Komplekset oligomerike dhe proanthocyanidin të cilat janë një tjetër grup i antioksidantëve, janë shumë të njohura për vetitë mbrojtëse.
Ato parandalojnë dëmtimet nga radikalet e lira në muret e enëve të gjakut, promovojnë formimin e kolagjenit, një proteinë që ndihmon ruajtjen e elasticitetit të indeve lidhore dhe në përforcimin e mureve të gjakut.
Fara e vogël brenda rrushit përmban substance antioksiduese duke përfshirë disa lloje të flavonoideve, acidin linoleik dhe vitaminën E.
Me përdorimin e vajit nga ekstrakti i farës së rrushit ju mund të parandaloni edhe rrjedhjen e lëngjeve nga venat që si rezultat shkakton ënjtjen e këmbëve.
Preferohet që ky vaj të cilin e zgjidhni të përmbajë më shumë se 95% të ekstraktit të farës së rrushit në mënyrë që të jetë sa më efektiv.
(Visited 991 times, 1 visits today)
Omëletë n’qese

Omëletë n’qese
Salcë për pica

Salcë për pica
Qumësht i kondensuar në kushte shtëpie

A e dini që qumështin e kondensuar mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi? Blerjen e përbërësve nuk do ta keni problem, sepse ata tashmë i keni në shtëpi. Ndërsa kur të jetë ftohur, ky qumësht mund të ruhet për javë të tëra në frigorifer.
Si të bëjmë pure kungulli?

Në rast se doni të provoni ndonjërën nga ëmbëlsirat me kungull, gjithsesi lexojini këshillat tona se si të bëni vetë në shtëpi pure kungulli- një përbërës i pazëvendësueshëm për këto gatime.
Ëmbëlsirat, tortet e smoothie-t me kungull po bëhen ushqime gjithnjë e më të popullarizuara të vjeshtës. Por, shumica e këtyre recetave përmban pure kungulli, gjë që ndoshta do t’iu bëjë të hezitoni në shikim të parë.
Por pa merak. Ne do t’u mësojmë se si të përgatisni pure kungulli në kushte shtëpie.
Në fakt, ekzistojnë dy mënyra të përgatitjes së puresë së kungullit: përmes pjekjes ose zierjes.
Pure kungulli përmes pjekjes
Me një thikë të mprehtë largojeni bishtin e kungullit. Pastaj vendoseni në një tepsi dhe piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30 minuta. Kur kungulli të fillojë të ndryshojë ngjyrë, nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Pas ftohjes, ndajeni në katër pjesë, largojani lëvoren e farat, ndërsa mishin e kungullit miksojeni në blender derisa të fitoni një pure të butë.
Ky lloj pureje përdoret menjëherë ose ruhet në kavanozë qelqi në frigorifer për 2-3 ditë. Gjatë kohës së ruajtjes së puresë, sipër saj krijohet një shtresë e lëngshme, të cilën patjetër duhet t’ia largoni me lugë përpara përdorimit të puresë.
Përgatitja e puresë përmes zierjes së kungullit
Kungullin qërojeni dhe priteni në kubikë të vegjël. Kungullin e prerë hidheni në ujë të vluar dhe ziejeni për 15-20 minuta, derisa të zbutet.
Pastaj kullojeni mirë dhe miksojeni në blender derisa të fitoni një pure të butë e të mirë.
Pureja e përgatitur kështu përdoret menjëherë ose ruhet në kavanozë qelqi deri në përdorim.
Ju bëftë mirë.
(Visited 1,599 times, 1 visits today)
Si bëhet marinimi i mishit të pulës?

Tashmë e dimë që për të shijuar një mish sa më të shijshëm, duhet ta marinojmë atë. Mirëpo, të shumtën e rasteve, marinimi nuk bëhet në mënyrën e duhur.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të marinimit për mish pule.
Marinimi i lëngshëm:
Ky lloj marinimi bëhet përmes një solucioni me ujë me kripë, sheqer, piper, mëlmesa të ndryshme si magdanoz, borzilok, rigon dhe copa të prera hudhre dhe qepe.
Më së miri është që të ziejmë ujin me kripë dhe sheqer në mënyrë që të treten komplet dhe hapi më i rëndësishëm është që uji duhet të ftohet deri në fund.
Nëse nuk e lëmë të ftohet ujin, por e fusim pulën në ujë të vakët, atëherë ekziston mundësia që në pulë të krijohen bakterie. Derisa ftohet uji, hedhim aty të gjitha erëzat. Gjithashtu kujdesemi që të kemi mjaftueshem ujë për ta mbuluar të gjithë pulën.
Marinimi i lëngshëm ka nevojë për të paktën 12 orë për të dhënë efektin e tij.
Marinimi i thatë:
Marinimi i thatë është pothuaj njësoj me të lëngshmin. Pulën e fërgojmë me kripë, sheqer, piper e mëlmesa sipas dëshirës.
Lihet në frigorifer për 2 -3 orë. Pastaj nxirret prej aty 30 minuta përpara nisjes së gatimit. Përpara se ta fusim në furrë, shkundim tepricat e mëlmesave nga lëkura e pulës.
(Visited 7,470 times, 1 visits today)
Salcë e shëndetshme për sanduicë

Salcë e shëndetshme për sanduicë
5 këshilla për ruajtjen e freskisë së perimeve

Sipas një studimi të vitit 2002, familjet në SHBA hedhin deri në 213 kg ushqim në vit, si pasojë e prishjes së tij. Edhepse nuk ekziston ndonjë studim për rajonin tonë, jemi të sigurt që në secilën shtëpi ndodh që të hidhen ndonjëherë edhe ushqime që do të mund të ishin përdorur, po të ishin ruajtur në mënyrën e duhur.
- Mënyra më e mirë për të ruajtur freskinë e perimeve është që ato t’i blini në sasinë që do t’u nevojitet për vetëm disa ditë. Në rastet kur blini ushqim me shumicë, fillimisht mendojeni nëse atë ushqim do ta ruani në ambient shtëpie, në frigorifer apo në ngrirje. Është botërisht e njohur që ushqimet që prishen më së shpejti janë shpargujt, brokoli, misri e kërpudhat, ndërsa karrotat e qepët mund të qëndrojnë shumë më gjatë.
- Në rast se ndodh që të gjitha perimet t’i ruani në një vend, atëherë gjasat janë të mëdha që perimet do ta prishin njëra-tjetrën. Perimet e frutat e caktuara përmbajnë etilen, ndërkohë që disa të tjera janë shumë të ndjeshme ndaj tij. Kështu bananet, kajsitë, pjepri, nektarinat, dardhat, kumbullat e domatet përmbajnë sasi të madhe etileni, ndërsa brokoli, shpargujt, karrotat, bizelet, sallatat, specat dhe kungulleshkat janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj tij. Për shkak të kësaj, këto produkte është mirë që të ruhen larg njëra-tjetrës.
- Perimet që i ruani në frigorifer, mbajini në anën e përparme të tij e jo në fund, ku është më ftohtë. Shmangeni mbështjelljen e perimeve me qese, pasi që ashtu ato nuk marrin ajër të mjaftueshëm dhe për pasojë do të prishen. Më së miri është që perimet e frutat të ruhen në raftet e frigoriferit.
- Patatet, qepët, kungulleshkat e hudhra nuk janë perime që ruhen në frigorifer. Në vend të kësaj, ato mbahen në vende të ftohta e të errëta. Perimet me rrënjë, nëse ruhen si duhet, mund të qëndrojnë me muaj të tërë.
- Në rast se planifikoni të ruani perimet në ngrirje, atëherë është mirë që paraprakisht t’i shpërlani në ujë të nxehtë. Pastaj vendosini nëpër enë të mbyllura hermetikisht, ndërkohë që më vonë mund t’i shpërndani edhe nëpër qeska frigoriferi. Në fakt, brokoli, specat, shpargujt, spinaqi, misri e kungulleshka janë perime që e tolerojnë shkëlqyeshëm ngrirjen.
(Visited 2,303 times, 1 visits today)