
Category: keshilla
Vaji i Linit dhe vetitë e tij shëndetësore

Ky vaj natyral rekomandohet për mirëqenie dhe ushqim të trupit dhe konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3, që nevojiten për shëndetin e secilit sistem trupor.
Vaji i linit përmban acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 se sa do të mund të marrëj duke marrë vaj peshku, përveç kësak nuk ka shijen e tmerrshme që ka vaji i peshkut.
Vetitë e vajit të linit:
- Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi riprodhues, sistemi nervor, nyjet e gjithçka tjetër, përfiton nga përbërësit e vajit të linit.
- Lini është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilado drithër tjeter, gjë që ndihmon në luftën kundër kancerit të zorrës dhe gjirit.
- Studimet tregojnë se acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterinës dhe triglicerideve të gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të shpie te goditja në tru, ataku kardiak dhe tromboza.
- Ndihmon trupin kundër tensionit të lartë të gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe për ata që kanë sistem të ulët imunitar.
- Shkurton kohën e ripërtëritjes së muskujve të lodhur pas ushtrimeve.
- Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton rrezistencën.
- Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.
- Rrit nivelin metabolik duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).
- Përmirëson absorbimin e Kalciumit.
- Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
- Mund të përmirësoje pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.
- Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.
- Lehtëson disa raste të astmës.
- Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.
- Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet që gjithashtu të lehtësojë simptomat e Diabetit.
- Lehtëson disa alergji
- Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).
- Ul tensionin e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
- Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit.
- Mund të përmirësojë funksionin mendor të shumë të moshuarve.
- Mund të ndihmoje në trajtimin e Sklerozës së shumëfishtë.
- Lehtëson disa raste të Sindromin Paramenstrual tek femrat.
Sa duhet të marrim në ditë?
Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 1000 mg 1-3 herë në ditë. por më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj liri. Studimet shkencore që janë bërë kanë treguar se mund të konsumohet deri në 30 gram vaj lini në ditë pa efekte anësore.
Si mund te dallojmë cilesinë e vajit të linit?
Është me rëndësi që të blini vaj lini të kualitetit të lartë për shkak se është i shumë delikat dhe prishet shpejt. Drita dhe oksigjeni ngadalësojnë zbërthimin e acideve yndyrore esenciale. Kur blini vaj lini, gjeni atë që është në shishe ngjyrë kafe sepse këto janë më të qëndrueshme ndaj dritës dhe oksigjenit. Gjithashtu, sigurohuni që ta mbani në frigorifer për të zgjatur afatin.
Vaji i linit merr kohë që të absorbohet nga trupi para se të shfaqen efektet e plota të vetive shëndetësore që ka, e kjo kohë mund të zgjas nga disa ditë e deri në gjashtë javë, në varësi të shëndetit tuaj.
(Visited 409 times, 1 visits today)
Pure patatesh me spinaq

Pure patatesh me spinaq
Gjalpë bajamesh

Gjalpë bajamesh
Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.
Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.
Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.
Ka studime që tregojnë se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut.
Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Në mjekësinë popullore është përdorur fruti, farërat dhe gjethet e thara. Receta të ndryshme me këto ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.
Ftoi, bombë e vitaminave
Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet një pemë të vërtetë të vjeshtës. Edhe pse koha e tij është nga tetori deri në dhjetor, ai nuk gjendet shpesh në treg. Kjo pemë e ka origjinën e saj nga Azia Jugperëndimore, respektivisht nga Irani dhe Anadolli. Ftoi është adhuruar nga grekët e vjetër. Ky frut tek ta simbolizonte lumturinë dhe dashurinë.
Në kohët e vjetra, ky frut konsiderohej pemë e pllenimit. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralet më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.
Ftoi dhe cilësitë e tij shëruese
Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë.
Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken. Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.
Ftoi është i ushqyeshëm
Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qyshkur për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër adsiarresë, dizanterisë dhe të vjellave.
Ftoi përdoret për forcimin e organizmit të pleqve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë. Për ata persona përgatitet ky ilaç i preferuar mund të merren 2 kokrra ftonj, priten në copa të imta dhe futen në 1 enë ku përzihen me verë të bardhë. Lihen të mbuluara prej 7-10 ditë.
(Visited 265 times, 1 visits today)
3 kombinimet e lëndëve ushqyese që trupi të mos sëmuret kurrë
Puding me bukë të ndenjur

Puding me bukë të ndenjur
Ja cilat sëmundje i shëron uthulla e mollës

Disa përparësi shëndetësore të uthullës së mollës nuk janë vërtetuar shkencërisht. Gjithsesi shikoni se cilat janë dobitë e saj për shëndetin tonë, kështu që edhe ju mund t’i provoni.
1. Kur tretet me ujin në raportin 50:50 shpesh përdoret si tonik për fytyrë. Duheni të jeni shumë të kujdesshëm kur e përdorni, sepse uthulla është e rrezikshme për sytë, por edhe për të gjithë ata me lëkurën e ndjeshme.
2. Dushi nga uthulla e mollës redukton djegiet. Mund ta përdorni pëlhurën e zhytur në uthull dhe ta aplikoni në djegie.
3. Shëron infeksionet kërpudhore, kështu që uthullën e mollës mund ta vendosni në pjesën e trupit të prekur nga kërpudhat, qoftë kur bëhet fjalë për “shputën e atletit” ose kërpudhat në thonjtë e këmbëve. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë për 30 minuta t’i mbani në tretjen e uthullës dhe ujit në raport 1:5.
4. Ekzistojnë shumë pohime që është aleat i fuqishëm në dobësim. Shumë njerëz e përdorin në sallata ose ashtu që pinë një lugë të uthullës së holluar me mjaltë në gotën me ujë, një herë apo dy herë në ditë.
5. Konsiderohet që uthulla e mollës eliminon zbokthin. Disa njerëz rekomandojnë aplikim të përzierjes së ujit dhe uthullës 50:50, duke e aplikuar në lëkurë dhe duke e lënë që të thahet. Derisa të tjerët sugjerojnë aplikimin e disa lugëve uthull direkt në lëkurë, duke e lënë një orë ose dy para se të shpërlahet.
6. Uthulla e mollës qëmoti promovohet si ilaç për artrit, transmeton Koha.net. Kjo nuk është e dëshmuar shkencërisht, por është e parrezikshme nëse e provoni.
7. Kjo uthull poashtu shëron lythat. Duhet të lyeni zonën e prekur 20 minuta me përzierjen me uthull dhe ujë 50:50.
8. Konsiderohet që është ilaç natyral për reduktimin e kolesterinës së keqe.
9. Po ashtu është shtresuar mendimi që një lugë uthull molle në ditë ulë tensionin e gjakut.
10. Uthulla e mollës dekompozon acidin laktik, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në filxhan të ujit, zhyteni leckën ose copën e materialit dhe mbajeni në vendet që ju dhembin për 20 minuta.
11. Shëron fytin e pezmatuar, prandaj gotës me ujë të nxehtë shtoni një lugë uthull molle dhe shpërlani fytin. Disa lugë mjaltë këtë përzierje do ta bëjë edhe më shëruese dhe shumë më të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se për ç’arsye uthulla ndal lemzën por shumë njerëz janë bindur për këtë.
(Visited 640 times, 1 visits today)
Marmelatë kumbullash

Marmelatë kumbullash
Vlerat shëndetësore të thanave

Fruti ose kokrrat e thanës piqen në mes dhe në fund të verës. Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga degët. Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhni me dorë sapo të kenë rënë.
Vlerat shëndetësore të thanës
Thana është një frut i vogël me vlera fantastike. Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e frutit ofron shumë përfitime për konsumuesin. Ato kanë vlera në shërimin e lëkurës, por edhe në uljen e temperaturës. Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.
Konsumimi i thanave
Thanat mund të përdoren për të përgatitur reçel, por ato mund të kombinohen me sheqer dhe portokall për të bërë një salcë të mrekullueshme. Thanat mund të konsumohen edhe të thata. Në Shqipëri përdoren për përgatitjen e rakisë së famshme të thanës. Gjithashtu, ka përdorim të gjerë edhe në përgatitjen e pijeve të ftohta gjatë stinës së verës. Shurupi i thanës është i famshëm në vendin tonë.
Përdorimi mjekësor i thanës
Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.
Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato rezistojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.
(Visited 300 times, 1 visits today)