
Lëng shege
Lëng shege
Emri “potazh” vjen nga frëngjishtja, ku fjala “potage” do të thotë supë e trashë (kremoze), e përbërë nga perime të ndryshme.
Kjo është një gjellë frënge përplot zarzavate të gjelbërta, por edhe perime të tjera.
Në qoftë se nuk keni shumë kohë në dispozicion për drekën tuaj, atëherë kjo gjellë e shijshme, është zgjidhja ideale për ju.
Perimet ziejini e më pas bluajini me blender dore, shtoni mëlmesat, shtalpën e vezët dhe kënaquni me shijen e veçantë që ofron potazhi francez.
Kombinimet e perimeve po ia lëmë imagjinatës suaj!
(Visited 620 times, 1 visits today)
Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Ajo nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, por kjo gjë ka ndryshuar vitet e fundit.
Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.
Rukola përmban lëndë ushqyese, të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte.
Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes. Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.
Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj. Duhet të keni kujdes, kur ta pastroni duhet të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë.
Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Mund ta përdorni në makarona ose si sallatë.
(Visited 1,375 times, 1 visits today)
I bën mirë mëlçisë, stomakut, kockave, parandalon shumë sëmundje dhe ndihmon kundër Alzheimer dhe tumoreve; a është kurkumaja apo turmeriku në të vërtetë përbërësi i një të ardhme për ata që duan të jetojnë mirë?
Njihen rreth 80 specie të njohura të kurkumasë dhe prej pak vitesh përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm.
Kultivohet në pjesën më të madhe të zonave tropikale. Pjesa më e rëndësishme është rrënja që mban të gjithë substancat më të rëndësishme të bimës.
Vetitë më të njohura dhe të provuara janë ato të prodhimit të lëngjeve që sekretohen nga mëlçia, ndaj turmeriku kontribuon në eleminimin e shtimit të kolesterolit, duke lehtësuar dhe tretjen e vakteve të rënda dhe me yndyrna.
Mund të kurojë edhe Alzheimerin
Kurkumaja ose turmeriku nuk ka vetëm veti antioksidante, por dhe antiinflamatore dhe antivirale, është shumë e përdorshme dhe për mostretjen apo fryrjen e barkut nga gazrat. Gjithashtu mund të jetë e dobishme dhe në trajtimin e një numri të pafund sëmundjesh si Alzheimer, artriti e tipe të ndryshëm tumoresh, nga ai i zorrës së trashë, pankreasit, tumorit të gjirit dhe të mushkërive.
Njihet dhe si Shafrani i Indisë
Edhe në kuzhinë, pjesa e përdorshme është rrënja, e cila përdoret për përgatitjen e kerrit dhe salcave të ndryshme.
Për shkak të aftësisë që ka t’u japë ngjyrë të verdhë ushqimeve, kurkuma njihet dhe si shafrani i Indisë, nga aroma, shija pikante dhe e fortë që të kujton xhenxhefilin.
Dozat e këshilluara
Sipas ekspertëve, doza e këshilluar gjatë ditës është 1.5-3 gram, në formë pluhuri.
Për arsye mjekësore, sidomos në lidhje me mëlçinë mund të merret dhe në formë çaji. Përveç përfitimeve të mësipërme turmeriku ndihmon dhe në rregullimin e qarkullimit të gjakut, por ka dhe efekte anësore nëse merret më shumë se doza e nevojshme.
Efektet anësore
Për t’u mbajtur mend ndër efektet anësore të turmerikut janë shfaqja e sheqtësimeve gastrointestinale, të vjella dhe diarre.
Njerëzit që vuajnë nga gurët në tëmth, ose probleme të tjera është më mirë të mos e përdorin. Gjithashtu i njëjti diskutim është dhe për ata që ndjekin terapi me bazë antikoagulantësh, pasi mund të shtojë rrezikun e gjakderdhjes.
Turmeriku antistres
Antibakterik, në gjendje që të ndihmojë organizmin për të kontrastuar bakteret e jashtëm dhe antioksidant i fuqishëm për të luftuar radikalet e lira që janë një ndër shkaqet kryesore të plakjes dhe sigurisht që turmeriku luan rolin e tij.
Por një nga efektet më të mira të trumerikut janë ato kundër ankthit dhe stresit, dhe kundër psoriazeve dhe sëmundjeve të lëkurës.
(Visited 851 times, 1 visits today)
Në muajt e pranverës trupi është më aktiv, e me këtë rast fillon prodhimi më i lartë i hormoneve, që mund të ndikojë në mungesën e vitaminave, e nëse edhe ushqehemi në mënyrë jo të shëndetshme, trupi nuk e përballon këtë aktivitet të shtuar, prandaj me këtë vjen deri te lodhja.
Gjumi i mjaftueshëm dhe ushqimi i ekuilibruar janë kusht për forcimin e imunitetit. Ndryshimet e shpeshta meteorologjike në ditët pranverore dhe ritmi i shtuar i jetës ndikojnë në ndryshimin e shëndetit të njerëzve.
Disa hormone zhvillohen më shumë në errësirë, ndërkaq te disa të tjera më i theksuar është prodhimi në dritë.
Dalja jashtë gjatë kohës së mirë me diell nxit prodhimin e hormonit, i cili lehtëson daljen nga depresioni, i ashtuquajturi hormoni i lumturisë.
Me arritjen e ditëve të ngrohta, disa njerëz ndjejnë simptoma të plogështisë, humbje vullneti, dhimbje në nyja, pagjumësi. Sipas mjekëve, problemet shëndetësore që sjellin deri te lodhja, e ndaj të cilave duhet pasur kujdes janë: anemia, infeksionet, sëmundjet e sistemit imun, tumoret, humbja e oreksit, sëmundjet e gjëndrave tiroide, çrregullimet e gjumit, stresi dhe depresioni.
(Visited 748 times, 1 visits today)
A keni dëgjuar ndonjëherë për një “superfood”? A e dini pse quhen kështu?
Termi superfood do të thotë se ushqimi është i pasur me një shumëllojshmëri të ushqyesve. Ato janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin tonë, e cila nga një anë e përmirëson cilësinë tonë të jetës, pasi ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.
Ato përmbajnë antioksidantë të fuqishëm, luftojnë radikalët e lirë që sulmojnë qelizat tona dhe ngadalësojnë plakjen e parakohshme të organeve dhe indeve. Prandaj ata konsiderohen aleatë të fuqishëm të shëndetit tonë, që do të thotë që ne duhet t’i konsumojmë rregullisht.
Vezët:
Vezët janë plot me ushqyes siç është choline, për një mendje të shëndetshme.
Rozmarina:
Rozmarina ndihmon trurin dhe kujtesën tonë që të funksionojë më mirë për shkak të substancave që përmban.
Panxhari:
Panxhari është i mahnitshëm në detoksifikimin e trupit tonë.
Avokado:
Avokadot janë të pasura me yndyrna të shumta që mund të jenë të dobishme për trurin tonë dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
Peshku:
Omega-3 që gjendet në peshk përmirëson jo vetëm kujtesën tuaj, por edhe shëndetin tuaj kardiovaskular.
Belushi:
Janë plot antioksidantë.
Çaji jeshil:
Besohet se pirja e çajit të gjelbër përmirëson kapacitetin dhe kujtesën e trurit.
Domatet:
Ato janë të pasura me lykopen, një shtojcë e trashë dhe e pazakontë antioksidante që mbron trurin tonë nga radikalët e lirë.
Çokollata e zezë:
Ajo përmban antioksidantë dhe kafeinë që mund të përmirësojë përqendrimin tuaj dhe performancën e trurit.
Arrat:
Arrat janë një burim i pasur i omega-3.
Mollët:
Mollët janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në ruajtjen e eshtrave, si dhe aftësinë tuaj për të ecur, ngjitur dhe lëvizur.
Qepët:
Qepët përmbajnë lëndë ushqyese dhe substanca të afta për të parandaluar dhe minimizuar simptomat e një numri sëmundjesh të tilla si diabeti, hipertensioni dhe problemet e zemrës.
(Visited 506 times, 1 visits today)
Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit.
Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit.
Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban.
Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, atëherë zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhenxhefilit.
Përbërësit e xhenxhefilit zbusin irritimin në sistemin tretës.
Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës.
Konsumi i xhenxhefilit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50 përqind.
Çajin e xhenxhefilit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhenxhefil në feta.
Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhenxhefil në ditë.
Një studim ka zbuluar se konsumimi ditor i xhenxhefilit zbut dhimbjet muskulare me 25 përqind.
Studimet kanë treguar se diabetikët që konsumojnë dy gramë xhenxhefil pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10 përqind.
Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Ekspertët thonë se konsumimi ditor i të paktën 3 gramëve xhenxhefil (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.
Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit.
Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet.
Ekspertët shprehen se konsumimi ditor i ekstraktit të xhenxhefilit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.
Substancat mirëbërëse të xhenxhefilit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale.
Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhenxhefilit, pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.
Plakja është një proçes që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues.
Të dhënat tregojnë se antioksidantët tek xhenxhefili pengojnë reagimet inflamatore të trurit.
Konsumi ditor i xhenxhefit përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor.
Përdoreni xhenxhefilin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin.
(Visited 431 times, 1 visits today)