Posted on

Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë

Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë

Sot orizi konsiderohet si një nga kulturat më të vjetra të kultivuara, ndërsa pas grurit është ndër drithërat e përhapura më së shumti.

Pasi që ka efekt shumë të mirë në enët e gjakut, konsumimi i orizit mund të na ndihmojë në një varg vështirësish siç janë qarkullimi i gjakut, puna e zemrës, si dhe te rregullimi i tensionit të lartë dhe të ulët.

Përveç tek problemet e sipërpërmendura, orizi po ashtu përshpejton tretjen, sekretimin e urinës dhe acidit të urinës.

Në shekullin e 15-të është rekomanduar tek anemia dhe sëmundjet e stomakut, zorrëve dhe veshkave, ndërsa në kopshtet e manastireve është kultivuar si bimë shëruese.

Në disa spitale në Amerikë dieta me oriz përdoret si terapi te tensioni i lartë dhe te sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Llojet e orizit

Sot dallojmë tri lloje të orizit, dhe ato janë: orizi natyror i paqëruar, orizi i qëruar i palëmuar dhe orizi i qëruar i lëmuar.

Orizi natyral i paqëruar mund të jetë orizi i egër ose orizi ngjyrë kafe. Orizi i egër zakonisht hahet në kombinim me llojet e tjera të orizit dhe i duhet më shumë kohë për t’u zier, sepse përmban shtresë të fortë sipërfaqësore.

Cili oriz është më i mirë për organizmin tonëOrizi integral ngjyrë kafe dhe orizi ngjyrë kafe i përpunuar me avull janë më shijshmit dhe kanë vlerën më të lartë ushqyese.

Hiqet vetëm shtresa e jashtme e cila në parim është e patretshme (orizi i përpunuar me avull shkurtimisht është i përpunuar me avull, që të forcohet kokrra), ndërsa lëvozhga mbetet, transmeton Koha.net. Këto superushqime përmbajnë enzime, minerale, oligoelemente, vitamina, acide yndyrore, fibra celuloze të cilat përshpejtojnë tretjen, proteina me vlera të larta biologjike.

Orizin e bardhë të qëruar, të lëmuar apo të palëmuar mund ta gjejmë në më shumë forma, për shembull, si gjysmë të rafinuar, të rafinuar, të përpunuar me avull, instant… Megjithatë, problemi te orizi i bardhë është që me qërimin dhe lëmimin është hequr pjesa që vlen më së shumti, dhe ajo është lëvozhga.

Orizi i qëruar është pak a shumë i pavlefshëm për organizmin, përbëhet kryesisht nga niseshteja, ndërsa materiet minerale, proteinat, vitaminat dhe fibrat gati as nuk i ka.

Duke konsumuar orizin e bardhë të qëruar organizmi tendoset edhe më shumë për të tretur diçka që nuk e mbështet energjikisht.

Posted on

Pse duhet të pini lëng boronice?

ëng boronice

ëng boronicePirja e lëngut të boronicës së kuqe mund të ulë përdorimin e antibiotikëve duke ju ndihmuar që të pastroheni nga infeksionet, sidomos ato në traktin urinar, thonë shkencëtarët.

Infeksionet e traktit urinar janë infeksionet më të zakonshme bakteriale, me gjashtë në dhjetë gra që vuajnë nga infeksionet e tilla përgjatë jetës së tyre.

Antibiotikët janë zakonisht trajtimi i parë që përdoret, por që mjekët nuk janë duke e rekomanduar edhe aq, transmeton Gazeta Express.

Një studim 24-javor i Universitetit të Bostonit gjeti se gratë të cilat kishin përjetuar infeksione në traktin urinar, kishin arritur që të largonin infeksionet duke pirë lëng boronice të kuqe çdo ditë.

Ekspertët e shëndetit thonë se boronica e kuqe i ndihmon gratë që të shërohen nga infeksionet në trakt.

Posted on

Mbroni shëndetin tuaj dhe mbaroni gjalpin shtëpiak!

Mbroni shëndetin tuaj dhe mbaroni gjalpin shtëpiak!

Mbroni shëndetin tuaj dhe mbaroni gjalpin shtëpiak!Gjalpi (i quajtur ndryshe margarinë) prodhohet nga vaji i bimëve, ndërkaq është i pasur me thartira yndyrore të pangopura.

Mund ta bëni vetë, në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– gjysmë filxhani qumësht/ujë,
– një filxhan vaj (luledielli apo përzierje vaj ulliri dhe vaj luledielli) ose gjysmë filxhani vaj luledielli dhe gjysmë filxhani vaji kokosi,
– një e verdhë e vezës,
– një lugë çaji lëng limoni,
– gjysmë luge çaji kripë.

Përgatitja:

Para se të filloni ta gatuani këtë gatesë, bëni gati mikserin, dy enë (një të madhe dhe një më të vogël) dhe akull.

Në enën e madhe thërrmoni akullin dhe shtoni pak ujë në mënyrë që temperatura të qëndrojë në zero.

Në enën e vogël të cilën e keni vendosur në enën e madhe me akull, shtoni përbërësit kështu: Nxehni ujin dhe vajin përafërsisht në 40 gradë celsius.

Në enën e vogël qitni vaj në të cilën më parë keni përzier të verdhët e vezës dhe të gjitha përzieni me mikser (sipas mundësisë në shpejtësinë më të madhe).

Ngadalë qitni qumështin/ujin dhe përzieni gjithnjë rreth dy minuta derisa uji dhe vaji të lidhen dhe të ngjiten për tretjen.

Shtoni lëngun e limonit dhe kripën dhe lehtë përzieni derisa gjalpi të dendësohet.

Nëse dëshironi, në fund mund të shtoni edhe ndonjë mëlmesë, p.sh. majdanoz, origano, rozmarinë etj.

Gjalpin ruajeni në frigorifer dhe përdoreni gjatë tri ditëve. /Telegrafi/

Posted on

Kuinoa, drithi më i shëndetshëm dhe i shijshëm

Kuinoa

KuinoaSipas dietologes Blerina Bombaj kuinoa është një ushqim i veçantë i cili mund t’i bëjë pjatat tuaja jo vetëm të shijshme por edhe delikate.

Gatimi bazë

1 kupë kuinoa
2 kupa ujë ose lëng perimesh ose lëng mishi
pak kripë deti

Shpëlajeni mirë kuinoan me ujë të bollshëm (kjo procedurë është e domosdoshme).

Vendoseni kuinoan e shpëlarë në një tenxhere me ujin dhe kripën dhe prisni të arrijë vlimin.

Ulni forcën e zjarrit dhe e lini rreth 15 minuta të ziejë.

Pas gatimit, kokrrat bëhen disi transparente dhe embrioni shkëputet duke krijuar nje bisht në formë spirale.

Nëse doni që kuinoa të marrë një shije më të fortë mund ta piqni pak minuta para se ta gatuani.

Kombinimet më të mira

E mira është që kuinoa të gatuhet në lëng pule ose perimesh. Mund të tentoni ta gatuani në lëng ku dominon shija e borzilokut dhe në fund e shijoni me pak vaj ulliri të mirë.

Hidheni kuinoan e gatuar sipër perimeve të ndryshme të sallatave tuaja.

I shtoni majdanoz, sherebel, qepë të njomë dhe/ose hudhër.
Kuinoa me fruta – për një mëngjes të pasur në proteina

½ kupë kuinoa (të gatuar)+ ½ kupë tërshërë (të pagatuar)
½ kupë manaferra ose boronica + kajsi + rrush ose mjedër
1 lugë të madhe fara kungulli
3-4 bajame të thërmuara
Përgatitja

I përzieni me qumësht të freskët ose kos natyral ose qumësht bajamesh.

Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak mjaltë.

Posted on

Supa pakëson kaloritë

Supa pakëson kaloritë

Supa pakëson kaloritëNëse e filloni ushqimin me supë mund të ndihmoni uljen e kalorive, thonë ekspertët e ushqimit nga Universiteti i Pennsylvanias.

Ata kanë shërbyer drekë për 60 burra dhe gra me peshë normale një herë në javë, përgjatë pesë javëve me radhë. Në katër javë nga to, ushqimi ka filluar me kalori të ulët, supë vegjetariane me lëng mishi. Pesëmbëdhjetë minuta pas supës, pjesëmarrësve ju servua ushqim me djathë dhe me salcë domateje. Për të krahasuar si standard, gjatë një prej pesë drekave nuk u shërbye supë.

Pjesëmarrësit konsumuan 20% më pak kalori kur e filluan ushqimin me supë. Ata konsumuan 150 kaloni gjatë një ngrënie mesatare të supës. Megjithatë, ata morën mesatarisht 135 kalori më pak gjatë gjithë drekës kur ajo filloi me supë.
“Fillimi i ngrënies me supë mund të jetë një rrugë e mirë për të qenë plotësisht të kënaqur: ju hani edhe një ushqim tjetër më shumë, por kontrolloni sasinë e kalorive të hyra”, thotë Julie Flood, studiuese në këtë fushë.

Kjo strategji mund të jetë një ide e mirë kur darkoni në restorant, por mund të aplikohet edhe në shtëpi, megjithatë me kusht nëse ju nuk nguteni të përfundoni shpejt supën për të kaluar në ushqimet tjera.

Mbani mend, gjella apo ushqimi tjetër gjatë këtij studimi është shërbyer 15 minuta pas ngrënies së supës. Kjo është aq sa periudha kohore që restoranti vonon shërbimin e ushqimit.

Posted on

Efektet e Forta të Turshive – Për Tretjen, Diabetin Dhe Trupin Në Formë

Turshia në Kuzhinë - Receta Kuzhine

Konsumi i lartë i antibiotikëve luan një rol shkatërrimtar për bakteret e mira që gjenden në stomak. Kolonitë e këtyre të fundit që njihen me termin mikrobioma mund të rimëkëmben falë konsumit të probiotikëve. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mikrobioma përbëhet nga miliarda baktere të ndryshme të cilat luajnë një rol kyç për shëndetin dhe kundër sëmundjeve.