Posted on

Recetë për ushqim natyral për foshnja

Recetë për ushqim natyral për foshnja

Recetë për ushqim natyral për foshnjaPërbërësit:

-Brokoli

-Karota

-Djathë

Brokolin dhe karotat i zieni në avull derisa të zbuten (10 deri në 15 minuta). Perimet e zbutura i vendosim në mikser me pak ujë dhe i grijmë derisa të fitohet një masë e lëngshme. Masës ja shtojmë edhe një fletë të grimcuar djathi.

Posted on

Rreziku nga vji i gatimit

Rreziku nga vji i gatimit

Rreziku nga vji i gatimitNëse ka diçka që konsumohet çdo ditë e pothuaj çdo vakt, ai është vaji! Të gjitha ushqimet e përpunuara, akoma edhe buka përmbajnë vaj. Në çdo gatim përdoret vaj. Ky fakt e bën vajin të jetë ndër ushqimet që ndikojnë më shumë në shëndetin tonë, në varësi të cilësisë së tij.

Sipas studimeve të shumta, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca – aldehide, të cilat kanë efekt kancerogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetsore si dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzanisë dhe ulçër! Por, rreziku më i madh qëndron në ndikimin e vajit të gatimit në përbërjen yndyrore të trurit tonë.

Neuronet kanë një shtresë yndyre që i izolon dhe ajo përbëhet nga një raport i caktuar i acideve lyrore omega 3 dhe 6. Vajrat bimor si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6 me shumicë. Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru.

Pasojat janë të lidhura ngushtë me probleme serioze të shëndetit mendor si disleksia, dementia etj. Me çfarë vaji të gatuajmë? Gjalpi, vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë yndyrnat që formojnë më pak aldehide kur nxehen. Për këtë arsye, është më mirë të gatuhet me to./Blerina Bombaj, dietologe/

Posted on

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigoriferMund të duket si mënyra më e mirë për ta bërë ushqimin që të zgjasë më shumë duke e futur në frigorifer pak minuta pasi e blini atë në dyqan.

Por, disa ushqime e humbin më shpejtë shijen dhe përbërjen e tyre, ose thjeshtë prishen më shpejtë, nëse futen në frigorifer.

Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer:

Domatet
T’i vendosni domatet në frigorifer nuk është një veprim i duhur, pasi që në këtë mënyrë ju do ta mbytni shijen e tyre. Sipas ekspertëve, t’i vendosni domatet në frigorifer bëni që struktura e tyre kimike të ndryshojë dhe komponimet kryesore në to të reduktohen, që ndikojnë në shijen e tyre.

Patatet
Patatet duhet të vendosen diku ku është freskët dhe thatë, qoftë në letër apo në një çantë e cila i mbanë të thata ato – por jo në frigorifer. T’i mbani ato në frigorifer bëni që niseshtja e tyre të shndërrohet në sheqer, i cili ndikon në cilësinë e tyre dhe bëjnë që ngjyra e tyre t’ju humb së bashku me shijen pasi të gatuhen, transmeton Gazeta Express.

Qepët
Nëse janë të qëruara, ato duhet të qëndrojnë në një vend të freskët dhe të thatë ku ka ajër të ventiluar, dhe jo në një frigorifer të ftohtë.

Bukën
Frigoriferi është me të vërtetë i keq për bukën, thuhet sipas seriouseats.com. Përderisa ngrirja e bukës ia humb tërë shijen, edhe ftohja e saj në frigorifer do ta bëjë të njëjtën.

Bananet
T’i vendosni bananet në frigorifer do të bëjë që ato të qëndrojnë të pjekura disa ditë më shumë – por nëse i vendosni përderisa lëkura e tyre është pak e gjelbër, atëherë ato nuk do të piqen fare. As kur i nxirrni prej frigoriferit. Dhe lëkura e tyre do të kthehet në ngjyrë të zezë.

Hudhrën
Të vendosësh hudhrën në frigorifer ose në çantë plastike mund t’i bëjë ato bajat. Mënyra më e mirë për t’i ruajtur hudhrat është duke i vendosur në temperaturë të dhomës, në një ambient të errët dhe të thatë që ka qarkullim të ajrit me pak dritë që hynë brenda.

Posted on

Ja ushqimet që nuk duhet t’i ri-nxehni

Ja ushqimet që nuk duhet t’i ri-nxehni

Ja ushqimet që nuk duhet t’i ri-nxehniJo të gjitha ushqimet duhet të nxehen për së dyti, për shkak se proteinat e tyre ‘mbyten’ gjatë gatimit.

Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit dhe Këshillit Evropian të Informimit mbi Ushqimin, këto janë ushqimet që nuk duhet të kalojnë dy herë në proces të ngrohjes:

1. Pula
Ri-nxehja e pulës nuk këshillohet në përgjithësi, për shkak se ajo ka dendësi më të madhe të proteinave se sa mishi i kuq. Dhe kur ri-nxehet, proteinat prishen dhe mund ta çrregullojnë stomakun.

2. Orizi
Se si ruhet orizi i gatuar është më e rëndësishme se sa vetë ri-nxehja, thuhet sipas Agjencisë për Standardet e Ushqimit. Nëse orizi lihet në temperaturë të dhomës, ai mund të shkaktojë helmim që shkakton të vjella ose diarre. Ri-nxehja e orizit nuk do t’ju shpëtojë nga këto.

3. Patatet
Problemi me patatet e ri-nxehura nuk është vetë ri-nxehja, por se si i ruani ato pas gatimit. Nëse lihen të ftohen në temperaturë dhome, mund të krijohen kushtet e duhura që të krijohet botulizëm, sidomos nëse janë të mbështjella në foli, kështu që oksigjeni mbetet jashtë patateve.

4. Kërpudhat
Kërpudhat kanë proteina të cilat lehtë mund të shkatërrohen nga enzimat dhe mikroorganizmat. Nëse ruhen në frigorifer për 24 orë, nuk është problem që t’i ri-nxehni prapë.

5. Spinaqi
Spinaqi dhe perimet e tjera përmbajnë përqendrime të larta të nitratit, varësisht se ku rritet kjo perime. Kështu, Këshilli këshillon që të evitoni ri-nxehjen e spinaqit

Posted on

Si të mos e lejoni avokadon të nxihet

Si të mos e lejoni avokadon të nxihet

Si të mos e lejoni avokadon të nxihetAvokadot kanë një dobësi ato nxihen shpejtë. Mirëpo është gjetur zgjidhja edhe për këtë.

Pasi ta keni prerë dhe konsumuar sasinë që dëshironi, pjesën tjetër të avokados vendoseni në një tas apo enë qelqi me kapak, bashkë me gjysmë qepe të prerë në dy copa, në frigorifer.

Të nesërmen, do ta gjeni ashtu siç e keni lënë në darkë. Sigurisht, nuk mund të rezistojë pafundësisht por të paktën dy o tre ditë do të jetë ashtu siç ishte kur e hapët!.

Posted on

6-të arsyejet se pse ju duhet të hani kikirikë

6-të arsyejet se pse ju duhet të hani kikirikë

6-të arsyejet se pse ju duhet të hani kikirikëMund të ulë kolesterolin dhe shumë më shumë!

Edhe pse kikirikat janë të dendur me energji (me shumë kalori dhe yndyra) studimet më të mëdha tregojnë se kikirikët dhe gjalpi i tyre mund të ulin kolesterolin, trigliceridet pa shtuar peshë fare.

Ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak

Vërtetë kam qenë i entuziazmuar lidhur me këtë studim. Hulumtimet tregojnë se duke ngrënë gjalpë kikiriki apo vetëm kikirika mund të ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë ditës, edhe pas ngrënies së një dreke me shumë karbohidrate! Kjo është një sinjal që ju mund të shtoni gjalpin e kikirikave dhe kikirikat në menynë e mëngjesit tuaj.

Trup me më pak dhjamë

Ngrënësit e kikirikave dhe gjalpit të tyre kanë një trup me më pak dhjamë edhe pse ata hanë më shumë kalori.

Yndyrat e mira (good fat)

Kikirikët ndihmojnë në humbjen e peshës, dhe janë të mbushur me vlera ushqyese dhe yndyrë të mirë – ky studim ju ndihmon të gjeni kikirikët dhe gjalpin e duhur gjithashtu.

Ngrit fuqinë e memories

Kikirikat janë ushqimi i trurit.

Është lëndë ushqyese mbrojtëse

Duke i hapur gëzhojat e kikirikit zbuloni një pako ushqyese me ushqim mbrojtës të natyrshëm. Kikirikët ofrojnë komponente unike bioaktive që veprojnë si antioksidantë dhe janë treguar si parandalues të sëmundjeve.

Posted on

5 ushqimet që ngrisin disponimin tuaj

5 ushqimet që ngrisin disponimin tuaj

5 ushqimet që ngrisin disponimin tuajHulumtimi tregon se ushqimi që ngrit disponimin në të vërtet funksionon në trurin tuaj për t’iu bërë më të lumtur dhe më të relaksuar.

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në disponimin, energjinë dhe emocionet tona, thotë një nutricionist nga Nju-Jorku. “Një dietë e varfër, veçanarisht ushqimi i shpejtë, është zakonisht shkaktar i depresionit”, shton ai.

Neurotrasmetuesit e trurit rregullojnë disponimin tonë dhe sjelljen, ato janë të kontrolluara nga ushqimi ynë shpjegon nutricionisiti. “Neourotransmetuesit më të afërt me disponimin janë dopanima, serotonina dhe norepinefrina. Kur truri prodhon serotonin, ne zakonisht ndihemi më të lumtur dhe më të relaksuar. Kur dy neurotransmetuesit prodhohen, ne mendojmë dhe veprojmë më shpejtë dhe më qartë” thotë ai. sheknows. com liston disa nga ushqimet që ngrisin disponimin tone.

Aminoacidi triptofan

Gjendet në qumësht: ky aminoacid prodhon serotonin për të balancuar disponimin dhe mundëson një pikëpamje më positive.

Ushqimi me shumë proteina

Ushqimi si peshku, gjeli i detit, pula dhe vezët kanë shumë proteina. Proteinat shtojnë prodhimin e dopaminës dhe norepinefrines të cilat ndihmojnë koncentrimin.

Bananet

Kemi dhe një arsyje më shumë për të ngrënë një bananë në ditë. Bananet rrisin prodhimin e serotoninës dhe dopanimës.

Çokollada e nxehtë

Nuk është çudi që dhe çokollada e nxehtë është në këtë listë. Ky ushqim ngrit nivelin e serotoninës pa rezultuar në telashe me sheqerin. Shikoni për çokolladë që ka më shumë se 85% përmbajtje të kakaos.

Çaji i gjelbërt

Ky çaj përmban L-theaninem, një aminoacid që paraqitet për të përmirësuar disponimin duke reduktuar stresin dhe nervozën, thotë Dr Stanton. Ky aminoacid ndihmon relaksimin pa shkaktuar përgjumësi dhe po ashtu mund të ngris vigjilencën mendore, përqendrimin dhe memorien.

Posted on

Mos ushqyerja me mish të kuq, qon ne depresion

Mos ushqyerja me mish të kuq, qon ne depresion

Mos ushqyerja me mish të kuq, qon ne depresionShkencëtarët nga Australia kanë zbuluar se femrat që konsumojnë sasi të vogla të mishit të kuq, dy-herë më tepër kanë gjasa t’ju diagnostikohet ndonjë çrregullim mendor, shkruan një sondazh në heathandcare.co.uk.

Studimi në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 1000 femra, ka treguar se konsumimi i proteinave nga mishi i pulës apo i peshkut nuk është aq i shëndetshëm sa besohet.

Në fillim kemi menduar se mishi i kuq nuk është aq i shëndetshëm për shëndetin mendor, por pas studimeve ishte vërtetuar krejt e kundërta” thekson Felise Xhejk nga universiteti Dikin.

Sipas saj, femrat që kanë konsumuar sasi të vogël të mishit të kuq, më shpesh ishin prekur nga depresioni dhe ankthet, madje ishin marrë shprehitë si konsumi i duhanit, aktivitetet fizike, mbipesha dhe mosha.

Është mjaft interesante se si nuk ishte vërtetuar lidhja midis proteinave nga mishi i pulës dhe peshkut dhe shëndetit mendor”, thotë ajo. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se tash femrat duhet ta teprojnë me konsumimin e mishit të kuq.

Posted on

Ja pse duhet të konsumoni fasule

Ja pse duhet të konsumoni fasule

Ja pse duhet të konsumoni fasuleFasulet janë të llojeve të ndryshme, të bardha, të kuqe, të mëdha, të vogla, të rrumbullakëta etj.

Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, potas, hekur, kalcium dhe fosfor. Ngrënia e tyre redukton praninë e kolesterolit në gjak.

Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me fibra, gjë që lehtëson ndjesinë e ngopjes. Fasulet janë të përbëra në masën 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbërë në masën 90% nga uji.

Për nga përmbajtja proteinike, fasulet mnund të krahasohen me mishin. Nëse konsumohen shpesh dhe rregullisht, ulin nivelin e kolesterolit. Këshillohet që të hahen nga diabetikët, pasi mbajnë nën kontroll sheqerin dhe reduktojnë mundësinë për t’u prekur nga tumori.

Posted on

Këto janë të mirat e vezëve

Këto janë të mirat e vezëve

Këto janë të mirat e vezëve Vezët janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit dhe pjesa më e shëndetshme është e verdha e vezës.

E verdha e vezës përmban mbi 90 për qind kalcium dhe hekur të një veze, ndërsa e bardha e vezës përmban thuajse gjysmën e proteinës së vezës. Prandaj, nëse nuk jeni duke ngrënë vezë rregullisht, më poshtë i keni disa arsye të forta se përse duhet ta bëni këtë.

Vezët ndihmojnë në përmirësimin e performancës

Vezët kanë efektin i cili ju bën të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Një vezë e madhe ju furnizon me gjashtë gramë të proteinës së kualitetit të lartë, si dhe me një varg vlerave ushqyese thelbësore, duke përjashtuar vitaminën C.

Vezët janë shpëtimi juaj nëse keni probleme me hekurin

Shumë njerëz me mungesë të hekurit përjetojnë simptoma si lodhja, dhimbjet e kokës dhe nervozizmi. Hekuri është transportuesi i oksigjenit në gjak dhe luan rol të rëndësishëm në imunitet, metabolizëm dhe funksione tjera në trup.

Prandaj, hekuri i cili gjendet në të verdhën e vezës do t’ju ndihmoj t’i hiqni qafe këto probleme që shkaktohen nga mungesa e hekurit.

Vezët ndihmojnë në mbrojtjen e eshtrave

Vezët janë ndër ushqimet e pakta natyrale që janë burim i vitaminës D. Vitamina D është thelbësore për absorbimin e kalciumit dhe mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave, transmeton telegrafi. Prandaj, vezët si burim i vitaminës D dhe shumë vitaminave tjera, luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve.