Posted on

Mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri vetem me çokollatë

Mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri vetem me çokollatë

Mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri vetem me çokollatëTashmë besoj se të gjithë jemi të informuar për efektin kurues që ka cokollata në organizmin e njeriut. Por, ajo cfarë mund të mos keni ditur deri më tani ndoshta ka të bëjë me efektin e saj kurues dhe parandalues ndaj sëmundjeve të zemres dhe kancerit.

Çokollata, veçanërisht çokollata e errët, është burim i shkëlqyeshëm i katehineve. Ekzistojnë dëshmi se kakaoja ndihmon në prevenimin e oksidimit të kolesterolit në gjak dhe zvogëlon tendencën për ngjizjen e gjakut (tromboza).  Kokrrat e kakaos përmbajnë antioksidantë, të cilët kanë rol në prevencën e disa sëmundjeve. Substancat, të quajtura katehine, e zmadhojnë rezistencën ndaj sëmundjeve degjenerative, siç është kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Katehinet gjithashtu gjenden edhe të pemët dhe perimet, por organizmi ka nevojë edhe për katehine të llojeve të ndryshme, siç janë ato që gjenden te çaji dhe çokollata. Në krahasim me çajin, përmbajtja e antioksidantëve te çokollata është më e madhe. Megjithatë, që të thuhet se a ndikon kakaoja te zemra, nevojitën më shumë dëshmi. Në përgjithësi, bazuar në hulumtimet e deritanishme, nuk është vërtetuar ndikimi i antioksidantëve në prezencën e sëmundjeve të zemrës.

Posted on

Pinxhur

Pinxhur

PinxhurPerberesit:
* 5 kg speca të kuq
* 2 kg patëllxhan
* 1 litër domate të ziera trash
* 2 dl vaj
* 70-80 g kripë
* 100 g hudhër
* 5 lugë uthull
* 2 speca djegës

Procedura:
Specat dhe patëllxhanët të piqen. Të qërohen, të shtrydhen mirë, pastaj të bluhen trash apo të grihen, sipas dëshirës.
Vaji të nxehet, pastaj të hidhen specat dhe domatet.

Të fërgohen rreth 15 minuta dhe t’i shtohen domatet. Specat djegës t’i grini sa më imët, ndërkaq thelpinjtë e hudhrës t’i ndrydhni. T’i shtoni para se të përfundojë zierja. Gjithashtu t’i hidhet kripa, dhe kur të përfundojë e tëra, t’i shtohet uthulla. Kohëzgjatja e zierjes varet se sa dëshironi të jetë pinxhuri i trashë. Të mbushen kavanozat e ngrohur. Mund të piqen edhe në furrë.

Posted on

Dobitë e borzilokut

Dobitë e borzilokut

Dobitë e borzilokutNë mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, dhimbjes së kokës dhe kundër depresionit.

Në Indi, borziloku është bimë shumë e shenjtë, dhe besohet se mbron shpirtin prandaj edhe përdoret në meditim. Egjiptianët u ofronin borzilok perëndive të tyre, dhe e përdornin atë për balsamim. Ai përdoret në Ajurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes. Mjekët e Ajurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”. Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e mbajnë atë për të joshur meshkujt.

Të gjitha përfitimet e borzilokut:

Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, dhimbjes së kokës dhe kundër depresionit. Çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale. Gjithashtu çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për të zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Posted on

Si të luftoni industrinë e ushqimit

Si të luftoni industrinë e ushqimit

Si të luftoni industrinë e ushqimitUshqimi i shpejtë dhe ushqimi i përpunuar çdo ditë e më shumë lidhen mediabetin, kancerit dhe shumë problemve të tjera shëndetësore. Ja se si të luftoni industrinë e ushqimit

Hani ushqime organike
Shmagni konsumimin e pesticideve të padëshiruara, hormoneve dhe ushqimeve të modifikuara gjenetikisht. A e dini se me mbi 40.000 kompani të ushqimit në raftet e supermarketeve, sot, vetëm afër 5 kompani prodhojnë ushqimin në mënyrën e duhur.

Blini në dyqan të fermerëve
Takohuni me prodhuesit e produkteve që blini. Ushqimi i tyre është organik.

Ushqehuni me sezona
Trupi jonë është krijuar të kërkoj ushqimet sezonale. P.sh. ushqime të caktuara ndihmojnë në sistemin tonë gjatë motit të ftoftë ose atij të ngrohtë. Duke u ushqyer në këtë mënyrë ju do të shmagni ushqimet e modifikuara gjenetikisht.

Kultivoni ushqimin vet
Nëse keni pak hapësirë në oborrin tuaj, provoni të keni një kopsht me ushqimet esenciale. Ju do të vlerësoni dashurinë që keni për ushqimin që kultivoni vet.

Përgaditni ushqimin vet
Kur përgaditni ushtimin tuaj, ju duhet të keni kontroll në atë se çfarë trupi juaj pranon dhe çfarë jo. Mos lejoni komoditetin e ushqimit të shpejtë të jëtë një justifikim për të mos pasur zgjedhje të ushqimeve më të mira për ju.

Merrni probiotik dhe super ushqime
Mbani barkun tuaj të fortë dhe mbani shëndetin tuaj të përgjithshëm duke nxitur sistemin digjestiv dhe imunitar.

Kënaquni me ushqimin
Bekoni ushqimin që keni dhe kënaquni me të. Ushqimi ka një energji që transformohet ne tërë trupin dhe ndihmon mendimin pozitiv.

Posted on

Ushqimet që duhet t’i evitoni

Ushqimet që duhet t’i evitoni

Ushqimet që duhet t’i evitoniKëto janë disa ushqime që janë të dëmshme për shëndetin tuaj?

Kafeja me shumë sheqer, krem dhe çokollatë
Në kafe me shtesat e ndryshme të ëmbla mund të grumbullohen edhe deri në 400 kalori dhe kështu kjo pije mund të përbëjë një shujtë të tërë ose një desert të pasur! Për më tepër, mund të përmbajë sasi të karbohidrateve sa një porcion i madh i pastës: 60 deri 80 gramë.

Shake të frutave
Nëse nuk mund ta filloni ditën pa shake të frutave ose frape, përmbajuni sasisë prej më shumë se dy decilitra të cilat përmbajnë rreth njëzetë gramë karbohidrate.

Në pesë decilitra të pijes së njëjtë mund të mblidhen edhe deri 75 gramë karbohidrate dhe 65 gramë sheqer.

Krekerët me djathë
Nuk përmbajnë sasi astronomike të karbohidrateve, por janë shumë të këqija sepse nuk kanë asnjë materie ushqyese.

Janë të pasur me aditivë, kimikate dhe ngjyra artificiale, ndërsa mund të përmbajnë edhe shurupin e misrit të pasur me fruktozë. Mos t’ju gënjejë versioni organik – ndoshta ka më pak përbërës artificial, por miellin e përpunuar dhe djathin me shumë yndyrë as këtu nuk do ta shmangni.

Muffinët
Ëmbëlsira e preferuar e mëngjesit mund të përmbajë madje 64 gramë karbohidrate dhe më shumë se tridhjetë gramë sheqer. Nëse bëhen nga mielli i përpunuar, sheqeri dhe gjalpi nuk dallon nga copa e tortës. Prandaj përmbajuni muffinëve më të vegjël, me masë përafërsisht pesëdhjetë gramë dhe nëse është e mundshme blini ato nga kokrra e papërpunuar.

Jogurti me pemë
Jogurti i zakonshëm është zgjidhje e shkëlqyeshme para ushtrimeve dhe vonë në mbrëmje, por ai me copa frutash dhe ëmbëltues jo . Një porcion me jogurt të zakonshëm përmban në mes 12 dhe 15 gramë karbohidrate, ndërsa ai me pemë mund të përmbajë edhe deri tridhjetë, ku gjysma janë karbohidrate të përpunuara, të cilat digjen më shpejt. Variant shumë më i shëndetshëm është që së bashku me jogurtin të përzieni pemët e freskëta.

Posted on

Të mirat e selinos

Të mirat e selinos

Të mirat e selinosA e keni ditur se me ndihmën e selinos mund ta largoni yndyrën shtesë nga organizmi. Fshehtësia e selinos është shumë e thjeshtë: përmban shumë pak kalori dhe derisa e konsumoni mund t’ju ndihmojnë në djegien e kalorive, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Selino kryesisht përbëhet nga uji dhe pikërisht për këtë është i preferuar në të gjitha dietat. Mirëpo, vetëm nga selino nuk do të mund të ftoni të gjithë përbërësit ushqyes, kështu që më së miri është ta kombinoni me artikujt tjerë ushqimorë.

Selino ka shije të këndshme, mund t’ua shtoni gjellëve të ndryshme, jogurtit apo ajkës së thartë.

Posted on

Ushqimet efikase kundër alergjive vjeshtore

Ushqimet efikase kundër alergjive vjeshtore

Ushqimet efikase kundër alergjive vjeshtoreKruarja dhe skuqja e syve, teshtima, shkuarja e hundëve, kollitja dhe dhembja e fytit janë vetëm disa nga simptomat që paraqiten te personat alergjikë, por që mund të largohen me efikasitet me anë të disa gjësendeve ushqimore

1. Brokoli

Brokoli është plot vitaminë C dhe i përket familjes së lulelakrës, ku të gjitha bimët e kësaj familjeje janë efikase për hapjen e sinuseve të inflamuara. Shkencëtarët kanë dëshmuar se 500 mg vitaminë C ndikojnë pozitivisht në largimin e alergjisë, e vetëm në një gotë brokoli të freskët gjenden 80 mg të kësaj vitamine.

2. Lakra jeshile

Sikur edhe brokoli, lakra jeshile përmban sasi të mëdha të vitaminës C, por përmban edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës A, e cila po ashtu ka rëndësi në luftimin e alergjive. Është parë se astma dhe alergjitë e tjera paraqiten më shpesh te njerëzit, të cilëve u mungon kjo vitaminë.

3. Sallata e gjelbër

Nëse deri më tani kjo bimë nuk ka bërë pjesë në menynë tuaj, atëherë është momenti i fundit që ta përfshini atë. Karotenoidet e sallatës së gjelbër janë plot me vitaminë A, por duhet pasur kujdes që sallata të mos trajtohet me temperatura të larta, të cilat e shkatërrojnë këtë vitaminë.

4. Hudhra dhe qepa

Hudhra dhe qepa janë të pasura me bioflavonoidet e quajtura kuercetinë. Disa shkencëtarë besojnë sesi kuercetina është një substancë antihistaminike, e cila është e dobishme kundër alergjive.

5. Kungujt dhe kungulleshkat

Edhe kungujt janë të pasur me vitaminë A, e mënyra më e mirë e përgatitjes së tyre është në formë të supës. Ata, bashkë me kungulleshkat, munden edhe të gërryhen dhe të përdoren për pite, si dhe në gjella të ndryshme. Janë shumë efikase kundër alergjisë.

6. Karota

Beta karotina që gjendet në karotë është kundërshtar i alergjive që shkaktohen nga bimët e ndryshme në natyrë. Për ta arritur një efekt më të mirë, karotën nuk duhet ngrënë të freskët, por lehtë të zier.

Posted on

Ja përfitimet nga hithera

Ja përfitimet nga hithera

Ja përfitimet nga hitheraNë mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K.

Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme. Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.

Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë.

Posted on

Si të pastroni veshkat

Si të pastroni veshkat

Si të pastroni veshkatVeshkat pastrojnë gjakun nga kripa dhe toksinat, prandaj ato mund të infektohen apo të krijojnë zall të hollë dhe guralecë. Këto janë të nevojshme të hiqen, në të kundërtën do të kemi probleme.

*Një grusht me majdanoz të larë priteni në copëza më të mëdha, vendosini në enë dhe hidhini ujë përmbi (aq sa të mbulojë fletët).

*Vendoseni në shporet të zihen për 10 minuta.

*Hiqeni nga shporeti, lëreni të ftohet (me kapak).

*Kullojeni dhe kur të ftohet pak vendoseni në frigorifer.

*Pijeni të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Mund të bëni edhe çaj më të fortë në mënyrë që ta lëni për 30 minuta të rrijë i mbyllur.

Menjëherë pas disa ditësh do të vëreni se si urina iu është ndërruar, sepse trupi heq të gjitha helmet e mbledhura në veshka.

Gjithashtu, duhet të jeni të kujdesshëm në pirje, nëse dyshoni që në veshka keni guralecë. Ky çaj prej majdanozit do t’i ‘shtyjë’ dhe do të keni nevojë të takoni mjekun.

Karshi çajit të majdanozit, mos harroni që të pini më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që veshkat të punojnë më mirë.

Me majdanoz, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj të ullirit thuhet që ndihmon në qitje të gurëve.

Edhe pse ky lëng është krejtësisht natyral, gjithsesi duhet t’i shmangeni në shtatzëni dhe konsultohuni me mjekun.

Ky çaj rekomandohet të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm për lehtësim të dhimbjeve menstruale.

Posted on

10-të perimet më të shëndetshme

10-të perimet më të shëndetshme

10-të perimet më të shëndetshmeLista e perimeve më të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të humbni kilogramët e tepërt, të mundni sëmundjet, t’i parandaloni dhe të bëheni shumë më të shëndetshëm.

Si e dimë ne këtë gjë? Kështu kanë treguar hulumtimet.
Ndërsa ju vetëm duhet të zgjidhni prej 5 deri 6 nga lista çdo ditë. Pse? Sepse, të gjithë, duke filluar nga nëna e deri të shkencëtarët botërorë më me nam, në mënyrë të vazhdueshme pohojnë që duhet të hamë sa më shumë perimet. Sido që të jetë, është fakt që shumica e njerëzve nuk i ha as tri lloje të perimeve në ditë, nga pesë apo më shumë që rekomandohen.

Pasi që shumica e perimeve përmbajnë shumë pak kalori dhe shumë përbërës ushqyes, në vazhdim ju sjellim listën e atyre më kualitative në këtë aspekt – është koha që këtë listë ta keni në mendje çdo ditë.

1. Brokoli, karfioli, lakra e Brukselit, lakra e gjelbër dhe e kuqe – janë përplot me përbërës që parandalojnë plakjen, kancerin dhe forcojnë imunitetin. Po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe acidit folik. Rekomandohet që të konsumohen të papërpunuara ose të ziera pak lehtësisht në avull.

2. Karota – mbron nga kanceri dhe është jashtëzakonisht e dobishme për ruajtjen e shikimit për shkak të shumë karotenëve dhe vitaminës A. Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B, C dhe K, fibrave (kur është e pagatuar), kaliumit, magnezit dhe acidit folik. Lërini në sallata ose hajini në mes vakteve.

3. Perimet me gjethe ngjyrë gjelbër të mbyllët – Mund të përgatiten lehtë duke i zier në avull ose në supa, tavë dhe musaka. Sallata e gjelbër dhe cikorja janë më të ushqyeshme në sallata dhe në sandviçë. Janë ta pasura me hekur, kalium, kalcium, karoten dhe vitamina B, C, E dhe K. Këtu bëjnë pjesë lakra jeshile, spinaqi, majdanozi, sallata gjelbër, cikorja, radhiqja..

4. Domatet – Përplot me karoten, likopen dhe vitamina C, të përshtatshme si mesvakt, në sandviçë, supa ose me pasta.

5. Fasulja dhe bizelja – Më të pasur me proteina se perimet tjera. Qoftë kur janë të thara, konservuara, të pjekura lehtësisht (soja) të avulluara lehtas (soja) ose kur hahen të pagatuara, përmbajnë shumë fibra, kalcium, acid folik, hekur, magnez dhe kalium. Mund të përgatiten në supa, salca, në kombinimin me spec djegës ose të hahen vetë. Përfshijnë fasulen, bishtajën, bizelen…

6. Shpargu – fibra, kalium, vitamina A, C, K dhe B kompleks – veçanërisht B dhe acid folik. Me vetëm 4 kalori për kërcell, shpargu i zierë lehtë në avull është shujtë shumë e shëndetshme, dhe po ashtu edhe shtesë e shkëlqyeshme e cila do të ndihmojë gjatë dobësimit, inflamacionit dhe depresionit.

7. Qepa, hudhra – antibiotikët natyrorë që forcojnë imunitetin, zvogëlojnë inflamacionin dhe luftojnë kundër të gjithë llojeve të infeksioneve, përcjell Koha.net. Më së shumti janë të ushqyeshme kur hahen në sallata ose në formë te shtesave dhe mëlmesave të shëndetshme për shumë gjella.

8. Patatja – e pasur me karoten, vitaminën A, B6, C , kalium, hekur dhe fibra –është e shkëlqyeshme kur piqet, ose kur piqet me lëkurë (por pa gjalpë dhe mish) ose kur përdoret në supa, të ziera ose tavë.

9. Speci i freskët – burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, magnezit, fibrave dhe vitaminave A, B, C dhe K. Janë shtesa të shijshme për sallata. Mund t’i zgjidhni nga e gjithë paleta me ngjyra: gjelbër, verdhë, portokalltë dhe kuqe.

10. Kungujt – të pasur me karotën, vitaminat A dhe C, kalium, magnez, fibra, si shujtë e veçantë ose shtesë për shumë gjella.