Posted on

Rozmarina përmirëson kujtesën

Antioksiduesit e acidit të rozmarinës në masë të madhe mund ta parandalojnë apo ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimerit dhe, sipas ekspertëve italianë, edhe mundet ta shërojë atë.

Deri tek ideja e hulumtimit shkencëtarët erdhën duke u bazuar në faktin se rozmarina ka një traditë të gjatë shërimi që përmirëson kujtesën, arsye kjo pse ka dhe nofkën “bima e kujtesës”.

Disa nga kompozimet e rozmarinës në mënyrë të suksesshme absorbohen përmes lëkurës, prandaj kjo bimë edhe sugjerohet edhe përmes aromaterapisë. Po ashtu, mendohet se edhe përdorimi i shamposë me bazë rozmarinën ndikon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës.

Nga sëmundja e Alzhaimerit vjen deri tek rënia graduale e qelizave nervore në lëvoren e trurit dhe me këtë rast vjen deri te zvogëlimi për 20% i masës së trurit. Përveçse rozmarina përmirëson kujtesën, rozmarina lehtëson frymëmarrjen, punën e veshkave dhe tretjen, si dhe përshpejton metabolizmin.

Posted on

Vaji i ullirit, ushqim dhe “ilaç” i rëndësishëm

Pema legjendare e ullirit dhe vaji i nxjerrë nga “fruti” i saj e kanë shoqëruar për rreth 8000 mijë vite historinë e njerëzimit. Kjo bimë kultivohej në Lindjen e Mesme, por më vonë feniksit e shpërndanë kultivimin e saj në të gjitha brigjet e Mesdheut, që nga Afrika e deri në Evropën e Jugut.

Me rritjen e prodhimit lindi edhe nevoja për ta përpunuar ullirin. Romakët arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit.

Por, ndërkohë që kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, romakët ndoqën një tjetër teknikë. Ata provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar ullirin, pemën e shenjtë për ta.

Ndër vite, vaji i ullirit është përdorur jo vetëm për të pasuruar ushqimet, por edhe në kozmetikë. Druri dhe dega e ullirit janë cituar edhe në Bibël, edhe në Kuran, duke dëshmuar kështu rëndësinë historike të këtij “fryti” në jetesën dhe punën e njerëzve.

Studimet kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve, transmeton Top Channel. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30% nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit.

Që në lashtësi popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë.

Vitet e fundit është zbuluar se vaji ullirit ka shumë ndikim mbi aktivitetin metabolik të organeleve të qelizës. Prej kohësh ai përdoret jo vetëm si ushqim, por edhe si medikament me vlera të larta për kurimin e disa sëmundjeve të ndryshme.

Sipas specialistëve, vaji ullirit me hudhër ndihmon në kurimin e astmës, arteriosklerozës dhe hipertensionit.
Vaj ulliri me borzilok ndihmon në kurimin e lodhjes intelektuale.

Vaj ulliri me koreandër kuron vështirësitë në tretje.
Vaj ulliri me dëllinjë ndihmon në kurimin e diabetit dhe ngërçit.

Vaj ulliri me qepë ndihmon në kurimin e diabetit, sëmundjeve të frymëmarrjes, arteriosklerozës, majisjeve gjenito-urinare.

Vaj ulliri me frutat e myshkut kuron asteninë dhe gurin në tëmth.

Vaj ulliri me lavandër ndihmon në kurimin e enteritit dhe sëmundjeve infektive.

Ulliri njihet edhe për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.

Ndërkohë janë të shumta maskat e bukurisë që e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit si një nga përbërësit kryesorë.

Me pak fjalë mund të themi se ulliri është ushqim, është kurativ dhe jep ndihmesën e tij kryesore për të na ushqyer, për të na kuruar dhe për të na bërë më të bukur.

Posted on

Kafja është ngjitëse

Është njësoj si droga dhe për ata që janë mësuar me rutinën e marrjes së përditshme të kafes, ndërrimi i kësaj përvoje do të ishte shumë i dhimbshëm. Nëse ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht do ta ndalonin një përvojë të tillë, atëherë do të përballeshin me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje. Nëse do të teprohej, kafja mund të sillte edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku…

Sëmundjeet e zemrës nga kafja

Në këto periudha ngushtice financiare kemi nisur të heqim dorë nga shumë rite të ditës, që më parë me çmimet normale mund t‘i përballonim. Një prej tyre është edhe kafja e mëngjesit. Askush më mirë se kafenetë e lokalet nuk mund ta ndjejë një masë të tillë, duke qenë se të ardhurat e tyre kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Shumëkush mund të mendojë që ky është një fakt për t‘u përshëndetur, sepse siç kemi dëgjuar kafeja është shkaktare e shumë problemeve që variojnë, nga ato të tretjes apo sëmundjet e zemrës dhe vetë kanceri.

Por përpara se të gëzohemi shumë le t‘i kujtojmë vetes thënien, që çdo e keqe e ka patjetër një të mirë, dhe kafja ka më shumë se një. Sipas një studimi të fundit, i cili është kryer pas një monitorimi të një numri të madh personash, historia e kafesë është paksa më ndryshe. Në të tregohet se sa keq është gjykuar kjo pije, pas së cilës jepen shumë njerëz.

Kafja është hidratuese sa edhe uji

Ja disa nga arsyet që do t‘ju nxisin të mos ta braktisni zakonin e të pirit kafe herët në mëngjes.

Është thënë deri tani se kafja ka efekt diuretik, por kjo nuk është e vërtetë, të paktën në porcionet normale të një filxhani kafeje. Për të pasur një efekt të tillë, organizmi duhet të absorbojë të paktën 550 mg kafeinë. Vetëm atëherë do të ndodhnin efektet diuretike dhe si pasojë dehidratuese. Si pasojë, një filxhan i zakonshëm kafeje, jo vetëm që nuk të dehidraton, por të ndihmon në hidratimin e trupit. Ju duhet të nisni të shqetësoheni vetëm kur sasia që keni në gotë e kalon 550 mg e kafeinës, përndryshe një filxhan, ose një gotë kafeje, ka vetëm efektin hidratues të po së njëjtës sasi uji.

Kafja mund të reduktojë rrezikun e sëmundjes së zemrës

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë, zakonisht e shmangin kafen, duke e konsideruar atë si simulant që mund t‘ua përkeqësojë situatën. Studimi i fundit, i bazuar në eksperimente të mirëfillta mbi persona që kanë probleme kardiake, nxori në pah se nuk ka asnjë provë që të faktojë ndikimin negativ që ka kafeja ndaj funksionimit të zemrës. Një tjetër studim i ndërmarrë në 27 000 gra, përgjatë një periudhe 15 vjeçare, doli në përfundimin se ato që pinin tri kupa kafe në ditë kishin një ulje të riskut për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës në masën 24%. Shkaqet e një ndikimi të tillë mbeten për t‘u përcaktuar.

Kafja më pak e dëmshme se Coca-cola

Ajo që dihet është se kafeina ndikon në një shtim të vogël të presionit të gjakut, por ndërsa konsumatorët e rregullt të coca-colës, që është e pasur me kafeinë, kanë më shumë shanse për të pasur sëmundje zemre, konsumatorët e rregullt të kafesë nuk e kanë një rrezik të tillë. Shpjegimi për këtë mund të gjendet në komponentët e kafesë, që nuk kanë të bëjnë me vetë kafeinën. Deri tani janë zbuluar rreth 800 përbërës aromatikë të ndryshëm, që përmbajnë shumë antioksidantë të fuqishëm.

Redukton rrezikun e disa lloje kanceresh dhe nuk ka ndikim përkeqësues te disa të tjerë. Në vitet ‘80, disa kërkues përhapën alarmin se kafeja rrezikon shumë shëndetin e pacientëve me kancer në pankreas. Në vitin 2007 u publikua një tjetër studim, i cili provoi të kundërtën e përfundimit të rezultatit të parë, pra që kafeja nuk ka të bëjë aspak me kancerin dhe as përkeqësimin e pacientëve që kanë një patologji të tillë. Cigarja, me të cilën shoqërohet shpesh kafja është, një shkaktare e kancerit dhe jo kafja në vetvete.

Kafja nuk ka lidhje me kancerin e gjirit

Një tjetër studim i ndërmarrë në Suedi në lidhje me lidhjen e kësaj pijeje me sëmundjen vdekjeprurëse, doli gjithashtu në përfundimin se kafja dhe kanceri i gjirit nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Së fundi ka edhe një sugjerim në lidhje me ndihmën që jep kafja në parandalimin e kancerit. Mjekët japonezë kanë monitoruar shëndetin e 90 mijë grave dhe burrave përgjatë një dhjetëvjeçari dhe sipas një raporti përfundimtar të studimit të publikuar në vitin 2005, konsumatorët e rregullt të kafesë, pra ata që nuk e tejkalojnë pirjen e dy kupave në ditë, kanë më pak shanse se të tjerët për të pasur kancer të mëlçisë.

Kafja të bën të ndihesh mirë

Nuk është aspak një efekt psikologjik, porse një ndikim i drejtpërdrejt i kafesë. Kur pi kafe ndjen një shtim të energjisë, të gjendjes së mirëqenies, të komunikimit me të tjerët. Megjithatë nuk duhet tepruar dhe duhet pirë në mënyrë të rregullt. Një gram më shumë nga sa duhet bën që të të shtohen simptomat e ankthit dhe dridhjes. Ata që e kanë zakon të pirët e kafesë ka mundësi që të ndihen të mbrojtur nga depresioni, sigurisht nga disa lloje të tij.

Madje ka studime që thonë se personat që pinë rregullisht kafe, në krahasim me të tjerët kanë më pak gjasa për të kryer vetëvrasje.

Kafja nxit sportistët

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se po t‘i shtosh pak kafeinë karbohidrateve me të cilat ushqehen sportistët, sidomos atletët, atëherë aparati muskulat ka një përqindje rekuperimi që shkon deri në 60%, duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi shumë të madh. Por rezultati i kafeinës ndihet vetëm disa orë pas konsumimit të saj, çka do të thotë që atleti mund të pijë kafe para gjumit dhe ditën e nesërme stërvitjen mund ta kryejë duke qenë shumë në formë.

Kafja mund të ofrojë mbrojtje nga sëmundjet

Ka sugjerime, sipas të cilave, pirja e dy kupave kafe në ditë mund të reduktoje rrezikun e sëmundjes së alzheimerit, apo parkinsonit dhe ndoshta edhe diabetit.

Kafeina mbron edhe trurin nga efektet e dëmshme të kolesterolit, të cilat çojnë në reduktim të qelizave trunore. Por mos e kaloni kurrë masën… Kafeja nuk është kurë për dhimbjen e kokës. Uji në kafe do t‘ju ndihmojë që të dehidratoheni dhe kafeina do t‘ju japë impulse pozitive në tru, por nëse do ta teproni do të merrni menjëherë efektin e kundërt.

Një kafe e fortë dhe mbi dozë do t‘ju dëmtojë, veç të tjerash edhe stomakun dhe do të rrisë presionin e gjakut në tru e si pasojë do të ketë ndikime jo të këndshme dhe në zemër. Përzierja që zakonisht bëhet për të qetësuar dhimbjet e kokës, mes kafes së zezë dhe paracetamolit është shumë toksike me ndikim negativ veçanërisht te mëlçia.

Kafja është ngjitëse

Është njësoj si droga dhe për ata që janë mësuar me rutinën e marrjes së përditshme të kafes, ndërrimi i kësaj përvoje do të ishte shumë i dhimbshëm. Nëse ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht do ta ndalonin një përvojë të tillë, atëherë do të përballeshin me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje. Nëse do të teprohej, kafja mund të sillte edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku etj.

Posted on

Selino

Selino, me origjinë nga zona e Mesdheut si bimë mjekësore që në periudhën e Omerit, është një specie barishtore që bën pjesë në familjen e Apiacea-ve.

Varieteti më i përdorshëm në kuzhinë është “selino e bregdetit”, së cilës i përdoren degët me fletë të gjata e të mbushura.

Selino e ka origjinën nga zonat me lagështi dhe e ka të vështirë t’i përshtatet klimës së thatë.

Selino përbëhet nga sedanina, një substancë aromatike, që i jep selinos aromën e saj karakteristike.

Selino mund të përdoret e gjallë, e zjerë për t’i dhënë aromë supës apo lëngut ose e skuqur sëbashku me karotat dhe qepën në fërgesën klasike all’italiana.

Selino përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me vitamina A dhe C, të cilat pjesërisht shkatërrohen gjatë gatimit.

Posted on

Rigoni dhe Manxurana

Rigoni dhe manxurana me emrat latinë “Origanum vulgare” dhe “Origanum majorana”, janë dy erëza të së njëjtës familje.

Fjala rigon vjen nga latinishtja “origanum”, e cila e ka marrë nga greqishtja “origanon”, që do të thotë ”do malin”, për shkak të përhapjen e bimës në zonat malore të Mesdheut.
Manxurana dhe rigoni bëjnë pjesë në të njëjtin lloj botanik që përfshin më se 50 specie. Këto dy bimë, me origjinë nga Azia Perëndimore dhe Pellgu Mesdhetar, janë përdorur që prej shumë kohësh në Evropë, sidomos në Greqi. Egjiptianët përdornin manxuranën dhe rigonin për të aromatizuar të vdekurit e tyre dhe për të qetësuar perënditë.
Rigoni u çua shumë herët në Amerikë, por u bë popullor vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, kur u kthyen nga Italia, ushtarët amerikanë filluan të përdorin këtë erëz të shijshme që e kishin njohur gjatë qëndrimit të tyre në vendin e picave.
Edhe manxurana u çua në Amerikë në periudhat e hershme të kolonizimit, megjithatë ajo nuk përdoret sot në kuzhinë, edhe pse shija e saj është më e hollë e më e pasur se ajo e kushëririt të saj, rigonit.
Nga manxurana dhe specie të ndryshme të rigonit, nxirren vajra esenciale që përdoren në industrinë agro-ushqimore si edhe në parfumeri dhe kozmetikë.
Erëzat në përgjithësi nuk përdoren në sasi të mëdha, kështu që ato nuk veprojnë në organizmin e njeriut me të gjitha efektet e tyre pozitive për shëndetin.
Rigoni i egër ka më shumë vlera se rigoni i kultivuar, sikurse edhe rigoni i freskët është më i efektshëm se rigoni i tharë. Kështu, përdorni më shumë rigonin e freskët për të shtuar në pjatën tuaj elementet antioksidante.
Rigoni ka një efekt shumë të madh antioksidant, sikurse edhe manxurana, e cila, kur hidhet në sallatë, mendohet se e katërfishon veprimin antioksidant të sallatës.
Nga studimet e bëra, rezulton se esencat e rigonit ndikojnë në uljen e glicemisë në gjak tek diabetikët. Të njëjtin efekt mendohet se ka edhe manxurana.
Mendohet gjithashtu se esencat e rigonit pengojnë rritjen e qelizave kanceroze në rastet e leucemisë.
Rigoni i bluar është një burim i shkëlqyer vitamine K për gratë dhe një burim i mirë për burrat. Vitamina K është e nevojshme për prodhimin e proteinave dhe luan rol në koagulimin e gjakut. Ajo merr pjesë edhe në formimin e kockave.
Manxurana e tharë është një burim i mirë hekuri për burrat dhe më pak për gratë, ndërsa rigoni i bluar është një burim hekuri, kalciumi, manganezi, vitamine E. Si antioksidanti kryesor, vitamina E mbron membranën që rrethon qelizat e trupit, sidomos rruazat e kuqe e të bardha, pra qelizat e sistemit imunitar.
Thuhet se Grekët i çonin dhëntë për të kullotur në kodrinat ku rritej rigoni në mënyrë që mishi i tyre të ishte më i shijshëm.
Në pjesën më të madhe të gatimeve që rekomandojmë, mund të përdoren rigoni ose manxurana, por duhet ditur se shija e manxuranës është më e lehtë se ajo e rigonit. Është mirë që ato të hidhen në fund të gatimit.
Mund të përdoren në gatimet me mish qengji, derri, pule apo pate.Në omëleta dhe gatime me vezë, në pica, bizele dhe kërpudha, makarona, polentë apo oriz.
Në lloje të ndryshme supe, gatime apo sallatra me patate, në sanduiçe me domate, në salca të ndryshme. Në minestrone apo në fasule. Në supërat me thjerrëza dhe spinaq. Në të gjitha gatimet me lakër. Mund të përdoren për mbushjet në gatimet me perime të mbushura.
Përdoren për aromatizimin e bukës.
Mund të lihen për disa javë në uthull, të filtrohet uthulla e të përdoret për aromatizimin e gjellëve; gjithashtu, mund të aromatizohen ullinjtë në vaj me rigon apo manxuranë.

Posted on

Karota

Mendohet se karotat janë zbuluar 5 000 vjet më parë në territorin e Afganistanit të sotëm. Ende sot e kësaj dite janë me shumicë kolonitë e egra me rrënjë të kuqe apo gështenjë.

Kultivimi i karotës

Atëherë filloi udhëtimi i gjatë përmes shekujve që e çoi karotën në Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë si dhe në Evropë, ku karota kultivohet që nga shekulli i 18-ë, kur kultivoheshin varietete karotash me mish apo lëkurë të bardhë, të verdhë, të kuqe, gështenjë dhe të zezë, por jo karota portokalli.

Në fakt, karota portokalli është produkt i ndërhyrjes njerëzore. Janë Hollandezët që, duke dashur të tregonin besnikërinë e tyre ndaj Shtëpisë së Portokallit, një principatë protestante franceze, shartuan në shekullin e 16-ë varietetet me mish të kuq me varietetet me mish të bardhë duke krijuatr kështu një rrënjë me një ngjyrë portokalli të ndritshme shumë të bukur.

Ky varietet i ri u zuri vendin të gjitha varieteteve të tjera dhe vazhdon të jetë dominues në tregjet e gjithë botës.

Një perime praktike. Karota është një perime praktike, gjithëvjetore, që konservohet mirë.

Ngjyra portokalli. Kjo ngjyrë vjen nga pigmentet e shumta të cilat, ndër të tjera, janë antioksidantë.

Deri në Luftën e Parë Botërore karota përdorej kryesisht si ushqim për kafshët dhe ushqim i veçantë për kuajt. Zbulimi i vlerave të saj ushqimore natyrisht që ndikoi në popullarizim e saj si ushqim për njerëzit.

Këshilla praktike për karotën

Zgjedhja. Rrënja duhet të jetë e fortë dhe pa rrënjë të vogla të bardha, gjë që do të tregonte se karota është tepër e vjetër. Në rast se blini karota me gjethe dhe kërcell, pritini përpara se t’i vini në frigorifer. Konservimi. Karotat e blera konservohen në sirtarin e perimeve të frigoriferit, duke i vendosur në një qese plastike me vrima. Blini një sasi që mund të konsumohet vetëm brënda dy javësh.

Vlerat ushqimore të karotës

Përdorimi i rregullt i karotave mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, disa kancereve dhe disa sëmundjeve që lidhen me plakjen si perdes së syrit.
Përbërësit kryesorë ushqimorë: vitamina A, vitamina B6, vitamina K.

Ngarkesa glicemike e një porcioni normal karotash është e ulët. Konsumi i karotave, të gjalla apo të gatuara, pra, nuk pengon rrënien në peshë.

Çfarë përmban karota?

Për të asimiluar më mirë karotinoidët e karotave
Shoqërojini me burime yndyrore, për shëmbull, me pak vaj, arra apo djathë. Përse? Sepse karotinoidët janë të tretshëm në yndyrë.
Zjejini ose piqini në mënyrë që të rritet absorbimi i tyre.

Karotinoidët

Karotinoidët kryesorë të gjetur në përbërjen e karotave (të gjalla, të zjera, të pjekura apo në lëng) janë beta-karotina, luteina dhe zeaksantina. Karotinoidët janë përbërës para së gjithash me karakteristika antioksidante, domethënë të afta për të neutralizuar radikalet e lira të trupit. Shumë karotinoida janë paraardhës të vitaminës A, domethënë, trupi i kthen në vitaminë A sipas nevojës.
Karotinoidët kanë efekt mbrojtës ndaj kancerit sepse ushqimet që e përmbajnë ulin nivelin e dëmtimeve oksidative në ADN. Kur dëmtohet ADN-ja, rritet rreziku i kancerit.

Fibrat në karotë

Sipas disa studimeve të kryera, marrja në të njëjtën kohë e fibrave dhe karotinoidëve, të dyja të pranishme në karotë, rrit efektin mbrojtës të saj. Në fakt, është vërtetuar se disa lloje fibrash, sidomos fibrat e tretshme, mund të ulin kolesterolin dhe të parandalojnë procesin e arteriosklerozës tek kafshët dhe njeriu. Gjatë studimit është vërtetuar se lëngu i karotës (që përmban pak fibra) kishte më pak efekt në yndryrnat e gjakut se karota.

Karota heq urinë

Personat që ndjekin një dietë dobësimi mund të provojnë të shuajnë urinë duke ngrënë 1 ose 2 karota. Një gjë e tillë mund të përdoret edhe për t’u qetësuar në rast se keni lënë duhanin. Përdorimi i lëngut të karotave. Vetëm apo të përziera me lëng perimesh apo frutash të tjera dhe erëza.

Tre deri në katër karota me disa fletë nenexhiku, në periudhën e verës;

Dy karota, një domate, një degë selino, në periudhën e vjeshtës;

Dy karota dhe një portokall i shtrydhur, në periudhën e dimrit.

Meqënëse lëngu i karotave përmban mesatarisht vetëm 10% fibra të karotës, mishi i karotës mbahet për t’u përdorur për ëmbëlsira, biskota, puding, etj.

Posted on

Lulelakra

Lulelakra është një perime që bën pjesë në familjen e Kruciferëve, ashtu si edhe brokoli.

Ajo është e pasur në vitamina C dhe përmban përbërës bioaktivë të cilët veprojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Për rezultate sa më të mira, është mirë që lulelakra të hahet e gjallë apo e zjerë pak.
Lulelakrat janë të bardha, violetë, jeshilë si limonat jeshilë apo ngjyrë portokalli. Lakra ngjyrë portokalli është 100 herë më e pasur në beta-karotinë se lakra e bardhë.

Ekziston edhe lulelakra Romanesko, në ngjyrë jeshile dhe  në fornë spiraleje. Është një lulelakër shumë dekorative.

Këshilla praktike
Përzgjedhja. Kërcenjtë e lulelakrës duhet të jenë të fortë me lule të ngjeshura mirë. Nëse lulet janë të larguara, kjo do të thotë se perimja është këputur shumë vonë. Prania e njollave ngjyrë kafe tregon se lulelakra është duke u prishur.
Konservimi. Mbahen në frigorifer, të shumtën 5 ditë.
Truke për tretjen e lehtë të lulelakrës. Konsumimi i lulelakrës mund të shkaktojë gazra. Për ta pakësuar këtë mundësi, mund të lihen lulelakrat për disa minuta në ujë të valuar me kripë, në një tenxhere pa kapak. Pastaj lulelakrat lihen për t’u zjerë lehtë në ujë tjetër, me avull apo në tigan. Është mirë që lulelakrat të mos mbahen gjatë për t’u zjerë në mënyrë që të ruhet shija e tyre.
Vlerat ushqimore
Përdorimi i rregullt i perimeve të familjes së Kruciferëve (të paktën një porcion në javë) mund të ulë rrezikun e një numri kanceresh dhe sëmundjesh kardiovaskulare, të mbrojë ndaj procesit të plakjes së qelizave të trurit dhe të ndihmojë për kontrollin e diabetit.

E pasur në vitaminë C.

Posted on

Disa këshilla të vlefshme për gjelin e detit

Ne cfare madhesie me nevojitet?
Llogarisni afersisht 380gr mish gjel deti per person (me gjithe kocke). Ne kete menyre do t’iu mbetet edhe per te nesermen.

Nese gjeli i detit eshte i ngrire?
Lereni te shkrije plotesisht perpara se ta gatuani. Gjeli i detit duhet te shkrihet ne temperature ambjenti i mbeshtjelle ne ambalazhin e tij (qe mund te jete qese, kuti kartoni etj) duke e kontrolluar here pas here zgavren per te hequr te brendshmet. Sapo ne brendesi te mos kete me kristale akulli dhe kembet mund te perkulen lehtesisht, gjeli i detit duhet mbuluar me leter celofoni dhe futur ne frigorifer ku dhe lihet qe te shkrije plotesisht. Nevojitet te gatuhet brenda 24 oreve nga momenti i shkrirjes.

Llogarisni sasine e mbushjes…
Mbushjen e fusim nga zgavra qe ndodhet ne fundin e qafes se gjelit duke llogaritur 230gr mbushje per cdo 2.3kg gjel deti. Lekuren e “qepim” me kunja dhembesh ose me nje gjilpere kuzhine ne menyre qe gjate gatimit mbushja te mos dal jashte.

Gatuheni ne perfeksion…
Peshojeni gjelin pasi e keni mbushur, lyeheni me gjalp ne siperfaqe, mbeshtilleni me leter alumini dhe gatuheni ne furre te parangrohur ne 190°C. Planifikoni qe gjeli te jete gati te pakten nje ore e gjysme perpara se te filloni te hani ne menyre qe te pushoje brenda ne furre, por edhe per t’iu dhene pak liri veprimi nese eshte akoma roze ne brendesi. Per te perftuar nje lekure me ngjyre te arte, hiqeni letren e aluminit nje ore perpara mbarimit te kohes se gatimit.

Si mund te kuptojme nese eshte i gatuar perbrenda?
Çani pjesen me te holle te lekures se kofshes me majen e nje thike. Lengu qe do te dali jashte duhet te jete transparent, pa asnje gjurme ngjyre roze. Ne momentin qe gjeli i detit eshte plotesisht i gatuar, mbeshtilleni me leter alumini dhe lereni ne nje vend te ngrohte te pakten nje ore perpara se te filloni ta hani.

Posted on

Shega vetitë dhe vlerat e saj

shegat

shegatLëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

Mbron nga kanceri i prostatës
Rregullojnë sistemin sistolik
Rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut
Përmban vitaminën C
Shton rezervat e vitaminave në organizëm

Posted on

Karota

Karota

KarotaKarota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.