Posted on

1 kokërr shegë në ditë për të bërë gjakun të “vërshojë” në trup

1 kokërr shegë në ditë për të bërë gjakun të “vërshojë” në trup

1 kokërr shegë në ditë për të bërë gjakun të “vërshojë” në trup

Vetitë fantastike të shegës tashmë njihen. Shega është fruti më i mirë që ka veti në mjekimin dhe parambrojtjen e sëmundjeve të zemrës dhe atyre të gjakut.

Ekstraktet e shegës kanë aftësi të ndryshojnë patologjinë primare si trashjen progresive të arteriereve koronare të cilat shkaktohen nga grumbullimi i yndyrës.

Studimi është testuar fillimisht tek minjtë të sensibilizuar me bllokimin arterial dhe minjve iu dhanë dhënë ekstrakte shege për 2 javë.

Pas trajtimin me shegë u vu re rritja e kolesterolit të mirë dhe zvogëlim i pllakave aterosklerotike.

Përveç efekteve që shega ka në një qarkullim më të mirë të gjakut, shega njihet për vetitë e mëdha shëndetësore që ka në trupin tonë si zvogëlimi i stresit, ulja e akumulimit të yndyrnave në muskulin e zemrës dhe zvogëlimi i anomalive në EKG.

Shega gjithashtu është një ndër aleatët më të mirë në luftën kundër plakjes, ajo ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.shije.life

(Visited 204 times, 1 visits today)

Posted on

Hani arra dhe lajthia, ja pse?

Hani arra dhe lajthia, ja pse?

Hani arra dhe lajthia, ja pse?

Njerëzit të cilët hanë arra dhe lajthia ka mundësi që mos të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti, pasi që ekspertët tonë se arrat dhe lajthizat janë të mira dhe kundër urisë, madje zëvendësojnë mishin nëse i merrni në bazë ditore, transmeton Lajmi.net.

Lajmi i mirë për adhuruesit e lajthive dhe arrave pasi që 5 për qind e tyre nuk kanë rrezik që të fitojnë në peshë, ka thënë një studim me bazë në Kaliforni.

Dietologët kishin thënë se lajthitë dhe arrat janë kalorike por kjo yndyrë e tyre është e mirë.

Nëse përdoren të përziera lajthitë dhe arrat kemi yndyrë të pastër vetëm 1.5 gramë.

Kështu që njerëzit që hanë rregullisht arra dhe lajthia pritet që mos të shtojnë peshë,mos të jenë obezë.

(Visited 258 times, 1 visits today)

Posted on

Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës

Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës

Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës

Hurma e Medines
– Hurmat rriten në vëndet arabe dhe llojshmëria e tyre është e madhe. Llojshmërinë e tyre e shohim dhe tek hadithet e Profetit {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} Sa’d bin Ebi Vekkasi {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} ka shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia”. Transmeton: Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047.
– Në një hadith tjetër thotë: “Shtëpia pa hurma i ka njerëzit e uritur”.
Transmeton: Muslimi, 2046.
Ndër llojeve të shumta janë dhe hurmat e Medinës. Këto hurma i ka përmendur Profeti {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} në hadithet e tij. Xhabiri dhe Ebu Seidi {Allahu qoftë i kënaqur prej tyre} kanë shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xheneti. Ato janë antidot [kundërhelm] kundër helmimit, burim i pasur për rritjen e sasisë së spermës, ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq”. Transmeton: Tirmidhiu, 2067; Ahmedi, 3/78.
Thotë Profeti {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të}: “Me siguri hurma e medines është hurmë e shkëlqyeshme dhe ushqim i mjaftueshëm.” Hurmat janë gjithashtu fruta të Xhenetit siç është thënë në hadith : Hurma është frut i Xhenetit dhe ajo përmban antidot kundër helmimit”. Transmeton: Tirmidhiu
– Imam Buhariu i ka klasifikuar hurmat medinase si ilaç mrekullibërës.
Në transmetime është shënuar se Aishja {Allahu qoftë i kënaqur prej saj} ka thënë: “Më kanë dhënë lloj-lloj ushqimesh për të fituar peshe, por unë nuk shtova asnjë gram. Pastaj më dhanë tranguj me hurma të freskëta për të ngrënë dhe ky ushqim ma shtoi peshën trupore”.

(Visited 168 times, 1 visits today)