Posted on

Fshati Leusë Skeda

Fshati Leusë  Skeda

Fshati Leusë  Skeda është pjesë e Njësisë administrative “Petran”, të Bashkisë Përmet.

Fshati Leusë  Skeda shquhet për pasuri të mëdha në burimet natyrore dhe kulturore.

Ai gjendet 62 km larg nga qendra e Qarkut dhe e Prefekturës së Gjirokastrës, si dhe 230 km larg kryeqytetit Tiranës. Pozicionohet mbi një kodër nga ku mund të shijohet një panoramë e mrekullueshme e qytetit të Përmetit i gjendur rreth 2 km larg. Në hyrje të fshatit gjendet një burim me ujë të ftohtë me rrjedhje gjatë gjithë vitit, por objekti më i rëndësishëm është kisha e “Shën Mërisë”. Ajo rrethohet nga tre përrenj të mëdhenj që burojnë nga malet dhe derdhen në lumin Vjosa, si dhe nga selvi e pemë të shumta. Pjesa e përparme e kishës i njgjason një manastiri, kurse në tërësi ajo ka formën e një tempulli dhe mban statusin monument kulture që prej vitit 1963. Përpara saj gjenden disa varre të vjetra që datojnë në vitet 1800-1900. Kisha është e tipit bizantin me bazilikatë e ndërtuar në fund të shekullit XVIII me përmasa 23×10,5 m dhe e rikonstruktuar në vitin 2000. Ajo ka një naos të ndarë në 3 nefe, ku nefet anësore janë të mbuluara me kësula sferike, ndërsa nefi qëndror me qemer cilindrik. Kupola ngrihet mbi tamburin e ngushtë e të lartë, ku në mes te saj ndohen 12 dritare. Struktura kompletohet nga një narteks dykatësh dhe altari. E gjitha është e ndërtuar me gurë dhe e mbuluar me rrasa guri. Kisha ka piktura murale të vitit 1812, ikonostas të gdhendur në dru arre të vitit 1817 dhe një mbishkrim mbi portën hyrese, i cili dëshmon mjeshtërinë e atyre që e punuan. Nga tiparet arkitektonike dhe dekorative ajo mendohet se fillesën e ka në shekullin VII–VIII, e ndërtuar në kohën e Perandorit Justinian, por që madhështinë e mori përgjatë shekujve të mesjetës. Vlera të veçanta artistike kanë afresket e ikonostasi me pamje dhe kompozime të marra nga bibla dhe natyra, me stil e mjeshtëri të lartë që vihet re jo vetëm tek “dera e bukur “ apo “proskinitari“, por në tërësinë e saj. Pjesa e jashtme dekorative është shumë interesante e gërshetuar me një sërë motivesh të realizuara me tulla në muraturë që formojnë simbole, shkronja, kryqe, harqe, korniza dhëmbësharrë, pamje kurrizpeshku etj.

Në Leusë ka edhe burime të mëdha sociale dhe ekonomike, ku aktivitetet kryesore janë bujqësia, blegtoria, vreshtaria, tregëtia dhe në vitet e fundit turizmi. Ka potenciale në praktikat tradicionale të fermerëve, në degustimin e pijeve e ushqimeve, në vreshtari, në mbledhjen e bimëve mjekësore, ecje në natyrë, në njgjitje në mal në këmbë, me mushka, gomer apo me bicikleta etj. Shoqata italiane “Cesvi”, ka hapur një zyrë turistike në pallatin e kulturës në Përmet, po duhet të krijohet edhe një qender agroturizmi për zonën. Aty lumi Langarica zhytet në kodrat e bukura dhe të pyllëzuara plot me lule, të cilat në pranverë mund të përshkohen duke eksploruar gjashtëdhjetë kilometra ecje në shtigje të shënjuara drejt malit të Dhëmbelit dhe rrethinave. Për të vizituar urat, kanionet dhe burimet natyrore termike të Bënjës, duhet të shkohet në drejtim të jugut të shoqëroheni me udhërrëfyes. Ky është qyteti i Përmetit, qyteti i luleve, i festivalit multikulturor të Qershorit I shpallur “Qënder historike”. Gjithashtu Këshilli i Bashkisë Përmet ka vendosur që fshatrat Bënjë, Leusë, Frashër dhe Përmet i vjetër, të shpallen zona prioritare të mbrojtura me mundësi për zhvillimin e turizmit. Leusa dhe Përmeti ndodhen në juglindje të Shqipërisë, buzë lumit Vjosë dhe rrëze malit të Dhëmbelit, 30 km larg kufirit me Greqinë që lidhen nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat“. Për të shijuar plotësisht bukuritë e fshatit, duhet ta vizitoni atë në maj në muajin e trëndafilave. Aroma e tyre ndjehet sapo kalon urën e Vjosës dhe i drejtoheni fshatit, në çdo rrugë e rrugicë nga kaloni, dritaret e shtëpive dhe ballkonet janë të mbushura plot me lule që shpërthejnë nga ngjyrat. Udhëtarëve ju jepet mundësia të shikojnë rrugicat e kalldrëmta të zonës së vjetër të qytetit, fshatrat e vjetër, kishat sidomos ato të Leusës e Kosinës me stilin e mrekullueshëm bizantin, dhomat e pasura të amvisave përmetare mbushur plot me zahire, me vazot e qelqëta me gliko, turshitë e shumta, me rakinë dhe verën e zonës.

Udhëtarët e famshëm të huaj, si Evlia Çelebiu, Pukëvili, Edit Durham etj, kanë folur me konsiderata për mikpritjen, këngët, bujarinë, pastërtinë e popullsisë së kësaj zone. Sektori i turizmit mendohet të jetë një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Bashkisë dhe Qarkut të Gjirokastrës. Në zhvillimin e turizmit të natyrës dhe kulturor kjo zonë ka shumë mundësira pasi aty ndikojnë trashëgimia, pozicioni gjeografik dhe klima e favorshme. Zona malore ka hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë si zona për shëtitje, ecje në natyrë dhe alpinizëm. Klima mesdhetare me diell është shumë e favorshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Mjedisi natyror i mbrojtur ka ruajtur arkitekturën tradicionale me shtëpi të ulëta prej guri e me çati prej pllakash guri, shumë të vlerësuara prej turistëve. Njerëzit mikpritës janë të gatshëm ndaj kërkesave të turistëve për ti ofruar atyre produktet që i prodhojnë vetë. Pa pasur nevojën e guidave mjafton të kërkosh ndihmë nga banorët dhe ata me shumë dashamirësi do tju udhëheqin në lagjet e vjetra. Aty rrugët dhe muret prej guri ruajnë grimca nga kultura helene, me dyer të lyera me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër dhe mure të bardha me gëlqere. Banorët me shumë paqe e harmoni kanë pranuar diferencat e besimeve fetare. Me popullsi të besimit ortodoks, bektashian e mysliman aty dominojnë kishat ortodokse dhe teqetë, disa prej të cilave të mbrojtura nga organizmat shtetërorë dhe ndërkombëtare. Kur ngjitesh në këmbë drejt Leusës një ndalesë mbresëlënëse është ajo tek kisha e vjetër e “Shën e Premte” e ndërtuar mes qiparisave të lartë dhe lëndinave me lule, ky është sheshpushimi i parë që turistet gjejnë mes qytetit dhe fshatit turistik të Leusës. Teqeja e “Ali Postivanit” është një tjetër atraksion, e ndërtuar në majë të malit me një panoramë përrallore është tashmë një destinacion pelegrinazhi për besimtarët bektashianë nga e gjithë Shqipëria. Rruga e mirë krijon lehtësi për të udhëtuar drejt saj me makinë. Në pelegrinazhin drejt teqesë, gjejmë shumë gjurmë të lashtësisë që nga koha kur kjo rrugë të çonte drejt fshatit Leusë, me familje të kamura dhe të ditura, një perlë e vërtetë me ikona, gurë, dru dhe sende kulti. Ka një atmosferë mistike në ngjitjen drejt kishës, pasi hasim në një rrugë plot me gjelbërim e bimësi që lëshojnë një aromë të fuqishme, ndërsa burimet me ujë të ftohtë të clodhin. Anës rrugës fshatarët e zonës duke hapur brezare, kanë shfrytëzuar një pjesë të tokës për të kultivuar vreshta dhe pemë frutore, teksa uji nuk mungon për vaditje. Për të gjithë ata që preferojnë të ecin dhe të shijojnë natyrën thuajse të virgjër, pelegrinazhi për në Leusë është zgjedhja e duhur. Kisha ndodhet në një vend përrallor rrethuar me burime ujore, përrenj e ujëvara, si dhe dy drurë selvie me lartësi mbi 20 m me formë shumë të rregullt të kurorës, në trajtën e një koni. Mosha e tyre është rreth 150 vjeçare. Kanë vlera biologjike, estetike e turistike. Mund të vizitohen sipas rrugës automobilistike Përmet – Leusë. Leusa dhe Përmeti janë të vendosur në trekëndëshin e turizmit kulturor të UNESCO-s, Butrint-Gjirokastër-Berat. Përmetit dhe fshatrave të tij përreth si Bënja, Leusa, Kosina etj, ndyshimi do tju vijë nga kultura të cilën ata e mbartin si vlerë shpirtërore dhe e bëri Fan Nolin të shkruante:

  • Do të hash e të bësh qejf,
  • sofrën shtruar si për mbret,
  • punëtorë e për hysmet,
  • të tillë gjen veç në Përmet.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • Në 15 Gusht, zhvillohet festa fetare e “Shën Mërisë”.
  • Në 25 Maj, Bashkia Përmet organizon festën kulturore, “Ditët Naimjane”.
  • Në datat 2-15 Qershor, në Përmet organizohet festivali multikulturor.
  • Në 25 Mars, në Përmet zhvillohet festa e Sulltan Novruzit.
  • Zhvillohen “Ditët e Trashëgimisë Europiane”, si Panairi i Artizanit për Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet “Polifonia Shqiptare në UNESKO”, për Qarkun e Gjirokastrës.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Faqja  www.bashkiapermet.gov.al  Zyra e Informacionit Turistik në bashkinë Përmet, Agjencitë turistike, AKZM.

Kanalet e promovimit. Faqja e internetit e Bashkisë,  www.bashkiapermet.gov.al  broshura te zyra e informacionit turistik dhe rrjetet sociale të Bashkisë. Promovimi bëhet dhe nga agjensitë turistike, operatorë të tjerë, AKZM, individë dhe turistë.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Një kuriozitet mbi fshatin

Fshati Leusë  Skeda është vizituar nga udhëtarët Edit Durhan, Pukëvili, Celebiu etj.

Ka bashkëjetesë shumë të mirë midis besimeve fetare, bektashi, ortodoks dhe musliman.

Gjendet kisha e “Shën Mërisë”.

Fshati Leusë  Skeda ka disa atraksione natyrore, turistike si lumenj, male, kanione etj.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale, në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata italiane “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Fshati Leusë  Skeda mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe produktesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Leusa gjendet 2 km larg qytetit të Përmetit, 62 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe 230 km larg nga kryeqyteti Tirana dhe aeroporti i saj.

Kontaktet e nevojshme

Informacion për trashëgiminë kulturore në Qarkun e Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Fshati Leusë e Njësisë administrative “Qëndër Petranë”, pjesë e Bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër.

Bashkia Gjirokastër me adresë, telefon: ++355 (123)-7890 me fax: (123) 456-7891 me e-mail: [email protected]

Bashkia Përmet me telefon, +355 813 / 22254 dhe me e-mail, [email protected]

Posted on

FSHATI MALËSHOVË

FSHATI MALËSHOVË

Fshati Malëshovë është pjesë e Njësisë administrative Këlcyrë, e Bashkisë Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndodhet 123 km larg kryeqytetit të Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar të tij, si dhe 70 km larg qëndrës së Qarkut të Gjirokastrës.

Largësia me aeroportin më të afërt në Greqi është 77 km.

Në zone gjenden shumë burime natyrore, gjeologjike, kanione, male, liqene, ujëvara, shpella, formacione shkëmbore, fosile, parqe kombëtare, monumente natyre dhe shumë  specie të florës e faunës.

Gjithashtu gjenden edhe burime të trashëgimisë kulturore, si vende arkeologjike, folklor, artizanat, evente kulturore, historike, fetare dhe festivale.

Popullsia lokale shquhet për gatimin e ushqimeve tradicionale lokale, degustimin e pijeve, vrojtimin e kafshëve, shpendëve dhe zogjve.

Aty zhvillohen dhe praktika tradicionale të fermerëve, si në bujqësi, blegtori, agropërpunim, mbledhje bimësh mjekësore, kërpudhash dhe fruta të egra.

Shumë sporte turistike mund të ushtrohen në zonën e Malëshovës, si të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar, ngjitje në shkëmb, ngjitje ose zbritje me litarë, ecje, çiklizëm malor, ski, kajak, rafting, kalime në kanione etj.

Prodhimet dhe produktet tipike lokale më të shpeshta jane suveniret, frutat e konservuara, bimët aromatike, ato mjekësore, pijet alkoolike e joalkoolike, produkte të tjera të përpunuara, ato të certifikuara bio etj.

Aty mund të vizitoni fshatrat e zonës së Këlcyrës si Piskovë, Vithkuq, Topojan, Sukë etj. Mali dhe pllajat e Dhëmbelit aty pranë ofrojnë shumë larmi ngjyrash, flora dhe fauna janë shumë të pasura.

Rrallë mund të gjesh një trevë si ajo e Fshati Malëshovë, ku njerëzit janë të lidhur kaq shumë me vendlindjen aq sa shpesh thuhet se Malëshovën e kanë mbajtur malëshovitët dhe jo e kundërta.

Ajo është një ndër gjashtë krahinat e zonës Përmetit, që shtrihet në të dy anët e malit të  Dhëmbelit.

Në faqen lindore pranë Vjosës, renditen njëri pas tjetrit fshatrat Hargovë, Grabovë, Mbrezhdan dhe pas malit janë Leskaj, Malëshova, Limari dhe Kalaja, gjithsej shtatë fshatra.

Ajo që është më interesantja në këtë njësi të vogël gjeografike dhe etno-kulturore, është se ka një përzierje të besimeve fetare, Malëshova, Mbrezhdani, Hargova janë fshatra të besimit ortodoks, në Grabovë dhe Limar gjenden të dy besimet si ai ortodoks dhe bektashi, ndërsa fshati Leskaj është i besimit bektashi.Malëshovitët kanë shkuar shumë në kurbet.

Ata kanë qenë aktiv dhe të angazhuar në veprimtaritë politike dhe atdhetare në vendet ku kanë punuar.

Në vitin 1924 janë 206 fshatarë të krahinës së Malëshovës që kanë qënë anëtarë dhe vullnetarë të shoqërisë “Vatra” dhe degëve të saj në Amerikë.

Kontributin e tyre e vlerëson dhe z. Noli kur thotë: “Janë këta malëshovitë dhe mbrezhdanakë që më kanë përkrahur vazhdimisht e tërësisht për të kryer detyrën e shenjtë ndaj kombit”.

Është ndoshta kjo simpati e Nolit për malëshovitët, që pas vdekjes së tij ai që e zëvendësoi në kishën autoqefale të shqiptarëve të Amerikës në vitin 1967, ishte at Stefan Lasko nga Malëshova.

Një pikë kulmore e ndjenjës së dashurisë dhe respektit për fshatin nga bashkëfshatarët jashtë atdheut, është dhe krijimi i “Kanunores” më 12 korrik 1935 në Çikago.

Ajo kishte dy kapituj, i pari me 23 dhe i dyti me 16 nyje, sic thuhet aty me qëllim “zbukurimin e gjendjes së katundit Malëshovë”.

Krahina e Fshati Malëshovë me bukuritë që i ka falur natyra, por edhe  me shpirtin e ndjeshëm të njerëzve të saj është bërë burim frymëzimi për shumë krijues.

Vjershat e Llukan Laskos të botuara në “Kalendarin Kombiar” shquhen për forcën dhe frymëzimin ndaj atdheut.

Po ashtu të rrëmbejnë me një joshje të veçantë vjershat e Sejfulla Malëshovës që kanë shërbyer si gurrë frymëzimi për një plejadë të më pasme krijuese malëshovite.

Poeti Sejfulla Malëshova identifikohet me emrin e krahinës, së cilës i mori emrin por edhe i dha shumë emër, ka qenë sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli.

Malëshova kjo krahinë e fshehur malore në Shqipërinë e Jugut, është ndoshta me natyren më të bukur, por fatkeqësisht për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së investimeve më pak e zhvilluar ekonomikisht.

Në këtë zonë të ashpër më së shumti është zhvilluar blegtoria e imët. Banorët e kësaj krahine duke parë që të ardhurat ishin të pakëta dhe jetesa e vështirë, shpëtimin e kanë gjetur te arsimimi.

Ne Leskaj pranë Malëshovës gjendet kalaja ilire, me gurë të gdhendur gëlqerorë në permasa të mëdha të pazbuluar ende por edhe shumë të tjerë të renë në humnerë.

Eshtë ende e pazbuluar nga institucionet dhe profesionistet e arkeologjisë.

Kalaja ndodhet në një reliev vërtet të veçantë ku mund ta kontrollosh gjithë luginën si dhe njëkohësisht shumë e vështirë për tu sulmuar.

Është folur shumë pak ose më mirë të themi fare nga gazetaria dhe promovimi turistik.

Gojëdhenat thonë se 300 vjet më parë Ali Pashë Tepelena sulmoi dhe shkatëroi fshatin Hormovë të Tepelenës.

Ata që shpëtuan gjallë nuk ndëruan fenë dhe as nuk u nënshtruan por morrën arratinë dhe kërkuan një vend tjetër ku të ndërtonin jetën e tyre.

Malëshova do të ishte vendi i ri që u bë streha e tyre në tokat e blera nga Allajbeu i Peshtanit.

Ata mbarështuan shumë bagëti dhe vreshta, si dhe ndërtuan shumë shpejt ndërtesat nga e para me arkitekturë dhe cilësi të lartë.

Fshati kishte gjashtë lagje, lagjia e arexhako, lagjia e mesme, lagjia e gropës, lagjia e bregut, kala, ajo e lilos dhe sherishtë.

Lagjet lidheshin me rrugica me kalldrem.

Fshatarët ishin shumë trima, të zgjuar dhe të besës, aty u hap shkolla e parë greke në vitin 1884 ku mësimi jepej në Kishën e Shën Mërisë dhe në vitin 1917 u hap shkolla shqipe, ku përvec mësimit u krijuan dhe kurse për qëndisje robaqepsi etj.

Fshati Malëshovë kishte dhe tre kisha, kisha e Shënmërisë që përdorej si katedrale e fshatit por që u dogj nga austro-hungarezët në luftën e parë botërore.

Ata goditën me top nga fshati Peshtan dhe shkatëruan Kishën e Shën Kristoforidhit, të Shën Kananit dhe të Shën Mërisë.

Por banorët e rinj nuk ndryshuan toponimet të cilat edhe sot quhen “Bregu i Lazes”, Sheshi i Hasanit”, “Ara e Hoxhës”, “Sheshet e Drenovës” etj.

Të ikurit në emigracion në S.B.A. krijuan shoqatën “Lisi i butë” dhe një revistë të drejtuar nga z. Stefan Qereci ose Gjoka.

Shoqata mbidhte fonde nga emigrantët dhe kryente punë në komunitet në fshatin e Malëshovës.

Në vitin 1936 dy vëllezërit nga Malëshova Raveli, hapën centralin e parë në Berat por dhe hotelet e para po aty, hotelet Kolloma dhe Tomorri u hapën nga banorët me prejardhje nga Malëshova.

Fisi nga Maleshova Theodhosi hapi kinemanë e parë dhe Gjikat hapën fabrikën e parë të prodhimit të corapeve.

Fshati Malëshovë dhe Peshtani janë pjesë e luginës “së ëndrave”, asaj të Zagorisë. Fshatrat duhen vizituar për relievin dhe natyrën tejet të pasur pasi janë vende ku syri i cdo turisti që sodit atë nuk ndien të ngopur.

Sodit ujërat e ftohta dhe ato ato termale, të pasura me kripëra minerale që i bashkohen lumit të Zagories si simfonia e kësaj treve.

Sodit shumëllojshmërinë e pyjeve të larta, të shoqëruara nga pemë të rralla si bredhi, panja dhe frashëri.

Sodit bimësinë shumëngjyrëshe pjesa më e madhe e të cilave janë bimë mjekësore si sherebeli, rozmarina dhe bliri.

Shijon prodhimet blegtorale të një shije të vecantë dhe me proteina si mishi, qumështi dhe nënproduktet e tyre.

Sodit shumëllojshmëri e kafshëve të egra si derri i egër dhe kaprolli.

Sodit një sërë objektesh kulti apo të rëndësisë të vecantë që i kanë rezistuar kohës dhe shkatërrimit, si dhe për klimën e pastër e të freskët gjatë muajve të verës.

Ndërtimi i urës së Mbrezhdanit duke mundësuar kalimin e makinave, ka patur ndikimin e vet në jetën e kësaj treve.

Zona etnografike e Malëshovës përfshin disa fshatra në përbërjen e saj si vetë Malëshova, Mbrezhdani, Argova, Limari, Leskaj, Kala etj, të cilët në disa raste konsiderohen “zona labe” e Përmetit ose edhe si “Zagoria e Poshtme”, kjo për shkak të pozicionit gjeografik në kurriz të shpatit perëndimor të Dhëmbelit dhe në fund të lumit të Zagories, aty ku ai derdhet në lumin e Vjosës.

Tiparet muzikore të kësaj zone janë të lidhura pazgjidhshmërisht me polifoninë katër zërëshe të Labërisë me marrës, kthyes, hedhës dhe iso.

Po ashtu edhe veshjet popullore dhe traditat që lidhen me ndërtimin e shtëpive dhe gatimet tradicionale. Vargjet e Sejfulla Malëshovës “Unë e dua Shqipërinë, për një stan në Trebeshinë…”, janë një himn për bukuritë natyrore të kësaj zone.

Zona e Zagorisë përmendet në burimet e shkruara të shek. XV-të.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • Në 15 Gusht, zhvillohet festa fetare e “Shën Mërisë”.
  • Në 25 Maj, Bashkia Përmet organizon festën kulturore, “Ditët Naimjane”.
  • Në datat 2-15 Qershor, në Përmet organizohet festivali multikulturor.
  • Në 25 Mars, në Përmet zhvillohet festa e Sulltan Novruzit.
  • Zhvillohen “Ditët e Trashëgimisë Europiane”, si Panairi i Artizanit për Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet “Polifonia Shqiptare në UNESKO”, për Qarkun e Gjirokastrës.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Faqja  www.bashkiapermet.gov.al  Zyra e Informacionit Turistik në bashkinë Përmet, Agjencitë turistike, AKZM.

Kanalet e promovimit. Faqja e internetit e Bashkisë,  www.bashkiapermet.gov.al  broshura te zyra e informacionit turistik dhe rrjetet sociale të Bashkisë. Promovimi bëhet dhe nga agjensitë turistike, operatorë të tjerë, AKZM, individë dhe turistë.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Një kuriozitet mbi fshatin

Eshtë vendlindja e poetit Sejfulla Malëshova.

Ka bashkëjetesë shumë të mirë midis besimeve fetare, bektashi, ortodoks dhe musliman.

Banorët e parë të Malëshovës kanë hapur kinemanë dhe hotelet e para në qytetin e Beratit.

Ka disa atraksione natyrore, turistike si lumenj, male, kanione etj.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale, në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata italiane “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Malëshova mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe produktesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Fshati Malëshovë gjendet 25 km larg qytetit të Përmetit, 70 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe 123 km larg nga kryeqyteti Tirana dhe aeroporti i saj.

Kontaktet e nevojshme

Informacion për trashëgiminë kulturore në Qarkun e Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Fshati Malëshovë e Njësisë administrative “Këlcyrë”, pjesë e Bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër.

Bashkia Gjirokastër me adresë, telefon: ++355 (123)-7890 me fax: (123) 456-7891 me e-mail: [email protected]

Bashkia Përmet me telefon, +355 813 / 22254 dhe me e-mail, [email protected]

Posted on

FSHATI SOTIRE

FSHATI SOTIRE

Fshati Sotire ndodhet sapo ikën nga Gjirokastra dhe ndjek rrugën kombëtare për në doganën e Kakavijës, në fund të kufirit shtetëror, shtrihet fshati Sotirë pjesë e Bashkisë së Dropullit me plot bukuri të shumta.

Fshati Sotire eshtë një fshat i rëndësishëm ekologjik dhe me një teren të pasur por të pa shfrytëzuar, i cili ofron stimuj për një mënyrë të vecantë pushimesh e dëfrimi si dhe shumë veprimtari natyrore në të gjitha stinët e vitit.

Vizitori mund të merret me të gjitha llojet e ecjeve, si ecje në këmbë, ecje me bicikletë, ecje me kuaj dhe me qëllim që të shijojë kuriozitete e monumente të natyrës si “Bredhi i Sotirës” të cilat janë të shumta e të mahnitshme dhe konsinderohen si perla të natyrës shqiptare.

Fshatit i rrisin vlerat pasuria hidrografike, eko-turistike, kulturore pasi ato kanë edhe vlera shkencore.

Rreth Fshatit Sotirë ndodhen gjashtë fshatra piktoreskë si Krioneri, Selio, Llongo, Koshovica dhe Lovina, që i shtojnë vlerën turistike të tyre me produktet bio.

Fshati i Sotirës është një fshat piktoresk që përmban peizazhe tërheqëse, florë dhe faunë të pasur dhe unike, me një ekosistem të njëjtë, me objekte fizike natyrore dhe kulturore që janë tërheqëse për turistët.

Roli i ambientit natyror nuk është i përkohshëm dhe i rastësishëm, por i përhershëm dhe që ofron përvojë të mire për turistët dhe i lidh direkt ata me natyrën.

Relievi i Fshatit Sotire përmban fenomene të pa përsëritshme natyrore, si ato të botës, ato të egër të pa cënuar që ofrohet për eksperienca nga më të lehtat e deri në ato më të vështira, si ecje në dëborë, kacavarje në gryka të thella e në maja të thepisura që kërkojnë përgatitje fizike dhe pajisje të vecanta alpinizmi.

Gjithashtu stina e verës përmban edhe një natyrë të butë me livadhe kundërmuese, me gjelbërim të pa fund bredhash dhe pllajash alpine, me burime të kristalta,me një gamë të gjerë shtigjesh që japin mundësi zhvillimit të aktiviteteve natyrore, ku vizitori mund të provojë mënyra të reja jetese.

Turistët mund të përzgjedhin format e relievit sipas dëshirave të veta dhe të eksplorojnë kuriozitetet e natyrës të cilat janë të shumta, si kërkimi i bimëve medicinale dhe luleve të ralla, vëzhgimi i zogjve dhe kafshëve të egra, si dhe ushtrime të ndryshme në natyrë.

Fshati ofron kushte të veprimtarisë për persona me aftësi të kufizuar. Eshtë i aksesueshëm edhe për ata që interesohen për fotografinë, për kulturën dhe historinë, sepse rreth tij ndodhen tre monumente kulture të kategorisë së pare, si rrënojat e kalasë së Selos, Tempulli i Kishës së Shën Thanasit në Selo dhe Kisha e Manastirit të Koshovicës.

Ai gjithashtu është vend ideal për kampinge dhe për veprimtari shoqërore.

Vendndodhja e tij larg rrugës kombëtare e bën atë një vend të qetë.

Aty gjenden burimet turistike natyrore, si monumenti i natyrës “Bredhi i Sotirës” dhe rreth tij monumentet e natyrës si “Rrapi i Koshovicës”, “Rrepet e Mullirit të Selos”, “Rapi i Selos”, “Pylli i gështenjave të Sotirës”.

Fshati Sotire është një fshat i krijuar nga fundi i periudhës bizantine me një arkitekturë të vecantë. Rrugicat me kalldrëm dhe muret rrethuese të oborreve i japin pamjen e një labirinti.

Eshtë një fshat intelektualësh dhe njerëzish me shkollë.

Ndërtesa e shkolllës me stil dorik e viteve tridhjetë dhe kisha madhështore i japin sheshit të fshatit një pamje monumentale.

Aty gjenden pylli i gështenjave, pylli i bredhave, kullotat verore, burimet ujore dhe kopshtaria me patatet e famshme të Sotirës.

Fshati Sotire nuk ka prodhime të shumta lokale por ka mundësi si prodhimi i patates të famshme të Sotirës, përpuimi i gështenjës, si dhe prodhimi i perimeve e i pijeve në fshatrat përrreth Sotirës. Infrastruktura turistike mungon. Eshtë e nevojshme ngritja e saj.

Me gjithë mungesës së infrastrukturës Sotira si për shumë vizitorë vendas dhe të huaj, ngjall një interes te vecantë dhe pavarsisht nga mungesa për ata është një destinacion turistik.

Fshati Sotirë ndodhet në jug të Shqipërisë 174 km larg kryeqytetit dhe aeroportit te Tiranës, pjesë e Njësisë administrative Dropull i Sipërm në bashkinë Gjirokastër.

Largësia e fshatit Sotirë me tregjet kryesore nuk është e madhe, por rreth 12 km.

Aktivitete tipike që zhvillohen ne FSHATIN SOTIRE

  • Në 15 Gusht, zhvillohet festa fetare e “Shën Mërisë”.
  • Zhvillohen “Ditët e Trashëgimisë Europiane”, si Panairi i Artizanit për Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet “Polifonia Shqiptare në UNESKO”, për Qarkun e Gjirokastrës.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Një kuriozitet mbi fshatin

Eshtë fshat minoritar grek.

Ka disa atraksione natyrore, turistike si lumenj, male, kanione zona te mbrojtura.

Facilitetet

Vetëm 12 km larg rrugës kombëtare.

Do të përcaktohen facilitete fiskale, në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata italiane “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Sotira mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe produktesh natyrore.

Si arrihet në destinacionin e FSHATIT

Sotira gjendet 12 km larg rrugës lombëtare, 25 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe 123 km larg nga kryeqyteti Tirana dhe aeroporti i saj.

Kontaktet e nevojshme

Informacion për trashëgiminë kulturore në Qarkun e Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Fshati Sotirë e Njësisë administrative “Dropull i Sipërm”, pjesë e Bashkisë Dropull, Qarku Gjirokastër. 

Bashkia Gjirokastër me adresë, telefon: ++355 (123)-7890 me fax: (123) 456-7891 me e-mail: [email protected]

Posted on

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë (Foto)

Ne kete material do te lexoni per 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë , vendodhjen e tyre , traditat , historine etj

Natyrë e mrekullueshme, ajër i pastër, ushqim karakteristik, shtëpi të bukura, mikpritje.

Keto janë disa nga karakteristikat që janë marrë parasysh për këtë klasifikim në DITA të disa prej fshatrave më të bukur të Shqipërisë.

Nga Vermoshi në Dhërmi, Shqipëria ofron bukuri natyrore të veçanta, shumë pak të eksploruara.

Rekordin e mban zona e Vlorës me 3 fshatra në renditje, pastaj Korça me 2, etj.

Kush ka kohë dhe mundësi, nuk ka pse të mos i vizitojë dhe t’i shijojë, përpara se të mahnitet me bukuritë e botës, shkruan dita.

1-Vermoshi/Kelmend

Vermoshi, pika më veriore e Shqipërisë, një fshat malor i Alpeve Perëndimore, që ndodhet 95 km në veri të Shkodrës në krahinën e Kelmendit.

Bukuria e natyrës shfaqet që në Qafën e Rrapshit, ku peizazhi i bukur malor përshkohet nga gjarpërimi i kristaltë i Lumit të Cenit.

Vermoshi ndodhet në një pllajë 1,100 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga faqe të thepisura plot gjelbërim.

Ngjitjet malore, shëtitjet apo edhe peshkimi i troftës së egër janë disa nga mënyrat më tërheqëse për të shijuar qendrimin në bukuritë e fshatit alpin.

Fshati spikat për bulmetrat karakteristikë dhe natyrisht mikpritjen proverbiale të gjithë zonës së Kelmendit.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

2-Valbona/Tropojë

Valbona, një fshat alpin që ndodhet 25 km nga Bajram Curri në luginën e Valbonës, në pjesën lindore të Alpeve të Shqipërisë.

Fshati Valbonë ose siç quhet ndryshe, Selimaj, është qendra më e rëndësishme e banuar e luginës dhe njëherazi njëra nga pikat turistike më tërheqëse të Shqipërisë së veriut.

Kullat karakteristike dhe natyra e papërsëritshme e luginës së Valbonës janë në një harmoni mbresëlënëse, ku madhështisë së natyrës i është përshtatur dora e njeriut me banesat shekullore prej guri.

Bujtinat e këndshme, ushqimi tradicional: mazja, flija, mjalti, djathiapomishi, peizazhet magjepsëse alpine, uji i kthjellët i Valbonës, perëndimet e mrekullueshme apo edhe thjesht ashpërsia e natyrës, mundësitë për ngjitje malore, udhëtimet aventureske me kanoe, shëtitjet e paharrueshme përgjatë Valbonës, burimet e mahnitshme të lumit, gjithçka e bën Valbonën, lumin dhe fshatin, një nga destinacionet më të veçanta të Ballkanit.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

3-Thethi/Shkodër

Thethi ndodhet 70 km larg Shkodrës, ku rruga kulmon në 2000 metra lartësi në Qafën e Tërthores.

Fshati i bukur alpin rrethohet nga male të larta që arrijnë deri në 2,500 m lartësi dhe ofron pamje të mrekullueshme brenda e përreth tij ku kullat shekullore tanimë të restauruara e të rikthyera në bukurinë e tyre origjinale, mirëpresin qindra e qindraturistë vendas e tëhuaj. Kulla e Koçekëve dhe sa e sa kulla të tjera janë dëshmi të gjalla të historive të shekujve.

Teksa largohesh nga qendra e fshatit drejt bukurive të tjera alpine, kullat e lagjes së Grunjasit, lagjes më të vjetër të Thethit, të shpien mes lartësish të thepisura drejt ujëvarës së Grunjasit, që ndodhetnë 900 m lartësi, tek ura e vjetër prej druri me një pamje të mrekullueshme ku lumi humbet mes shkëmbinjve malorë.

Natyra e larmishme alpine e Thethit ofron mundësinë e ngjitjeve malore, peshkimit apo thjesht shëtitjeve relaksuese.

Natyra e bukur, fauna e pasur, arkitektura alpine, ushqimet karakteristike, ku trofta e egër natyrisht nuk mund të lihet pa u shijuar, relaksi, gjithçka e bën Thethin një atraksion turistik të papërsëritshëm edhe në këta muaj të vjeshtës.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

4-Lini/Pogradec

Lini, një fshat i mrekullueshëm gadishullor që ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit. Rrugina të bukura, ku ngrihen shtëpi karakteristike me gurë e tulla, shtëpi që lartohen buzë ujit, oborre me pjergulla, një mjedis i mrekullueshëm, ku liqeni dhe fshati janë pjesë të pandara nga njëri-tjetri.

Bazilika e fshatit, një ngrehinë e shekullit të 7-të pas Krishtit, mozaikët e hershëm, historia qindravjeçare, kuzhina karakteristike, ku peshku zë vendin kryesor, dhe natyrisht liqeni dhe bukuritë e arkitekturës dhe rruginave janë atraksionet e veçanta të fshatit gadishullor që e bëjnë Linin një destinacion të paevitueshëm për të gjithë ata që kërkojnë relaksin dhe largimin nga e përditshmja e jetës së qytetit.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

5-Voskopoja/Korçë

Voskopoja, një nga qendrat më të rëndësishme të histories së Ballkanit, ndodhet rreth 21 km nga qyteti i Korçës. Fshati ngrihet mbi një pllajë në 1160 metra mbi nivelin e detit.

Voskopoja i ka fillimet e saj në vitin 1330 dhe arriti kulmin e zhvillimit në fundin e shekullit të 18-ë me në popullsi prej 30,000 banorësh.

8 nga 27 kishat mesjetare të Voskopojës kanë mbetur ende në fshat: Manastiri i ShënProdhomit, Kisha e ShënKollit, Kisha e Shën Thanasit apo Kisha e ShënIlias, ku mund të admironi pikturat e mrekullueshme murale të piktorëve të famshëm korçarë si David Selenica apo vëllezërit Zografi.

Bukurive të natyrës, historisë së pasur, kishave me arkitekturën dhe artin e tyre u shtohen edhe hotelet dhe shtëpitë e bukura që ofrojnë kushte të përshtatshme për të gjithë ata që duan të kalojnë pushime të veçanta larg zhurmës dhe ritmit marramendës të qytetit në këtë sezon të vjeshtës.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

6 – Dardha/Korçë

Një fshat i mrekullueshëm malor që ndodhet 20 km në juglindje të Korçës e që ngrihet në 1,350 m lartësi.

Rruga tanimë e përfunduar të shpie mes shtëpive karakteristike me mure me gurë dhe rrugëve të gurta.

Bukurive arkitekturore u shtohen edhe mjediset e bukura tradicionale të interiereve të shtëpive, bukuritë e natyrës brenda e përreth fshatit, por natyrisht edhe ushqimi karakteristik, kulakrori i shijshëm i shoqëruar me rakinë e kumbullës apo me dhallën dardhare është një atraksion i paevitueshëm i identitetit të fshatit.

Në fundjavë, fshatit i rikthehet gjallëria, pasi shumë banorë të Korçës apo rrethinave, si edhe vizitorë nga Tirana apo qytete të tjera preferojnë ta kalojnë fundjavën në Dardhë.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

7-Bënja/Përmet

Nëse shkoni në Përmet, qytetin e luleve, shtëpive të vjetra karakteristike dhe kishave të bukura mesjetare, natyrisht që një destinacion i paevitueshëm është Bënja, që ndodhet vetëm 3 km larg Përmetit.

Shtëpitë e bukura, kisha ortodokse e shekullit të 18-ë, natyra e virgjër dhe ujrat termale e kanë kthyer Bënjën në një destinacion të mrekullueshëm turistik gjithëvjetor.

Ura e gurtë e Kaikut mbi lumin e Langaricës është një atraksion tjetër i bukur që paraprin bukurinë e të papriturave të kanioneve të Langaricës.

Bënja natyrisht që njihet edhe për ushqimet karakteristike përmetare që u japin shije ditëve tuaja të paharrueshme në këtë perlë të mirëfilltë të Përmetit.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

8 – Dhërmiu/Vlorë

Dhërmiu ndodhet 42 km në jug të Vlorës dhe thuajse në të njëjtën largësi në veri të Sarandës. Fshati ngrihet në faqe të malit rreth 200 m lartësi. Pranë Dhërmiut ndodhet Shpella e Piratëve.

Fshati turistik njihet për kishat e bukura mesjetare: Manastiri i Shën Marisë, Kisha e Shën Todhrit, Kisha e Shën Mitrit me pikturat murale të shekujve të 12-ë dhe 14-ë dhe natyrisht për jetën e natës, restorantet, pabet, diskotekat.

Kuzhina karakteristike, gatimet e peshkut, hotelet e shumta, plazhet e bukura me gurishte dhe bukuritë e natyrës malore e bëjnë Dhërmiun një destinacion të veçantë për të gjitha moshat edhe në këtë periudhë të vjeshtës.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

9-Vunoi/Vlorë

6 km në jug të Dhërmiut ndodhet Vunoi, që ngrihet në një kodrinë në lartësi 176 m mbi nivelin e detit Jon.Kisha e Shën Spiridhonit, ndërtuar në fundin e shekullit të 18-ë, Kisha e Mesodhias, me pikturat murale të pas-viteve 1780, rrënojat e shtëpisë së Odhise Kasnecit, kulla e Shane Kotes dhe natyrisht plazhi i Jalës, me ujin e kristaltë, rërën dhe bimësinë e tij të larmishme, janë disa nga pikat më domethënëse të Vunoit.

Shtëpitë e gurta dhe rruginat me pllaka guri, bukuria e natyrës, pamjet e bukura detare, ullishtet dhe pemët e shumta frutore, kishat mesjetare, gjithçka e bën Vunoin një destinacion të veçantë për turistët edhe në sezonin e vjeshtës.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

10 – Fterra/Vlorë

Fterra ndodhet 10 km në verilindje të Borshit, në krahinën e Kurveleshit. Me ndarjen e re territoriale, Fterra bën pjesë në Bashkinë e Himarës. Fshati ndodhet në lartësi 200 – 250 m mbi nivelin e detit.

Shtëpitë karakteristike ngrihen mes një peizazhi të gjelbëruar e faqesh malore. Shtëpitë e gurta mbulohen me pllaka guri, një traditë thuajse unike e fshatit e ruajtur në shekuj. Portat e tyre kanë mbulesë guri dhe rrethohen nga korniza guri. Në oborret e shtëpive rriten lule, fruta dhe perime. Ambientet shtëpiake ruajnë qilimat e prodhuara me dorë nga banoret e fshatit.

45 burimet me ujë të ftohtë, që mbajnë secili nga një emër të veçantë, si edhe shpellat e shumta janë dy nga atraksionet më mbresëlënëse të Fterrës. Shpella e Kazhanit, Shpella e Buçkes, Shpella e Guvës, Shpella e Gjolekës dhe Shpella e Zanes spikasin për karakteristikat dhe përmasat e tyre të veçanta.

Nëse dëshironi të shijoni bukuritë e natyrës dhe fshatit, të zbuloni shpellat e paeksploruara, të pini ujin e burimeve, të përhumbeni e të largoheni për disa ditë nga jeta e qytetit, Fterra është një destinacion krejt i veçantë.

Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë