Byrek turk me djathë

spot_img

Përbërësit për 18 byrek
1 pako peta byreku (6 copë)
400gr djath kremoz

2 lugë majdanoz ose koper
kripë
piper
vaj për skuqje
Për mbushjen:
Përziejmë djathin kremoz me majdanozin ose kopren dhe e
rregullojmë me pak kripë e piper. Ndërkohë përgatisim byrekët: Marrim një petë
byreku, e sperkasim me pak uje dhe e ndajmë në tre pjesë duke formuar tre
drejtëkëndësha të njëjtë. Vendosim në anën e secilit drejtëkëndësh pak nga mbushja e
mësiperme, mbyllim fillimisht anët në gjatësi dhe më pas e rrotullojmë rreth
vetes për të përftuar një role.
Lagim me ujë anët e byrekut që të ngjiten me njëra tjetren në mënyrë që mbushja të mos
dal jashtë dhe i skuqim në vaj të nxehtë për pak minuta derisa të kenë marrë një ngjyrë
të artë në siperfaqe. I vendosim byrekët e skuqur në një pjatë ku kemi shtruar letra
kuzhine për t’i thithur të gjithë vajin e tepërt. I konsumojmë të nxehtë ose të ngrohtë
shoqeruara me salca të ndryshme.
Për një variant me më pak kalori, mund t’i pjekim byrekët në furrë për pak minuta
derisa të fryhen dhe më pas i lëmë të ftohen në temperaturë ambjenti.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles