Menyra me thjeshtë për përgatitjen e byrekut me presh.
Përbërësit
- 500-600 gram miell
- 1 kg presh
- 2 vezë
- 50 gram gjalpë
- 2-3 lugë gjelle ajkë qumështi
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë vaj luledielli
- pak kripë.
Udhëzimet
- Preshin e lajmë mirë, e pastrojmë dhe e grijmë imët.
- E kulloni dhe më pas e skuqni në një tigan me pak vaj dhe pak kripë.
- Ndërkohë në një tas rrihni vezët me ½ e sasisë së qumështit. Shtojani preshit sapo ky i fundit të zbutet.
- Ajkën, gjalpin dhe qumështin e ngrohtë i përzieni bashkë veçmas derisa të shkrihen tërësisht.
- Gjysmën ia shtoni preshit në tigan. E përzieni mirë dhe e hiqni preshin nga zjarri.
- Tani përgatismin brumin. Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes krijoni një hapësirë, shtoni 1 lugë çaji kripë dhe shtoni 500 ml ujë të vakët gradualisht.
- Punojeni mirë masën derisa të arrini një brumë kompakt.
- Brumin ndajeni në 6 kuleçë të vegjël.
- Petët formojeni me 3 kuleçë. I hapni pak në fillim dhe i radhisni sipër njëri-tjetri duke i shtuar vaj.
- Vendoseni petën e parë në tepsi. Hapeni në gjithë sipërfaqen. Shtroni mbushjen që përgatitët dhe e hapni mirë.
- Tani përgatisni petën tjetër sërish me 3 kuleç.
- Në fund i shtoni sipër masën që ju mbeti me ajkën e qumështit.
- E fusni në furrrë për 45 minuta në 220 gradë.
- Sapo të jetë gati, e nxirrni nga furra dhe e mbuloni me një letër kuzhine në mënyrë që të kullojë pak.
- Ju bëftë mirë!
Post Views:
1,101