Byrek me oriz

spot_img

Perberesit:

Për 6 persona nevojiten:

– 500 gr oriz
– 300 gr djathë të bardhë, të thërrmuar
– 4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
– 4-5 vezë
– 6-8 petë shtëpie.

Për petët nevojiten:
4 filxhanë çaji miell
– 2 filxhanë çaji vaj
– 1 vezë
– 1 lugë kafeje kripë
– 1 lugë gjelle ujë të ftohtë.
Procedura:

Përgatitja e petëve: në fillim stisni miellin dhe hidheni në një enë të thellë. Përziejeni së bashku me kripën. Spërkateni me 1 lugë ujë të ftohtë, shtoni vezën dhe mbruni mirë derisa të dalë një brumë elastik. Mbulojeni me pecetë dhe lëreni për 1/2 ore.

Në vazhdim ndajeni në 6-8 toptha të cilat do t’i hapni me petës. Ziejeni orizin derisa të dalë gjysmë i zier dhe kullojeni. Shtoni vezët e rrahura lehtë, djathin e grirë, pak gjalpë si dhe kripë e piper. Përzieni mirë.

Në një tepsi të lyer me vaj shtroni shtroi gjysmat e petëve, duke i spërkatur e lyer një nga një me gjalpë. Hidhni në mes mbushjen dhe nga lart mbulojeni byrekun me pjesën e mbetur të petëve, duke i lyer edhe ato me gjalpë.

Në fund, spërkateni byrekun me disa pika ujë dhe piqeni në furrë të nxehtë në gradë mesatare, derisa të marrë ngjyrë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles