Byrek me laker turshi

spot_img

Në fillim merremi me mbushjen. Në një tigan kavërdisim qepën e grirë hollë, shtojmë aty edhe copat e proshutës së grirë dhe kërpudhat, kripën, piperin e kuq, orizin gjysmë të zier, salcën e domates dhe ujë. I lëmë sa të pinë gjithë ujin.

Perbersit:
-500g mish të grirë
-1 qepë e grirë hollë
-4 lugë gjelle vaj ulliri
-150 g proshutë të prerë
-100g kërpudha të grira
-1 lugë gjelle salce domateje
-1 filxhan çaji ujë jo plot
-1/2 lugë çaji piper të kuq
-240 g oriz gjysmë të zier
-kripë, piper sipas dëshirës
-1 lugë çaji mendërz të njomë
-majdanoz të grirë hollë 1 lugë gjelle
-5-6 fleta lakre turshi
-120 g Spek të prerë shirita për së gjati
-2-3 lugë vaj ulliri
-½ filxhan ujë.

Përgatitja:

Në një tas vëmë mishin e grirë, shtojmë edhe qepën e grire në rende, kripë piper përziejmë me dorë. Po aty shtojmë përzierjen e kavërdisur të tiganit dhe përziejmë që të bëhet një masë. Shtojmë mendërzën dhe majdanozin e grirë hollë.

Në formën e kekut (enë) të cilin e lyejmë kudo me vaj ulliri vëmë në fillim shiritat e spekut. Shtrojmë fetat e lakrës ose petat nëse do e bëni me petë byreku, hedhim mbushjen midis mbushjes vemë nja dy lugë gjelle ujë nëse është shumë e thatë përzierja dhe e mbyllim. E mbulojmë lart me letër alumini që mos të digjet lakra nëse do përdorim petët e byrekut jo.

E pjekim në 200 gradë, ku furrën e kemi nxehur më parë rreth 25-30 min. E lëmë të pushojë pak përpara se ta përmbysim në pjatancë. Zbukurojmë sipas dëshirës, unë kam përdorur kosin e kulluar me pak kripë, domatet qershi dhe rozmarinë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles