Përbërësit:
-1/2 kg petë të gatshme
-2 kg kungull i verdhë (i grirë në anën e trashë të rendes)
-5 vezë
-250 gr djathë i bardhë i thërrmuar
-250 gr djathë kaçkavall (parmesan)
-2 gota qumësht
Përgatitja:
Hedhim qumështin në një tenxhere dhe e vëmë të ziejë. Sapo të marrë valën shtojmë kungullin e grirë dhe e trazojmë derisa të shterojë gjithë qumështi. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pasi është ftohur i shtojmë djathërat e thërrmuar dhe 4 vezët. Mirë është të mos shtojmë ekstra kripë sepse djathë ka mjaftueshëm. Shtrojmë gjysmat e petëve në tepsi duke e lyer çdo petë me vaj ulliri, pastaj hedhim mbushjen në mes dhe shtrojmë petët tjera përsipër (duke vënë vaj ulliri në çdo petë).
Pasi kemi mbaruar e presim në copa dhe sipër hedhim vezën e ngelur të cilën e kemi rrahur me pak qumësht. Pitja duhet të piqet në temperaturë 165 gradë për rreth 35-40 minuta.