-15 peta byreku të gatshme
-1 kg tul kungulli
-300 ml qumësht
-300 gr gjalpë
-3 vezë
-1 lugë miell
-Kripë
-Copëza djathi sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë fillimisht gjalpin dhe shtojmë tulin e kungullit të cilin e kemi grirë më parë në një rende. Në zjarr të ngadaltë i përzjejmë me njëra tjetrën për rreth 30 minuta.
Ndërkohë në një enë rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin dhe pak kripë. Pasi të kemi përftuar një masë homogjene e shtojmë tek tenxherja ku kishim hedhur më parë gjalpin dhe tulin e kungullit. I përziejmë me njera tjetrën dhe e heqim nga zjarri.
Në tavën ku do të pjekim byrekun, pasi e kemi lyer me gjalpë shtojmë petat e byrekut duke i spërkatur me pak qumësht. Pasi kemi shtruar rreth 7 ose 8 peta byreku, shtojmë masën e përgatitur me kungull, e hapim mirë në të gjitha anët e tavës, shtrojmë me rradhë petat e mbetura duke i spërkatur me qumësht vazhdimisht. Petën e sipërme e spërkasim edhe me pak gjalpë.
Byrekun e fusim në furrë ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.