Përbërësit
1 kg miell i ashpër,
1/2 lit ujë,
1 lugë e rrafshuar kripë,
1 lugë vaj,
1 lugë uthull,
1 katrorkë ose 1 qeskë maja,
1/2 lugë sheqer.
Udhëzime:
Përzihet maja me pak ujë të vakët,1 lugë të vogël miell dhe sheqer dhe, kur të vijë,zinet brumi nga mielli,uji i njelmët dhe përbërësit e tjerë.
Gatuhet brumi duke e ngjeshur 10 minuta gjersa të fitohet një brumë i butë,elastik,i lëmuar dhe lihet të qëndrojë në temperaturë të ngrohtë 1-1 1/2 orë,në temperaturë dhome 1.1/2-2 orë,në vend të ftohtë 4 orë,në frigorifer 12 orë.
Brumi nuk duhet ardhur në vend shumë të ngrohtë, sepse mund të prishet.
Pasi të dyfishohet masa e brumit, ngjeshet edhe një herë në dërrasë të përmillur,gjersa të vijë në gjendje të mëparshme,i jepet forma dhe vendoset në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmillur.
Brumi mbulohet me plastmasë të lyer me vaj gjersa të vijë për ½ ore për vekne të vogla ose pitalka,kurse 50-55 minuta për bukë më të mëdha,gjegjësisht gjersa të dyfishohet masa.
Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë Celsius, për 40-45minuta.