1 lugë miell misri
12 lugë vaj
3 vezë
1 kg djathë lope
1 l ujë mineral
1 pluhur për pjekje
1 kg suxhuk
1 kg sallam pikant
Në një enë të thellë bashkoni të gjitha ushqimet. Djathin shtypeni me një pirun. Me telin për përzierje përzieni të gjitha deri sa të bëhet masë kompakte. Furrën e ngrohni në 190 gradë. Enën për pjekje e lyeni me vaj dhe e nxehni në furrë. Në enën e nxehtë shtoni masën e përgatitur dhe piqeni për 30-40 minuta. Bukën e misrit e shërbeni të nxehtë, të dekoruar me suxhuk dhe sallam pikant.