Përbërsit:
-1/3 gotës (cup) Miell
-1 1/3 gotës Miell Misri
-Pak sheqer, Kripë
-1 gotë Kos apo Sour cream
-1 kokërr vezë
-2 lugë vaj ulliri
-Një lugë sodë buke
NJë lugë Baking Powder
Përzihen të thatat bashkë.
Në një pjatë të veçantë përzihet kosi veza dhe vaji i ullirit. Unë zakonisht këto kriprat dhe sheqernat i hedh bashkë me vezën. Këtë përzierje ua hedhim miellit, dhe i punojmë së bashku ( më mirë me një lugë apo spatul) gjerisa mos të ketë ngelur gjë e thatë.
Nëse nuk qullen të gjitha, mund ti hidhni pak ujë të ngrohtë.
Ndërkohë që punojmë brumin (merr fare pak kohë, max 10 minuta) ndezim furrën në 400 Gradë Farhenheit, dhe fusim tavën ku do të vendosim brumin.
Pasi ta kemi përgatitur brumin,
Marrim tavën (e nxehtë tava tashi, kuptohet)
I fusim brumin dhe e lejmë në furrë po me 400 gradë për 20 a 25 minuta,
Hahet ashtu e nxehtë me gjalp, djath dhe qepë të njoma./bukmedjath/