Buke me ullinj

spot_img

Përbërësit:
-4 filxh caji miell
-30 gr maja e freskët
– 1 filxh caji djathë i grire
-1/2 filxh caj kaçkavall
-1 veze
-2 luge supe margarine e shkrire
-20 ullinj pa bërthama (te zinj, jeshile ose te përziere)
-1/2 filxh ujë
-rigon piper
-pak kripe ( kujdes me kripen nëse ullinjte janë te kripur)

Ne një tas te madh përziejmë miellin, kaçkavallin, djathin e bardhe, majanë te tretur ne ujë te ngrohte, rigonin, vezën + pak kripe.
Zëmë një brumë te bute. E shtrojmë brumin ne një tepsi rrumbullake ose drjetkendeshe te lyer me vaj, duke shtypur me gishta qe brumi te ngrihet pak ne anët e tepsisë.
Fusim ullinjte një e nga një ne brumë duke i shtypur pak për brenda. E leme brumin te fryhet.
E pjekim ne furre te ngrohur ne 180 grade për 40′-45′ sa te marri ngjyre te bukur nga sipër. Pasi piqet e leme te ftohet, e heqim nga tepsia dhe e servirim.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles