Bukë me nutella

spot_img

Bukë me nutellaPërbërësit

-500 g miell
-20 g maja bukëpjekësi te freskët, apo 8 g maja buke pluhur
-200 ml kos te trash te embel
-2 vezë dhe shtoni qumështin për të arrit masen 200 g (2 vezë + qumësht = 200g)
-Kripe 1 lugë te vogel çaji
-60g sheqer
-Nutella për mbushje

Përgatitja:

Shperndajm majen e thatë në një ene me pak ujë te ngrohtë (jo të nxehtë), duke shtuar pak sheqer. E perziejm per 10 min.
Vendosim miellin në një enë, shtojm kripë dhe e perziejm.
Shtojm majen e zbutur apo nese e keni pasur te fresket e grimconi pakes me dor mbi miell , shtojm vezet e perziera me qumësht të vakët (jo të nxehtë), kosin e embel dhe sheqerin.
Brumin e gatuajm derisa te fitojm nje brumë të butë (pak ngjitës).
E mbulojm enen me mbeshtjelles plastike ( si folie najllon),dhe e lem te qendrojn per 1 orë ose më pak ne ambient dhome te ngroht, dhe keshtu brumi zmadhohet.
Me pas shtrojm nje pecet te paster e pluhrosim me miell, edhe doren e bejn me miell dhe nxjerrim nga ena brumin e fryer e afrojm me dor ngadal dhe nga brumi ndajm topa ne mas te barabart rreth 40 g secili, dhe secilin top ne mes e mbushim me nutella e mbledhim me kujdes nga skajet dhe ja japin me dor formen e topit .
Dhe i vendosim ne tepsi te lyer me yndyr dhe te mbuluar me leter per pjekje ,i mbulojm siper me nje pecet kuzhine
E lem brumin te rritet edhe per 35-40 minuta perfaresisht deri sa e shohim se topat e renditur i kan mbush hapsirat mes tyre jan ngjitur
E ngrohim furren paraprakisht në 160 C dhe piqen për 25-30 minuta deri sa te marrin ngjyrë ari. Me pas i nxjerrim nga furra dhe i lem te ftohen.
Siper i zbukurojm me sheqer pluhur.
Për mbushje ju mund të vendosni Nutella, çokollatë, reçel apo edhe mollë te bluar varsisht nga shija./Kosovarja/

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles