Bukë me banane dhe çokollatë

spot_img

Bukë me banane dhe çokollatëPërbërsit:

-3 banane të pjekura shumë mirë

-1/2 gote (115- gram) gjalpë, i shkrirë

-3/4 gotë (145 gram) sheqer i kaftë

-1 vezë e madhe

-1 lugë e çajit ekstrakt vanile

-1 lugë e çajit sodë buke

-1/4 lugë e çajit kripë

–1/2 lugë e çajit kanellë pluhur (opcionale)

-1 gotë miell (125 gram)

-1/2 gotë kakao pluhur

-1 gotë (170 grams) çokollatë gjysëm e ëmbël ose çokollatë për zierje, e coptuar

Gatimi

Nxehim furrën në temperaturë 180 gradë Celsius. Lyejm me yndyrë një tepsi të madhësisë 22x12cm.

Shtypim bananet në një enë (masa e fituar është përafërsisht një gotë). Shtojmë gjalpin e shkrirë duke e përzier, pastaj shtojmë sheqerin, vezën dhe vanillën. Me anë të një site i shtojmë sodën e bukës, kripë, kanellën, miellin dh kakaon pluhur. Përziejmë përbërsit e thatë dhe të lëngshëm me një lugë. Shtojmë copat e çokollatës.

Masën e derdhim në tepsinë e lyer dhe pjekim për 55 deri në 65 minuta. E lëmë të ftohet në tepsi për 15 munta dhe pastaj e heqim nga tepsia. Buken e shërbejmë të ngrohtë osë në temperaturë të dhomës.

Buka mund të qëndroj deri në 4 ditë në temperaturë të dhomës.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles