Nëse është shumë vonë për të ngrënë mëngjes dhe shumë herët për të ngrënë drekë, propozoni një “Brunch” për një të diel mes miqsh.
Me origjinë anglosaksone fjala “Brunch” rrjedh nga bashkimi leksikor i fjalëve breakfast-mëngjesi dhe luch-dreka. Në SHBA është një traditë që lind rreth 200 vjet më parë, pastaj u përhap në Amerikën e Veriut dhe në Britaninë e Madhe, derisa arriti vitet e fundit Italinë. Është një vakt që konsumohet zakonisht të dielën dhe është ideal për personat që preferojnë të flejnë deri vonë, pa hequr dorë nga mëngjesi dhe dreka. Brunch bashkon disa elemente të mëngjesit të zgjimit si kafeja, drithërat, kosi dhe lëngjet e frutave, me elemente të tjera më konsistentë si vezë, djathëra dhe sallame. Flitet për një vakt tërësisht jo formal që konsumohet rreth orës 10-12.30 të së shtunës dhe së dielës, pothuajse gjithmonë në formë bufeje,ku mund të gjesh përveç tortave dhe ëmbëlsirave edhe peshk të tymosur, mish në furrë. Gjithçka shërbehet në tavolina të thjeshta, jo shumë të dekoruara, ndoshta vetëm një vazo lulesh, pa porcelan të rafinuar.
Çfarë hahet në Brunch? E bukura e Brunch-it është të hash një mëngjes të pasur, pa u shqetësuar për radhën. Zgjidhen pjata sipas shijes, duke alternuar të ëmblën me të kripurën, muffin, cheescake, vezë me spek, lëng portokalli, kafe, drithëra dhe fruta sa të duash.
Në Itali konsumohet një lloj brunch-i më shtëpiak, me produkte të bëra në shtëpi, si strudel, biskota të të gjitha llojeve, kek, kruasan, pite me djathë, torta të kripura me perime dhe sallatë. Bukë me gjalpë, marmelatë, biskota me kripë, çaj, kakao, qumësht. Në Itali sa vjen e më shumë lokalet po propozojnë të dielën në mëngjes këtë lloj vakti stil “alla amerikan”, gjithmonë duke pasur kujdes konsumimin e produkteve të shtëpisë.
Burimi: Living,al