Brumi baze per pica

spot_img

Pergatiteni brumin qe po ju jap dhe ruheni ate ne frigorifere ose ne ngrirje. Kshu do e keni brumin gati ne cdo moment qe do ju duhet te pergatisni picen tuaj te preferuare.

Perberesit

500gr miell gruri per buke
350 ml uje te vaket
8gr maja buke te thate
pak sheqer
4 luge gjelle vaj ulliri
1 ½ luge kafeje kripe
1 luge kafeje erreza te thata(nese deshironi)Pergatitja
Ne nje ene te madhe vendosim ujin e vaket,majane,sheqerin,vajin e ullirit dhe errezat(nese duam),I perziejme mire qe te shkrihet majaja. E lem te pushoje 5’ – 10’ derisa te krijohen fluska ne siperfaqe,qe do te thote se majaja u aktivizua. Pak e nga pak shtojme miellin dhe kripen duke I perziere me nje luge te madhe. Pasi mielli te filloj te mblidhet,e vendosim mbi nje siperfaqe pune te sperkatur me pak miell dhe e punojme me duar derisa te dal nje brume i bute,elastik e te mund te hapet lehte. Vajosim lehte nje ene tjeter te madhe dhe vendosim ne te brumin qe pergatitem,e mbulojme me nje pecete kuxhine te lagesht ose me nje cipe plastike dhe e lem rreth nje ore te vije ne vend te ngrohte. Pasi brumi te ket ardhur e ndajme ne dy pjese te barabarta e hapim dy pete per pica. Nje sekret per nje pet pice me krokante eshte t’a sperkasim taven e pjekjes me miell misri e me pas t’a vendosim picen mbi te. Petet mund t’I ruajme ne frigorifere per tre dite te mbeshtjella me cipe plastike ose ne ngrirje per 20 dite.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles