Përbërësit :
200gr çokollatë e zezë
-100gr maskaropne
-80gr sheqer pluhur
-4 lugë kakao pluhur pasheqer
-4 lugë gjelle me fëstëkë
Përgatitja:
Thërrmojmë çokollatën në thërrime jo shumë të vogla, e hedhim në një tenxhere të vogël dhe e shkrijmë me banjëmari (tenxherja e çokollatës e futur në një tenxhere më të madhe me 3 gisht ujë). E lëmë çokollatën në zjarr derisa të jetë shkrirë. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Marrim një tas të madh, hedhim çokollatën e ftohur, maskarponen dhe sheqerin pluhur.
I përziejmë të gjitha me një lugë druri derisa të përftojmë një krem homogjen. Pas kësaj, e lëmë kremin për 2 orë në frigorifer të mbuluar me letër plastike për kuzhinë derisa të ftohet mirë. Ndërkohë, grijmë në mikser fëstëkët dhe përgatisim 2 tasa të vegjël, në njërin hedhim kakaon dhe në tjetrin fëstëkët e grirë. Marrim kremin e çokollatës nga frigoriferi dhe e zbutim pak duke e punuar me duar.
Me duar të lagura bëjmë toptha të vegjël (10gr secili), të rrumbullakët dhe lyejmë disa te kakao dhe të tjerët te fëstëkët. Vendosim bonbonet në një tabaka që t’i nxërë të gjitha, pa prekur njëra-tjetrën, i mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe i lëmë në frigorifer deri në momentin që do t’i shërbejmë.