Bllaca me hithra, lakra të egra ose spinaq

spot_img

Përbërësit:
5 petë byreku,
2 lugë gjalpë për mbushjen (ose në vënd të gjalpit vetëm vaj ulliri),
vaj ulliri për petët,
500 gr-800 gr lakra të egra të përveluara në ujë me kripë ose spinaq ose vetëm hithra,
4 gota qumësht,
250 ml ajkë qumështi ose krem pana,
gjysem gotë miell misri,
gjysem gotë miell gruri ose vetëm 1 gotë miell misri,
4 – 5 vezë për mbushjen brënda, 2 vezë për siper,
300-400 gr djath të njomë,
1 tufe kopër,
ca dega dhjozme,
1 tufë qepë të njoma 300 gr ose 2 presha të grire hollëe,
kripë, piper sipas deshirës.

Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë miellin e misrit me atë të grurit, shtojmë aty 4 gotat e qumështit.

I vëmë në zjarr dhe i përziejmë gjithë kohës me lugë druri derisa të bëhen krem.
Shtojmë aty edhe qepët e njoma të grira hollë ose presh të grirë hollë dhe vazhdojmë t’i përziejmë. Shtojmë edhe lakrat e egra (ose spinaqin ose hithrat) të përvëluara më parë në ujë me kripë dhe të grira holle ose edhe pa përvëluar.
Shtojmë kopren, mendërz të njomë (mendërz, nenexhik, nanë, dhjozëm është e njejta gjë në krahina të ndryshme quhen ndryshe).
E heqim nga zjarri. Shtojmë djathin, gjalpin dhe vezët, përziejmë me shpejtësi që veza mos të pritet, masa bëhet kremoze.
Shikojeni për kripë edhe pak piper nëse doni.
Petët e byrekut (mund të perdorni edhe petë të gatshme), i lyejmë me vaj dhe i vëmë njëra mbi tjetren në tepsi. Une e bëj me 5 kulaçka të cilat i hap në fillim me diametër rreth 1 pëllëmbë, i lyej mirë me vaj, i vë njera mbi tjetren dhe e hap me dorë me një diameter më të madh se tepsia ku do piqet.
Duhet të dalin nga tepsia petët që të krijohet forma e bukur e bllacës dhe të rudhet bukur.
Mbi petë hidhet kremi i përgatitur.
Mbyllen anët bukur dhe lihet pjesa e kremit të duket si rreth në mes.
Rrahim të verdhat e vezës, i’a vëmë siper rrethit të krijuar dhe e pjekim bllacen në furren e nxehur më parë në 200 gradë.
Pjekja zgjat rreth 40 min.

Mire është që pas njëfarë kohe që e kemi vënë bllacen për të pjekur pjesën e mezit t’a mbulojmë me alufolie (kartë alumini, ose kartë që nuk digjet), që të na dalë një ngjyrë e verdhë e bukur. Këtë e shikoni pak edhe vetë me sy. Kur e nxjerr i lyen anët me kos me një furçë kuzhine dhe e lëmë të pushojë rreth 15 min, të pakten përpara se t’a servirni që të lidhet pak masa pra të mpikset mirë.

Del shumë e shijshme. Shkon shumë me kos apo me dhallë.

Ju bëftë mirë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles