Bjeshkët e Kukësit, atraksion për të apasionuarit e çiklizmit malor

spot_img

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Bjeshkët e Kukësit janë kthyer në një atraksion për të apasionuarit e çiklizmit malor dhe turizmin e natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Kukës, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik që është kthyer në një destinacion të preferuar të turizmit malor.

“Mirëmëngjes dhe me Bjeshkët e Kukësit tashmë një atraksion edhe për të apasionuarit e çiklizmit malor, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira e pamatë në një fushë me ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore të mrekullueshme.

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Shtegu i Ngjyrave është pjesë e kurorës së bjeshkëve të Kukësit, që i shton bukurinë vezulluese ylberit të natyrës mahnitëse të Kukësit.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles