Biskotat Oreo ne shtepi! INGREDIENTËT 225 gram gjalpë 1 filxhan me sheqer pluh…

spot_img

Biskotat Oreo ne shtepi!

INGREDIENTËT

225 gram gjalpë
1 filxhan me sheqer pluhur
1 vezë
1 pako vanilje
2 gota e gjysmë me miell ( gota duhet të jetë 200 ml).
110 gram kakao pluhur
1 lugë e gjysme gjelle me pluhur pjekës
1 lugë çaji me kripë
Për kremin: 2 lugë gjelle krem qumështi
5 gram vanilje
1 filxhan me sheqer pluhur
UDHËZIMET

1
Me një mikser dore rrihni gjalpin dhe sheqerin në një enë të thellë. Shtoni vaniljen, vezët dhe i përzieni derisa të krijoni një masë kremoze.

2
Shtoni pluhurin pjekës, kakaon pluhur, kripën dhe gradualisht shtoni miellin. Vazhdoni ta rrihni masën me mikser dore.

3
Pas kësaj e ndani në dy pjesë, e mbështillni me qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për të paktën 1 orë.

4
Nxirrni një prej masave nga frigoriferi dhe e shtroni me kujdes në tavolinën e punës. Duhet ta niveloni mirë. Pas kësaj e prisni brumin duke përdorur disa forma specifike biskotash.

5
I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine dhe i fusni në furrë për 10-12 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Pasi të jenë pjekur i lini për disa minuta të ftohen.

6
Po kështu veproni edhe me pjesën tjetër të brumit. Në një enë rrihni kremin e qumështit, vaniljen dhe sheqerin pluhur.

7
Më pas pozicionojeni kremin mes dy biskotave. Kështu veproni për të gjitha dhe në fund i shërbeni në pjata.

8
Pasi i keni mbushur të gjitha biskotat me krem, i lini biskotat oreo për 2 orë në frigorifer sa të forcohen dhe më pas i shërbeni. Shijojini!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles