Përbërësit:
300 gr miell për ëmbëlsira
1 kokërr vezë
80 gr sheqer
50 gr gjalpë
lëkurën e grirë të një kokrre limoni
një fije maja të vanilezuar në pluhur
një fije kripë dhe 125 gr pika çokollate.
Përbërësit:
Me miellin bëj mbi një formë vullkani dhe vendos në mes të tij të gjithë përbërësit. I ngjeshim dhe i bëjmë brumë, krijojmë një rryl brumi dhe e presim në rriska shumë të holla. I vendosim mbi një tavë të mbuluar me letër furre dhe i fusim në furrë për 15 minuta në temperaturë 170 gradë.