Jane biskota te vogla ne forme guacke ideale per te shoqeruar kafe ose caj.
Perberesit
Per kete lloj biskote duhet te gjejme formen e posacme . 2 veze , 120 gr gjalpe , 1 luge e vogel vanilje leng, 200 gr miell, 150 gr sheqer pluhur. Pak lekure limoni e kaluar ne rende te holle.
Trazojme miellin me baking powder dhe mire do ishte ta kalonim nga sita para se ta perdorim . Rrahim vezet me sheqerin per 4-5 minuta , shtojme gjalpin e zbutur ne temperature ambjenti vazhdojme rrahjen per 2-3 minuta akoma.
Shtojme miellin dhe e trazojme me nje shpatull te njesohet me masen me levizje te buta ne forme 8 dhe duke palosur brumin nga jashte brenda . Shtojme vaniljen dhe lekuren e limonit .
Ndajme me ndihmen e nje luge neper forma . Pjekim per 10 minuta ne furre te parangrohur ne 170 grade .
Sipas deshires pas pjekjes mund te pluhurosen me sheqer pluhur .