Biskota në formë bufi

spot_img

biskotaBisReceta vjen si një ide për të krijuar ëmbëlsira të ndryshme dekoruese për festat e fundvitit. Në këtë recetë do të keni një Buf me “borë”, recetë shumë interesante për dekorim.

Kohëzgjatja e pregaditjes: 1 orë

Përbërësit:
Për biskotat:
125g gjalpë pak të kriposur, të zbutur
125g sheqer pluhur
1 ve, e tundur pak
1 lugë gjelle ekstrakt të vanilles
250g miell

Për dekorim:
100g qese me bajame të tëra/plota
100g qese me bajame petë-petë, të pjekura
126g qese me butona të mëdhenjë nga çokollata e bardhë
20g qese me butona të madhësisë normale nga çokollata e bardhë
50g chocolate chips të zezë
Sheqer pluhur
Fije, lidhëse për të i varur biskotat

Përgatitja
1. Temperatura e furrës duhët të jetë 190C/170C.
Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë dukë hedhur vezën dhe ekstraktin e vanillës gradualisht.
Miellin e shtojmë duke e përziër brumin e biskotave. Përzierja vazhdon deri sa të fitojmë një mase të butë.
Vendosim brumin në një sipërfaqe të miellosur dhe e ngjeshim butësisht.
E mbulojmë ose e mbështjellim brumin me folie të plastikës dhe e lejmë ashtu për së paku 2 orë.

2. Pastaj e tëhollojmë brumin në një sipërfaqe të miellosur deri sa arrin trashësinë 0.5 cm.
I prejmë biskotat në forma ovale – madhësia vendoset sipas dëshirës.

3. Biskotat i vendosim në një tepsi me një letër pjekëse.
Të gjitha biskotat duhet të kenë madhësi të njejtë, dhe kështu i vendosim në nje tepsi së bashku.
Vendosim bajamet e plota në brumin e biskotave për të krijuar vetullat dhe hunden.
Nëse do përdorni dekorime për bredhin, e përdorim fundin e një brushe për ta formuar një gropë afër majes së biskotës.
I pjekim në furrë për 8-15 minuta, varësisht nga madhësia e biskotave, deri sa marrin një ngjyrë të artë.
Pasi i largojmë nga furra, i lejmë biskotat në letrën për pjekje për tu ftohur.

4. Për të dekoruar, i ruajmë disa butona të bardhë të çokollatës që të kemi mjaftushem butona për sytë e bufave – duhët të përdorim butona gjigant ose butona në formë mesatare (varet nga madhësia e biskotave) –
sa më të mdhënjë që mund ti bëni sytë, është më mirë për ti bërë sytë e bufit të duken sa më reale.
Butonat të cilat mbesin i vendosim në një enë të thellë dhe i lejmë të shkrihen mbi ujë që është duke vluar.

5. Përdorim një brushë me një maje të vogël për ti pikturuar dhe dekoruar biskotat.
I vendosim butonat e bardhë me brushë, pastaj i vendosim çokollatat me ngjyrë të zezë mbi të bardhat.
Çokollatën e bardhë të shkrirë e përdorim si ngjitës.
E lyjmë mesin e bufit me çokollatë të bardhë dhe i vendosim bajamet petë-petë mbi çokollatë. dukë i ndrydhur ngapak.

6. Nëse ju dukët që bajamet e vetullës dhe hundës janë liruar, mund ta përdorni çokollatën e shkrirë për ti kapur më mirë.
I lejmë biskotat të terren.

7. I lidhim me një varëse dekoruese dhe i vendosim në bredh, por para se të lidhen në bredh i hedhim mbi pak sheqer pluhur.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles