Përbërësit:
2 vezë, 3 filxhanë sheqer, 3 filxhanë qumësht, 3 filxhanë vaj, 9 filxhanë miell, 1 pluhur paste, lëvore limoni.
Kremi: 1/2 litër qumësht, 3/4 e nargarinës, 3 flixhanë sheqer, 200 gr çokollatë, 100 gr kos.
Tunden vezët me sheqer, mbi avull, gjersa të fryhen mirë. Shtohen 3 filxhanë qumësht, vaj dhe mielli i përzier me pluhur paste. Të gjitha përzihen mirë dhe derdhen në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Piqen në temperaturë mesatare dhe pasta e vakët pritet në kubikë. Ndërkohë vlohet qumështi me sheqer. Shtohet çokollata e grimcuar dhe margarina. Masa përzihet mirë dhe kubikët e prerë zhyten në këtë masë, menjëherë largohen për tu futur në enë me miell kokosi dhe pazi përmillen mirë, palosen në enën ku do të shërbehen.