Bifteku me spec te kuq, preferohet edhe per diabetikët
Për ta pergaditur këtë recetë nevojiten:
* 700g biftek pa dhjamë
* 2 lugë vaj ulliri
* 2 lugë lëng limon
* lëkura e grirë e 1/2 limoni
* 1 lugë salcë soje
* 1 lugë sheqer integral
* 1 thelb hudhër e grirë
Salca me spec të kuq: 1 spec i kuq, 1/4 filxhan kos, 1 thelb hudhër e grirë, lëkura e grirë e 1/2 limoni, pak salcë pikante, kripë dhe piper për shije
Gatimi:
1. Në një enë plastike me kapak bashkojmë vajin, lëngun e limonit, lëkurën, salcën e sojës, sheqerin dhe hudhrën. Shtojmë biftekun dhe e kthejmë që të lyhet nga të dy anët. e mbyllim me kapak dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë. Ngrohim skarën.
2. Për të përgatitur salcën, pjekim në grill specin e kuq nga të gjitha anët. E vendosim në një enë me kapak për 10 minuta që të ftohet. I heqim lëkurën dhe e presim në shirita. Hedhim specin, kosin, hudhrën dhe lëkurën e limonit në një mikser dhe i përziejmë. I shtojmë salcën pikante, kripën dhe piperin. Heqim biftekun nga marinada dhe e thajmë.
3. E pjekim në skarë, duke e kthyer sipas nevojës, për 20 minuta. E presim në feta të holla dhe e servirim të shoqëruar me salcën e përgatitur.