Përbërësit:
1 bibë mesatare, kripë, piper, limon, portokall, 100 gr gjalpë, specall, 2 qepë, 2 karota, kokrra misri, bizele, etj.
Biba e pastruar dhe e fshirë kriposet, piperoset dhe fërkohet me lëng limoni. Hidhet pak specall në gjalpin e shkrirë dhe derdhet mbi bibë të vendosur në enë ku do të piqet.
Përreth vendosen qepët dhe karotat, mbështillet mirë me alufolie dhe futet në furrë me temperaturë 200*C, për t’u pjekur afro 3 orë.
Një orë para përfundimit të pjekjes, largohet folia në mënyrë që biba të skuqet nga të gjitha anët.
Servohet në pjatë të madhe ovale e rrethuar me bizele, lulelakër, misër, etj. dhe e zbukuruar me portokall.
Nga yndyra dhe lëngu i lëshuar gjatë pjekjes, përgatitet salca e cila bluhet në blender, kullohet dhe shërbehet veçan në enë salce me perimet garniturë.