Bërxolla në tigan me patate të fërguara

spot_img

BerxollaPër 6 persona:
* 6 copë bërxolla
* 1 filxhan kafeje yndyrë
* 2-3 copë qepë mesatare
* 1/2 filxhan çaji miell
* 1 lugë gjelle gjalpë i freskët
* 1.800 kg. patate
* 2 filxhanë kafeje yndyrë për skuqje
* kripë, spec i kuq

Gatimi:
Priten bërxollat sipas racioneve, rrihen që të rrafshohen mirë e të hollohen pak, u hidhet kripë dhe spec i kuq. Vihet tigani me yndyrë në zjarr dhe pasi të nxehet kalohen bërxollat në miell dhe skuqen një e nga një në zjarr të fortë nga të dyja anët. Pastaj vendosen në pjatë.

Në yndyrën ku u skuqën bërxollat hidhet qepë e prerë në formë rrethi. Pasi skuqet mirë vihet sipër bërxollave si garniturë, ndërsa mbi të hidhet gjalpë i freskët.

Shërbehet me patate të fërguara. Kur mishi është i madh bërxollat vihen të piqen edhe në furrë, pasi bëhet salca me qepë, miell, domate, verë etj., shtrohen në tavë dhe i hidhet salca sipër

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles