TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Berati duket sikur po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e munguar, falë investimeve në vepra publike që e transformuar qytetin në një model zhvillimi ekonomiko-social. Por edhe rijetësimi i bujtinave dhe nxitjes së prodhimeve tradicionale karakteristike të zonës, që mbajnë markën “Made in Berat”.
Një nga qytetet më të rekomanduar nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare turistike, Berati është krenaria e arkitekturës shqiptare. Qyteti ndërthur në mënyrë harmonike kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore piktoreske, që tërheqin vizitorin në çdo stinë të vitit.
Vetëm 90 minuta larg nga Tirana, një fundjavë në Berat do t’ju ofroj; ushqim të shijshëm, akomodim të lirë, mikpritje dhe histori. Kthehuni të frymëzuar dhe me energji të reja pasi të keni vizituar këto vende në qytetin e 1000 dritareve.
“A doni një sugjerim fundjave? Shkoni në Berat”- shprehet zv.kryeministri Erion Braçe, teksa thekson se, “e di e di, Palasa, Nazuri, Jukapi etj; Por shkoni në Berat! Çdo gjë është në vendin e vet dhe nga historike deri në natyrale në Berat!”
“Unë isha dje edhe në Berat, kudo aty; Qyteti ju ishte dhënë turistëve, vendasve, të huajve me gjithçka; historinë, arkitekturën, kishat, xhamitë, ikonat, muralet, lagjet, gjelbërimin rreth e rrotull, pastërtinë, nahijet e freskëta poshtë Shpiragut në perëndim e poshtë Tomorrit në lindje; Agroturizmi është një destinacion fitues për cilindo që do ajër, gjelbërim, natyrë në fakt, kuzhinë të mirë e të stinës deri tek frutat-dje ishte dita e qershisë”- thotë ai.
Ndërsa tregon se “unë isha poshtë në qytet, u ngjita mbi Duhanas, qëndrova tek Kodra e Gjelbër e Adit dhe familjes së tij, zbrita poshtë në Mangalem tek një ëmbëltore plot me të huaj”.
“Pastaj sërish në punë në zyrë natyrale-Myzeqe, fiks atje ku shalqini ynë mund çdo kokëkungull”- shprehet Braçe. /a.a/