Bento Box, (kuti të përshtatshme), janë një disiplinë e vërtetë japoneze e përhapur fillimisht të Azi për të mbërritur në çantën e kurrizit të disa fëmijëve europianë.
Bento=Përshtatshmëri.
Ideja lind në 1185, si “drekë me vete” e punëtorëve japonezë, sidomos e atyre që udhëtonin. Ishin kuti të vogla druri të përgatitura me shumë kujdes nga gratë e tyre.
Në bazën e Bento-s, hahet pak, mirë, ngadalë dhe me pak shpenzime. Kuti të thjeshta, ushqime ekonomike si orizi dhe perimet, të ziera me avull dhe të paketuara dhe me gjethe bambuje.
Parimi i Bento-s është që në një kutizë, të ndarë në disa pjesë të vogla, mund të futen të gjithë përbërësit që nevojiten për një vakt të përkryer, si në racion dhe në vlerat ushqimore. Perime, mish, peshk, vezë, oriz, djathë dhe fruta.
Por, nuk është aq e thjeshtë sa duket. E bukura e Bento-s është pikërisht në përgatitjen e saj! Nuk mjaftojnë përbërësit e thjeshtë për ta bërë këtë kutizë kaq të veçantë. Kaëaii është fjalëkalimi: i këndshëm, i lezetshëm, i adhurueshëm. Bento shquhet për frymëzimin, krijimtarinë, stilin, ndoshta edhe për ndonjë erëz të veçantë, një aromë, apo një përbërës. Një top oriz që i jep formën një kokë derrkuci, apo një mollë që shndërrohet në nusepashke, kjo e bën Bento-n ndër vite një formë të vërtetë arti kulinar, një garë e vërtetë midis nënave aziatike për “ Bento-n më e bukur”, deri sa arrin në tavolinat e eventeve më të shquara ndërkombëtare.
Burimi: Living.al