BAMJE ME PERIME! Bamjet janë një ushqim me shumë përfitime shëndetësore. …

spot_img

BAMJE ME PERIME!

Bamjet janë një ushqim me shumë përfitime shëndetësore. Edhe pse nuk është sezoni i tyre, unë gjithmonë i konservoj ato në akull (në kohën e sezonit të tyre) dhe i përgatis ato për familjen time gjatë pjesës tjetër të vitit. Mbushur me perime i sjell ato dhe për ju në këtë recetë tepër të shëndetshme.
__________________________
○ Përbërësit:
500 gr bamje
1 qepë
3 thelbinj hudhra të prera
1 domate e prerë (në kubikë të vegjël)
1 spec jeshil (i prerë në kubikë)
1 patate e madhe ( e prerë në kubikë të vegjël)
1 karrotë (e prerë në kubikë të vegjël)
1 tufë majdanoz (i grirë)
1/2 lugë nenexhik (i freskët ose i thatë)
Vaj ulliri, kripë, piper i zi.

_________________________
○ Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë 3 lugë vaj ulliri, qepën, hudhrat, karrotën, specat, kripë piper dhe i lëmë të skuqen deri sa të zbuten disi. Shtojmë patatet e më pas domaten. Shtojmë majdanozin, nenexhikun dhe 2 gota lëng mishi dhe më pas dhe bamjet duke i lënë mbi ingredientët e tjerë të gatuar
Pergaditur nga @onaspoon
Dergo edhe ti receten tende @recetagatimi_shqip
@recetagatimi_shqip

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles