Bakllavë e shpejt

spot_img

Bakllave e shpejtPërbërësit: 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh, 1 gotë vaj e 1 qumësht, afro 600-700 gr miell i situr dhe të përzier me 1 pluhur paste (brumi zinet i butë), 700 gr niseshte, 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara, 1/2 kg gjalpë.

Sherbeti: 2 kg sheqer, 1 lit ujë, lëngu i ½ limonit, 1 sheqer vanileje.

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zinet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vehen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vehen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vehen mbi arra. Pritet në formë delimash.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleçë, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170* C dhe sat ë futet në furrë, ulet temp. në 140*C për t’u pjekur dalngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe në brendi.

Sherbeti: Vlohet 7 minuta nga çasti I vlimit,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vanileje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë (në mënyrë që baklava mos të sheqeroset) dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.

Variant për mbushje: 1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave. Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve. Gatuhet dhe piqet në të njejtën mënyrë sikurse baklava me arra.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles