-1kg miell
-500 mL ujë
-1 + 1 lugë kripë
-1 dL vaj
-150 gr gjalpë
-1 L kos
-2-3 thelba hudhër
Pregaditja
Brumi i pites i përbërë nga uji, mielli dhe kripa (1 lugë) ndahet në 18 kuleçë. Kuleçët hollohen dhe palosen ndamas nga 3 kuleçë një mbi një. Kuleçët pastaj spërkaten me nga 1 lugë yndyrë (vaj dhe gjalpë të shkrira dhe të përziera). Secila nga gjashtë petët e bëra nga tre kuleçë hapen me dorë aq sa është madhësia e tepsisë, e pastaj spërkaten me nga 2 lugë yndyrë. Petët rrotullohen në formë të rolladës dhe vihen në tepsi. Pitja pjeket për 50 minuta në temperaturë prej 200 C.
Kosin natyral përziejeni me 1 lugë kripë dhe 2-3 thelba hudhër. Kjo përzierje i vihet pitës së pjekur sa është e ngrohtë. Pastaj pitja futet edhe 10 minuta në furrë.