Bajamet kanë lindur të hidhura. Ato që në jemi mësuar të shijojmë sot, janë produkt i një mutacioni që ka ndodhur gjatë shekujve në mënyrë natyrale, dhë që më pas u seleksionua dhe kultivua nga njeriu, që i bëri të ëmbla.
Sipas hartës gjenetike të bajames, ky frut në gjendje të egër është i hidhur dhe helmues, që vetëm pak kokrra do të rrezikonin seriozisht jetën e njeriut. Arsyeja qëndron pas disa substancave që çlirohen gjatë tretjes, si cianur, që është mjaft toksik.
Ndërkohë që gjatë kultivimit të pemës së bajames ka ndodhur një ndryshim në një gen dhe një proteinë, që kanë ndalur prodhimin e përbërjeve helmuese natyrale të saj, gjë që solli edhe embëlsimin e frutit.
Sipas shkencës, kultivimi i bajames dhe ndryshimi i saj ka ndodhur rreth 3000 vjet Para Krishtit, ndërsa disa studiues të tjerë hipotezojnë se ka nisur 12 mijë vjet më parë.
Studimi është kryer falë një bashkëpunimi të Universiteteve të Copenhagen dhe të Barit dhe është publikuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare “Science”.
(Visited 492 times, 1 visits today)